Besnik Paci dhe Benard Lekgegaj ndërmarrin nismën e madhe

Nga admin

“…Edhe sot në një vizitë në Domgjon, Besnik Paci dhe skulptori i mirnjor mirditas Benard Legegaj kanë përcaktuar vendin ku do të vendoset shtatorja e Gjergjit të tyre, në qendër të Domgjonit i cili gjthnjë e më shumë po merr shkëlqim nga bijtë e tij të hershëm e të vonë, ndërkohë që Bashkia Mirditë ka në përfundim rehabilitimin total të rrugës Klos-Domgjon, në parametra bashkohore. ..”
Tre vite më parë, një çështje pune më çoi në fshatin Fishtë të Lezhës. Ishte një ndër ditët më të acarta kur para shtëpinë së At’ Gjergj Fishtës po vendosej një bust i këtij gjeniu të mbarë kombit. E në këtë acar nuk i rezistuam ftesës bujare të Lin Shtjefnit, një intelektuali të njohur në zonë, mësues i apasionuar dhe studiues i trevës së Fishtës, por edhe vendorigjinës së hershme të tij, Domgjonit të Fanit.
Në bisedat shpengueshëm në ato pak minuta që qëndruam për një kafe e trokitje gotash, mësues Lini e sjell bisedën pikërisht të Ati i Shenjtë, Fishta i madh. E në ato çfar përcjell mësues Lini, më mbeti në mendje një thenie e tij.
Thotë se shumë e shumë vite më parë domgjonasit, të parët e tij dhe të Gjergj Fishtës udhëtonin nga Domgjoni përmes maleve, dhe zbrisnin nëpër Fishtën e sotme, për të shkuar në Lezhë apo Durrës. Në këto zona ata blinin drithë, kripë apo ushqime të tjera për mbijetesë, dhe kthenin përsëri nëpër Fishtë. Shpeshherë në ato pllaja u takonte të pushonin ne mes rrugëtimit, apo të kalonin natën për të vijuar rrugën për në Domgjon.
Njëri prej pjestarëve të karvanit u drejtohet shokëve: Si t’ja bëjmë…”A më mirë të afrojnë barkun te malli, apo të udhëtojmë pa fund për të çuar mallin të barku”. Kjo do të thoshte se domgjonasi i zgjuar u propozonte shokëve të tij të udhëtimeve të gjata me kuaj dhe në këmbë, që ti zbrisnin familjet e tyre nga Domgjoni pikërisht në atë vend, që më vonë do të quhej “Fishtë”. Dhe ashtu ndodhi për disa prej tyre. Ata i zbriten familjet e tyre nga Domgjoni dhe i vendosen në ato kodrina të lehta, por edhe më të begata, shumë afër detit dhe rrugës.
Duke përfunduar, mësuesi dhe studiuesi i apasionuar Lin Shtjefni, thotë se me këta banorë fshati filloi të merrte jetë nga viti në vit, duke këmbëngulur se vetë ai, Lin Shtejefni, por edhe Gjergj Fishta janë pasardhës të atyre që më herët kishin vendosur të linin Domgjonin, për tu vendosur në atë vend.
Domgjonasit kanë filluar ta njohin Fishtën e tyre.
Për shumë dekada rregjimi komunist e kishte izoluar njeriun e rrallë, madje e një sjellje përverse përtej çdo dikatature komuniste të lindjes, eshtrat ja kishte hedhur në Bunë. Çdo germë që kishte të bënte e poetin e madh, ja kishte fshirë dhe askush nuk mund të fliste për këtë korife të të fjalës, dijes dhe të patriotizmit.
Por e vërteta nuk mund të harrojë edhe pse mund të vonojë. Më shumë se kurrë domgjonasit janë të motivuar për të nxjerrë në shesh të vërtetën e madhe, për birin e tyre Gjergj Fishtën.
Njëri ndër ta, Besnik Paci prej kohësh lobon me të gjtha mundësitë ku me historianë, arkiva dhe gojdhëna, po bën të pa mundurën që Domgjonit t’ja rikthejë birin e saj.
Edhe sot në një vizitë në Domgjon, Besnik Paci dhe skulptori i mirnjor mirditas Benard Legegaj kanë përcaktuar vendin ku do të vendoset shtatorja e Gjergjit të tyre, në qendër të Domgjonit i cili gjthnjë e më shumë po merr shkëlqim nga bijtë e tij të hershëm e të vonë, ndërkohë që Bashkia Mirditë ka në përfundim rehabilitimin total të rrugës Klos-Domgjon, në parametra bashkohore.
E në vijim të aktiviteteve të sotme në fshatin Domgjon, besimtarët e këtij fshati u njohën me Ipeshëkëvin e ri të Dioqezës, dom Gjergj Meta dhe ndoqën meshën e shenjtë, të drejtuar nga vetë Ipeshëkëvi.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment