Dodë Përvuka me katër djem të pushkatuar

Nga admin
1 636 Shikime

-Nga Aleksandër Ndoja- “Koha Jone 2002”

OROSH. Ky emër i lashtë, sa vetë historia e Mirditës, por edhe e Shqipërisë. Vendi i historive, luftërave, kulturës e drejtimit kapidanor. Vëndi i shkollës së parë shqipe në Mirditë, që ka vite që ka festuar 100 vjetorin e hapjes së saj. Vëndi i mbrojtjes së pamposhtur të krishtërimit dhe i prelatëve të përndritur të saj.
A nuk flet qartë për këtë, vetë Mali i Shenjtit, i cili mbart mbi vete një histori të rrallë. Mbart mbi vete historinë e klerikëve, që sakrifikuan në emër të mbrojtjes së katolicizmit, të benediktinëve të hershëm, që si një dëshmi na lanë Ultinjtë e moçëm të shenjtë, mbi 900 vjeçar. Por pikërisht ky mal i Shenjtit, është dëshmitar i një sakrifice të padëgjuar të njerzve që patën jetuar rreth tij. Tashmë shumë prej familjeve të kësaj treve, kanë pësur një dënim kolektiv të padëgjuar, por ajo më e rënda, më e pabesueshmja, më e shëmtuara, ndodhi diku përballë këtij mali, në vëndin e quajtur Shëmri.

Edhe ky, një fshat i personifikuar me një shenjtor, Shën Mëria, por edhe këtu marrëzia e një rregjimi kishte zgjedhur të mos përfillte edhe shënjtorët, e madje t’i sfidonte ato. Dhe shëmbulli më i qartë ishte pikërisht njëri prej banorëve më të dëgjuar të saj, hokatarit me zë, brenda dhe jashtë Mirditës, Dod Përvuka. Historia e dhimbshme e familjes së tij, nis pikërisht në këtë kullë, themelet e se cilës e pësuan nga vetë emri, që dikur mbarte mbi vehte. A nuk flet qartë ky fakt? Guri i cili pati fatin të mbartëte këtë emër, është degdisur diku afër çatisë. U desh shumë mund që të vërtetohej se ai gur e kish fshehur mrekullisht këtë emër të gdhendur edhe mbi memorjen dhe ndërgjegjen e brezave që e jetuan atë kalvar, por edhe brezave të mëvonshëm.

Po ku fillon historia e kalvarit për këtë njeri, i cili humbi katër djemtë e tij, vetëm se ato nuk e pranuan rregjimin që po instalohej çdo ditë e më tepër ?

Ka qënë një ditë e ftohtë marsi, kur një grup i forcave ndjekëse të sigurimit, ekzekutojnë në mënyrë të pa mëshirshme njërin prej djemve, atë më të riun që sapo kishte mbushur të njëzetat, Gjetën. Krimi i parë për këtë familje u realizua në fshatin Lester, në zonën e Kurbinit. por rregjimi nuk duron më tepër se sa 55 ditë për të rinisur sulmin e mëtejshëm ndaj kësaj dere të dëgjuar.
Pikërisht, më 5 maj të vitit 1947, një grup i forcave të sigurimit, të mbështetur nga ndonjë vëndali që shpirtin ja pati shitur djallit, gjëndet në oborrin e Dod Përvukës në fshatin Shëmri, të Oroshit. Pa asnjë paralajmërim marrin djalin tjetër, Frrok Përvukën, por nuk e durojnë më shumë se 2-3 km nga shtëpia e pikërisht në afërsi të rrugës, tutje Repsit, kur po pinte ujë, një batare plumbash i merr jetën edhe të dytit të kësaj familje. Justifikimi ishte i gatshëm, Frroku deshi të arratisej. Por dëshmitarë të shumtë dhe llogjika e atyre kohëve provojnë se arratisja e Frrokut ishte një improvizim për të justifikuar vrasjen kriminale të tij.
Po a ndalet këtu sulmi ndaj familjes së Dod Përvukës, natyrisht që jo.

Rradha ishte e të tretit për t’u ekzekutuar nga fëmijët,e Dod Përvukës. Pikërisht me datën 17 gusht, të vitit 47-të, në fshatin Nojë të zonës së Kurbinit, vritet edhe djali i tretë i kësaj familje, pra Marku në moshën 28-vjeçare. Në këto kushte, i shënjuari i rradhës, djali i katërt i Dodës, Zefi, hidhet në mal për t’i shpëtuar një ekzekutimi të mundshëm. Aty ai lidhet me njërin prej kundërshtarëve më të rrezikshëm të atij rregjimi në zonën e Kurbinit, i quajtur Fran Miri. Luftë, përpjekje, rezistencë të pashoqe në atë zone, por më në fund sigurimi triumfon.

Këtë rradhë jo nëpërmjet forcës, pasi atë e zotëronin më së miri edhe dy kundërshtarët e tyre, por nëpërmjet dredhisë dhe besëprerjes, edhe si rezultat vrasja e këtyre të dyve ndodhi pikërisht në shtëpinë e një fshatari në një zonë fushore të Kurbinit, më 30 maj të vitit 1948. Edhe pse u realizua vrasja e katërt në fëmijët e Dod Përvukës, kalvari dhe vuajtjet nuk përfunduan këtu. Burgimet dhe internimet, pa i ndarë në fëmijë e gra, vijuan për një kohë të gjatë. I vetmi i mbijetuar nga djemte e Dod Përvukës, Gjergji, në atë kohë 13 vjeç, ndonëse u torturua në mënyrën më monstruoze, mundi të mbijetonte për të mbajtur të gjallë vlerat dhe virtytet e kësaj dere me emër në Oroshin e tejlodhur, gjatë 50 viteve të komunizmit.

58 vite më vonë.

Aty në mesin e Mamurrasit, ku nuk kuptohet nëse është fshat apo qytet, aty ku dritat fiken në ora 7 të mëngjesit për të ardhur vetëm në ora 17, ndodhet edhe banesa e të mbijetuarve të derës së Dod Përvukës. Pikërisht në këtë fillim marsi, në përvjetorin e vrasjes së djalit të parë të kësaj familje janë mbledhur qindra njerëz për të organizuar ceremoninë e ribashkimit të Dod Përvukës me djemtë e tij. Sot është edhe përvjetori i parë pa atë që e mbajti gjallë këtë derë, Gjergjin.
Ndërsa për familjarët është dashur një punë e madhe për të gjëndur dhe identifikuar, e më pas për t’i ribashkuar në godinën e përbashkët dhe të mermertë, që ruhet nga një shtatore e zojës së bekuar, këmbët e së cilës janë vendosur mbi një bunker të kohës së shkuar, si për të thënë në heshtje se “e mira e mundi të keqen”.
Të pranishmit, familjarë, miq e shokë rrethojnë këtë dëshmi të gjallë të masakrës së rrallë në llojin e vet, ndërsa bashkëqytetari i djeshëm dhe i sotëm, por edhe bashkëvuajtësi i kësaj familje, z. Gjet Kadeli mban fjalën e rastit. Ndërsa familjarët tashmë duken më të lehtësuar. Fati i tyre ishte prehja e qetë në përjetësi.

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan