Refleksion për Qafmollën dhe deklarata absurd të politikës

Nga admin
1 298 Shikime

“…A kanë reaguar ndonjë herë për sjelljen shtazarake ndaj të ndjerit Ndue Kola të cilin e morën nga banesa në gjëndje të rëndë shëndetësore dhe e plasën në komisariat, vetëm një javë përpara se Ai të kalonte në amshim. A reaguan ne ate kohe, apo ofruan mbrojtje ligjore për shtetasit e shumtë të keqtrajtuar në polici….” Si mund te reagojne këta që pa asnjë lloj pendese per kohën që nëpërkëmbën të drejtën e pronës së banorëve te Qafmollës.

Ka qënë pasditje e 28 dhjetorit, pra vetem tre ditë para vitit të ri 2018 kur në postën time private mbërrin një foto e sapo bërë ne digën e hidrocentralit. Është fotoja e shumëdiskutuar dhe më pas e shumë shpërndarë, ku në të paraqitej një simbol gjysëm hënë dhe asgjë tjetër. Ishte për të vënë duar në kokë për këtë lloj provokimi të pashëmbullt, pasi pranë gjysmënënës nuk ishtë vendosur akoma flamuri shqiptar, apo ndonjë tjetër simbol i kombit tonë apo i Mirditës që ka stemën e vet mjaft domethënëse e profesinale. Në ato pak minuta dilemash i kam drejtuar kundërmesazh dërguesit, duke i kërkuar të më konfirmonte vërtetësinë e përmbajtjes së kësaj fotografie. Miku në anën tjetër më tha se fotoja është e vërtetë dhe e sapo shkrepur në Qaf-Mollë.

Në momentin që këtë po ja bëja të ditur publikut habitesha pa fund me këtë provokim të pa nevojshëm të drejtuesve të hidrocentralit, kur punonjësit e thjeshtë të kombësisë turke janë njerëz të urtë dhe mjaft punëtorë. Janë të kulturuar dhe aspak problematikë, kjo e vërtetuar pasi prej vitesh me shumë prej tyre bashkëndajmë rrugët dhe kafenetë e qytetit.

Natyrisht si qytetar, si njeri i zakonshëm i këtij qyteti, ku për më shumë se 20 vite përmes pendës time kam ndarë opinione pa fund, debate, divergjenca apo konfergjenca gjithnjë miqësore, edhe për këtë rast kam reaguar jo pa emocion të ngarkuar, kur kam thënë se vetëm 24 orë mund ta durojë opinioni qytetar këtë provokacion, ndoshta të pa qëllimshëm, por minimalisht aspak të studiuar.

Në thirrjen time në asnjë rrjesht nuk kam bërë thirrje për sulme apo akte të ashpra, por vetëm kam paralajmëruar për atë çfar mund të ndodhte, duke ditur sensibiletetin e lartë që një veprim i tillë do të kishte në Mirditë.  Dhe në fakt ashtu ndodhi. Pra këtë e kam bërë me kujdes për vetë sensitetin që kishte kjo ngjarje, pasi unë gjithmonë rri në Rrëshen dhe mes njerzve, pa pasur nevojë të sajoj situta falloso për ndonjë azil politik të mundshëm, apo për ti dhënë vehtes rëndësi përtej asaj të zakonshmes, që siç shumë të tjerë e vuajnë këtë fakt.

Vetëm pak minuta pas publikimit tim, në postë private më vjen reagimi parë nga firma AYEN, por jo reagim zyrtar. Bashkfolësi më thotë se është vendosur përpara gjysëm hëna, ndërkohë që po përgatitej edhe flamuri shqiptar, por doli koha e keqe etj, etj.

I them se ky është gabim i rëndë, pasi edhe flamuri turk duhej të qëndronte në magazinë derisa të përfundonte edhe flamuri shqiptar. Më pas të montoheshin në një kohë, ose më përpara të vendosej flamuri shqiptar e më pas edhe ai turk. Por vendosja shumë ditë para e flamurit turk dhe asnjë shënjë e flamurit shqiptar do të bëjë një sherrnajë jo të vogël për të cilën përgjegjës janë vetëm ata që e kanë bërë këtë veprim në mënyrën më të mundshme të pa studiuar, dhe tejet provokativ ndaj shqiptarëve në përgjthësi, por edhe ndaj mirditasve në veçanti.

Reagimet ishin të shumta, pa dallim feje, krahine apo bindje politike. Të gjithë dënuan këtë akt provokativ të pa nevojshëm.

Ngjarjet rrodhën siç rrodhën. Më datë 31 dhjetor vetëm pak orë nga ndarja e viteve, një numër i konsiderueshëm qytetarësh u gjënd tek diga e hidrocentralit dhe bashkë me to edhe policia. Natyrshëm diga e një një hidrocentrali është objekt i rëndësisë së veçantë dhe jo çdokush mund të hyjë aty dhe të kryejë veprime që cënojnë sigurinë e një objekti kaq të rëndësishëm. Për hir të së vërtetës, policia monitoroi situatën, nuk ndërhyri me forcë për të ndaluar aksionin qytetar për të mos krijuar konflikt të rëndë, apo për të ndaluar vullnetin e shumicës së shqiptarëve e sidomos të mirditasve.

Reagimet

Në këtë situatë të krijuar pati dy lloj reagimesh. Në njërin krah reaguan qyetarët, intelektualët, historianet dhe banorët në përgjithësi. Të udhëhequr nga ndjenja qytetare dhe patriotike, pa asnjë motiv politik u mblodhën po aq natyrshëm dhe hoqën simbolin të cilin nuk e pranonin aty. Më pas u tërhoqën në mënyrë po qytetare, pa fyerje apo rrumuja e tjetër. Pati thirrje për deklarime në polici, por e rëndësishme ishte se të gjithë në mbrëmje ishin pranë familjeve të tyre, për të festuar natën e motmoteve, natyrisht dhe me një gëzim plus, për ecurinë e ditës që do të mbyllte vitin 2017.

Por çudia më e madhe ishte me deklarata pa fund të formacionit politik që thotë se përfaqëson opozitën. Reagimet ishin të shumta, natyrshëm duke sulmuar pa lidhje e pa kuptim, duke bërë deklarata deri dhe qesharake për mbrojte të fortë për askënd të ndaluar në polici.

Sa mirë do ishte që këta patriot të mëdhenj të reagonin edhe disa vite më parë, kur banorët e Qafmollës ishin në protesta për të drejtën më elementare të shkelur marrëzisht, të drejtën e pronës.

A reaguan kur policia e kohës në mënyrën më të ashpër herë pas here bënte krehjen e zonës së Qafmollës, duke arrestuar dhe keqtrajtuar banorët e grabitur.

A kanë reaguar ndonjë herë për sjelljen shtazarake ndaj të ndjerit Ndue Kola të cilin e morën nga banesa në gjëndje të rëndë shëndetësore dhe e plasën në komisariat, vetëm një javë përpara se Ai të kalonte në amshim. A reaguan apo ofruan mbrojtje ligjore për shtetasit e shumtë të keqtrajtuar në atë kohë në polici. Ja si do shpehej për gazetën në atë kohë shtetasi Dodë Kola, botuar në gazetat e kohës me titullin “Gjomarkajt e Mirditës sërish në fokus të dhunës policore”. “Por nuk kupton se nga vijnë forca speciale dhe rrethojnë fshatin duke bërë që sejcili pjestar i fisit të vizitojë ambientet e policisë, madje të dalin prej andej pasi janë rrahur dhe keqtrajtuar. Ai veçon për torturë Visar dhe Andrea Gjomarku të cilët janë marrë në gjumë dhe keqtrajtuar, ndërkohë që deklaron se prej asaj ngjarje mund të përfudojnë si invalid, pasi simptomat janë shfaqur dukshëm. Listës së ndaluarve ai i shton emrat e Gjon, Viktor e Arben Kola, si dhe të Bib, Martin, Vladimir, Eduart e Luan Gjomarkut..”.

Do ishin shumë të besuar sot nëse do të reagonin apo të dilnin në mbrojtje qoftë edhe politike në rastet kur policia speciale keqtrajtonte deri edhe me shkopinj gome banorët e fshatit Qafmollë mu përpara ndërtesë së komisariatit të policisë së Mirditës, vetëm se ata prisnin dhe protestonin për të afërmit e tyre të ndaluar.

Do të ishin shumë të besuar sot nëse në kohën e duhur do të reagonin ndaj një farë “Rexhep Karruku” alias Olsi Jazexhi, kur me datë 8 prill 2002 i drejtoheshin autoriteve më të larta të shtetit shqiptar për shkarkimin e të vetmit gjeneral katolik të ushtrisë shqiptare Sandër Lleshit, pasi me lupën tyre eksteme, kishin “pikasur” tendeca të krishtera në doktrinën ushtarake. “Letrën e plotë mund ta gjeni në linkun: Letër Presidentit Bujar Nishani në lidhje me keqpërdorimin e NATO-s nga zv.shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”

Do ishin shumë të besueshëm sot, nëse do të shpreheshin qoftë edhe me ndonjë fjalë të vetme për sjelljen brutale në Rinas ndaj eshtrave të dom Nikoll Kaçorrit, apo për vendosjen te tabelave Kukës që në Milot, dhe asnjë të tillë në Mirditë.

Do ishin shumë të mirpritur sot dhe të besueshëm nëse do ishin shprehur dhe për faktin se qeverisja 8 vjeçare e tyre do kishte përfshirë qoftë një herë të vetme një mirditas nga soji i tyre ministër, zëvendës ministër apo drejtor drejtorie, kur në atë qeverisje kishte vend për ministër gollobordas apo edhe grekë. Janë shumë e shumë të tjera ngjarje dhe raste për të cilat ideologët e sotëm të këtij formacioni politik do duhej të kishin reaguar, që edhe sot të ishin komodë në deklarata për kësi ngjarjesh, por e kanë pasur të pa mundur teksa ngjisheshin për të dalë sa më pranë në foto me Ertogylin e Tiranës, teksa shtypte butonat e shpërthimeve të tokave të pa paguara të banorëve të Qafmollës.

Aleksander Ndoja

Botuar ne “Tirana Observer” më 20/06/2012

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan