Nga Prof.Dr Pal Nikolli/Monumentet e natyrës dhe zonat e mbrojtuara ne Mirditë. Revista “Mirdita nr. 18”

Nga Pirusti News
3 108 Shikime

Monumentet e natyrës janë pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kombëtare, por edhe ndërkombëtare. Në Listën e Trashëgimisë Botërore, që mbrohet nga konventa përkatëse, janë rradhitur mbi 760 objekte natyrore dhe kulturore nga shumë vende të Botës. Nga vendi ynë, në këtë listë, bëjnë pjesë: Parku Kombëtar i Butrintit, për vlerat unikale kulturore të tij; liqeni i Ohrit për vlerat e mëdha shkencore e ekologjike dhe qyteti i Gjirokastrës për vlerat e vaçanta urbanistike dhe arkitekturore. Në Konventën Ndërkombëtare Ramsar janë rradhitur edhe ligatinat Divjakë – Karavasta, për vlerat unikale të biodiversitetit dhe të peizazhit të tyre. Vendi ynë me natyrën e tij tepër të larmishme dhe interesante ka edhe shumë vlera të tjera që meritojnë statusin ndërkombëtar të trashëgimisë botërore, por këto vlera duhen studiuar me hollësi dhe mbi këtë bazë të bëhet argumentimi dhe propozimi për t’iu dhënë këtë status.Mirdita ka një serë monumentesh natyrore të cilat dallohen për veçoritë e tyre. Ato kanë vlera të shumta, shumica të  papërsëritshme dhe të pakthyeshme:

Monumentet natyrore janë burim i pazëvëndësueshëm informacioni shkencor për shumë shkenca: gjeologji, gjeografi, gjeomorfologji, hidrologji, biologji, etj. Prej tyre merren të dhëna të vlefshme për dukuritë e përbërjes, strukturës e proceset gjeologjike dhe dukuritë fiziko-gjeografike: veprimtaria e erës, karstit, akullzimit kuaternar; ujërave rrjedhëse dhe erozivo-denuduese; për proceset biologjike, etj.

Njerëz të profesioneve dhe të moshave të ndryshme, nxënësit dhe studentët duke i vizituar këto laboratore të verteta marrin kulturë, njohuri për procese dhe ligjësi të ndryshme natyrore, konkretizojnë informacionin teorik, të marrë në klasë, në auditor.

Kur monumentet e natyrës mirëmbahen dhe mbrohen, nëse studiohen me kujdes, përcaktohen dhe propagandohen vlerat e tyre, atëhere ato mund të bëhen  burim jo i vogël i sigurimit të të ardhurave financiare. Njerëzit, turistët janë të interesuar që të njihen me kuriozitetet e natyrës. Prandaj i vizitojnë ato me kënaqësi, duke paguar edhe taksën e kësaj vizite.

Monumentet e Natyrës së Shqipërisë janë studiuar në gjerësinë dhe thellësinë e tyre nga profesorët e nderuar të Departamentit të Gjeografisë të Universitetit të Tiranës: Prof. Dr. Perikli Qiriazi dhe Prof. Dr. Skender Sala, të cilët meritojnë një vlerësim të veçantë.

Veçoritë e monumenteve të natyrës të Mirditës:

 Kanioni Shehut të Keq – Gjëndet në afërsi të qytezës së Kurbneshit, të bashkisë Mirditë. Përfaqëson një kanion shumë të ngushtë me shumë pragje, në të cilat në kohën e dimrit formohen ujëvara me bukuri mahnitëse. Ai është i formuar në shkëmbinjtë gëlqerorë si rezultat i veprimtarisë erozive të ujërave dhe i karstit. Ka gjatësi mbi 1,5 km, dhe është shumë i ngushtë, deri në disa metra, ndërsa lartësia arrin rreth 100 m. Ka vlera shkencore (gjeomorfologjike e gjeologjike), didaktike e turistike. Vizitohet duke ndjekur intinerarin e rrugës qyteti i Rrëshenit – Kurbnesh – Mërkurth.

Shpella Kusia e Nue Gjonit – Gjendet në afërsi të fshatit Mërkurth. të njësisë administrative Selitë të bashkisë të Mirditës, në krahun e majtë të shtratit të lumit të Urakës, në lartësinë 800 m mbi nivelin e detit. Është rreth 750 m e gjatë dhe përbëhet nga disa galeri, që ndërthuren me njera tjetrën, duke formuar një labirinth të vërtetë. Në pjesën e parë dhe qendrore të shpellës zhvillohen dy kate. Kati i sipërmë ka disa salla me gjatësi dhe gjerësi 10-15 m dhe lartësi 10-20 m që lidhen me njera tjetrën me koridore të ngushta dhe janë të mbushura me stalaktite, stalagmite dhe kollona. Për bukuri të veçantë dallohet salla e bukur, që ndodhet në pjesën e parë të shpellës. Vende-vende në katin e parë ka puse vertikalë dhe galeri të pjerrta që të zbresin në katin e poshtëm, i mbushur me liqene të vegjël uji, madje në disa sektorë ka edhe rrjedhje uji. Në fund të galerisë kryesore ndodhet një liqen i madh dhe shumë i thellë, në të cilin derdhen edhe ujërat e tjera të shpellës. Ky liqen me sa duket duhet të përbëjë njërin krah të një sinfoni të madh, i cili të nxierr në galeri dhe salla të tjera të shpellës të panjohura deri tani dhe ndoshta shumë më të mëdha se sa ato që janë eksploruar. Janë të gjitha kushtet për formimin e shpellave të mëdha. Kati i poshtëm ndodhet nën shtratin e lumit të Urakës, i cili është i përkohshëm. Gjatë prurjeve maksimale të tij ky kat përmbytet plotësisht. Për madhësinë pasurinë e madhe me konkrecione, shpella ka vlera shkencore, didaktike dhe turistike. Në të njëjtën kohë ajo është edhe një rezervuar shumë i madh uji cilësor, që mund të merret me kujdes për furnizimin e sipërfaqes që vuan për ujë. Eshtë zbuluar dhe eksploruar nga grupi speleologjik i Milanos. Për të vajtur tek ky monument natyre duhet ndjekur ky intinerar: rruga automibilistike Rëshen – Kurbnesh – Mërkurth, në krahun e majtë të shtratit të Urakës

Rrobulli i Blaçit – Njihet me emrat arrnen dhe arrnen i zi. Gjëndet ne afërsi të fshatit Kumbull, njësia administrative Selitë e bashkisë të Mirditës, në lartësinë 1700 m mbi nivelin e detit. Përfaqëson një dru të veçuar prej rrobulli (Pinus Heldreichi). Ka rritje të jashtëzakonshme, formë konike, lartësi rreth 30 m, diametër të trungut rreth 240 cm dhe perimetër të trungut mbi 705 cm. Mosha e tij është mbi 750 vjecare. Sipas një burimi jo të sigurtë, monumenti është dëmtuar plotësisht. Ka vlera shkencore (biologjike), didaktike, estetike, turistike. Vizitohet sipas intinerarit Rrëshen – Kurbnesh – Kumbull.

Guri i Gjonit – Gjëndet në lartësinë mbi 1300 m  mbi nivelin e detit, në afërsi të qytezës Kurbnesh të njësisë admninistrative Selitë të rrethit të Mirditës. Monument i natyrës jo të gjallë dhe përfaqëson një gur të veçuar me formë karakteristike, gati piramidale, me lartësi disa dhjetra metra e gjerësi rreth 20 – 25 m. Ka vlera shkencore (gjeomorfologjike e gjeologjike), didaktike, peizazhiste e turistike. Vizitohet sipas intinerarit qyteti i Rrëshenit – qyteza Kurbnesh.

 

Guri i Nuses – Gjëndet në lartësinë mbi 1700 m mbi nivelin e detit, mbifshatin Shengjin, të bashkisë të Mirditës. Përfaqëson një gur me formë karakteristike, të veçantë. Ka vlera shkencore (gjeologjike e gjeomorfologjike), didaktike dhe turistike. Vizitohet sipas intinerarit qyteti i Rrëshenit – Klos – Shengjin..

 

 

Kroi i Bardhë – Gjëndet në mes të malit të Didhes e të Kunorës, në pjesën e sipërme të kanionit të Shehut të Keq dhe afër fshatit Kumbull të njësisë administrative Selitë të bashkisë  të Mirditës, në lartësinë mbi 1300 m mbi nivelin e detit. Përfaqëson një burim hidrotermal. Ka vlera shkencore (gjeologjike e hidrologjike), didaktike, turistike dhe  kurative pasi ndikon në shërimin e disa sëmundjeve, si atyre të rrugëve urinare, laringut, stomakut, veshkave, tiroideve etj.  Uji i vendburimit të Kroit të Bardhë kalon nidis shkëmbinjëve ultrabazikë, duke përfituar përmbajtje mineralogjike të larmishme që veprojnë në organizmin e njeriut. Tërheqës është dhe mjedisi turistik e ekologjik i kësaj pike turistike të Selitës. Kroi i Bardhë frekuentohet prej shumë vitesh nga vizitorë, pushues të shumtë, të sëmurë gjatë muajve të verës, megjithëse ende nuk ka kushte dhe infrastrukturë të përshtatshme. Vizitohet sipas intinerarit të rrugës rurale qyteti i Rrëshenit – qyteza e Kurbneshit – fshati Merkurth.

Mrizi i Shnaprenës Gjëndet pranë fshatit Shebë, njësia administrative  Kthellë në bashkinë  e Mirditës, në lartësinë 634 m mbi nivelin e detit. Përbëhet nga drurë farorë; shkozë e bardhë, frashër, qarr, etj, me lartësi 15 – 25 m. Diametri i trungjeve është 40 -92 cm, perimetri është 169 – 330 cm, ndërsa mosha e tyre është 110 vjeçare. Sipërfaqja e përgjithshme e kësaj sipërfaqeje pyjore është 0,5 ha. Ka vlera shkencore (biologjike), didaktike, ekonomike e estetiko – turistike me rëndësi lokale. Mund të vizitohet sipas intinerarit: rruga rurale qyteti i Rrëshenit – fshati Kthellë, e më pas rruga e përkohshme për në Shebë.

 

 

Rrapi i Kaçinarit – Gjëndet në lartësinë rreth 500 m mbi nivelin e detit, pranë fshatit Kaçinar të njësisë administrative me të njëjtin emër në bashkinë e Mirditës. Përfaqëson një dru të veçuar me formë të çrregullt, lartësi mbi 12 m, diametër të trungut mbi 60 cm e perimetër të tij mbi 200 cm. Ka 5 degë dhe perimetër kurore 42 m. Një pjesë e degëve janë dëmtuar nga faktorë natyrorë. Ka moshë mbi 150 vjecare dhe vlera shkencore (biologjike), didaktike, estetike, historike e turistike. Vizitohet sipas rrugës rurale: qyteti i Rrëshenit – fshati Kaçinar.

 

 

Lisat e Shpalit – Gjëndet në lartësinë 450 m mbi nivelin e detit, pranë një sipërfaqeje të sheshtë në afërsi të fshatit Blinisht, të njësisë administrative Orosh të bashkisë të Mirditës. Përfaqëson një dru lisi të veçuar me lartësi rreth 20 m, trashësia e trungut është rreth 110 cm, ndërsa perimetri i tij arrin mbi 340 cm. Druri ka nisur zgavrim në afërsi të tokës. Pranë tij janë varrezat dhe kisha e Shpalit. Ka vlera shkencore (biologjike), didaktike, estetike, fetare dhe turistike. Vizitohet duke ndjekur rrugën rurale qyteti i Rrëshenit – fshati Shpal.

 

 

 

 

Lisat e Marpepës – Gjëndet në afërsi të fshatit Mashtërkor, njësia administrative Orosh e rrethit të Mirditës, në lartësinë 350 m mbi nivelin e detit. Përfaqëson një grup drurësh dushku (10 drurë), lisi e qarri.. Lartësia e drurëve është 12 – 15 m, diametri i trungjeve është 45 – 80 cm, ndërsa perimetri i tyre arrin në 130 – 240 cm. Mosha e drurëve është rreth 90 vjeçare. Ka vlera shkencore (biologjike), didaktike, estetike, turistike dhe ekonomike. Vizitohet sipas intinerarit qyteti i Rrëshenit – Shpal – Reps – Fan.

Dritarja tektonike e Mirditës – Gjendet në juglindje të fshatit Manati të Komunës Kolsh të rrethit të Lezhës, në lartësitë 80 – 600 m mbi nivelin e detit. E veçanta e saj është se, si pasojë e proceseve të ndërlikura gjeologjike, këtu nënzona tektonike e Spitenit del në brendësi të zonës tektonike të Krastës. Formacionet karbonatike të saj formojnë një brahiantiklinal të shtrirë. Ka gjatësi mesatare 1500 m dhe gjërësi mesatare 1000 m. Eshtë studiuar nga prof. V. Melo dhe prof. J. Kanani, që e kanë propozuar si monument natyre. Objekt me vlera të veçanta shkencore në fushën e gjeologjisë dhe të gjeomorfologjisë. Ka gjithashtu vlera didaktike për studentët e gjeologjisë dhe të gjeografisë dhe nxënësit e shkollave të mesme. Për të vajtur tek ky monument natyre duhet ndjekur intinerari: në të majtë të rrugës automobilistike Lezhë – Manati.

“Bjeshka Oroshit” – zonë e mbrojtur e kategorisë së VI

Bjeshka e Oroshit është shpallur Zonë e Mbrojtur me V.K.M. Nr. 102 datë 15.01.1996. Ka një sipërfaqe  prej 4691.2 ha (sipërfaqe me pyje, inproduktive dhe kullota) dhe ndodhet në Njesinë Administrative Orosh të Bashkisë Mirditë. Për të arritur në “Bjeshka e Oroshit” shkohet nëpërmjët këtij rrjeti rrugor:  Rruga Kombit- Reps-Bulsharë- Ndershenë-Nenshejt; Rruga Kombit –Reps- Mashterkor- Grykë Orosh- Nenshejt dhe Rruga Kombit – Klos (Fan) – Shengjin – Shkallë Konaj- Fushë Lugje. Flora e “Bjeshka e Oroshit” përfaqësohet me shumë bimësh si:  ahu (Fagus silvatica), pisha e zezë (Pinus nigra), Robulli (Pinus heldreichii), Bredhi i bardhe (Abies alba), Dellinja e zeze (Juniperus communis), Delinja e kuqe (Juniperus oxycedrus). Në zonën e ulet (në afërsi të lumit Fani Vogël ne lagjën Vilëz) takohet Bunga (Quercus petrea), Qarri (Quercus  cerris), shkoza e bardhe (Carpinus betulus), frasheri fletengushte (Fraxinus angustifolia), Boshtra  (Forsythia europaea e rrallë që shtrihet buzë lumit Fani Vogël deri në lartësin 800 m).  Edhe flora barishtore është mjaft e pasur me graminace, trumëz, lisën, thundërmushke, mente e shumë barishte të shumë llojshme.

Fauna përfaqësohët me keto lloje më kryesore: Gjitaret si: ariu (Ursus arctos), ujku (Canis lupus), dhelpra  (Vulpes vulpes), iriqi (Erinaceus concolor), urithi (Talpa), lepuri i murmë (Lepus capensis), etj; shpendet si:  shqiponja (Aquila chrysaetos), skifteri kthetrazi (Alectoris graeca), thëllënza e malit (Qyqja – Cuculus canorus), turtulli (Streptopelia turtur), qukapiku i vogël (Dentrocopos minor), bishtëlekundësi (Motocilla), mëllenja (Turdus merula), grifsha (Garrullus glandarius), korbi (Corvus corax) etj.;  amfibet si: bretkosa e përrenjve (Rana graeca), bretkosa barkverdhë (Bombina variegate), thithlopa (Bufo bufo), etj.; Reptilet si: nepërka (Vipera ammodytes), zhapiu i gjelbër (Lecerta viridis), hardhuca e barit (Podarcis taurica), hardhuca e murit (Podarcis muralis), etj.

Gjendja aktuale e monumenteve të natyrës

Monumentet e natyrës vlerësohet se përbëjnë një atraksion të madh për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. Megjithë përmirësimet, kuadri ligjor në fushën e ruajtjes së natyrës dhe të monumenteve natyrore nuk është i plotë dhe numri i objekteve të shpallura monumente natyre mbetet i kufizuar. Shumë prej monumenteve të natyrës tashmë të shpallura  kanë filluar të pësojnë dëmtime si: prerje, djegie e plotë ose e pjesshme e trungut, etj. Dëmtimi po përfshinë edhe gjeomonumentet, sidomos shpellat karstike, me vlera të veçanta, të cilat po bëhen objekt i shkatërrimeve, vjedhjeve dhe ndotjeve të ndryshme; liqenet akullnajorë, etj. Kjo situatë duhet të shqetësojë specialistët dhe studiuesit e natyrës shqiptare (gjeografë, gjeologë, biologë, hidrologë etj.,), por dhe çdo qytetar të përgjegjshëm dhe pushtetin qendror e veçanërisht atë lokal, për të marrë masat e nevojëshme me qëllim që të ruhen këto vlera të veçanta të trevës tonë.

Literatura 

  1. Perikli Qiriazi & Skender Sala. Monumentet e Natyrës së Shqipërisë. Ideart. Tiranë, 2006
  2. http://akzm.gov.al/

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan