Si u njoh autonomia e Mirdites me 5 korrik 1878, dhe pse kjo date duhet te njihet si date zyrtare e Mirdites..!

Nga Pirusti News

Nga LIN KIKU

-Data 5 korrik 1878 u be nje date qe e lartesoi Mirditen ne te gjitha kancelarite europiane te kohes,dhe eshte nje date unifikuese dhe pa asnje lloj kundershtie dhe per kohen e sotme-

Faik Konica:  “Ishte kjo Mirdite e madhe, pa kemi kete Shqiperi te vogel”.

 Legjenda për Mirditën, tashmë të njohur, e botuar në “Doke e Zakone Shqiptare” të mbledhura nga Atë Donat Kurti (Botim Françeskan) thotë se ishin tre vëllezër dhe i ati, pasi i ndau krahinat ku ai sundonte, u vendos para dy objekte:

Një shalë dhe një shoshë. Vëllai i madh merr shalën dhe krahina e tij do të merrte emrin Shalë. Vëllai tjetër merr shoshën dhe krahina e tij do të merrte emrin Shoshë. Ndërsa për vëllain e vogël nuk mbetet asgjë, prandaj ai thotë “E mirë dita kjoft për mue!” e kështu, krahina ku ai shkon merr emrin Mirditë. Por, përtej legjendës,historia e Mirdites fillon qe me vendbanimet e hershme te saj, dhe kete e deshmon me se miri siti prehistorik me Art Rupester i Guves se Rubikut, qe mendohet te jete krijuar ne periudhen e neolitit rreth 5500 vite me pare. Gjate periudhes Ilire, Mirdita do te ishte pjese e fisit te Pirusteve, nje popull qe merrej kryesisht me perpunimin e bakrit, argjendit dhe arit. Gjate shekujve te sundimit Romak popullsia u romanizua gjeresisht, modelet e jetes romake, perfshire ketu edhe gjuha u perqafuan prej popullsise vendase. Mbare rajoni gezoi gjithashtu avantazhet e Pax Romana-s. Per nje periudhe te gjate popullsia nuk u prek nga pushtimet e huaja apo luftrat e medha shkaterrimtare. Me ndarjen e perandorise Romake ne dy pjese ne vitin 395, vija ndarese qe do te merrte nje rendesi te jashtezakonshme historike kalonte dhe ne territorin e Mirdites, dhe kufiri ndares do te ndante ne te ardhmen Kishen Ortodokse nga ajo Katolike dhe qyteterimin e lindjes nga ai i perendimit.Kroatet,Sllovenet,si dhe nje numer Boshnjakesh dhe Shqiptaresh,dhe ketu ben pjese dhe Mirdita u vune kryesisht nen ndikimin e perendimit dhe kishes Katolike.Gjuha e kishes ishte latinishtja, alfabeti ishte latin. Ndertimet e tyre u karakterizuan nga stilet e arkitektures perendimore fillimisht romanesk e me pas ai gotik. Gjate periudhes se mesjetes pushtimet bene qe begatia e madhe ne kohen e pushtimit te Romes te merrte fund.Vecanerisht dyndja sllave ne trojet shqiptare la gjurme te thella. Megjithate popullsia ilire e kesaj zone nuk u sllavizua. Meqe jetonin ne male dhe ishin te organizuar ne grupe fisnore,banoret ruajten gjuhen dhe ekzistencen e tyre te pavarur dhe e tille ishte dhe zona e Mirdites.

Ne kete periudhe te hershme vendasit e quanin veten Arber dhe vendi Arberi. Me krijimin e principatave, Mirdita ishte pjese e principates se Gjon Kastriotit.Gjate pushtimit osman Gjon Kastrioti per te ruajtur territoret dhe privilegjet e tij pranoi te behej vasal i osmaneve, gje qe beri nje zbrazje te madhe per popullsine e Mirdites, gati gjysma e popullsise se atehershme u zhvendos ne jug te vendit e pikerisht ne zonen e laberise se sotme, e sidomos ne zonen e Himares, dhe po te shikosh mbiemrat e sotem te asaj zone e verteton me se miri nje prejardhje te tille. Popullimi masiv i Mirditës ndodh serish në vitin 1432. Ishte pikërisht ai vit kur Gjon Kastrioti, i ati i Skënderbeut vdes dhe rajonet që ishin nën sundimin e tij, sipas “Histori e Shqypnis” e Dom Ndoc Nikës, i marrin osmanët. Bashkë me to vijnë nga Gjakova edhe një grup njerëzish të cilët vendosen në Mirditë. Gjate pushtimit dhe sundimit te gjate osman, Mirdita ka qene perfituese e traktateve dhe marreveshjeve te bera nga fuqite e medha europiane te kohes me perandorine osmane. Traktati i Karlovicit i arritur me 1699 me Austrine,Venedikun dhe Polonine eshte nje nga traktatet me te medha te paqes te arritur ne historine moderne te Europes, qe shenon nje pike kthese ne historine otomane. Ne klauzolen qe favorizonte fene katolike,e cila perfshihej ne Nenin XIII thuhej se sulltani i rikonfirmonte privilegjet e meparshme;”Keshtu qe besimtaret e fese se lartpermendur mund t’i ringrene dhe t’i riparojne kishat e tyre,si dhe te kryejne ritet e zakonshme qe vijne nga kohe te hershme.Dhe qe te mos pengohet ushtrimi i kesaj feje ne kundershtim me traktatet e sanksionuara dhe ligjet hyjnore,askush nuk duhet te vendose ndonje detyrim monetar apo t’u sjelle ndonje lloj shqetesimi fetareve te cdo rangu apo pozite,por te krijohet mundesia qe besimtaret e saj te perparojne dhe te ushqehen me ndjenjen e perditshme shume te larte te detyres”.

Kongresi i Berlinit (13 qershor-13 korrik 1878)

Kongresi Berlinit u hap më 13 qershor 1878 me rend dite rishikimin e Traktatit të Shën-Stefanit. Në të morën pjesë 6 Fuqitë e Mëdha të Evropës: Gjermania, Anglia, Franca, Rusia, Austro-Hungaria dhe Italia. Sipas procedurës së vendosur, vendimet do të merreshin njëzëri. Punimet e Kongresit të Berlinit i drejtoi kancelari gjerman, Otto Bismark.
Në punimet e Kongresit të Berlinit mori pjesë edhe një delegacion qeveritar i Perandorisë Osmane, i kryesuar nga ministri i saj i Jashtëm, Kara Theodhor Pasha. Delegacioni turk nuk kishte të drejta të barabarta me ato të Fuqive të Mëdha. Ai mund të diskutonte për çdo çështje të rendit të ditës, por nuk kishte të drejtë të votonte për vendimet e Kongresit.
Me ftesën e Fuqive të Mëdha, shtetet ballkanike (Serbia, Greqia, Bullgaria, Rumania, Mali i Zi) dërguan në Berlin delegacionet e tyre qeveritare, të cilat parashtruan dhe mbrojtën në seanca të veçanta të Kongresit kërkesat e tyre politike e territoriale. Edhe shqiptarët i parashtruan Kongresit të Berlinit kërkesat e tyre. Në dhjetëra peticione e memorandume të dërguara gjatë muajve qershor-korrik 1878, përveç protestave kundër lakmive pushtuese të shteteve fqinje, që cenonin tërësinë territoriale të Shqipërisë, parashtrohej edhe kërkesa për t’i dhënë Shqipërisë disa të drejta autonome. Këtë kërkesë ia përcolli me anën e Abdyl Frashërit Kongresit të Berlinit edhe Lidhja e Prizrenit me peticionin që miratoi më 15 qershor.

Megjithatë, Fuqite e Medha, të mbledhura në Kongresin e Berlinit, nuk i morën parasysh këto kërkesa të shqiptarëve. Edhe pse në Berlin luhej fati i popullit shqiptar, Fuqitë e Mëdha e injoruan qenien e tij. Madje, delegacioni shqiptar, i ngarkuar nga Lidhja e Prizrenit, i cili shkoi në Berlin me nismën e vet për t’i parashtruar Kongresit të drejtat e Shqipërisë, nuk u përkrah nga askush. Abdyl Frasheri, kryetari i delegacionit, u përpoq ta bindte kryetarin e Kongresit, kancelarin Bismark, në një takim që pati me të, që ta përfshinte në rendin e ditës së një seance edhe çështjen e kombit shqiptar. Por kancelari gjerman nuk pranoi duke u shprehur brutalisht se “nuk ka një komb shqiptar”.

Si rrjedhim, çështja shqiptare nuk u përfill fare si çështje më vete nga Kongresi i Berlinit. Fuqitë e Mëdha morën përsipër që të hartonin në Kongresin e Berlinit një hartë të re politike të Gadishullit Ballkanik. Punimet e Kongresit të Berlinit vijuan plot një muaj. Ato përfunduan më 13 korrik 1878 me nënshkrimin e Traktatit të Berlinit, i cili zëvendësoi atë të Shën-Stefanit. Ne kete kongres mori pjese edhe princi i Mirdites Preng Bib Doda, qe po ta marresh nga ana historike eshte diçka e jashtezakonshme per vete perberjen e atij kongresi te marre pjese nje princ i nje krahine qe ishte nen juridiksionin e Perandorise Osmane, dhe te rreshtohej me personalitetet me te medha te kohes. Fale lidhjeve dhe miqesive qe kishte, por dhe fale diplomacise qe zoteronte, duke pasur edhe kundershtine e perfaqesuesit te Turqise, Preng Bib Doda arriti te siguronte autonomine e Mirdites.

Midis vendimeve të tjera që mori Kongresi i Berlinit. ishte përfshirja në Protokollin nr.13 të kongresit dhe kishte lidhje me venomet e Mirditës. Fillimisht çështja u ngrit nga përfaqësuesit e Francës dhe të Austro-Hungarisë. Ne emer te perfaqesuesve te Austro-Hungarise dhe te Frances Konti Sen Valie beri propozimin qe u miratua ne seancen e dates 5 Korrik 1878 ne formen e meposhtme.

“… Popullsia e Mirdites do te vazhdoje te gezoje imunitetet qe zoterojne, qe do te thote se kongresi kerkon ruajtjen e tyre”. Këta kërkuan nga Porta e Lartë që ajo t’i respektonte edhe në të ardhmen “privilegjet dhe imunitetet” (domethënë: venomet), të cilat “popullsia e Mirditës i gëzon ab antiquo” (që në kohët e lashta). Përfaqësuesi osman e kundërshtoi këtë propozim që e pengonte Portën e Lartë ta nënshtronte Mirditën, duke u kapur pas faktit se zotimi për të respektuar venomet në këtë krahinë binte në kundërshtim me nenin 23, i cili e detyronte atë të zbatonte reforma administrative në vilajetet e Turqisë Evropiane. Megjithatë ai shtoi se Porta e Lartë nuk kishte ndërmend të zbatonte reformat e saj në krahinën e Mirditës. Fuqitë e Mëdha mbetën të kënaqura nga deklarata e përfaqësuesit turk, e cila u përfshi në Protokollin nr.13, duke marrë kështu vlerën e një zotimi zyrtar. Kongresi i Berlinit ua njohu pavaresine Rumanise, Serbise dhe Malit te Zi, autonomine Maqedonise,Armenise,Kretes dhe Mirdites. Shpallja e autonomise se Mirdites dhe njohja e saj nga fuqite e medha u be 34 vite para se te behej shpallja e pavaresise se Shqiperise. Logjika historike te çon ne mendimin se shpallja e autonomise se Mirdites ndikoi qe fuqite e medha te kohes te njiheshin me ceshtjen Shqiptare,e panjohur ne ate kohe prej tyre.Njohja e autonomise se Mirdites pengoi dhe qellimet shoviniste te fqinjeve tane per copetimin e vendit tone. Jo me kot Faik Konica do te shprehej “Ishte kjo Mirdite e madhe, pa kemi kete Shqiperi te vogel”.

Data 5 korrik 1878 u be nje date qe e lartesoi Mirditen ne te gjitha kancelarite europiane te kohes,dhe eshte nje date unifikuese dhe pa asnje lloj kundershtie dhe per kohen e sotme.

Literatura:

Ferdinant Shevill-“Ballkani historia dhe qyteterimi”. Barbara Jelavich-“Histori e ballkanit shekulli tetembedhjete dhe nentembedhjete”.Georges Kastellan-“Histori e ballkanit”.Teksti i traktatit te Karlovicit, Fred L.Israel –“Major peace of Modern History.1648-1967”.Ate Donat Kurti-“Doke e zakone Shqiptare”.Dom Ndoc Nika-“Histori e Shqypnis”. Arben Puto– “Levizja Shqiptare”. Luixh Martini-“Preng Bib Doda Princi pa fron i Mirdites”. Shpend Bengu-“Kendveshtrime te reja mbi artin e guvave ne Shqiperi”.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment