Dhaskalët e mërgimit. Retrospektivë. Botuar 15 vite më parë.

Nga Pirusti News
1 583 Shikime

Fati i tyre. Një pjesë është larguar, ndërsa një pjesë ka krijuar familje dhe jeton në rrethin e emëruar dikuar nga Partia. Flet Gjon Lleshaj, ish-drejtori i Arsimit të Rrethit Mirditë.

-Koha Jonë, 21 shkurt 2002-

 Mirditë – Kanë kaluar më shumë se 30 vjetë nga atëherë, kur dhjetëra djem e vajza nga Shqipëria e Mesme dhe e Jugut nisën inkursionet në drejtim të Mirditës me një emërim në xhep dhe me një detyrë: të punonin mësues në këto treva. Një lëvizje e tillë do të shënonte kulmin nga mesi i viteve 70-të, për të patur finishin në vitet 90-të.

Të “armatosur” me dije dhe kulturë në universitetet të ndryshme të vendit, këta misionarë të palodhur e të pamposhtur ndaj vështirësive, për vite të tëra kanë ditur të integrohen në jetën me rite dhe zakone paksa më ndryshe me ato të vendasve.

Emra të tillë si Piro MiloLlukman Kosovrasti, Elida Dekovi, Niko Cera, Pandeli Shokota, Elez Kasemi, Allaman Hoxha, Fatbardha Kola, Luljeta Turkeshi, Majlinda Llaftiu, Ganimet Hoxha, Zhaneta Tase, Daradanesha Andoni, Vitore Leli, Gëzim Lita, Jorgo Koçuli, Irini Haxhi, Zana Lita e shumë e shumë të tjerë, që rininë e tyre e kaluan në këto anë, larg familjes dhe vendlindjes së tyre, kanë mbetur të përjetësuar në kujtesën e shumë brezave nxënësish mirditas.

E ndërsa disa patën fatin që aktivitetin e tyre ta kishin në shkolla brenda territorit me rrugë të asfaltuara, shumë prej tyre ndonëse vinin nga Tirana, Durrësi, Vlora dhe Gjirokastra, përshkonin kilometra të tëra në këmbë, në rrugë dhe shtigje me borë për tu gjendur në shkollat e fshatrave më të thella të zonës. Mikpritja, bujaria dhe dhe respekti i ofruar nga vendasit, ishte dhe një arsye më shumë që ky realitet i kohës të funksiononte jo vetëm me funksionin ë shkollave të të gjthë zonën, por edhe duke vendosur tulla në “ngrehinën” e njohjes dhe miqësisë ndërqytetase.

Të ardhur menjëherë pas diplomimit, shumë prej tyre si Jolanda Bajrami, Liljana Dako, Fatmira Palushi etj, do të ndërtonin familje si rezultat i qëndrimit gjatë në këtë zonë. Pati dhe nga ata si mësuesi gjirokastrit Thanas Bakulla, i cili qëndrimin e tij mbi një dekadë në zonën e thellë të Fanit, e finalizoi me lidhje martesore me mësuesen vendase Rozina Përshqefa. Megjithëse edhe në Mirditë funksiononin shkollat e mesme, shumë të rinj vendas përfundonin në degët e agronomisë, gjeologji apo miniera, ose shumë të tjerë “digjeshin” nga absurdi i kohës. Dhjetat në lëndët e shumta nuk do të ishin asgjë para një note shtatë në marksizëm, arsye kjo që pengonte vendasit të furnizionin më mësues shkollat e tyre.

Gjon Lleshaj, ish-drejtues i lartë i arsimit në Mirditë rrëfen për “Koha Jonë”

Kur kanë filluar të vijnë masivisht mësues nga jugu dhe nga cilat qytete kanë qenë ata?

Në fillim të viteve 70-të, Ministria e Arsimit shtronte shumë detyra në lidhje me përmirësimin e arsimit sidomos në veri. Një vend të veçantë ju kushtua masivizimit të arsimit të mesëm në fshat. Motoja ishte: “çdo klasë laborator, çdo mësues eksperimentator”. Për këtë u ndërtuan shkolla të mesme në zona të thella si në Fanë, Kaçinar, Përlat, Malaj, Kurbnesh etj. Këto shkolla natyrisht kërkonin kuadër që duhej të ishte me arsim të lartë. Nxënësit që ne dërgonim në shkollë të lartë sipas planit që vinte nga Ministria e Arsimit ishin për agronomi dhe miniera, por që fatkeqësisht shumë prej tyre i ka djegur kushti sipas të cilit, lënda e marksizmit duhej të ishte mbi 8, pavarësishsit se mund ti kishte të gjitha notat 10-ta. Kështu që Ministria e Arsimit mori masa që këto shkolla ti furnizonte me mësues nga Tirana, Durrësi, Vlora dhe Gjirokastra.

Si ju a plotësonte shteti i kohës kushtet për jetesë dhe mësimdhënie?

Këta ishin djem të rinj, vajza të reja me gatishmërinë dhe përkushtimin për punën dhe përveç punës mësimore, kishin porosi që të ndikonin për jetesën ndryshe, sidomos në fshat. Këshillat Popullore kishin për detyrë që tu siguronin ngrohjen dhe furnizimin me ushqime, por jo gjithmonë punët shkonin mirë. Infrastruktura ishte mjaft e prapambetur dhe kishte mësues rezidentë në fshatra të thella që furnizimin me ushqime e kishin dy orë larg.

Si bëhej shpërndarja e tyre nga Seksioni i Arsimit dhe cilat ishin kriteret?

Kishim porosi që më shumë të shkonin në fshat për arsye se donin të ringjallnin fshatin. Më të shumtët drejtoheshin për në Fan, Kurbnesh, Kaçinar. Më të spikaturit që kanë qëndruar në zona të thella, janë Kanda Aliperi nga Shijaku në Kaçinar, Eli Kaçi nga Vlora, Hilmi Bekteshi nga Durrësi, Drita Jaupi po nga Durrësi. Andrea Nathanaili nga Tirana, Dhimosten dhe Polikseni Iliadhi nga Vlora, Eli Jano në Bardhaj, Foto Baba nga Vlora në Kurbnesh etj. Këta kanë qenë mësues të mirë dhe mjaft të aftë.

A ka patur probleme dhe a shfaqnin rezistencë në momentin e emërimit?

Të them të drejtën ata ishin heronj. Vajza të reja udhëtonin nga Vlora apo  Durrësi dhe kur vinin në Rrëshen, përshkonin po aq rrugë për të shkuar në shkolla ku emëroheshin, në fshatra të thella. Askush nuk kundërshtonte dhe të gjthë paraqiteshin në detyrë. Ndoshta dhe buka e misrit dhe ushqimet nuk u shkonin në rregull. Vetë personalisht kam gjetur mësuese Suzana Ibrahimin e ardhur nga nga Shkodra në Kaçinar, pa bukë prej dy ditësh dhe nuk e kishte braktisur detyrën. Apo mësues Ilir Sela në fshatin e thellë Lufaj, Xhevdet Mici që përshkonte katër orë në këmbë edhe nëpër borë për të shkuar të shkolla. Apo Sofokli Kallulli nga Gjirokastra që ka qëndruar për shumë vite në fshatin Kullaxhi, ku shkollën nga banesa e kishte disa kilometra larg. Emra të tillë dhe shumë të tjerë jam i bindur se do të mbesin gjatë në kujtesën e mirditorëve dhe Drejtoria Arsimore e rrethit duhet të evidentojë punën kolosale të kësaj plejade të shkëlqyer e të përkushtuar, pasi shumë prej tyre e meritojnë titullin “Mësues i Merituar”  që fatkeqësisht ende nuk është aplikuar.

  Aleksandër Ndoja

KOHA JONË, 21 shkurt 2002

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan