Rama vizitë pune në Spaç, Domgjon dhe Rubik

Nga Pirusti News

Është e dyta herë në 10 ditë që kryeministri Edi Rama vjen në Mirditë për vizita pune. Edhe pse në një ditë me shi, Rama shoqëruar nga kryetari i bashkisë z. Ndrec Dedaj dhe ministrja Lindita Nikolla ka mbërritur në kantierin e Tete-Albania, që po ndërton një fabrikë të pasurimit të bakrit. Në ambientet e fabrikës që është në përfundim, z. Rama është pritur nga drejtuesit e lartë të Tete –Albania, të cilët e kanë njohur me punë që bëhet në këtë kantier. Drejtuesit e Tete Albania i kanë konfirmuar z. Rama se nga ndërtimi i kësaj fabrike dhe vënia në efiçensë e minierës, janë punësuar rishtaz rreth 200 punëtorë kryesisht të zonës, ndersa deri ne fillim te plote te procesit ky numer shkon ne 300.  Ne kete kantier janë investuar plot 11 milionë dollarë në teknologji bashkëkohore e cila do të mbrojë mjedisin. Nga përllogaritjet përkatëse rezulton se ivestimi në fjalë të ketë një impakt ekonomik me rreth 6 milionë dollarë në vit për gjithë zonën e Mirditës,”

Më tej kryeministri Rama ka udhëtuar në drejtim të fshatit Domgjon, ku edhe inspektuar rrugën e re që lidh këtë fshat me qendrën e Komunës dhe autostradën. Në qëndrimin e shkurtër për shkak të shiut të fortë, Rama ka biseduar me banorët në lidhje me resusrset turistike që ofron ky fshat.

Banorët kanë kërkuar që Domgjoni të bëhet fshat turistik edhe se ka gurrën e lashtë monument natyre, por edhe për faktin se nga ky fshat ka origjinën Atë Gjergj Fishta. Domgjoni është dhe fshati që ka mbi kryet e tij malin e Munellës, për të cilin banorët kanë kërkuar të shpallet zonë e mbrojtur, pasi mban kafshë të rralla.

Më tej z. Rama ka bërë një vizitë njohës në “Info-Kulla” në Rubik dhe në Kishën e lashtë të Rubikut.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment