Mbi dhënien e titujve të nderit dhe vlerësimeve të ndryshme nga SHKA-Mirdita

Nga Pirusti News

Shoqëria Kulturore Artistike e krijuar me vendimin nr. 3514, datë 19. 02. 2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka një program të qartë të përcaktuar dhe që është realizuar me sukses të plotë deri tani. Pikërisht në mbledhjen e parë të saj pas dhënies së vistos nga Gjykata e Tiranës, me vendimin nr. 2 të protokolluar, Kryesia e kësaj shoqate kulturore dhe artistike  ka marrë në shqyrtim dhe ka vendosur mbi titujt e nderit që jep shoqata, bazuar edhe mbi ligjet përkatëse të shtetit shqiptar.

Pikërisht në këtë mbledhje u vendos si më poshtë:

Të  bëjë vlerësime, të propagandojë vlerat me  elitare të  krijuesve mirditas kudo ku jane, dhe  të gjithë  atyre që dëshirojnë të na mbështesin dhe të bashkepunojnë si  me poshte:

TITUJ NDERI QE DO JAPE  SHKA MIRDITA:

  1. KRENARIA E MIRDITES
  2. NDERI I SHKAMIRDITA

            VLERESIME

          – MIRËNJOHJE

– ANTAR NDERI I SHKA MIRDITA

 

ÇMIME

-Çmimi i madh vjetor i revistës  “Yjet e Arberit”

– Çmime  sipas  sruktures se revistes, per studimin, per poezine dhe poetet e rinj, per tregimin dhe ese-në, për prozën, portretin, reportazhin për kritikën artistike dhe gjithë gjinitë që do botohen ne reviste.

– Për artet figurative, për kopertinën, prortretin, pejzazhin, kompozimin grafikën dhe gjinitë e ndryshme të artit figurativ.

– Çertifikata  e diploma për pjesmarrje.

ORGANE TE SHTYPIT-

–  Revista  me titull “Mirdita” do të jetë Kulturore dhe Artistike, periodike çdo tre muaj. Tirazhi do të jetë 500 deri 1000 ekzemplare

– Të punohet për ta nxjerre sipas rastit edhe në gjuhë te huaj, një përmbledhje në anglisht, gjermanisht dhe gjuhë të tjera sipas materialit, qëllimit e përmbajtjes së revistës.

-Gazeta  e  Shka “Mirdita”   “Fletorja e Mirditës” e përmuajshme, me 200 ekzemplare.

-Fletë –palosje të ndryshme, njoftime.

  1. Per propagandimin e aktiviteteve të përdoren portalet elektronike, promovimet, shtypi vendas  dhe ai ndërkombetar, televizionet e ndryshme brenda e jashte vendit, me kronika , intervista, botime etj. Ekspozita të artit figuartive e pamore.  Mardheniet me  shoqata si motra  kombetare dhe mbarekombetare e nderkombetare..

 

 

 

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment