Bashkia Mirditë akordon “Stemën e Artë” per Atë Kristoforin.

Nga admin
1 031 Shikime

Erdhi në Rrëshen si Administrator Apostolik i Dioqezës së Mirditës, ndërsa sot pas 25 vitesh shërbim meshtarak, largohet jo thjesht vetëm si Ipeshkëv që siç thotë ka bërë vetëm detyrën, por mbi vete merr të gjithë mirnjohjen, nderimin dhe respektin maksimal të komunitetit të Mirditës.

Imzot Cristoforo Palmieri ndërpret shërbimin në Dioqezën e Mirditës për tu zevendësuar nga Dom Gjergj Meta, pasi misioni i Tij Meshtarak përfundon për arsye moshe. Dhe mirditasit kanë shumë arsye për ta kujtuar gjatë, shumë gjatë me respektin me të madh, pasi me përkushtimin dhe angazhim maksimal ka bërë të pa mundurën për rikthimin e besimit në këtë trevë e cila gjatë kohës së rregjimit komunist është masakruar barbarisht, dhe mbase më shumë se zona të tjera, pikërisht prej besimit.

Imzot Cristoforo Palmieri, jo vetëm ndërtoi një Katedrale madhështore për të mbledhur besimtarët në ritet e tyre të shenjta, por paralelisht udhëhoqi një fushatë të madhe me ndikim në përmirësimin e jetës qytetare në zonën e Mirditës. Themelimi, hapja dhe administrimi i Shkollës së mesme Profesionale “Sh. Jozefi Punëtor” është një ndër veprat më të çmuara të Tij. Në këtë qendër me atributet e një shkolle të mesme profesionale dhe e njohur si e tillë nga Ministria e Arsimit, të rinj dhe të rejat e Mirditës, për edhe të disa qyteteve të tjera si Kurbin e Lezhë, Dibër, Burrel etj, mësojnë si të bëhet profesionistë të zotë si hidraulikë, elektricistë, informatikë etj. Vepër tjetër e Imzot Palmierit janë dhe Themelimi i Shkollës katekistike ndërdioqezane Rrëshen-Lezhë, Ndërtimi i shumë vendeve të kultit në Dioqezën Rrëshen (Mirditë, Mat, Bulqizë, Dibër), me qendër Katedralen Rrëshen, Themelimi i Kopshtit “Të edukosh për jetën” për të varfrit dhe për grupet në nevojë të Mirditës. Hapja e Qendrës “Luigi Orione” në Rrëshen, në ndihmë të personave me aftësi të kufizuar.

Dhe në këtë linjë vlerësimi ka qenë edhe Bashkia Mirditë, kryetari Ndrec Dedaj i cili në një ceremoni zyrtare në ambientet e Qendrës Kulturore të Mirditës, i ka akorduar titullin më të lartë të nderit,  “Stemën e Artë” të kësaj bashkie.

Në fjalën e Tij z. Ndrec Dedaj theksoi ndër të tjera se nuk është rastësi ky devocion për një prift si ai, me shërbimin e tij në 5 dekada nga Italia ku mori meshtarinë e parë dhe deri sot në Shqipëri, pasi  gjeneza e varfërisë të thërret për vepra të tilla bamirësie, ndaj moto e vazhdueshme si dhe shembull udhëheqës në veprimtarinë e tij humane ka qenë ajo e Shenjtës Nënë Tereza: Ne s’mund  bëjme dot gjëra  mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri  madhe!

Monsinjori ynë ia ka dalë të bëjë gjëra të thjeshta, por të bëjë dhe vepra të mëdha, që nga fillesat e ungjillizimit në vitin 1993 këtu në Mirditë, apo të qenit drejtues meshtarak, Administrator Apostolik i Dioqezës Rrëshen, si dhe prej 12 vitesh Ipeshkëv i Dioqezës.

Nuk do të harrohen kurrë  impenjimet e tij, qoftë dhe vetiake, në ndërtimin e shumë vendeve të kultit në Dioqezën Rrëshen (Mirditë, Mat, Bulqizë, Dibër), me qendër Katedralen Rrëshen; Themelimi i Shkollës katekistike ndërdioqezane Rrëshen-Lezhë; Themelimi i Kopshtit “Të edukosh për jetën” për të varfërit dhe për grupet në nevojë të Mirditës; Hapja e Qendrës “Luigji Orione” në Rrëshen, në ndihmë të personave me aftësi të kufizuar; Themelimi, hapja dhe administrimi i Shkollës së mesme Profesionale “Sh. Jozefi Punëtor” nga më të mirat sot në shkallë vendi, etj.

Kësisoj me   veprat e shumta solidare ai ndërtoi në dioqezë veprat e Dashurisë si Vepra të Paqes. Sepse, siç e përmendi Nunci Apostolik i Vatikanit në Shqipëri Karles Broun  në meshën e fundit të ipeshkvit  para tre ditëve në Katedrale: Jeta e Monsinjor Palmierit është një jetë e themeluar në dashurinë e Krishtit!

Edhe Ipeshkëvi Palmieri, përmes emocioneve të shumta, ka bërë një përshkrim të shkurtër të 25 viteve të tij në Mirditë dhe ka falenderur për nderin e jashzakonshëm që Bashkia Mirditë i ka akorduar.

Në fund aktiviteti aktiviteti ka vijuar me një koncert të pasur artistik.

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan