Donald Lu, viziton gjinazin e sapo përfunduar së rikonstruktuari të Rrëshenit

Nga admin

I pari në këto ambiente, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald Lu, në një bashkëbisedim me nxënësit rrëshenash

Prej ditës së hënë 376 nxënës të gjimnazit të Rrëshenit do i rikthehen ambienteve të tyre, të cilat i braktisën në pranverë të këtij viti, pasi ndërtesa shkollore, por edhe ambientet përrreth do ti nënshktroheshin një rikonstruksioni rrënjësor, në të gjithë komponentët e saj. Sot ndërtesa është në të gjithë parametrat bashkohorë, për një proces mësimor të suksesshëm e dinjitoz.

Ndërkohë që i pari ka qënë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald Lu i cili gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një bashkebisedim me nxënësit, të cilët pritet që të vijojnë mësimin në këto ambiente.

Është Bashkia Mirditë me mbështetjen që i ka ofruar Ministria e Arsimit dhe Qeveria Shqiptare, e cila tashme ka realizuar një ndër objektivat parësorë të saj. Me realizimin e këtij projekti, nxënësit dhe mësuesit mirditas do të kenë një shkollë moderne me gjithë parametrat dhe standartet e Bashkimit Europian.

Kjo ndërhyrje për rikonstruksion, e para në llojin e saj përgjatë këtyre viteve, ka realizuar një ndryshim rrënjësor, përsa i përket ambienteve të brendshme të shkollës, gjithashtu edhe atyre jashtë saj.

Me një vlerë prej 118, 330, 065 lekësh me tvsh, është punuar për rikonstruksionin e plotë të shkollës, ku është realizuar pajisja e saj me sisteme ngrohje moderne, instalime elektrike dhe hidraulike, ambiente bashkohore të brendshme dhe të jashtme, si dhe rijetëzimi i ambienteve sportive, ku është përfshirë mes të tjerash edhe ndërtimi në oborrin e shkollës i një palestre të mbuluar, në kondicione normale për zhvillimin e orëve të edukimit fizik në çdo stinë të vitit.

Sot gjatë gjithë ditës Ministria e Arsimit ka sjellë orendi të reja për çdo klasë apo zyra, me qëllim që javën që vjen, të nis procesi mësimor në kushte normale.

a.n

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment