NGA NDUE DEDAJ: Musineja dhe Mirdita – komunikim përmes kodit të heshtjes

Nga Pirusti News
1 226 Shikime

Mirdita është një adresë e pashmangshme në jetën e Musine Kokalarit. Ajo sillet e internuar në Rrëshen, në vitin 1961, pasi kishte vuajtur 16 vite burg politik në Burrel etj. Erdhi të jetonte me të dhe nëna e saj, e cila pas dy vitesh u sëmur dhe vdiq. Është e njohur se si u soll regjimi me këtë kategori intelektuale, ku secili i internuar ishte e shtrënguar të kalonte para sportelit të Degës së Brendshme, dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje, 24 orë nën vëzhgim, me spiunë e spiune nga pas. Aq më tepër që Musineja ishte një e internuar “VIP”. Komiteti i Partisë dhe Sigurimi i Shtetit ishin vigjilentë ndaj çdo lëvizjeje të saj, kontrollonin gjer ç’libra lexonte dhe ç’filma shihte, sidomos në vitet e para të internimit. Megjithatë ajo dhe ashtu gjeti mënyrën për të shkëmbyer mendime me shkrimtarin e ri Bilal Xhaferi për ndonjë prozë të tijin, i cili e konsideronte Musinenë “mjaft të mprehtë për çështjet letrare”.

Por përtej ashpërsisë së regjimit ka pasur dhe një qëndrim qytetar. Musineja dhe Rrësheni, qyteti ku ajo qëndroi në internim për 18 vite (shto dhe 4 vite jo më e internuar), kishin një gjuhë të fshehtë mes tyre, sado memece në dukje. Njerëzit e qytetit, që asokohe nuk ishin vetëm mirditorë, por nga e gjithë Shqipëria (kuadro dhe nëpunës të rrethit, ekonomisë, arsimit, ushtrisë etj. të vendosur aty familjarisht) nuk e shqetësonin në punë, rrugë, dyqan, kinema, bibliotekë, ashtu si ajo nuk i “provokonte” me agjitacion e propagandë kundër pushtetit. Ajo agjitonte sa mundej vetëm për kulturimin dhe emancipimin e njerëzve të thjeshtë që e rrethonin. Ishte në të vërtetë personaliteti i saj rrezatues që e kishte fashitur nga sytë e tyre pamjen e saj “armike”, aq sa të mos e urrenin e stigmatizonin. Kishte tek e fundit një marrëveshje të pashkruar, të heshtur, të dyanshme: ajo si e internuar nuk mund të shkonte në shtëpitë e tyre e as ata në shtëpinë e saj, pos rasteve sporadike.

Musineja rronte e vetme, në një banesë përdhese si kapanon në moçalishte, bashkë me katër-pesë familje të tjera gjithashtu të persekutuara. Për të hyrë në atë shtëpi të mjerë duhej të vije dy-tre tulla dhe ndonjë dërrasë që të mos binte këmba në llucë. Aty ishte shtrati i saj, një raft librash, përfshi dhe një dorë revistash në gjuhë të huaj, që për inerci vazhdonin t’i vinin nga jashtë. Libri ishte i vetmi bashkudhëtar i jetës së saj që nuk e kishte braktisur në të mirë e në të keq. Punonte në ndërtimin e pallateve të reja, përziente llaç për ustallarët dibranë (gollobordas), lartësonte qytetin, që nuk i jepte një strehë normale për të futur kokën. Por nuk ishte e vetmja Musineja që ngrinte tulla mbi krahë nëpër skela, kishte dhe gra mirditore të persekutuara që bënin të njëjtën punë si ajo, Prena e familjes Gjeçi etj.

Kjo ishte paraditja e mundimshme sizifiane e saj, kurse pasditja ishte “mondane”. Vishej me shije të hollë si ato zonjat e rënda, shkonte në kinema, bibliotekë, librari dhe sidomos nuk harronte kurrë atë xhiron e saj të famshme, nga qyteti deri në periferi tek Ura e Fanit, sa shpesh identifikohej me atë xhiro. Kontrastonte dukshëm me graninë tjetër të qytetit, duke mos pasur një të dytë si ajo për nga veshja aristokratike. Ishte e vetmja mënyrë e saj për ta sfiduar deklasimin shkatërrues të personalitetit njerëzor. Jeta nuk i afronte asgjë bujare, megjithatë ajo kishte arritur të mbijetonte, të ishte një personazh në sytë e qytetit; mund të harroheshin të internuarit e tjerë, por jo Musineja që nuk rrinte vetëm në periferi, ku ia kishin caktuar “perimetrin”, por shfaqej dhe në mjediset publike kulturore. Njerëzit e Rrëshenit nuk e dinin mirëfilli biografinë e saj, përpos se ishte e deklasuar, nuk dinin sidomos se kishte qenë shkrimtare, por as ajo nuk e tregonte këtë anë. Në një shënim të sajin të vitit 1972 jetën aty Musineja e quan “një kapitull tragjik më vete”, plot vuajtje e shëmtime nga regjimi, ama kur ajo e kreu internimin dhe nuk u lejua të vente për të banuar në Tiranë, zgjodhi Rrëshenin për të jetuar. Për vendasit ajo ishte një grua që e “kishte zënë rreziku” me qeverinë, po jo me ata. Është gjithsesi ky qytet që e rindërton biografinë e disidentes antikomuniste, si dhe ditari i saj. Rrësheni, me praninë dhe mungesën, me dëgjesën dhe me heshtjen e tij, është i vetmi dëshmitar i jetës prej 22 vitesh dhe i vdekjes së Musinesë.

Kokalari ishte një zonjë që dinte ta gjente vendin, të shmangte incidentet e mundshme politike. Kishte për zemër sidomos fëmijët, sillej me ta me takt e elegancë, pa u shkrirë mes tyre si ndonjë masovike e organizatave të masave. Këshillonte të rinjtë për leximin e librave a shikimin e filmave, gjithnjë me fjalë të kursyera. Ndonjëherë fëmijëve u paguante biletën e kinemasë. Por siç kishte gra që i nisnin fëmijët tyre vjedhurazi t’i çonin Musinesë në shtëpi një dorë gështenja të pjekura, kishte dhe ndonjë grua militante Partie që i thoshte vajzës së vet të vogël të mos shihte filma në kinema së bashku me atë “shtrigën”, “caristen”. Megjithatë, për aq e aq vite në Rrëshen, asnjë akuzë, gjyq, demaskim, dënim a ridënim, asnjë dëshmitar kundër saj. Asnjë përplasje publike me banorët apo funksionarë të shtetit. As në radhën e qumështit, ku të gjithë shtyheshin që me natë. Asgjë e kësaj natyre, dhe pse spiunët raportonin në vazhdimësi. Vetë Musineja në shënimet e saj nuk ka shkruar asgjë lënduese për bashkëqytetarët e saj. Përkundrazi, ajo ka shkruar mes të tjerësh vargun poetik “Rrëshen, që u rrite në krahët e mi…” E megjithatë burgu i saj më i madh ishte vetmia. 24 orë vetmi nën hijen e malit të Kulmes. Vetmia e një gruaje të bukur plot ndjesi njerëzore dhe synime krijuese. Të gjithë i iknin asaj. Vetëm Aleks Buda e pati takuar njëherë në Rrëshen rastësisht aty nga fillimet e viteve ‘70. Ndërsa kur Enver Hoxha vizitoi Mirditën më 1968, Musinenë bashkë me të internuarit e tjerë i dëgdisën për një javë në Shpal, njëzet kilometra larg nga qyteti, si të ishin me kolerë. Ashtu siç ajo ishte tronditur thellë kur rastësisht kishte parë në Rrëshen hetuesin e saj të dikurshëm.

Siç mund të vihet re ky tekst kumtues është pa ato referencat e stilit akademik, pasi gjuha memece e qytetit me Musinenë nuk ka prodhuar dokumente, nuk gjendet në bibliotekën e qytetit as kartela e librave të lexuar nga ajo, që ishte lexuesja më e zellshme e saj, që kishte lexuar dhe në bibliotekat universitare të Romës etj. I vetmi regjistër që e shënonte çdo ditë emrin e saj ishte ai i Policisë, ku ajo paraqitej rregullisht për të thënë se ishte aty. Sigurisht nuk mund të mungonte emri i saj në gjendjen civile të qytetit, në faturat komunale të energjisë dhe të ujit, por vetëm kaq. 3-4 vitet e fundit kur ajo nuk ishte më e internuar, ka votuar si të tjerët. Ajo vetë nuk rrinte duarkryq, mbante ditar, kishte dorëshkrime, e tërhiqte etnologjia e trevës, por çfarë mund të dëgjonte spontanisht, pasi çdo pyetje e saj merrej me dyshim nga të tjerët.

Është trishtuese të mendosh se nuk ka një foto të Musinesë për rreth 40 vite. Kanë mbetur vetëm ato fotot e rinisë studentore të saj në Romë dhe fotografia emblematike e gjyqit (1946) ku ajo është duke u mbrojtur para mikrofonit. “Fotografia” e munguar e viteve ’60-80 e saj është veçse në kujtesën e rrëshenasve. Rrësheni qe bujtina e saj hermetike. Në 100-vjetorin e lindjes së divës së letrave shqipe, një rrugë e re në Rrëshen mori emrin “Musine Kokalari”. Bashkia Mirditë bëri nderimin e parë zyrtar për këtë figurë, por jo të fundit. Tash mirditorët kanë një rrugë ku “takohen” përditë me gruan e pathyeshme, shkrimtaren dhe intelektualen, që ata kurrë nuk deshën ta kishin mes tyre në kushtet e privimit, por krejt ndryshe, përmes “Zërit të Lirisë”, që ajo pati shpallur qysh në kohën e Luftës me gazetën e saj.

 

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan