Këngëtarja e re dhe mjaft premtuese Sabina Dona, fiton çmimin e parë në Mirdita-Fest 2017

Nga admin

Bashkia Mirditë, çmim special për fituesen e vendit të pare, Sabina Dona.

E ndërsa muzika e lehtë dhe qytetare në skenën e Rrëshenit zë fill në vitin 1952, jo gjithmonë ka vijur periodikisht për shkak të rrethanve që dihen. Prej 3 vitesh Bashkia Mirditë dhe Pallati i Kulturës Rrëshen ka mundur që një herë në vit, edicionin “Mirdita Fest” ta shëndërrojë në një ditë festive ku artistë të rinj që e duan artin dhe kulturën, të shpalosin atë çfar dinë dhe duan të bëjnë. “Mirdita Fest” edhe këtë rradhë foli qartë për atë çfar mund të bëjë një qytet, që sipas kryetarit të jurisë regjizorit të mirnjohur Arjan Sukniqi,  është në shpërthim e sipër.

“Mirdita Fest” nisi me një orkestrale ndërthuruar mes folkut dhe modernes, realizuar nga artistë të vërtetë të skenave brenda she jashtë vendit, si Mark Gjonaj, në tastierë kompozitori Blert Leci, Pashk Filopati, Gëzim Gjonaj, kitaristi performant Jurgen Cara, në bateri Beriland Kadeli dhe Gëzim Tusha në trombë. Qindra qytetarë që mbushnin sallën kanë ndjekur me mjaft interes performimin e orkestrantëve që punojnë kryesisht në Tiranë, por që në çdo rast i mbledh vendlindja.

Më pas drejtori i Pallatit të Kulturës Gjergj Marku ka prezantuar fillimin e garës mes këngëtarësh të rinj, garë e cila ka nisur me Xhejsika Ndoj e gjimnazit Rrëshen, pasuar  nga Kristiana, për të vijuar me kengëtarin me përvojë në skenën e Rrëshenit Gjon Nikolli, i cili konkuroi në rrymën hip-hop.

Gara është ndërprerë nga një miksazh fotosh të vjetra që vinin nga aktivitete të ndryshme të këtij pallati rreth 40 a më shumë vite më parë, shoqëruar me më zërin e këngëtarës divë të skenës shqiptare dhe asaj të Rrëshenit, Luljeta Përbasha. Spektatorë të shumtë kanë ndjekur dhe një video shumë të hershne nga fesitivali i 11-të në RTSH, ku këndonte mjeshtri i muzikësh shqiptare Dorian Nini. Dorian Nini i dënuar në atë festival, erdhi në Rrëshen ku ndërthurja e talentit të tij me muzikën mirditase bëri që ansambli dhe muzika mirditase të hynte në shina të tjera cilësore. Ajo çfar ka tërhequr më shumë vëmendje ka qënë një valle festive, realizuar një një grup i vajzave të Rrëshenit.

Më tej është vijuar me këngët konkuruese nga Ester Gjoka me këngën “mos qaj” të djemve të detit, Ronaldo Mesuli me këngën “Të refuzoj” të Alban Skënderit, duke e mbyllur garën me këngëtaren e re dhe mjaft premtuese Sabina Dona, studente në Akademinë e Arteve.

Gjatë kohës që juria e përbërë nga Arjan Sukniqi, Gerti Druga, Genc Kastrati, Synjona Paplekaj, Flamur Toska, skena është “pushtuar” nga performaca përshëndetëse e këngëtarit  artist e humorist Gjovalin Filopati, motrat Tusha të cilat u përcollën me shumë vemendje dhe vlerësim nga spektatorët, një baladë nga Sara Gjonaj dhe një dyshe mjaft e spikatur të rinjsh, si Adelion dhe Daniela Koka.

Në fund ka ardhur rradha e shpalljes së fituesve ku vndin e parë e ka fituar këngëtarja Sabina Dona. Në prezantimin e çmimeve kryetari i jurisë z. Arjan Sukniqi tha se e kishte shumë të vështirë të përcillte emrat e fituesve, pasi angazhimi dhe përformanca ka qënë mjaft e lartë për të gjthë konkuruesit. Me çmim të dytë u vlerësua këngëtarja Ester Gjoka ndërsa më çmimin e tretë u vlerësuar këngëtarja Xhesika Doçi.

Për fituesen e çmimit të parë Sabina Dona, kryetari i bashkisë z. Ndrec Dedaj kishte akorduar simbolin e Bashkisë Mirditë, stema e punuar me filigramë ari, ndërsa tre bisnese si Luisa, Filopati i Ri dhe Lugina e Katundit të vjetër në Rubik kishin akorduar çmime speciale për të tre fituesit e çmimeve të Mirdita fest 2017.

Aleksander Ndoja

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment