Stema e Mirditës dhe elementët përbërës e përfaqësues së saj

Nga Pirusti News

Prej afro dy vitesh, Mirdita ka Stemën e saj. Gjatë kësaj kohe kjo stemë është mjaft e përdorur jo vetëm në dokumenta zyrtarë, por gjithnjë e më shumë ka marrë statusin e identifikimit të Mirditës në aktivitete të ndryshme kulturore, sportive, etj. Stema është përzgjedhur përmes shqyrtimit të shumtë punimeve nga specialistë të shumtë të dizanjit e të fushës së arteve grafike. Stema është punuar nga Refki Gollopeni, Magjistër i Dizanjit Grafik nga Theranda e Kosovës.  Procesi është realizuar nga Bashkia Mirditë, pasi ndryshimet në procesin e qeverisjes vendor e diktuan këtë.

Po cilët janë elementët që përcjell dhe përfaqëson kjo stemë?

“Stema e bashkisë së Mirditës është e thjeshtë dhe përmbajtësore që paraqet karakterin, traditën, besimin, energjinë pozitive të njerëzve të mençur, të guximshëm, mikpritës, bujarë si dhe veprimtarinë etnokulturorepatriotike, historike dhe ekonomike të mirditasëve”.

Në stemë janë vendosur elementet simbolike siç janë:

 a)- Shqiponja e Arbrit:

Eshtë e punuar në formë grafike bashkëkohore, që simbolizon lidhjen historike dhe traditën shtetformuese të Mirditës, e cila në vitet 1160 deri në vitin 1216, është dokumentuar nga burimet historike si qendër e Principatës së Arbrit.

b)-Element i mburojës:

Simbolizon këtë qëndresë stoike dhe të papërsëritshme, qëndresë në luftë për liri, për dije, për kulturë dhe për shqiptarizëm. Prandaj ajo përbën një element emblematik të kësaj treve.

c)- Kompanjeli i kishës së Oroshit:

Është simboli i besimit, traditës, arkitekturës dhe si element i përkujtimit të rilindasve dhe patriotëve mirditorë. Është i pari shkrim shqip prej një kleriku katolik pra Ipeshkëvit Pal Engjelli, apo i pari libër në shqip prej një kleriku katolik, Gjon Buzuku për të vazhduar me shoqërinë “Bashkimi”, e drejtuar nga abati i famshem i Mirdites, Prend Doci. Janë kishat katolike në malet e Veriut të Shqiperisë, pra dhe në Mirditë të kthyera në çerdhe të kulturës dhe të dijës, të identitetit kombëtar, që e mbajnë fort të lidhur këtë trevë me shqiptarizmën dhe atdhetarizmin. Prandaj nuk mund të neglizhohej ky element për t’u vendosur në stemën heraldike të kësaj treve.

d)- Kalaja – Kulla:

Simbolizon traditën, zhvillimin e trungut familjar arbëror, më pas të Dukagjinëve, e pas 1570 në Mirditë  me unitetin e 12 bajraqeve. Kalaja, kulla janë simbol i qëndresës ,pranë kalasë janë vendosur edhe majet e shtizave të 12 bajraqeve që simbolizojnë unitetin dhe gadishmërinë për mbrojtjen e vendit.

Të gjithë këto elemente duke u mbështetur në parimet heraldike, përputhen estetikisht, por dhe lehtësisht të përdorëshme në të gjithë elementet zyrtare dhe ballafaques me publikun apo me institucionet brenda dhe jashtë vendit.

Është përdorur ngjyra e kuqe, që së pari, është ngjyra eshqiptarizmës, ngjyra e flamurit kombëtar. Ngjyra e verdhë e ndritur pasi vetë kjo trevë është njëra ndër përpunueset e bakrit dhe arit si ndërlidhje me pirustët apo epokat e mëpastajme. Këto dy ngjyra u alternuan me ngjyrat e tjera për të pasqyruar edhe shpirtin e pasur dhe estetik të mirditasit të përdorur në veshjen apo punimet artizanale të kësaj treve

Autori eshte kujdesur që të mos ndërlikohej, por të ishte një stemë funksionale, lehtësisht e përdorëshme , sa më identitare dhe përfaqësuese.

Gjithashtu aty ruhen dhe jepen elementet përfaqësuese, që e identifikojnë fort këtë trevë e që e bëjnë unike atë, por duke ruajtur elementin kombëtar dhe atdhetar.

Përmasat e stemës janë si më poshtë:

-Në varësi të madhësisë që kërkohet për ambjente të ndryshme, dhënë sipas modelit të paraqitur në zhkallën zvogëluese dhe zmadhuese.

-Për flamurin: dimensionet 100 x 150 me thekë anash.

-Dimensionet e flamurit të vogël për tavolinë 21 cm X 16 cm

Ngjyrat për stemën, flamurin dhe për suveniret:

E verdhë e ndritur, Light Yelow C: 0 M:0 Y:60 K:0.  E kuqe boj gjaku, Red C: 19 M:100 Y:100 K:18

Për prodhimin e stemës do të ndiqet procedura përkatëse me specialistë në studio të licensuara për vulat dhe simbolet.

Përgatiti: A. Ndoja

 

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment