Homazh..!

Nga Pirusti News

Stuhia rrëqethëse ishte futur në çdo skutë,

Plumbat e armikut të ujitur me trupat tanë,

Mbi Tokën e djegur, dallgë gjaku dhuruan,

Të pafajshëm për tokën e tyre u vranë.

Jeta priste vdekjen me derën e hapur,

Te fëmija, toka e çatia,

Jeta dhe vdekja bashkë bisedonin,

Këtu do t’na gjejë vdekja, o liria.

Në male e fusha, ushtria e jonë kishte zënë pusi,

Kjo shpresë jete e shpërndarë n‘katër anët,

Fëmijë, gra, pleq nga zjarri i luftës i largonin,

Tjerët heroikisht në frontin e lufës qëndronin.

Përulje ndaj heronjve, martirëve, të rënëve,

Nga ky heroizëm, sot jemi të lirë,

Në front, në borë, në shi, të uritur në male…

Duke përjetuar kohën më të vështirë.

(Nga libri në dorëshkrim „Loti mbi oqean“)

Prend NDOJA (SHBA)

 

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment