“Caritasi Dioqezan” vëmendje e shtuar ndaj personave me aftësi ndryshe dhe Mesazhi i PAPËS për këtë ditë

Nga Pirusti News
1 000 Shikime

Edhe në Dioqezën e Rrëshenit, me datë 10 Shkurt në përkushtim të Ditës së XXVI Botërore të të sëmurëve, Caritasi Dioqezan Rrëshen ka organizuar një ditë festive në vëmendje të personave me aftësi ndryshe dhe të moshurve të dioqezës. Në orën 10:30 është mbajtur Mesha e Shenjtë në sallonin e Katedrales e udhëhequr nga shkëlqesia e tij, imzot Gjergj Meta, i cili në predikim ka përcjellë ndjenja shprese dhe dashurie për të sëmurët dhe familjarët e tyre. Pas Meshes ka vijuar një program i shkurtër argëtues i përgatitur nga të rinjtë e Rrëshenit dhe Rubikut, si dhe dreka e përbashkët festive.

Është një ndjesi e veçantë të kemi kujdes për personat në nevojë dhe t’ju dhurojmë atyre disa momente ndryshe.

Mari, Shëndeti i të sëmurëve, LUTU PËR NE.

 

Mesazh i Papës për Ditën botërore të të sëmurit

Papa për Ditën Botërore të të sëmurit, zgjodhi fjalët e Jezusit, lartuar mbi kryq që, duke iu drejtuar Nënës Mari e Gjonit, thotë: “Ja yt bir… Ja  nëna jote!”. E që atë çast, dishepulli e mori me vete.

Në mesazhin e rastit, fton të ruhen spitalet katolike nga rreziku i kthimit në ndërmarrje, që në të gjithë botën synon ta përfshijë kujdesin për shëndetin në fushën e tregut, duke përfunduar tek përjashtimi i të varfërve. Këtë thekson Papa në mesazhin për Ditën XXVI botërore të të sëmurit, që do të kremtohet më 11 shkurt, teksti i të cilit u botua sot nga Salla vatikanase e shtypit. Inteligjenca organizative dhe dashuria e krishterë – shton Papa – kërkojnë  të respektohet, në radhë të parë, dinjiteti i të sëmurit e ky dinjitet të jetë vazhdimisht në qendër të të gjithë procesit të mjekimit. Këto orientime duhet t’i bëjnë të vetat edhe të krishterët, që punojnë në strukturat publike e që, me shërbimin e tyre, janë të thirrur ta dëshmojnë Ungjillin.

Ndërmjet temave të prekura nga Françesku, është edhe ajo e Kishës, parë si spital fushor dhe ajo e dhembshurisë së familjeve për të sëmurët e tyre, sipas modelit të dhembshurisë së Jezusit e Marisë e si model për Kishën katolike.

Kisha – vijon të kujtojë Papa në mesazh – mori nga Jezusi dhuratën e shërimit. Me këtë dhuratë përkon detyra e Kishës, e cila e di se duhet t’i shikojë të sëmurët me sytë plot dhembshuri të Zotit të vet. Prandaj baritoria e shëndetit mbetet e do të mbetet detyrë e nevojshme e themelore, që duhet jetuar me zell të madh, duke u nisur nga bashkësitë famullitare e deri tek qendrat më të njohura të mjekimit.

Papa vijon të kujtojë dhembshurinë dhe kujdesin, me të cilin shumë familje i ndjekin bijtë, prindërit, familjarët, të sëmurët kronikë, ose të gjymtuar rëndë. Kujdesi që tregojnë familjet – nënvizon Papa – është dëshmi e jashtëzakonshme e dashurisë për njeriun e duhet mbështetur me politika të përshtatshme. Mjekët, infermierët, meshtarët, rregulltarët, vullnetarët, familjarët e të gjithë ata, të cilët angazhohen në kujdesin për të sëmurët, marrin pjesë në këtë mision kishtar. Eshtë përgjegjësi e përbashkët, që pasuron vlerën e shërbimit të përditshëm të secilit.

Marisë, Nënës së dhembshurisë, duam t’ia besojmë të gjithë të sëmurët në korp e në shpirt – shkruan në përfundim të mesazhit Papa – që t’i mbushë përplot me shpresë. Asaj i lutemi të na ndihmojë për t’u kujdesur plot dashuri për vëllezërit e sëmurë. Kisha e di se ka nevojë për një hir të posaçëm, që të jetë në lartësinë e shërbimit të saj ungjillor  për të sëmurët

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan