Fatos Baxhaku/ SPAÇ, NË VENDIN E HISTORIVE

Nga Pirusti News
2 388 Shikime

Reportazh nga Spaçi-Shkurt 2007

Dy qen të sertë stani nuk i ndahen makinës. Janë gati të shqyejnë edhe gomat. Me të vetën kanë të drejtë. Faji është i yni. Jemi ne, të panjohurit, që kemi hyrë në territorin e tyre. Po rrugëtojmë ngadalë përgjatë një përroi që derdhet në Fan, nëpër një shteg të rrëpirët që lidh rrugën nacionale Rrëshen-Kukës me krahinën e Spaçit, që dikur përbënte njërin prej bajrakëve më në zë të Mirditës. E kemi kaluar Shpalin me kishën e tij plot histori dhe kemi hyrë drejt Lindjes, andej nga bëhet edhe më i afërt Mali i Munellës, mbi 2000 metra i lartë. Për disa minuta të mira udhëtojmë bashkë me qentë që nuk rreshtin së lehuri egërsisht deri sa shfaqet figura e parë njerëzore në këtë udhëtim. Eshtë bariu, i zoti iqenve të sertë. “Si shumë të egër i paske, mor mik”, hyn në bisedë me bariun e vetmuar njëri prej nesh. “Jo mër jo, se janë t‘butë”, përgjigjet bariu me një buzëqeshje të ndrojtur. Vazhdojmë rrugën për më lart duke vrarë mendjen se si duhej të ishin qentë e stanit sikur të ishin të egër sipas konceptit të bariut. Ngaposhtë, andej nga buza e përroit vazhdon të na vijë jehona e të lehurës së tyre “të butë”.

Shtatë Kisha për tri shtëpi.

 I kalojmë disa shtëpi të gurta në anë të rrugës. Një grua, e veshur me kostumin tipik mirditor po punon në vreshtin e saj. “A po urdhnoni mrena?”, na fton menjëherë pas përshëndetjeve të para. Mikpritja tradicionale mbahet ende këtyre gërxheve të shkreta. Matanë një ure të gurtë rruga vjen e bëhet edhe më e rrëpirët. Për fat, dielli i janarit edhe sot ka vendosur të shndrisë dhe makina jonë ndihet disi më e sigurt mes kthesave të përbaltura. Vetëm tek-tuk, në ndonjë rrëzë, që nuk e zë dielli shndrisin disa pllanga akulli. Na bëjnë përshtypje disa gurë anës rrugës, të lyer me gëlqere dhe krejt mbi një qafë një tabelë që shënon: Kodër-Spaç, Gurth-Spaç. Dikush u kujtuaka për këtë rrugë të harruar mes malesh. “Ah, po ky është Zef Ndoci, ky e mirëmban vetë rrugën. Keni për ta takuar vetë. Ne po shkojmë andej nga shtëpia e tij”, na shpjegon njëri prej shokëve tanë vendas.

Zef Ndocin e takojmë pas pak minutash në Kodër-Spaç në fshatin e tij. Në fillim dallojmë flokët e tij krejt të bardhë dhe pastaj siluetën e tij të hollë, një mirditor i vërtetë. Eshtë nga ata që nuk pranojnë të ikin nga vendlindja. Jeton me gruan dhe të ëmën. Fëmijët e tij, sigurisht që kanë kohë që janë larguar që këtej. Fisi i Zefit ka një histori të gjatë. Eshtë nga ato familje që dikur quheshin “me emër” ose, më mirë, “n‘za”. Zefi na shoqëron një copë herë në atë që ne kemi dëshirë ta quajmë qendra e fshatit. Kulla e tij e gurtë qindravjeçare është fare afër. Disa rrënoja të gurta dallojnë në shpatin e kodrës. “Këto janë dy prej shtatë kishave që kena pasë në fshat në këtë territorin këtu rreth e rrotull – na tregon Zefi – tani janë vetëm rrënoja, por dikur kanë qenë kisha fort të rëndësishme. Kjo këtu asht qela e priftit”. Ecim një copë herë nëpër grumbullin e shtëpive që kanë mbetur ende të banuara. Tri familje nga afër 30 që kishte fshati deripara ‘90-ës, ky është bilanci i historisë më të fundit të Kodër-Spaçit.

Ngjitur me kullën e lashtë të Zefit një shtëpi e ulët e gurtë na bën përshtypje. Aty shohim të hyjnë e të dalin njerëz. Njëri prej miqve tanë hyn brenda saj. “Po shkoj t‘i takoj pak të zotët e shtëpisë. Kanë pasur një mort”, thotë ai dhe përkulet mbi portën e ulët. Mësojmë se pikërisht kjo shtëpi e gurtë në fshatin e largët është shtëpia e Aleksit, 6-vjeçarit që u ndanga jeta para do kohësh nga një sëmundje e pashërueshme. Shumë gazeta dhe televizione kishin ndikuar në organizimin e një fushate ndihmash për të. Para Aleksit, nga e njëjta sëmundje, familjes fatkeqe i kishin vdekur edhe dy fëmijë të tjerë. Tani tymi që del nga oxhaku i ulët është nga të paktat gjëra që lëvizin në këtë shtëpi të mpirë nga dhimbja. I sillemi ca kohë rrotull shtëpisë së vakisë, por nuk hyjmë brenda. Më mirë t‘i qëndrojmë larg vdekjes dhe lajmeve që lidhen me të.

Histori të arratisurish

Zefi na shoqëron një copë herë nëpër ambientet e kullës së tij. “Kjo pjesë ka mbi 450 vjet që është ndërtuar, kurse kjo tjetra këtu është bërë nga stërgjyshi mbi 150 vjet më parë”. Zefi nuk e fsheh krenarinë, ndërsa flet për të parët e tij “n‘za”, porse shton heraherës: “Unë flas more, flas e ju them çka di unë prej t‘parëve të mi, porse duhet me shkrujtë për të tanë se historitë tona nuk marojnë”. Dhe vërtet, historia që nis e rrëfen Zef Ndoci që nga stërgjyshi e deri në ditët tona është një histori e gjatë. Në të përzihet historia e mirditorëve në Shkodër dhe e marrëdhënieve të tyre me Valiun, histori miqësish, por edhe armiqësish e gjaqesh me malësorët e Mbishkodrës, austro-hungarezë e serbë që kanë kaluar këndej në kohën e Luftës së Parë Botërore, histori që lidhen me Gjon Marka Gjonin – gjyshi i Zefit, i shkolluar jashtë, ka qenë një lloj ministri i Kapedanit të Mirditës – arratisje në Serbi dhe kundërshti me Mbretin Zog, të gjitha kalojnë para syve tanë, njësoj si në një film të vjetër.

Zefi rrëfen ngadalë e shkoqur, njësoj sikur të fliste në kuvend të burrave. Do të na duhej një libër i tërë në dispozicion që të shkruanim për historinë e gjatë të kësaj familjeje. Stërgjyshi Ndoc Ndreca është vrarë në një pusi në 1907-ën e largët. “Në Shkodër e quanin Ndoc e ai dhe ishte si punë shefi policie – kujtohet Zefi – njerëz nga fisi ynë kanë shkuar e ja kanë marrë gjakun n‘Lezhë. Ishte një malësor që kishte ra atje. Pastaj gjyshi ka qenë një nga mësuesit e parë në Mirditë dhe kështu ka vazhdu historia“. Ndoci na shëtit në kullën e tij. Një portë e madhe hekuri mbyllej natën. Jeta në këto anë, të mbushura me pusi dhe me terr nuk ka qenë njohur për siguri. Në anë të pragut të gurtë, një si punë kanali është gdhendur kush e di që prej sa kohësh. “Kjo është për të kulluar vajguri, nëse i vinin flakën shtëpisë”, flet Zefi, sikur të thotë një gjë që tashmë e dinë të gjithë. “Foli pak për babën”, e ngacmon një nga miqtë tanë të zotin e kullës. “Ah, baba. Edhe kjo asht nji histori e gjatë. Baba jem, Ndue Zef Ndoci, kishte kry nji herë konviktin e Oroshit e ma vonë edhe gjimnazin e Shkodrës. Në kohën e Luftës nuk u përzi shumë me politikë, por sidoqoftë komunist nuk ishte dhe kështu qi fundi i Luftës e gjeti në një situatë të vështirë.

Me që ishin miq me Ndrec Ndue Gjokën, mësuesin e njohur, që ma vonë e vranë, atëherë kanë lidhë besën me sho-shojin. Kanë thanë: Nëse fitojnë nacionalistat atëherë baba do të ndihmonte Ndrecën dhe, anasjelltas, nëse fitojshin komunistat atëherë Ndreca do të ndihmonte babën. Dhe vërtet, në fillim babën e majtën pak kohë në burg, por Ndreca shkoi dhe e liroi. Kështu ka vazhdu, derisa laku erdhi duke u shtrënguar dhe atëherë Ndreca i ka thanë babës: Nuk kam ma se çka të baj. Nja dy vite burg duhet t‘i bash. Baba i shkoi dy vjet burg të randë në Beden të Kavajës. Por mikun e tij Ndrecë Ndue Gjokën e vranë dhe atëherë filloi një fushatë terrori në krejt Mirditën. Kur kanë ardh me e kapë një të diel pashke, baba atëherë ka vendosë me ikë bashkë me nji axhën tem”.

Nga Spaçi në Beograd, ku mbaron studimet e larta, dhe më pas në Gjermani, ku punon për shumë kohë si ekonomist në një stacion televiziv. Ky kishte qëlluar fati i mirditorit Ndue Zef Ndoci. “Babën e kam taku për herë të parë në 1992, në Gjermani. Zefi tani ka një fotografi përpara, ku i ati duket shumë herë më i ri se i biri i thinjur – në fillim më pa me dyshim e m‘tha: More bir se mos je çue prej Sigurimit? Pastaj ka ardh ktu. Ka vdek tani, para pak kohësh. Ishte 90 vjeç. Deri vonë ishte shumë i fortë, e ngiste vetë makinën deri në Rrëshen. Eh, histori e gjatë.

Një porosi nga Zefi: Xhevdet Hoxha i “Zërit të Amerikës”, i arratisur nga Kodra e Spaçit

“Të gjitha këto që ju thashë nuk ka nevojë me i shkrujtë të tana. Ka edhe shumë familje të tjera mirditore që kanë shumë histori. Unë veç një kërkesë kam. Dua të ma shkruani këtë ngjarje”, flet Zefi me sytë e ngulur në blloqet tona. Sigurisht që do t‘ia kryejmë porosinë mirditorit në kullën e gurtë. “Historia është kjo – nis e tregon Zefi – Nga viti 1966, ka jetuar në atë kishën me gurë të zi që patë ktu afër një miku im i ngushtë. Ai quhej Xhevdet Hoxha. Ishte nga Kopliku dhe e caktuan mësues këtu. Kemi qenë shokë të ngushtë.

Bashkë lexonim libra të ndaluar dhe e kam ende para syve se sa keq ka jetuar këtu. Ishte varfëri e madhe asokohe. Darka e tij ishte një fetë bukë me sheqer dhe ujë. Xhevdeti kishte kryer ushtrinë në Kukës dhe i dinte shtigjet nga dilej matanë. Kështu që në 1968 u arratis në Jugosllavi dhe prej këtej kaloi në Shtetet e Bashkuara. Për shumë kohë ka qenë gazetar i “Zërit të Amerikës”. Xhevdeti më ka habit vërtet. Para do kohësh vendosi të martonte vajzën, që kishte lindur andej. Dasmën e bëri në Koplik dhe unë kam qenë i ftuar atje. U takuam mbas kaq e kaq vitesh. A nuk ju duket histori e bukur?”. Neve, sigurisht që na duket e bukur dhe e hedhim shpejt e shpejt nëpër blloqet tanë.

Nana Dilë dhe makina qepëse.

Nana Dilë është e ëma e Zefit të thinjur. 89 vjetët që mban mbi shpinë e kanë kërrusur ca, porse nuk i ndahet punës. “Duhet me i nimu kta t‘ritë sa t‘kenaì fuqi”, thotë Nana Dilë, ndërsa seç po ndreq në anë të një gardhi. “T‘ritë”, që janë Zefi flokëbardhë dhe e shoqja e tij, vënë buzën në gaz. “Asht ma e fortë se na të tanë”, shton nusja e shtëpisë. Nana Dilë ngjitet pak nga pak në shkallët e gurta të kullës, ku ka kaluar pjesën më të madhe të jetës në pritje të burrit që i kishte ikur që në 1949 dhe me sytë nga fëmijët që ia shihnin me sy të keq. Në një cep të dhomës, një makinë e vjetër qepëse “Singer” është ende në punë. Kjo është një nga zbavitjet e përditshme të mirditores së vjetër. Çdo ditë zhurma e njohur e pedalit të makinës jehon në kullë.

Makina është e vitit 1918. Vjehrri i Dilës e pat sjellë dikur nga Jugosllavia. Dila e fut vetë peun në gjilpërë. Ende kjo punë i duket lodër fëmijësh. Gjyzlykët për të janë një gjë krejt e kotë. Mbi kryet e saj, nga një foto e vjetër, dy malësorë me pushkë dhe me qëndrimin tradicional të kohës së Marubit, duken sikur shohin me kuriozitet se ç‘po bën ende Dila në të njëjtin vend ku ata e kishin pas lënë. “Ah, po kta janë ma të vjetër se unë. Kanë vdek me kohë. Kanë qenë trima e burra boll t‘mirë”, flet Dila, ndërsa makina e vjetër e kohës së austro-hungarisë vazhdon të punojë me të njëjtin ritëm si këtu e afër një shekull më parë. Njësoj si e zonja edhe “Singeri” ka vendosur të mos ketë edhe aq lidhje me kohën.

Ish Burgu i Spaçit, Takim me ferrin.

“Mirdita ka boll resurse turistike. Njëri prej tyre është edhe Burgu i Spaçit“. Një miku ynë i vjetër, mësues, na e kishte përsëritur shumë herë këtë fjali gjatë gjithë udhëtimit tonë. Jo vetëm të shtyrë nga kjo, por, më tepër edhe për të kryer një ritual që nxitej nga të gjitha ato ç‘kishim dëgjuar a lexuar, nuk mund të rrinim pa shkuar në vendin ku kanë vuajtur me dhjetëra mijëra njerëz nga e gjithë Shqipëria. Dhe ja ku jemi. Vetëm pak minuta pasi jemi ndarë me mikpritësit tanë në Kodër-Spaç, makina nis të hyjë në një grykë të thellë, drejt një spiraleje që duket si hinkë pa fund. Dielli këtu bëhet edhe më i largët, ndërsa bimësia është një gjë që këtu duhet harruar sakaq. Përveç nesh asnjë gjallesë nuk duket se ka qejf të kalojë këndej pari. Vetëm disa shkurre të ulëta, që i lëkund era e veriut janë shumë pak për ta quajtur vend të jetueshëm. “Reparti 303” – kështu quhej zyrtarisht vendi famëkeq – tani është një grumbull rrënojash syshkulura, kujtim i një kohe kur njerëzit, të shndërruar në skllevër të shekullit të 20, luftonin me vdekjen dhe me absurdin në këtë humbëtirë, që e ndryshon ngjyrën nga e kuqja e bakërt në grinë e thellë vetëm brenda pak minutave. Ecim një copë herë nëpër vendin, që ai miku ynë e kishte quajtur një “resurs turistik”.

Nën këmbët tona, nëpër të njëjtën rrugë që bënte dikur karvani i të dënuarve, gurët kërcasin mbyturazi. Dëgjohet vetëm jehona e hapave tanë dhe hera-herës vërshëllima e erës që depërton mes dritareve të errëta. Një ndjesi e keqe na pushton, ndërsa kujtojmë vuajtjet e njerëzve nëpër kapanonet dhe grykat tashmë të vetmuara. “Resurs turistik”, a është kjo fjala e duhur që duhet përdorur për këtë vend famëkeq? Mbase, mbase… Përderisa edhe Mathauzeni, në Austri, konsiderohet pikë turistike. Sido që të jetë, nuk është ky vendi i duhur për të njohur Mirditën. Atë të vërtetën. Largohemi nga burgu i braktisur pa e kthyer kokën pas. Dielli tashmë ka nisur të zbresë poshtë dhe kjo e ka nxirosur edhe më shumë këtë peizazh të trishtë.

Turqit në Reps.

Teksa rrugëtonim në mëngjes për në Kodër-Spaç, na kishin bërë përshtypje disa pika të bardha, që dukeshin larg në bregun tjetër të lumit. Nga pika më pas, ato u shndërruan në njolla dhe kur ishim fare afër në disa shtëpiza të vogla të bardha. Janë shenjat e para të shpresës, kapanonet e punëtorëve e specialistëve turq, që do të merren me ndërtimin e rrugës së re, që lidh Kosovën me pjesën tjetër të Shqipërisë. Pikërisht në këtë grykë do të kalojë një pjesë e kësaj rruge shumë të rëndësishme. Në peizazhin gri të këtushëm, ato “pikat” e bardha duken vërtet të gëzueshme. Disa ekskavatorë të rëndë vazhdojnë të punojnë në kampin e ri anës lumit. Repsi është një qytezë që kishte nisur të mpakej. Në sheshin e tij, ku ndalojmë për pak kohë, ende janë të dallueshme shenjat e braktisjes. Njësoj si në burgun me të cilin porsa jemi ndarë, edhe këtu ato dritaret e errëta, shenja të sigurta të braktisjes, na vrasin sytë.

Porse disa fëmijë, që luajnë në qendër, seç na bashkohen mirë me ato njollat e bardha, që na kishin kthyer disi qetësinë. Të veshur njësoj si të gjithë fëmijët e cilitdo qytet në Shqipëri, fëmijët e Rrepsit, pasi i kalon ajo habia e parë që të krijojnë të porsaardhurit me aparate fotografikë, miqësohen shpejt me ne. “Xhaxhi, edhe ju me rrugën merreni?”. Një vajzë e vogël, fort e këndshme, na zë për dore. I themi që nganjëherë merremi edhe me rrugët, porse nuk i bëjmë ato, vetëm sa i kalojmë. Vajza tund kokën mendueshëm. Përgjigjja jonë, me sa duket, nuk e kënaqi. Ne nuk qenkemi nga ata të cilët do t‘i japin punë babit. Në qendër takojmë Pjetrin, një veteran të industrisë së bakrit.

“Rruga e re” është sërish fjala që do përsëritet sa e sa herë në bisedën e shkurtër mes nesh dhe njeriut të nderuar të Repsit. Tashmë është bërë thuajse natë. Marrim rrugën e kthimit. Ata fëmijët e hareshëm nuk janë më në qendër. Vetëm disa të rinj përtypin fara në anë të një trotuari. Vetëm pak minuta në të dalë të Rrepsit shohim një grumbull njerëzish. Diçka ka ngjarë me siguri. Poshtë, ndonja 30 a 40 metra, dallojmë një makinë me targa të Shkodrës. Shkodrani, që ka shitur peshk në Rreps, ka rrëshqitur poshtë. Për fat të mirë, askush nuk është dëmtuar. Një ekskavator i firmës turke ka shpejtuar të ndihmojë makinën e aksidentuar. Rruga e re, ende pa u ndërtuar, e ka sjellë të mirën e parë. Makina e bardhë tërhiqet shpejt e shpejt nga gropa nga ku kishte rënë, ndërsa fytyrat e të gjithë kuriozëve bëhen edhe më të qeshura.

Autori falenderon miqtë dhe kolegët mirditorë Bardhok Gjikola, Bardhok Pulaj dhe Aleksandër Ndoja për ndihmën dhe miqësinë e treguar gjatë këtij udhëtimi.

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan