Një biografi e shkurtër e z. Murat Ajvazi

Nga admin

Mr. sc. Murat Ajvazi u lind me 01.09. 1960 në fshatin Hajkobillë komuna e Prishtinës. Shkollën fillore e kreu ne vendlindje ,ndërsa të mesmen në Prishtinë  në vitin 1979.Pas përfundimit të shkollës së mesme u regjistrua në  degën e historisë në Fakultetin Filozofik  të Universitetit të Prishtinë, të cilin e kreu me kohë të rregullt në qershor të vitit 1983.Në vitin shkollor 1984-85 regjistroi studimet pasuniversitare, në degën e historisë dhe në afatin e caktuar kohor i dha të gjitha provimet  e parapara, ndërsa me datën 12.XII.1987. e mbrojti me sukses punimin e magjistraturës me titull: Shtypi kroat ndaj çështjes shqiptare  (1881-1912) dhe mori titullin  magjistër i shkencave historike.

Është anëtar i Këshillit Botues  të revistës Mirdita, anëtar i kryesisë së Shoqatës  së Krijuesve Shqiptarë  në Zvicër dhe anëtar i kryesisë së Lidhjes së Krijuesëve Shqiptarë  në Mërgatë me seli në Gjermani. Ai deri më tani ka publikuar këto studime shkencore:

“Hiroshima dhe Nagasaki” -Rilindja me 26.08.1983 në Prishtinë, “Revolucioni i tetorit  1917  Flaka që ndezi  frymen revolucionare”-Rilindja me 25.10.1983 në Prishtinë, “Një pasqyrë e lëvizjes  punëtore ndërkombëtare”- Rilindja me 15.08.1985 në Prishtinë,”Zef Lush Marku”-Buletini i Muzeut  të Kosovës, nr. 15-16  1985 në Prishtinë, “Mirdita Sipas Shtypit Kroat”  1875-1881 Mirdita nr. 12  2016, “Rrethanat politike në Ballkan-Mirdita sipas shtypit kroat  1881-1900”- Mirdita Nr.13,2016, “Reformat në Turqi -Mirdita sipas shypit kroat 1900-1903”- Mirdita nr. 14  2017, “Rezistenca shqiptare kundër reformave turke dhe fuqive  të mëdha”  – Mirdita sipas shtypit kroat  1903-1906  nr.15 2017, “Çështja Shqiptare në Shtypin Kroat 1881-1912 Prishtinë 2012, “Revolucioni Xhonturk dhe shqiptarët  sipas shtypit kroat 1890-1909” Prishtinë  2014, “Kryengritjet shqiptare  1909-1910  sipas shtypit kroat”-  Prishtinë 2015, “Kryengritjet shqiptare  1911-1912  dhe shpallja e pavarësisë së Shqipërise, sipas shtypit kroat”- Prishtinë, 2016. Aktualisht jeton dhe vepron ne Zvicerr.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment