E fsheha Ungjillin në qeli për 42 vjet. Gjetë Kadeli, i dënuar politik rrëfen historinë e rrallë

Nga admin
1 242 Shikime

Retrospektive. Botuar ne Koha Jone, 15 vite me pare, me 3 shkurt 2002.

Mirditë. Në bjeshkët më të larta të Oroshit në Mirditë, aty ku bora nuk shkrin asnjëherë, njihet një vend që brez pas brezi quhet “Shpella e Fretërve”. Legjenda thotë se disa shekuj më parë, një urdhër benediktin, i përbërë nga disa fretër të besimit brenda rrymës së besimit katolik, u vendosën aty, në atë vend të vështirë, në përpjekje për të shpëtuar sektin që ato përfaqësonin nga sulmet e hordhive të ndryshme, të përtej kufinjve.

Dhe për të vërtetuar qënien e tyre në ato anë, kanë mbjellë dy pemë për rralla për atë zonë. Ndonëse askush nuk mund të tregojë kohën e saktë të mbjelljes së tyre por që thuhet në mes janë disa shekuj, njëra prej pemëve të rralla vazhdon të qëndrojë mbi tokë edhe në ditët e sotme, duke sfiduar jo vetëm moshën e gjatë prej 900 vitesh, por edhe temperaturën e ulët, deri 40 gradë nën zero. Por nëse këta fretër mundën të ushtronin profesionin e tyre, të qetë, shumë shekuj më vonë një fuqi tjetër e ardhur nga lindja në emër të ashtuqujaturit ATEIZËM, do mund të shkelte në territore edhe më të vështira, por gjithësesi jo mbi dëshirën e pamatë të njerëzve, të përkushtuar ndaj Zotit dhe besimit.

Një libërth i vogël i quajtur UNGJILL do të ishte i burgosuri më i gjatë i burgjeve shqiptare. Plot 42 vjetë ky libërth i shenjtë do të qëndronte në burgjet e Burrelit dhe Spaçit, pa e kaluar për asnjë moment pragun e hekurave të zhurmshëm. Por, tashmë “shpella e Fretërve” do të instalohej në peliçet dhe në mes lëkurave të qingjave, që për shumë të burgosur shërbenin si veshje të kohës.

Por, se si Ungjilli hyri në burg dhe si u ruajt pa rënë në dorë të kontrollorëve të shumtë, dhe si ky libër doli nga burgu, rrëfen ish i dënuari politik, banor për shumë vite në burgjet e Spaçit e Qafë-Barit, Gjet Kadeli.

Kur dhe si hyri në burg Ungjilli, kush mendon se e ka futur i pari? 

Sipas të dhënave që pat thënë Simon Jubani, prift katolik, Ungjillin për herë të parë në burg e ka futur ish i burgosuri politik nga Shkodra, Mark Temalaj që në vitin 1945, menjëherë pas rihapjes së atij burgu. Prej aty ky Ungjill ka qarkulluar në burgje për 42 vjetë me rradhë. Në vitin 1974, ata janë transferuar nga burgu i Spaçit në atë të Burrelit. Në atë moment jam njohur më këtë të “burgosur politik”, (Ungjillin) nga prifti katolik Dom Simon Jubani, të cilit i kishte rënë në dorë, pas vdekjes në burg të atë Mark Temalajt. Pas studimit tre mujor që i bëra gjuhës italiane nëpërmjet metodave që ishin në burg, Dom Simon Jubani më thotë se kemi libra artistik italisht, dhe Ungjillin i cili ishte po në italisht. Unë i thashë se dua të kaloj menjëhrë nga metodat e mësimit të gjuhës, në studimin e Ungjillit.

A lejohej në burg studimi i hapur i Ungjillit, dhe a ju ka sjellë problem me autoritetet prania e Tij në burg?

Në burg, prania e tij është denoncuar tek autoritetet nga një “intelektual” i burgosur, K. R. Për fat të mirë policët që nuk dinin italisht, duke e menduar Ungjillin si ndonjë libër të madh, gjatë kontrollit që i bënë çantës së Dom Simon Jubanit i morën një libër me format të madh, duke e nënvleftësuar librin e vogël, që në fakt ishte Ungjilli. Madje një i burgosur politik, mysliman tiranas i quajtur Abdulla Sallaku, u shpreh se: “Nuk mund të bjerë në duart e djallit, libri i shenjtë, Ungjilli”. Fakt është se atë në burg e kanë lexuar dhe studiuar gati të gjithë të burgosurit e të të gjitha besimeve fetare.

Pas këtij incidenti, a morët masa për ta ruajtur nga ndonjë kontroll tjetër i mundshëm?

Menjëherë këtë libër të shenjtë i cili mu besua mua, e kam ndarë në katër pjesë, ashtu siç është ndarë në katër ungjilltarë. Këto fashikuj i kam futur dhe montuar në xhamadanin që e mbaja veshur. Xhamadani ishte lëkurë qingji në anë të brendshme dhe lëkurë qingji në anë të jashtme. Për tetë vjetë me rradhë këta fashikuj kanë qëndruar të qepur mes dy lëkurëve te qingjit. Pas tetë vjetësh e kam nxjerrë dhe i kam lidhur, duke i dhënë formën e mëparshme. Dhe kur jam transferuar në burgun e Qaf-Barit, duke e mos njohur policia e kam marrë me vehte. Pas një viti në Qaf-Bari, pikërisht më 7 dhjetor 1987, jam liruar nga burgu sëbashku me këtë libër të shenjtë, të cilin e ruaj në shtëpi, pavarësisht se ai është botim i vitit 1941.

Për kuriozët, në fakt çfar është Ungjilli?

Ungjilli fjalë për fjalë përkthehet “Fjala e Zotit”. Të katër ungjilltarët kanë shkruar sejcili, pasi kanë qenë dëshmitarët okularë të Jezusit. Të katër kanë shkruar për bëmat dhe propagandën e  Jezusit. Pra Ungjilli dhe Krishti janë një, pasi aty është fjala e Krishtit. Madje, në faqen e parë të Ungjillit PAPA PIU i 11-të shkruan: “I vogël për të vegjëlit, i mesëm për të mesmit dhe i madh për të mëdhenjtë”,  duke perifrazuar vlerat e Ungjillit për të gjthë kategoritë e moshave.

Aleksandër Ndoja

-Koha Jonë-

3 shkurt 2002

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan