Kisha e Shëlbuemit Rubik, një mrekulli mistike nga mugujt e mesjetës.

Nga admin

Revista Travel ALBANIA inn, me botues Blue Agency, duket se përcjell më së miri atë çfar është ende në periferinë mediatike, por që ka një rëndësi të jashtzakonshme ta promovuar. Turizmi Rajonal është në fokus të kësaj reviste, stilizuar si një botim cilësor plot kolorit, ndërthuruar me informacion të gjithanshëm për turizmin, këtë asset të çmuar, por jo aq të shfrytëzuar siç duhet. Lexuesi i interesuar mund të gjejë informacion pa fund për vlerat historike dhe kulturore, me një shtrirje në të gjithë rerritorin e vëndit.

Në faqet e kësaj reviste zë vend edhe një shkrim promovues për Rubikun, Kishën e Shëlbuemit, por edhe për bujtinat që po hapin një rrugë të re në zhvillimin e ekoturizmit në Mirditë.

Duke falenderuar kordinatoren Flora Xhemani Baba për ftesën bashkëpunuese për këtë numër reviste, po përcjell më poshtë atë çfar tashmë është publikuar në faqet e këtij botimi.

Kushdo ndjek rrugën e re nga Miloti në drejtim të Kukësit, diku në kilometrin e 15-të të këtij segmenti, të shfaqet qyteza e vjetër e Rubikut. E nëse në në krahun e djathtë të rrugës shikon mbetjet e ish Uzinës“krenari të bakrit”, në krahun tjetër  përballë, prej nëntë shekujsh qëndron “sfidantja“ e përjetshme, që i ka bërë ballë rrjedhave të historisë, Kisha e Shëlbuemit. Vendi ku është vendosuar ajo Kishë është tejet i gjetur, majë një shkëmbi kryelartë. Për ti perifrazuar më saktë ato pamje të rralla,  na del përpara një figurë disi enigmatike, shkrimtari e dijetari austriak Fabian Barcata, që ka shërbyer te kisha e Rubikut në shkrepin e bardhë, plot njëqind vjet më parë. Ai pati shkruar një libër të rrallë në formën e romanit me titullin “Lule” në gjermanisht. Pikërisht në kërë roman,  Barcata quante luginën e Fanit, si një nga më të bukurat në botë. Ky misionar i shquar pati shkruar dhe një ditar, që e pati quajtur “Ditari im shqiptar”, që bën fjalë për këtë vend e këto njerëz, ku asokohe kishte dhe ndonjë shtrigë, si shtriga e mullirit… që banorët e Bulgrit e patën mbytur më gurë, që të mos ua lidhte më tej fatin pas mitologjisë. Fraza e famshme e këtij Frati, që shërbeu për 10 vjet mes mirditorëve për njërën nga luginat më të bukura në botë, ka mbetur proverbiale dhe dhe është e shumë përmendur në zonën e Mirditës, pasi kjo luginë, pra lugina e Fanit ndan mes përmes gjithë Mirditën në të gjithë gjatësinë e saj.

Po le ti kthehemi Kishës dhe historisë së saj të veçantë…

Ky objekt kulti ka vlera të rralla në vendin tonë. Në këtë kishë gjenden afreske ndër më të vjetrat në Shqipëri. Afresket janë të stilit bizantin, ku bazuar në shkrimet gotike që dallohen qartazi në to çka vërteton qartësisht se këto afreske datojnë me vitin 1272.

E nëse tashmë kanë kaluar plot nëntë shekuj nga ai ndërtim dhe natyrshëm për atë kohë nuk mund të ketë dokumenta, janë studiuesit ata që na sjellin momente të besueshme  për një saktësi sa më pranë të vërtetës. Referuar disave prej tyre, më afër duket se gjendent studiuesi Ndue Dedaj i cili është autor i një libri tashmë të mirnjohur në këtë fushë,“Toka e Katedraleve”.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment

Share