Grabitet Dega e Postës Shqiptare në Mirditë. Grabitësit marrin dy kasaforta me kuponë pa vlerë

Nga Pirusti News

Në katër minuta grabiten dy kasaforta, të cilat në orët e para të mengjesit u gjendën në afërsi të Milotit.

Ka qënë ora 04 e mëngjesit të datës 14 shkurt, kur sistemet e alarmit kanë njoftuar se është sulmuar për tu grabitur Zyra Postare e Mirditës. Edhe pse kompania private dhe policia ka mbërritur në kohë rekord, të paktën refer

uar deklarimeve të tyre, katër grabitës kanë mundur të marrin dy kasaforta për ti ngarkuar në automjetin e tyre. Nga verefikimi i kamerave të sigurisë rezulton se i gjithë operacioni i grabitësve ka zgjatur rreth 4-5 minuta. Grabitësit pasi kanë çorientuar kameren e jashtme të sigurisë janë ngjitur në murë dhe kanë ndryshuar fokusin  e saj, duke e drejtuar pingul lart me rrahje në një ballkon. Ndërkohë duke përdorur mjete të forta kanë mundur të hyjnë në ambientet e postës dhe prej aty kanë marrë dy kasaforta të lëvizshme. Kanë qenë kamerat e brëndshme që kanë fokusuar katër persona, të gjithë me maska dhe doreza.

Nga burime të sigurta pranë policisë konfirmohet se dëmi ekonomik ndaj Albapostës ka qenë në nivel minimal. Brenda kasafortave ka pasur një sasi të konsiderueshme pullash postare, si dhe kupona pasaportash. Kuponet e pasaportave dhe të kartave të identitetit kanë vlera të larta kur një aplikant i blen, por në rastin konkret, grabitësve nuk u vlejnë sepse nuk kanë asnjë vlerë pa vulën e postës që vendoset në momentin që shitet. Ndërkohë që brenda kasafortave nuk ka pas vlera lekës, pasi vetë ndërtesa e postës është vetëm pak metra distancë me bankën Raiffeisen.

Pikërisht për këtë arsye grabitësit i kanë hedhur kasafortat në afërsi të Milotit, pasi kanë parë që nuk u vlejnë dhe mund të identifikoheshin. Policia i ka gjetur kasafortat dhe kuponët në afërsi të Milotit, çka vërteton se grabitësit nuk kanë qenë vendos por në ardhur. Ajo çfar nuk është e pranueshme ka të bëjë me faktin se Dega e Postës që është grabitur, ndodhet në qendë të qytetit, në kryqëzimin kryesor të saj.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment