Një ditë mes vëllezërve universitarë të Tetovës

Nga Pirusti News
1 406 Shikime

Arkiva/Nga Tetova Aleksandër Ndoja.

-Prof.Doc Fatmir Sulejmanit i akordohet titulli i lartë “Yjet e Arbrit”-

Për drejtuesit e Shoqërisë Kulturore Artistike të Mirdita, pjesë e agjendës njohëse mes vëllezërve të njëjtit gjak e gjuhë, natyrisht do të ishte edhe Tetova. Sëbashku me intelektualë të njohur mirditas si Pjetër Marku, Bardhok Pulaj, Nikollë Loka e Gjon Jaku zgjedhim rrugën përmes Prizrenit për të mbërritur në Tetovë. Rruga deri në “Hanin e Elezit” përshkohet disi shpejt jo vetëm nga cilësia e rrugës, por edhe nga dëshira për ta “prekur” sa më shpejt atë cep lirie, të pa vizituar ndonjeherë nga ana jonë.

Padyshim për të gjithë shqiptarët është e ditur se Shqipëria aktuale është ndoshta i vetmi vend në botë që në të gjitha anët përveç detit, kufizohet nga shqiptarë. Janë politikat anti shqiptare shumë shekullore që e kanë gatuar një çorbë të tillë, duke i shkëputur pjesët më vitale këtij trungu legjendë. Por që edhe shteti i Kosovës, njëlloj si shteti amë të kufizohet sërish me shqiptarë, provon faktin se marrëzia anti shqiptare nuk ka fund. Dhe kufizimi vijon të mbetet evident. Për të kaluar nga Prizreni në Tetovë, do të duhet si sillesh disa herë rreth maleve të Sharrit, duke bërë që rruga mes këtyre dy qyteteve shqiptare, të zgjasë disa orë. Në fakt duhet vetëm një tunel në bazën e këtij mali, që Prizreni dhe Tetova të lidhen në pak minuta me njëri tjetrin, njëlloj siç lidhet sot Prizreni me pjesën shqiptare të shtetit amë.

E nëse kapërcimi i kufirit me Kosovën është një formalitet i thjeshtë, kufiri tjetër shqiptar-shqiptar është edhe më i vështirë.  Natyrisht jo për pasaportat tona biometrike, por për ca objekte të “kundraligjshme” në bagazhin e makinës tonë. Punonjësi i doganës maqedonase gërmon hollësisht dhe identifikon “Mirditën” përmes dhjetra revistave, produkt i Shoqërisë Kulturore Artistike “Mirdita” dhe dyzohet. Në mendje vetiu më vijnë dhjetra raste kur autoritetet maqedonase kanë kthyer mbrapsh libra dhe revista nga Shqipëria sidomos.

Një dorë e zgjatur i hap rrugën “Mirditës”..

E ndërsa për doganjerin maqedonas vijonte dyzimi, një dorë e zgjatur dhe disa fjalë në gjuhën maqedonase bëjnë që rruga jonë të hapet. Disa metra më tej takojmë Fatmir Sulejmanin, bashkpunëtor i afërt i revistës “Mirdita”. Është intelektual i njohur në Maqedoni, dekan i fakultetit të filologjisë pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës. Hapat ndalojnë përballë njëri tjetrit. Një shekull a më shumë pa u parë, por gjaku bën të vetën. Përmallimi është evident, aq sa na dukej se ishim rritur në një lagje a rrugicë, kishim luajtur, ndarë gëzime apo hidhërime sëbashku. Në fakt, elementë të udhëtimi biblik i të parëve të tyre nga i Fani i Mirditës kanë mbetur të pa prekura, deri në ditët tona. Jo për faktin se kudo që shkruhet emri i Fatmir Sulejmanit ka prapashtesën “Fana” por edhe për faktin se një lagje në Tetovë, njihet me këtë emërtimin “Fana”. Dhe si në udhëtimet e hershme biblike e të gjata mes malesh për tu takuar me vëllezër, pritësi nuk e kishte humbur traditën e të parëve.

-Jeni lodhur, keni bërë rrugë, jeni të etur apo të uritur…dhe në sediljet e makinës vendos një çese brënda së cilës kishte shishe me ujë, ushqime dhe pije të ndryshme…

Pasi shkëmbejmë prezantimet fillestare, ndahemi në dy makina me destinacion qëndrën e Tetovës, ku prej 10 vitesh ushtron aktivitetin Universiteti Shtetëror i Tetovës.

USHT, një dritare lirie dhe kulture për shqiptarët e ish-Republikës së Maqedonisë.

Universiteti Shtetëror i Tetovës është i vendosur në një fushë ku përballë ka malin, në faqe të cilit shtrihet një pjesë e qytetit të Tetovës. Vetë godina ka një performancë mjaft impresionuese, e denjë për një tempull të dijes dhe kulturës për shqiptarët. Në hyrje të universitetit na presin stafi universitar, shumica e të cilëve na shoqëron deri tek zyra e rektorit të këtij universiteti. Në derë na prêt dhe na uron mirseardhjen, rektori i këtij universiteti Dr. Prof Vullnet Ademi. Teksa zejmë vend në tavolinën ovale, rektori nuk e fsheh emocionin për takimin me vëllezër mirditas, edhe pse emocioni është i dy anshëm. Pas prezantimeve të rastit, dr. Prof Vullnet Ademi na njeh shkurtimisht me historikun e këtij universiteti. Sipas rektorit Ademi, periudha e funksionimit të ketij universiteti mund të ndahet në dy pjesë. Gjatë viteve 1994 deri në vitin 2003 është një periudhe historike, luftë e përpjekje për të mbajtur gjallë tempullin e dijes në kushtet e represionit të anti vlerave, që dominonte në atë kohë. Por do vinte dita që rezistanca e shqiptarëve ndaj çetnikëve të rinj me mendësi të vjetra, të jepte efektet e veta. Rektori Vullnet Ademi flet për periudhën post 2003 e në vijim, kur stafit akademik në kushte legale i është dashur një punë e madhe për të përfituar statusin e një universiteti sa më dinjitoz dhe konkurues me universitete e tjera. Profesor Vullnet Ademi përsërit herë pas herë ndihmën e pa kursyer të Tiranës dhe Prishtinës, pasi sipas tij pa këtë ndihmë, universiteti do kishte qenë i mangët.

Vizitat në ambientet e ndryshme është befasuese. Këtu studentëve u krijohen kushte maksimale në mësim nxënie. Sallat janë komode dhe kushte sipas standarteve të KE-së, ndërkohë që çdo kat ka edhe një mini amfitetar. Stafi akademik përbëhet nga 273 mësimdhënës të rregullt dhe 355 mësimdhënës të angazhuar në kohë të pjesshme, respektivisht për një vit akademik, me tendencë të rritjes progresive. Universiteti i Tetovës ka degët e veta ku u vjen në ndihmë të rinjve dhe të rejave si në Gostivar, Shkup, Kumanovë, Kërçovë, Dibër dhe Strugë.

Rektori Vullnet Ademi thotë pa drojë se ky universitet ka ndikuar rëndësishëm në jetën social – kulturore të Tetovës dhe më gjerë. Para 10 vitesh kur u hap legalisht USHT-ja, pamja në rrugët dhe ambientet e Tetovës nuk ka qënë kjo që është. Banorët kanë qenë shumë më fanatikë dhe të mbyllur. Rrugët ishin të mbushura vetëm me burra dhe rrallë mund të shikojë vajzat dhe motrat tona duke lëvizur në rrugë edhe pse të shoqëruara, dhe të mbuluara me shami. Sot është shumë më ndryshe, ndërsa qëllimi i stafit akademik është që drita që buron në këtë iniversitet, të shtrihet në çdo vatër shqiptare.

Pjesë e agjendës, vizitë në studion e Myftar Mehmetit, piktor i Nënë Terezës.

Ja shumë larg universitetit, Fatmir Sulejmani na drejton në njërën prej rrugëve të qytetit të Tetovës. Trokasim në një portë dhe më tej ngjisim disa shkallë. Në derë na pret piktori ku edhe na shoqëron në studio. Është një situatë befasuese. Në njërën prej faqeve të murit shikojmë një pikturë të madhe të nënë Terezës. E nëse afrohesh pak më afër, dallon qindra minikorrniza prej druri, të cilat mbajnë brenda vetes piktura të vogla të nënë Terezës, në dhjetra këndvështrime. Sejcila korrnizë në anën e pasme ka një minikornizë tjetër me piktura të ndryshme. Por një sy i vëmëndshëm dallon në sfondin e hapërsirës që mban minipikturat, një pikturë gjigande po të nënës Terezë. Kaq shumë është marrë me këto portrete, sa tashmë në Tetovë por edhe më tej në hapësirën mbarë shqiptare, piktori Myftar Mehmeti njihet si piktor i Nënë Terezës. Një galeri e vërtetë pikture që ndërtohet nga çasti në çast. Piktori i cili është pjesë e stafit akademik të Universitetit të Tetovës, dekan i fakultetit te arteve, thotë se më këto piktura që janë të vendosura në çdo faqe muri të sallës ka marrë pjesë në ekspozita të shumta në Kosovë, Shqipëri dhe në disa shtete të tjera europiane, ku edhe ka marrë vlerësime të shumta. Dalim nga kjo sudio pikture me përshtypjet mjaft të mira, madje me një aset më shumë të shtuar, në njohjet tona për Tetovën.

Finalizimi i vizitës tonë, një çmim nderi për prof. Fatmir Sulejmani dhe prezantimi i revistës “Mirdita”.

Tashë është krijuar traditë që Shoqëria Kulturore Artistike “Mirdita” çdo vit të akordojë një çmim të lartë nderi për bashpunëtorin më të spikatur të revistës Mirdita. Çmimi është pagëzuar me dedikimin “Yjet e Arbrit” dhe për çdo rast shoqërohet me një statujë të stemës së shtetit të parë të Arbrit, gjetur në fshatin Geziç të Mirditës.

Ceremonia me këtë rast u mbajt në sallën e Fakultetit të Arteve të Universitetit Shtetëror të Tetovës. Një sallë mjaft simpatike, me një ndriçim bashkohor, në qendër të së cilës qëndronte një piano, përmes të cilës studentë ekselentë të këtij universiteti na përshëndetën me pjesë të luajtura mjeshtërisht. Një ndryshim i madh me kohën kur kjo sallë mbahej në përdorim nga injoranca çetnike maqedonase. Në atë kohë këto ambiente shërbenin si mejhane, ku ata të alkolizuar këndonin në formë kërcënuese kënge çetnike, antishqiptare. Pa dyshim shqiptarët kanë kulture europiane dhe natyrshëm kjo sallë është një tregues i këtij fakti.

Të pranishëm janë drejtuesit më të lartë të USHT-së, petagogë dhe studentë, intelektualë të fushave të ndryshme në Tetovë si dhe përfaqësues të komunës. Për të folur në lidhje me revistën “mirdita” dhe evoluimin e saj u ftua doc. Dr. Salajdin Salihu. Ndër të tjera Salihu tha se  Ata që kanë provuar të formatojnë revista të këtij profili, mund ta mirëkuptojnë këtë që themi. Por botimi i revistave kulturore është domosdoshmëri, veçanërisht në këtë kohë makutërie, kur fjala kulturë përmendet gjithnjë e më pak, kurse ata që kanë marrë përsipër të udhëheqin me punët publike po shkëputen gjithnjë e më shumë nga ky bazament mbi të cilin është formësuar kombi ynë.

Ndërsa z. Bardhok Pulaj, drejtor i arsimit të Qarkut Lezhë theksoi se falenderon drejtuesit e Universitetit Shtetëror të Tetovës për mbështetjen që u ka dhënë atyre për përurimin e kësaj reviste. “Për mua personalisht është një ditë e veçantë sepse unë kam qenë në Maqedoni më herët, por është hera e parë që vij në Tetovë. Kur e shoh Universitetin Shtetëror të Tetovës vlerësoj çdo njeri që ka vënë një gurë në këtë tempull të dijes dhe të shqiptarizmës. Tetova për mua, në konceptin tim, por edhe të shumë shqiptarëve është kthyer në një simbol të shqiptarizmës në Maqedoni. Ky universitet jam shumë i bindur se e ka bërë atë që nuk e ka bërë asnjë institucion tjetër, qoftë për të pajisur me dije studentët, por edhe për të ndryshuar rrënjësisht mendimin për dijen, për progresin dhe për zhvillimin e shoqërisë shqiptare” përfundoi z. Bardhok Pulaj.

Pjetër Marku në cilësinë e drejtorit të revistës “Mirdita” tha se  pas tre vitesh i ka kaluar të gjitha pritshmëritë dhe numëron mbi 230 bashkëpunëtorë. “Në këtë rrugë të nisur trevjeçare revista “MIRDITA”  i kaloi kufijtë e saj në gjithë vendin. Kërkesat për të bashkëpunuar me ne u rritën. Tani, nga 230 bashkëpunëtorët në shtatë numrat e botuar, shumë prej tyre janë edhe nga treva të tjera jashtë vendit dhe ju vetë në këtë revistë do ta gjeni këtë të vërtetë. Ndjehem mirë që revista jonë ka ardhur deri këtu. Ne u nisëm nga Tirana me mendimin më të thjeshtë që të rrisim njohjen tonë me miq e shokë edhe këtu në Tetovë, që të risim bashkëpunimin tonë kulturor”.

Rradha ishte për Revistën kulturore “Mirdita” e cila akordoi çmimin “Yjet e Arbrit” për Doc. dr. Fatmir Sulejmanit, për shkrimet e tij publicistike, studimore e krijuese. Çmimin vjetor “YJET E ARBËRIT”, Doc. dr. Fatmir Sulejmanit ia dorëzon shkrimtari Bardhok Pulaj dhe Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti.

Edhe Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti i përgëzoi drejtuesit e kësaj reviste për kontributin e tyre që japin në afirmimin e vlerave kombëtare. “Në emrin tim personal dhe në emër të Universitetit Shtetëror të Tetovës dëshiroj që mikut tim, dekanit të Fakultetit Filologjik, Doc. dr. Fatmir Sulejmanit t’i dëshiroj shumë suksese dhe të vazhdojë me shkrimet e tij edhe në të ardhmen. Po ashtu, edhe drejtuesve të revistës ,,MIRDITA” u dëshiroj suksese dhe t’u prijë e mbara, kudo që të veprojnë. ,,Ju duhet të vazhdoni me këtë rritëm sepse shqiptarët e këtyre trevave presin që Tirana dhe Prishtina ta kenë krahun më fortë ta mbajnë në trevat tona, të na ndihmojnë, sepse kontributi i intelektualëve shqiptarë nga Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës është vlerë, edhe Universiteti Shtetëror i Tetovës ku është sot dhe atë vlerë ju ende duhet ta përkrahni” përfundoi z. Ademi.

Në fund ka përshëndetur Doc. dr. Fatmir Sulejmani i cili mes emocionesh tha se ky çmim ia shton atij edhe më shumë përgjegjësitë në të ardhmen, që të vazhdojë me botimin e shkrimeve publicistike, studimore dhe krijuese.

Takimi vijoji për rreth dy orë, ndërkohë që pjesmarrës të shumtë edhe në biseda të lira vlerësuan me nota maksimale këtë event të rëndësishëm mës shqiptarëve ndarë në kufinj absurd, kufinj që nuk do ta kenë egzistencën për gjatë kohë.

28 qershor 2015

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan