Letër baritore për Kreshmë 2018/Nga Gjergj Meta, Ipeshkëv i Rrëshenit

Nga Pirusti News
1 949 Shikime

 

Të dashur miq,

Uroj, për secilin që do të marrë në dorë këtë letër, paqe e çdo të mirë. Kjo është letra ime e parë baritore si ipeshkëv i Dioqezës së Rrëshenit. Është detyrë e një ipeshkëvi që, në mënyra të ndryshme, të mësojë grigjën e tij e, si bariu i mirë ta udhëheqë në kullota të gjelbra e në ujëra të kthjellëta (Ps 23). Njëra prej këtyre mënyrave është

edhe letra baritore. Shpresoj që mos të të lodhë leximi i kësaj letre, por të gjesh në të diçka të dobishme për jetën tënde shpirtërore.

Dëshiroj t’ia kushtoj këtë letër timen pikërisht njërës prej gjërave më themelore të jetës së krishterë: lutjes. Endërroj që Dioqeza jonë, si popull i Hyjit, madje si familja e tij, të vendosë në qendër të saj jetën shpirtërore, dhe një prej shprehjeve thelbësore të jetës shpirtërore, të çdo njeriu e të Kishës në përgjithësi, është pikërisht lutja.

Mund t’ua kisha kushtuar këtë letër të parë shumë çështjeve të tjera, si për shembull: varfërisë, që aq shumë e mundon dioqezën tonë, angazhimit për thirrje meshtarake apo rregulltare, problemeve organizative, formimit të katekistëve apo organizimit të famullive, disa dukurive shoqërore, sikurse janë: korrupsioni, kriminaliteti, shfrytëzimi i fuqisë punëtore dhe dhuna ndaj gruas e fëmijëve, apo sistemit të edukimit dhe atij shëndetësor në zonën tonë. Të gjitha këto janë tema të denja për t’u trajtuar, e për të cilat ne si Kishë, si grigjë e vogël në rrugëtim drejt mbretërisë së qiellit (LG 9), kemi diçka për të thënë e mund të japim kontributin tonë të vlefshëm. Por unë dua ta nis pikërisht nga themeli i jetës shpirtërore që është dialogu ynë me Hyjin e gjallë.

Jo pa qëllim e kam shkruar këtë letër në kohën e Kreshmës, e cila është për ne një kohë lutjeje dhe pendese, në mënyrë që, duke rrugëtuar për këto 40 ditë, në lutje dhe pendesë, në vetminë e brendisë tonë, të shijojmë Pashkën e Krishtit, ngjalljen e tij nga të vdekurit, sintezë e krejt jetës sonë e cila merr një përmasë të re pas kësaj ngjarjeje.

Në rregullën e shkruar për murgjërit e tij në vitin 534, shën Benedikti nga Norçia, në kapitullin e 43, shkruan:

Nihil Operi Dei paeponatur – Asgjë të mos vendoset para lutjes. Shën Benedikti lutjen e quan Opus Dei, d.m.th. puna e Zotit. Ai i porosit murgjërit e tij që, sapo të dëgjojnë sinjalin për lutjen, të lënë gjithçka kanë në dorë e të shkojnë në Kishë për lutjen, pasi kjo është gjëja më e rëndësishme për t’u bërë. Dy kanë qenë veprimtaritë që më së shumti shenjti porosit: lutja dhe puna (ora et labora). Te dyja ndërveprojnë e ndërthuren me njëra-tjetrën, por e para ka përparësi ndaj punës apo çdo lloj veprimtarie tjetër. Një nga tundimet e jetës shpirtërore është pikërisht fakti që nuk kemi kurrë kohë të lutemi dhe se jemi vazhdimisht të zënë me punë, me angazhime të ndryshme e kështu nuk gjejmë hapësirë për t’i kushtuar vëmendje përmasës sonë shpirtërore. Është më se e vërtetë që sfidat e jetës së përditshme për një prind, një familjar, një nëpunës, një student, e kështu me rradhë, janë shumë te mëdha. Lodhja, koha e zgjatur e punës, vështirësitë e transportit, e po ashtu varfëria e situatat e brishta ekzistenciale e psikologjike që pasojnë, e bëjnë të vështirë përqëndrimin e njeriut. Nganjëherë janë edhe pengesa të ndryshme sikurse televizioni, interneti, rrjetet sociale, që na marrin shumë kohë dhe përqendrim në jetën shpirtërore dhe në marrëdhënie me njerëzit. E megjithatë njeriu ka brenda vetes nevojë që të motivojë gjithçka bën, të gjejë energjinë e nevojshme dhe shtytjen që i jep entuziazëm për jetën, ka nevojë për përqendrimin e nevojshëm dhe qartësinë që të bëjë zgjedhjet e duhura në jetë. Për çdo njeri ka një mundësi intimiteti shpirtëror edhe kur ai gjendet i angazhuar me shumë gjëra. Secili sipas punës, gjendjes, profesionit, mund të kultivojë një jetë shpirtërore të përqendruar në lutje. Askund tjetër nuk mund të krijohen kushtet për një gjë të tillë përveçse me anë të një jete shpirtërore të thellë të përqendruar në lutje. Lutja pra është veprimtaria e domosdoshme për të krijuar kushtet, në mënyrë që të ushqejmë veten tonë me motivim për jetën e të dallojmë rrugët nëpër të cilat Hyji na thërret që të ecim.

Duke u kthyer përsëri te shprehja e Shën Benediktit, vëmë re se ai e quan lutjen Opus Dei. Opus do të thotë punë, veprimtari. Lutja është një punë si çdo punë tjetër e si e tillë ajo kërkon vendosmëri dhe disiplinë. Në punë duhet të paraqitesh rregullisht dhe me orar, edhe atëherë kur nuk je shumë në qejf. Prandaj, kur luten në kor, murgjit, apo edhe kur meshtarët e motrat bëjnë lutjet e tyre, ajo fillon me shprehjen: O Hyj më eja në ndihmë, o Zot shpejto të më ndihmosh. Në fillim të lutjes kërkohet ndihma e Hyjit pikërisht, sepse është një punë, madje një punë angazhuese. Fakti që lutja quhet punë e Hyjit tregon gjithashtu se protagonisti i lutjes është Ai. Pa Shpirtin e tij ne nuk mund të lutemi e as nuk dimë si të lutemi e çfarë të kërkojmë (Rm 8,26-27).

Edhe pse lutja lind nga nevoja e njeriut (i cili nga vetë natyra e tij është një qenie fetare) ajo kalon nëpërmes luftës shpirtërore. Të lutesh nuk është e thjeshtë, pasi lutja nuk vjen krejt natyrshëm te njeriu sikurse ngrënia, gjumi apo veprimtari të tjera njerëzore. Lutja ka nevojë për një disiplinë të cilën njeriu e krijon vetë. Njeriu, sa herë që nis të lutet, has në shumë vështirësi që e bëjnë të domosdoshëm një dyluftim shpirtëror. Të gjithë shenjtërit, e çdo burrë dhe grua që lutet shumë, dëshmojnë për këto vështirësi. Ky dyluftim ndodh brenda zemrës së një njeriu, në brendinë e tij që quhet intimitet shpirtëror. Njeriut i duhet të luftojë me shumë forca kundërshtuese brenda dhe jashtë tij, në mënyrë që të dijë e të dojë të lutet. Jeta shpirtërore është jeta e hirit të Hyjit brenda nesh, por është gjithashtu pjesëmarrje e vullnetit tonë. Pa këto dy përbërës nuk është e mundur të lutemi e të kultivojmë një jetë shpirtërore të thellë.

Në pjesën më të madhe të rasteve kjo luftë ndodh në fshehtësi dhe në heshtje. Prandaj kushti i domosdoshëm që kjo luftë të ndodhë është heshtja. Nuk ka gjë më fisnike se sa heshtja dhe instrument më të mirë për t’u lutur. Heshtja do të thotë shumë gjëra.

Në radhë të parë do të thotë të bësh të heshtin zërat jashtë teje. Në leximin e Ungjillit gjatë meshës së të Mërkurës së Përhime, (Mt 6,5-6) Jezusi i porosit dëgjuesit e tij që kur të luten të futen në dhomën e tyre e të mbyllin derën. Po ashtu, na porosit edhe Kisha në një dokument të rëndësishëm të saj duke na thënë: “I krishteri, megjithëse është i thirrur në lutjen e përbashkët, e ka gjithmonë për detyrë të hyjë në dhomën e vet për t’iu lutur Atit në fshehtësi” (SC 12). Kjo do të thotë se nuk ka heshtje pa vetmi. Të hysh në dhomë e të lutesh do të thotë të “ndërpresësh” marrëdhëniet me atë çka bën zakonisht e t’ia kushtosh kohën Zotit. Në të vërtetë, në këtë mënyrë, marrëdhëniet tona nuk ndërpriten, por jetohen në një përmasë tjetër. Është një mënyrë e ndryshme e të jetuarit të jetës, por është e njëjta jetë. Heshtja i ngjan shkretëtirës, që në Bibël është vendi i shfaqjes së Zotit, edhe pse për njerëzit është një vend i pabanueshëm dhe i rrezikshëm. Është vendi ku Hyji e quan popullin e tij nusja e tij, e tërheq aty për t’i folur zemrës së tij (Oz 2,16-20). Në heshtjen dhe vetminë e shkretëtirës Hyji i flet zemrës sonë. Shkretëtira, aq sa është vendi i shfaqjes së Hyjit aq, është edhe vendi i tundimit. Është vendi ku Jezusi vihet në prove prej djallit dhe lufton me të (Mk 1,12-13). Ne e dimë se në këtë dyluftim Biri i Hyjit del ngadhënjyes. Ja çfarë na thotë një murg modern për shkretëtirën: “Shkretëtira u krijua që të jetë thjeshtë ajo çka është, jo për t’u shndërruar prej njeriut në diçka tjetër. E njëjta gjë është edhe për malet e për detin. Shkretëtira atëherë është banesa ideale për ata që nuk duan të jenë asgjë tjetër përveçse vetvetja, që do të thotë një krijesë e vetmuar dhe e varfër që nuk varet nga askush tjetër përveçse prej Hyjit, që nuk ka asnjë projekt madhështor, që është i aftë të ndërvendoset midis saj dhe Hyjit.” (Thomas Merton).

Nëse ne nuk krijojmë heshtje dhe vetmi përreth nesh, lutja nuk është e mundur ose ajo nuk do të jetë cilësore, por sipërfaqësore dhe e cekët. Shkretëtira ka edhe rreziqe të shumta, pasi mungesa e jetës në shkretëtirë është e frikshme. Përsëri Thomas Merton, ky mësues modern i jetës shpirtërore thotë: “Shkretëtira është (edhe) banesa e dëshpërimit. Dhe sot dëshpërimi gjendet kudo. Ja atëherë cila është shkretëtira jonë: me jetu me dëshpërimin gjithnjë para nesh, por mos me e pranu atë. Me e shkelë atë me shpresën që kemi te Kryqi. Me luftu me të në mënyrë të pandërprerë. Kjo luftë është shkretëtira jonë. Nëse do të luftojmë me guxim, do të gjendemi në krah të Krishtit. Nëse nuk do të dimë ta përballojmë, nuk do ta gjejmë kurrë”.

Heshtja dhe vetmia, në kuptimin e krishterë, nuk është një zbrazëti, një hiç, një nonsens. Kjo heshtje duhet mbushur me diçka, pasi natyra jonë nuk lejon zbrazëtira. Nëse nuk do ta mbushim atë atëherë do të biem në dëshpërimin më total e do të jetë e pamundur të dalim jashtë.

Po atëherë, çfarë mund të bëjmë për t’u lutur sa më mirë? Po i lejoj vetes t’ju jap disa këshilla të thjeshta, të cilat nuk janë të ngurta, e as dogmatike. Ndjekja e tyre pikë për pikë nuk garanton suksesin në lutje, por ndihmon dëshirën dhe vullnetin e secilit që të mësojë e të dijë të lutet.

Koha dhe vendi

Vendose një kohë heshtjeje ditore gjatë këtyre dyzet ditëve të Kreshmes. Pasi të kesh gjetur kohën e heshtjes, gjej dhe vendin ku ke vendosur të lutesh. Mund të jetë dhoma jote, mund të jetë Kisha, mund të jetë koha që udhëton nga puna në shtëpi. E mira e të mirave është të jetë një vend i caktuar. Vendin mund ta përgatisësh për lutjen. Mund të mbash përpara kryqin ose edhe një ikonë. Nëse mundesh ndiz një qiri pranë kryqit apo ikonës gjatë kohës që lutesh. Drita e ndezur na kujton besimin dhe ditën e pagëzimit.

Qëndro në heshtje dhe thirr Shpirti Shenjtë

Pasi të kesh vendosur kohën dhe vendin, qëndro në heshtje. Mund të rrish ulur, ose në gjunjë ose shtrirë përmbys. Pozicioni i trupit ka rëndësi shumë. Ne nuk lutemi vetëm me mendje apo me gojë, por edhe me trupin tonë. Trupi është shumë i rëndësishëm në lutje. Ne jemi trupi ynë e trupi lutet në mënyrën e tij. Fillo e thirr në ndihmë Shpirtin Shenjtë. Ai është aty, por nëse ti e thërret me ngulm qoftë edhe me një fjalë të thjeshtë : “Eja, o Shpirt Shenjtë, ndize flakë zemrën time”, duke e përsëritur disa herë, ngadalë e duke menduar fjalët, ai vërtet fillon e ngroh zemrën e ndriçon mendjen. Mund të zgjedhësh të rrish në heshtje, duke mbyllur sytë apo duke fiksuar një pikë a një vend të dhomës a Kishës. Kaloji disa minuta ashtu e merr frymë thellë, me bark. Relaksohu!

Lexo Shkrimin e Shenjtë ose thuaj Rruzaren

Pastaj merr e lexo diçka nga Bibla ose merr leximet e meshës së ditës. Gjatë kreshmëve ka lexime shumë të bukura, të zgjedhura enkas për të ndihmuar lutjen dhe pendesën. Nëse nuk ke Bibël, kërkoja famullitarit apo motrës që njeh. Nëse e ke vështirë të fillosh me Biblën merr “Shujtjen shpirtërore” e lexo shenjat e Rruzares së shenjtë, mendoji ato. Janë misteret e jetës së Krishtit. Thuaje rruzaren dalëngadalë, duke menduar çdo fjalë. Pasi të kesh lexuar disa herë pjesën e Biblës që ke zgjedhur, fillo e mendo për çfarë ke lexuar. Ka fjalë që nuk i kupton. Nuk ka problem. Ka fjalë që të pëlqejnë. Mbaji mend dhe përsëriti e pyete veten: pse më pëlqen ajo fjalë, pse nuk e kuptoj atë tjetrën? Çfarë më kujton një fjalë e caktuar nga jeta ime, nga fëmijëria, nga shkolla, nga shokët e shoqet, nga puna apo marrëdhëniet e përditshme familjare. Fjala e Zotit ka të bëjë me jetën tonë të përditshme. Ajo na flet sot e tani për jetën tonë. Kaloji disa minuta kështu e pastaj ndalu përsëri në heshtje. Dëgjo çfarë ndodh brenda teje. Mund të duket se je lutur mjaft ose nuk ke dëshirë të lutesh më. Mos cakto asnjëherë më shumë se 45 apo 50 min lutje. Mund të fillosh nga pak, nga 15 apo 20 min për të ardhur te 45 apo 50 min. Nëse e ke të vështirë, fol me meshtarin tënd, me një motër, me mua apo edhe me dikë që ti e di se lutet shumë.

Heshtje dhe falenderim

Në fund, ndalu përsëri në heshtje. Mos bëj asgjë. Rri në heshtje ashtu. Mendo se Zoti po të shikon me shumë dashuri e mundohu ta shikosh edhe ti. Imagjinoje. Pastaj thuaj një herë lutjen Ati ynë ose Të falem Mari. Falëndero Zotin e ngrihu. Vazhdo jetën tënde. Zoti të do në jetën e përditshme.

Këto janë disa këshilla të thjeshta për lutjen personale që shpresoj t’ju ndihmojnë në këtë rrugëtim kaq të bukur.

Kisha jonë dioqezane duhet të jetë një dioqezë që jeton me lutjen, një bashkësi, popull i thirrur prej Zotit. Këtë thirrje mund ta kuptojmë vetëm të bashkuar në lutje.

Të dashur miq, i uroj secilit prej jush një Kreshmë të frytshme e plot me Shpirtin e Hyjit.

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan