Nga Preng S.Gjikola/Mirdita Etnike, një identitet dhe realitet i pamohueshëm, rrjedhat e historisë 1878-1914

Nga Pirusti News
3 010 Shikime

Vështrim i përgjithshëm mbi historinë e Mirditës si pjesë e pandarë e kombit shqiptarë.

Mirdita shtrihet në pjesën veriore të Shqipërisë, në trollin e Gegëve. Mirdita ka një shtrirje relativisht të gjërë, në veri  kufizohet me trevat e Pukës. Në veri-lindje  dhe lindje me trevat e  Lumës dhe Dibrës. Në jug-lindje dhe jug me trevat e Matit. Në jug-perendim dhe pikërisht aty ku bashkohen lumejt Fanë dhe Mat kufizohet me Kurbinin, më pas hapet në bregdet ndermjet grykëderdhjes së lumejëve Mat dhe Drin, dega e Drinit që përshkon Lezhën. Në veri-perendim me Zadrimën dhe trevat e Shkodrës.

Mirdita shtrihet në trollin e Pirustisë Ilirike, rrjedhimisht edhe mirditorët jan pasardhësit e drejtë përdrejtë të Pirustëve, ku nga këta të fundit kan trashëguar nxierrjen dhe përpunimin e metalit, sepse kjo trevë është mjaft e pasur me xeherorë të bakrit dhe kromit. Lëvizjet me karakter patriotik të  mirditorëve i kan fillimiet e veta që kurë ka filluar evazioni Romak drejt Ballkani, nga ku mund të veçojme kryengritjet nën udhëheqëjen e prijësit të shquar Bato. Gjatë gjith periudhave historike deri në periudhën e invazionit të turqëve osman, parardhësit e mirditorëve kan marr pjesë në të gjitha evenimentet historike me karakter patriotik, në mbrojtëje të gjuhës, kulturës, etno-folkut etj. Pas periudhës fisnore trollin e Mirditës së sotme e populluan pasardhësit e drejtë për së drejtë të Pirustëve, por ka patur edhe  shkëmbim lëvizjesh, sipas momenteve historike, në favor të mirditorëve apo dhe në disfavor, pra kan ardhur popullësi edhe nga treva të tjera,  por dhe jan shpërngulur nga Mirdita, të cilët konsiderohen paraardhësit e drejtë për së drejtë të mirditorëve të sotëm, vlen të përmendet Himara nga ku flasin vetë mbiemërat që gëzon popullata e kësaj treve, (pjesa dërmuese e popullsisë së Himarës e ka prejardhëjen nga Mirdita, kjo lehtësisht e identifikuar, nga mbiemërat që mbajnë pjesa dërmuese e Himarjotëve, si: Gjondeda, Koka, Koleka, Ndrenika, Vërria, Gjoka etj).  Në mesjetën e vonshëme dhe sidomos në periudhën kur Ballkani u sulmua nga fiset e turqëve osman dhe ky invazion lindorë nuk kurseu as trollin e Arbërisë së asaj kohe, pikërisht këtu filloi edhe zgjimi kombëtarë i shqiptarëve nga ku nxorrën figurën më të madhe, me përmasa mitike, Gjergj Kastriotin, që nga porta e lartë nihej si Skënderbeu. Gjatë periudhës së ndritur ku Gjergj Kastrioti luajti rolin e liderit ushtarak dhe politik jo vetëm për kombin e ti, por edhe më gjërë. Gjatë periudhës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, u vunë bazat e një shteti të mirëfillët me të gjith parametrat e një shteti të organizuar me format të përparuar për kohën. Në këtë shtet të organizuar edhe mirditorët luajtën një rol të rëndësishëm si në ushtri, ku vlen te permendet strategu ushtarak Pjetër Perlati, por më kryesorja në administratën e këti shteti, sidomos në diplomaci, ku vlen të përmenden vëllezrit Gjin dhe Gjon Gazulli ku ky i fundit ka qenë përfaqësuesi i drejtë për drejtë i Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Raguzë, Dubrovniku i sotëm. Përveç kontributit në diplomaci vëllezrit Gazulli kan dhënë një kontribut të paçmuar edhe në kulturën dhe letërsinë e kohës. Menjëherë pas vdekjes së heroit tonë kombëtarë Gjergj Kastriotit Skënderbeut, fatkeqësisht trolli Arbëresh ra nën sundimin e turqëve osman, nga ku startoi një kalvarë i gjatë pesëqindvjeçarë persekutimi për kombin tonë, ku siç dihet u përdor më shum politika dhe ekonomia, nga ku u dhan mjaft ofiqe dhe grada të larta në këmbim të ndërrimit të fësë, për të nënshtruar kombin tonë, pra u konvertuan në myslimanë (besimi zyrtarë i perandorisë Osmane).  Pas vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, kur filloj edhe islamizimi i kombit tonë, këtu fillon edhe historia e lavdishme e mirditorëve.

Në fund të shekullit XV-të, pra kur mbaroi edhe epoka e lavdishme e heroit tonë kombëtarë, Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, filloi edhe kalvari i gjatë gati pesë shekullorë i kombit shqiptarë nën sundimin e perandorisë obskurantiste turke, ku nga komb me orientim të civilizuar perendimorë, ku me anë të ofiqeve e gradave të larta e aty ku nuk pranoheshin, me anë të forcës ushtarake, u shfytyrua  në një komb me besim dhe kulturë lindore (islamike).  Duke e analizuar dhe menaxhuar me kujdes gjendjen politiko-ushtarake dhe kërcënimet që vinin nga kjo gjendje,  krerët e trevave të Mirditës filluan që të vetëorganizoheshin  në mbrojtje të gjuhës, kulturës, besimit kristian-katolik, që e kishin përqafuar që me predikimin e kësaj feja nga Jezu Krishti, etno-folkut e traditës tipike shqiptare, e përciellë dhe e zhvilluar nëpër shekuj, që nga origjina e deri në ditët tona.  Me fillimin e e fushatës së islamizimit të kombit shqiptarë, që u intensifikua në mes të shekullit të XVI-të, mirditorët filluan që të ngrinin shtetin e tyre paralel, pra kështu duke filluar që ta sfidonin hapur pushtetin e portës së lartë. Në krye të kësaj fushate patriotike u vu dera princërore e Gjomarkajve, pasardhëse e drejtë për së drejtë e familjes pricërore të Dukagjinëve. Me forcimin e pozitave ekonomiko-politike dhe rifitimin e titullit princërorë, kur u vendos në Orosh të Mirditës, kjo familje mori përsipër mosnënshtrimin e kësaj treve, pra mosnjohjen e pushtetit Turk dhe për rrjedhoj as edhe të besimit islamik që ishte edhe besimi zyrtarë i kësaj peradorie që ishte më e fuqishmja në botën e asaj kohe. Në fillim të shekullit të XVII-të mirditorët të vetëdishëm për rreziqet dhe kërcënimet që sa vinin e shtoheshin nga ana e pushtetit obskurantist perandorak i Stambollit, kriuan shtetin e tyre paralel që krysohej nga dera princërore e Gjomarkajve, si ligj themelorë i principatës u adaptua kanuni i Lek Dukagjinit. Me ndihmën e fuqive perendimore, Mirditës, Dukagjinit dhe Himarës i niheshin venomet (autonomi kulturore e fetare), pra një shkallë e lartë autonomie. Kanuni i Lek Dukagjinit ka qenë dhe mbetet një nga ligjet dhe kodikët më të përparuar të kohës, nga ku edhe sot e kësaj dite studiohet nga fakultetet e jurisprudencës, nga universitetet më të famëshme të Europës e deri në Japoni. Në këtë periudhë filloi edhe ndarja administrative e trevës së Mirditës në bajraqe, bajraqeve u printe bajraktari dhe plaku i bajrakut, që rridhnin nga familje fisnikësh, si dhe nga strapleqt që përfaqësonin shtresat e ulta të popullsisë. Në fillim u tubuan pes bajraqet e Mirditës, konkretisht:

1 . Bajraku i Oroshit.                      

2 . Bajraku i Dibrrit.

3 . Bajraku i Fanit.

4 . Bajraku i Kuzhnenit.

5 . Bajraku i Spaçit.

Këto pesë bajrakë përbënë bërthamën e Mirditës nga ku filloi edhe zyrtarisht iplementimi në terren i kanunit të Lek Dukagjinit si i vetmi ligj themelorë për rregullimin e veprimtarisë jetësore të trevës. Duke marrë shkas nga veprimtaria e suksesëshme e pushtetit paralel që qeverisi suksesëshëm në pesë bajrakët, në këtë union u bashkuan edhe katër bajrakët ashtuquajtur të Lezhës, konkretisht:

1 . Bajraku i Manatisë.

2 . Bajraku i Bulgrit.

3 . Bajraku i Velës.

4 . Bajraku i Kryezezit. 

Në fillim të shekullit të XIX-të këti unioni ju bashkuan edhe tre bajrakët e Ohrit. U  quajtën kështu sepse në fund të shekullit XVI-të me ndarjen e re teritoriale, trojet shqiptare u ndanë në 11 njësi vendore të quajtura sanxhaqe, konkretisht:

1 . Sanxhaku i Shkodërs

2 . Sanxhaku i Dukagjinit, ku në këtë teritor shtriheshin dhe nëntë bajraqet Mirditore.

3 . Sanxhaku i Vuçiternit

4 . Sanxhaku i Prizrenit

5 . Sanxhaku i Shkupit

6 . Sanxhaku i Ohrit, ku bënin pjesë dhe Selita, Kthella dhe Rraza, bajraqe Mirditore.

7 . Sanxhaku i Manastirit

8 . Sanxhaku i Elbasanit

9 . Sanxhaku i Vlorës

10.Sanxhaku i  Delvinës

11.Sanxhaku i Janinës.

Tre bajraqet e Ohrit që u bashkuan të fundit unionit jan:

1 . Bajraku i Selitës.

2 . Bajraku i Kthellës.

3 . Bajraku i Rrazës.

 

Popullësitë e këtyre trevave në atë kohë nga pjesa tjetëe e Mirditës, (nëntë bajraqet) quheshin Ohërjanë, pavarësisht se kishin të njëjtat tradita dhe besim të njëjtë, kjo erdhi për shkak se këto treva mirditore për një kohë të gjatë kishin qenë nën juridiksionin e sanxhakut të Ohit, (ndarja administrative e teritorit të perandorisë turke në atë periudhë), por këto treva asnjëherë nuk e humbën traditën mirditore, të organizimit dhe jetesës.

Fillimi i shekullit të XIX-të shënoi edhe fundin e ciklit të bashkimit etnik të Mirditës nën një pushtet të vetëm, pra nihte si pushtet legjitim pushtetin e derës princërore të Gjomarkajve me seli në Orosh dhe si ligj themelorë nihte kanunin e Lek Dukagjinit. Dymbëdhjet bajrakët që përbëjnë Mirditën etnike nuk jan thjeshtë një teritor administrative i formuar nga pushtetet, por një domosdoshmëri e një rrjedhoje logjike e një teritori kompakt, ku i lidh tradita, dialekti i gjuhës së folur dhe shkruar, kultura perendimore, pavarësisht varfërisë së tejskajshëme që i ishte imponuar nga mosnënshtrimi ndaj pushtuesit turk, etno-folku, mbi të gjitha besimi fetarë, që është po ai i dymijë viteve të shkuara, pra besimi kristian katolik, veshjet, si të burrave ashtu edhe grave. Veshja e grave mirditore, ndryshe nga veshjet e trevave të tjera shqiptare, përveçse rezatojnë civilizim për kohën, nga ku gratë jo vetëm që nuk e mbulonin fytyrën por shaminë e lidhnin veç në majë të kokës, ndërsa vajzat nuk mbanin shami fare, por veç në ato treva ku kufizoheshin me myslimanë. Veshjet mirditore, sidomos të grave ruajnë edhe sot e kësaj dite vazhdimësinë e simboleve kombëtare e fetare origjinale shqiptare. Gratë mirditore vishen me xhamadan dhe përparëse të kuqe flakë dhe në kokë vënë shaminë e zezë, ngjyrat e flamurit tonë kombëtarë të trashëguara që nga koha e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, si dhe në shpinën e xhupit, veshje prej shajaku të bardhë, të zbukuruar me punime mahnitëse artistike të qëndisura, spikat kryqi me përmasa të mëdha, symbol i krishterimit katolik perendimorë, besim që u ruajt me fanatizëm, pavarësisht haraçit tepër të rëndë që paguan mirditorët si në qënie njerëzore ashtu edhe në ekonomi.

 Në gjysmën e parë të shekullit të XIX-të pjesa më e madhe e vendeve Ballkanike që deri atëherë ishin nën sundimin e perandorisë otomane, filluan lëvizjet për pavarsi, dhe ja arritën këti qëllimi si : Greqia, Rumania, Serbia dhe Mali i Zi, Bullgaria ishte në tryezën e biedimeve për përcaktimin e kufijëve të saja, ndërsa Sllovenët dhe Kroatët ishin  nën influencën e Austro-Hungarezëve të Habsburgëve. Në Ballkanin perendimorë të asaj kohe veç Shqipëria dhe një pjesë e Maqedonisë Greke dhe sllave kishin mbetur si pjesë përbërëse e perandorisë. Fuqitë perendimore ishin forcuar së tepërmi, ndërsa perandoria obskurantiste turke ishte në rënie e sipër, por për të ruajtur çka i kishte mbetur në Ballkanin perendimorë, për të patur një dalje të gjërë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit, ndërmori një lëvizje diplomatike për të fshehur qëllimet e saja të vërteta. Në atë kohë në Ballkanin perendimorë, si pjesë përbërëse e perandorisë kishin mbetur pesë vilajete, ku nga këta katër prej tyre përmblidhnin brenda tyre gjith hapsirën etnike shqiptare.

Duke shfrytëzuar pozitatat, gradat dhe ofiqet që ishin një privilegj vetëm për shqiptarët myslimanë, Porta e Lartë organizoi një grup njerëzish me influencë si: Ligjëvënës, pushtetarë vendorë dhe më kryesorja bajraktarë dhe pleq zakoni etj, të gjith këta shqiptarë.  Stambolli zyrtarë po përpiqej në mënyrë diplomatike për të ruajtur me ç’do kusht influencën që kishte për gati pesëqind vjet në brigjet e Adriatikut dhe Jonit, pra në Ballkanin perendimorë. Abdyl bej Frashëri një intelektual i formuar në zemër të perandorisë, pra në Stamboll dhe që ishte pinjoll i familjes së dëgjuar bejlerësh të Frashërit të Përmetit, shfrytëzoi më së miri këtë ide diplomatike të Stambollit duke u vu në krye të kësaj lëvizje me rëndësi historike për kombin shqiptarë, që tashmë po konsolidohej si komb, që nuk kishte lidhje me fenë që predikonte doktrina e sheriatit turk,  ku kombin e identifikonte me fenë. Në 1878-ën kombi shqiptarë përmblidhej në katër vilajete, konkretisht: Vilajeti i Shkodrës, Vilajeti i Kosovës, vilajeti i Manastirit dhe Vilajeti i Janinës, pra për të mundësuar bashkimin e këtyre vilajeteve që ishin ndarje administrative e pushtetit turk, por që brenda tyre përmblidhnin të gjitha trevat shqiptare pa përjashtim, lindi ideja e një kuvendi mbarëkombëtarë. Ideja e lidhjes shqiptare te Prizrenit lindi pas përfundimit të luftës Ruso-Turke e cila filloj në prillë të 1877 dhe përfundoj me 3 mars 1878 me fitoren e Rusisë. Pikërisht me këtë datë në zemër të perandorisë, pikërisht në një lagje të Stambollit të quajtur Shën Stefan u nënshkrua paqja në mes Turqisë dhe Rusisë. Kombi shqiptarë fatëkeqësisht nuk nihej si komb nga fuqitë perendimore të kohës, për rrjedhojë trojet shqiptare ndaheshin në mes shteteve Ballkanike, konkretisht ndërmjet Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Greqisë, Rusia ishte e interesuar për forcimin e shteteve Sllave të Ballkanit, prandaj shqiptarët nuk i interesonte ti nihte si kom. Rusia si pala fituese e luftës kishte privilegjin e kushtëzimit të marveshjes për paqe me Turqinë. Kështu kombi shqiptarë rrezikohej qe të shpërbëhej përfundimisht. Turqia nuk mund të pajtohej me të gjitha pikat e traktatit të Shën Stefanit, prandaj luajti gurin e fundit duke lejuar shqiptarët që të kërkonin autonomi brenda Perendorisë Turke, pra të niheshin si komb më vehte nga vetë Turqia. Kjo manovër e Turqisë ishte në favor të shqiptarëve.  Por Turqia duke menduar se pjesa dërmuese e shqiptarëve e kishin përqafuar me kohë besimin Islam dhe për rrjedhojë quheshin turq, deri në atë kohë Turqia kishte predikuar identifikimin e kombit në bazë të besimit fetarë. Pas disa konsultimeve të dobishme me krerët vendorë dhe ndoshta dhe me pëlqimin e pushtetit turk, u vendos që ky kuvend mbarëkombëtarë të mbashej në qytetin historik të Prizrenit, një qytet i lashtë, mbi tremijë vjeçarë, që shtrihet në vilajetin e Kosovës. Pas shum pregaditjesh dhe ecejakesh diplomatike, u vendos që më 10 qershor të vitit 1878, pikërisht në qytetin historik të Prizrenit ashtu siç u vendos që në fillim, të mblidhej kuvendi, që u pagëzua me emërin Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Në këtë tubim mbarëkombëtarë  u dalluan qartë dy rryma: Njëra që përfaqësohej nga të krishterët dhe kërkonëtë pavarësinë e menjëherëshme  dhe të plotë të të katër vilajeteve, pra të Shqipërisë natyrale nga Turqia dhe lidhje të forta me perendimin, sidomos me perandorinë Habsburgase të Austro-Hungarisë. Kjo rrymë përfaqësohej nga Prenk  Bib Doda, Princi trashëgimtarë i Mirditës. Rryma tjetër përfaqësohej nga bejlerët dhe oxhaqet që ishin të besimit Islam, kjo rrymë ishte për një autonomi të kombit shqiptarë, por brenda shtetit Turk, gjë që pëlqehej dhe nga Porta e Lartë. Në këtë tubim mbarëkombëtarë u përfaqësua edhe Mirdita nga krerët e sajë. Lidhja shqiptare e Prizrenit mori shum vendime, por më kryesorja ishte se ky kuvend me përfaqësim nga më të kompletuarit që nihte dhe njeh historia e kombit shqiptarë, pavarësisht divergjencave preferenciale, i shpalli të katër vilajetet të bashkuar si një komb i vetëm dhe i kërkuan portës së lartë që ky teritor mbarëshqiptarë të nihej si komb dhe të vetëqeverisej, pra të shkrihej një vilajet të vetëm, pra kërkuan autonominë e Shqipërisë etnike. Fuqive perendimore i kërkuan që shqiptarët pavarësisht besimit, të niheshin si një komb i vetëm në kufijtë natyral, ku bukës i thuhej bukë dhe ujit i thohej ujë.

Fuqitë e mëdha perendimore të pakënaqura me vendimet e traktatit të Shën Stefanit ku Rusia mund të shtrinte influencën e sajë edhe në Ballkanin perendiorë, gjë që ishte një rrezik potencial për fuqitë perendimore. Me 13 qershor të vitit 1878 gjashtë fuqitë Europiane të kohës, konkretisht: Anglia, Franca, Austro-Hungaria, Italia, Rusia dhe perandoria Turke, kjo e fundit nuk kishte të drejt vote të drejtë për drejtë, u mblodhën në Berlin nën drejtimin e kancelarit të perandorisë gjermane Otto Bismark. Në këtë kongres që zgjati plot një muaj 13 qershor-13 korrik 1878, u rishikua në themel traktati i Shën Stefanit, nga ku u prekën shum nga interesat strategjike të Rusisë.  Serbia dhe Mali i Zi u njohën si shtete të pavarura dhe sovrane. Me propozimin e Francës dhe Austo-Hungarisë Venomet që gëzonte Mirdita të ruheshin dhe kjo krahinë me popullsi katolike të nihej si principatë  autonome me dalje në detin Adriatik, pikërisht mes grykëderdhjes se Matit dhe Drinit dega e  Lezhës. Prenk Bib Dodës si përfaqësues i derës princërore të Gjomarkajve, ti nihej autoriteti i pushtetit mbi principatën që zotëronte. Çeshtja e Mirditës u vendos si një shtojcë e nenit 23 të vendimeve të kongresit të Berlinit, pikërisht në protokollin me nr. 13. Ky protokoll u  inicjua nga Franca dhe Austro-Hungaria. Nga këtu Mirdita mund të themi me plot gojën se u bë shteti amë i të gjith shqiptarëve, nga ku mund të niste dhe proçesi i njohjes së shqiptarëve si komb nga fuqitë perendimore të kohës.

Mali i Zi u njoh si shtet, por duhej shënuar dhe vija kufitare me perandorinë turke, pra teritoret që do të përfshiheshin në këtë shtet të sapo njohur ndërkombëtarisht. Fatëkeqësisht trojet shqiptare ishin pjesë e perandorisë turke dhe për rrjedhojë në këto bisedime ishin të përjashtuar shqiptarët. Perandoria Habsburgase e Austro-Hungarisë dëshironte që të kishte një shtet shqiptarë pothuajëse në kufijtë etnikë të saja, por druhej nga frika se shumica dërmuese e shqiptarëve ishin myslimanë dhe nuk  kishin dëshirë që të shkëputeshin nga pushteti i Portës së Lartë, nga ku Sulltani ishte dhe kryesuesi i Sherjatit Islamik, kjo predikohej në masë nga kleri mysliman. Në këto rrethana konsulli i Austro-Hungarisë rezisent në Qytetin e Shkodrës, gjenerali Lipiç (lippich) hyri në lidhje të drejtë për së drejta me Princin e e Mirditës Prenk Bib Doda dhe me krerë të tjerë mirditorë përfshi bajraktarin e Spaçit Ndoc Ndrecën, kapitein Gjon, kapitenin e xhandarmërisë Dod Gega etj, të gjith këta njerëz me autoritet të padiskutueshëm në krahinat e veta. Perandoria Austro-Hungareze ishte e interesuar për paksimin e autoritetit të Turqisë në trojet shqiptare dhe më vonë shkëputëjen e tyre nga perandoria turke, për të krijuar një shtet shqiptarë që të pranonte mbrojtëjen e drejtë për së drejtë të perandorisë së Habsburgëve. Kjo për kombin shqiptarë ishte në favor, nga ku mund të ishte shmangur coptimi që pësuan më vonë trojet shqiptare pas luftës së tretë ballkanike, ku u mund përfundimisht Turqia nga forcat e bashkuara Ballkanike dhe u përzu nga Ballkani. Shqiptarët, nga Serbia dhe Greqia u quajtën pjesë e Turqisë dhe fuqitë e mëdha i klasifikuan në palën humbëse, për rrjedhojë, Kosova dhe troje të tjera etnike shqiptare ju dhan Serbisë dhe Maqedonisë Sllave, ndërsa Çamëria ju dha Greqisë, pra u vendosën kufijtë aktual të Shqipërisë politike e administrative të njohur ndërkombëtarish. Austro-Hungarezët dhe Francezët ishin në një linjë, për njohjen e Shqipërisë etnike, gati pjesën më të madhe të trojeve shqipfolëse, por i druheshin një shteti të fuqishëm shqiptarë që më vonë mund të lidhëte alancë me Turqinë dhe përsëri Turqia mund të përbënëte një rrezik potencial për Perendimin.

St. A.P.A. XVII/38

  1. Freiherrn von Haymerle. Wien.

55 Skutari(Shkodër) më 24 may 1880

“Në plotësim të njoftimit tim të dërguar telegrafisht me dt. 21 dhe 24 të këti muaj, më lejoni shkelqësia juaj t’ju njoftoj që unë, menjëherë pas mbërritjes sime në Shkodër, me ndërmjetësinë e kapitenit Gjon, i cili si mirditorë është shumë i lidhur me personalitetet e atjeshme, u lidha dhe me mirditorin, major të xhandarmërisë Dod Gega dhe me bajraktarin e Spaçit Noc Ndrecën dhe gjithashtu të parit, të cilin Prenk Bib Doda e shikon me dyshim dhe prej të cilit ka frikë, unë ashtu dhe si kapitenit Gjon i besova aksionin e përmendur dhe të dy i lejova të ndikonin mbi Bajraktarin”.

(A.Q.SH. Tiranë.  Fondi 143, dosja 1060,  fleta 46)

 Forcat e lidhjes së Prizrenit ishin dislokuar në fushë të Tuzit, të komanduara nga Hodo Beu (Sokoli) nga ku do të mbronin trojet shqiptare nga aneksimi i tyre,  nga Mali i Zi që drejtohej nga Krajl Nikolla me seli në Cetinje.

Në një relacion tjetër të konsullit Austro-Hungarez,  gjeneralit Lipiç (Lippich), thuhet:

“…..Me delegatët e lartëpërmendur që kishin shkuar në Mirditë, thuajëse njëkohësisht me Noc Ndrecën dhe tek të cilët mu duk para së gjithash e rëndësishëme që të kisha ndikim, si dhe për ti dalë para kurë duhej, ishte dërguar prej Prenkut dhe grupi i dytë prej njëzet vetash në komitetin e ligës së këtushëme, për të kërkuar një shumë parashë që  t’ua  shpërndante mirditorëve që kishin fushuar në Tuz. Komiteti, i cili vepron sipas udhëzimeve sekrete të Izet Pashës dhe që duket se ngjall gjithnjë e mosëbesimin e fortë të guvernatorëve turq kundrejt mirditorëve e refuzoj kërkesën e Prenkut. Kjo ishte tamam ajo që duhej për të shtuar pakënaqësinë e tyre, e dalë tamam që nga mosdhënja e armëve. ……. Në rastin e dytë, me lejen e Ekselencës Suaj, unë pas disa kohësh do t’i jepja përsëri shpresa qeverisë perandorake dhe do t’i jepja atij kestin e radhës së subvensionit, nën sigurinë e dashamirësisë së Ekselencës Suaj për mirësjellje të ardhëshme. Ai nuk më duket plotësisht i dorëzuar për të lejuar keqëdashjet e armiqëve të tij, pasi ai gjithsesi, siç e treguan dhe ngjarjet e fundit, vazhdon të zotëroj ende partinë më të fortë në Mirditë dhe asnjë prej rivalëve të tij nuk mendon të marrë ndonjë aksion kundra influencës së tij, siç ishte rasti i aksionit të sapo-zhvilluar”.

Aprovon………..  Lippich.

(A.Q.SH.  Tiranë.  Fondi 143, dosja  1060,  fleta, nr. 48-49)

Prenk Bib Doda u kthye në Mirditë dhe pasi mblodhi krerët e bajraqeve, si dhe popullatën mbarë, u bëri të qartë mobilizimin e mirditoreve në mbrojtje të tërësisë teritoriale të kombit Shqiptarë. Konkretisht po citoi disa rrjeshta të një realicioni të konsullatës Austro-Hungareze rezidente në Shkodër.

“……..Ditën e ardhëjes së tij, mblodhi pleqtë e fiseve dhe një pjesë të mirditorëve në fushën e Shën Palit në Orosh, u mbajti një fjalim, në të cilin u sqaroj gjendëjen e gjërave dhe u kërkoj përfundimisht pjesëmarrëjen dhe mobilizimin në çështjen kombëtare, ku dhe u deglaroi se ishte zgjedhur kreu i fiseve katolike të Shqipërisë së veriut. U premtoj se do të mernin në Shkodër pushkë “Martini” dhe para dhe se edhe për mjetet e jetesës ishin marrë masat. …… Aty tek 1700 (njëmijë e shtatëqind) mirditorët, pesë bajraqe të Mirditës, tre të Kthellës dhe një të Lezhës arriti në 4.1.M, në orën 7 të mbrëmjes në Shkodër. Thuajëse të gjithë ishin armatosur me arme zjarri me barut, vetëm ushtarët mirditas si dhe disa komandantë kishin armë “Martini”. Popullata e krishterë si dhe myslimane e qytetit kishin dalë të gëzuar me mbërritjen e tyre dhe së paku fillimisht zotëronte në përgjithësi një entuziazëm. U përpoqën që të strehoheshin nëpër hane”.

(A.Q.SH. Tiranë, fondi 143, dosja nr. 1060, fleta nr. 22)

Mirditorët nën mbrojtëjen e Austro-Hungarisë mund të krijonin shtetin e tyre, por kjo nuk u predikua kurrë nga Prenk Bib Doda, pavarësisht ndihmës financiare dhe në armatime që ju premtua mirditorëve nga perandoria Habsburgase e Austro-Hungarisë. Princi i Mirditës Prenk Bib Doda e dinte shumë mirë se po të nihej një shtet katolik Mirditor me popullsi shqiptare nga fuqitë e mëdha, coptimi i pjesës dërmuese të kombit shqiptarë do të ishte i pashmangëshëm dhe katastrofal.

Po citoj një telegram që i dërgohej Zv/konsullit, Zotitit Schmacker (Shmuker) të datës 8 qershor 1880

St.A.P.A.XVII/38

Telegram

Zv/konsullit, Zotit Schmucker (Shmuker),  Shkodër  7 qershor 1880.

Dorëzuar  4:20 M.p.m.

Marrë  9:55 M.a.m.  8 qershor  1880.

Shifra

“Konfidenti kapiten Gjon (John) më raporton, se gjatë javës së shkuar afro 200 mirditorë të ndarë në grupe të vogla, dje një masë prej 200 vetash nga Puka bashkë me 50 mirditorë ishin kthyer në shtëpi. Ai më siguron, se gjatë kësaj jave, 500 të mbeturit tok me shefat dhe kryerebelat e tyre do të ikin nga Tuzi, kështu që Prenka në rast se do të qëndrojë mund të urdhëroj vetëm 100 mirditorë.

Po ashtu, Gjoni do të mundohet që 300 mirditorët e mbërritur këtu, të cilët u thirrën rishtazi nga Prenka nëpërmjet të afërmit të tij Mark nga Kthella, t’i kthejë mbrapsht”.

(A.Q.SH.  Tiranë.  Fondi 143,  dosja  1060,  fleta  nr. 61)

Del e qartë se Princi i Mirditës Prenk Bib Doda po ti tërhiqte forcat mirditore, do të dyshohej se ishte i lidhur me sllavët Malazez dhe se ishte në shërbim të tyre, prandaj nuk e zbatoj urdhërin e fshehtë të Zv/konsullit austriak, por qendroj në Tuz.

St.A.P.A.XVII/38

                                    Telegram

I Zotit fon Lipiç (von Lippich)   Shkodër më  11 qershor 1880

Dorëzuar në orën 1:35 pasdite

Marrë në orën 10:00

Shifra

“Zoti Grin (Green) ka shkuar dje për në Cetinje, i ngarkuar prej qeverisë së tij për ti prezantuar Princit të Malit të Zi projektin për kufijtë jo stabilë.

Mirditorët dhe aleatët e tyre jan kthyer që të 500-ët. Pjesa e mbetur do të kthehet po ashtu brenda disa ditëve.

Komiteti i Lidhjes ka shkuar për në Tuz, ku gjendja ka mbetur e pandryshuar”.

(A.Q.SH.  Tiranë.  Fondi 143,  dosja 1060, fleta nr.62)

Siç shihet nga radhët e këtij telegrami, mirditorët kan preferuar më mire që të luftojnë për mbrojtëjen e tërësisë teritoriale të kombit shqiptarë pa shpërblim, se sa të krijonin një shtet të vogël dhe duke u shpërblyer dhe financiarisht. Pra Mirdita me në krye Princin e sajë Prenk Bib Doda u bë gurë themeli për njohëjen e kombit shqiptarë në tërësinë e vet, pavarësisht preferencave fetare. Pas këtyre ngjarjeve dhe menjëherë pas shpërndarjes me dhunë të Lidhjes shqiptare të Prizrenit nga pushteti i Sulltanit, u dënuan me vdekje dhe me vite të gjata burgimi të gjith ata që konsideroheshin të rrezikshëm për Perandorinë turke. Në këto lista figuronte dhe Prenk Bib Doda, Princi i Mirditës, pavarësisht se i nhej pushteti autonom princërorë dhe nga Stambolli zyrtarë, atë e internuan në Stamboll për afro tridhjet vjet, thuhet se me anë të ilaçeve e bënë steril, që të mos linte pasardhës. Prenk Bib Doda u rikthye në Mirditë, pas fitores se revoluciont xhonturk, në vitin 1909.

Kur Princi i Mirditës Prenk Bib Doda ishte akoma në Stamboll por kishte fitue platforma e reformave xhontuke ku dhe Prenk Bib Doda ishte bashkuar me ta. Princi dërgoj një letër provokuese për të parë se, mirditorët e adhuronin, apo e kishin harruar, ndër të tjera ai pyet: “A ka mbet noj kalli i pjekun n’Mirditë”?- ku nënkuptohej, se a ka mbet në Mirditë ndonje figurë që mund ta ndihmojë princin në përmbushjen e obligimeve dhe ambicjeve të veta për një shqipëri të pavarur dhe sovrane dhe se paria e Mirditës a është e gatëshme me u bashkue dhe njëherë kundër Turqisë. Në vitin 1909 Prenk Bib Doda u kthye në Mirditë , ku menjëherë o mor me organizimin e një kuvendi mbarë mirditorë, ku të tuboheshin të dymbëdhjet bajrakët të përfaqësuar nga krerët e tyre. Ky kuvend u mblodh me 9 maj të vitit 1911, tek vendi i quajtur “Lisat e Shpalit”. Në këtë kuvend u tubuan të 12 bajrakët të përfaqësuar nga vetë Bajraktarët, pleqtë e Bajraqeve si dhe të krëve të tjerë të Bajraqeve. Platforma e këti kuvendi ishte, që të shuheshin mosmarrëveshjet në mes bajraqeve, fshatrave dhe shpijave, që Mirdita si një trup i vetëm të merrte pjesë në goditjen përfundimtare që po i jepnin forcat e bashkuara Ballkanike Perandorisë tashmë të shpërbërë Turke. Forcat e armatosura të bashkuara të Mirditës, ku ishin tubuar mbi 2000 burra të komanduara nga bajraktari i Oroshit, i mirënjohuri Preng Marka Prenga çliruan Lezhën dhe në kalanë e Lezhës ngritën flamurin kombëtarë. Pavarësisht se shqiptarët, shtetet ballkanike që fituan luftën kundër Turqisë dhe e përzunë nga Ballkani Perendimorë, i grupuan në palën humbëse, pra krah turqisë, Mirdita e dha kontributin e vet të njohur ndërkombëtarisht në krijimin e shtetit të pavarur shqiptarë.

Në këtë studim dua që të paraqes më shum anën demografike dhe organizative të trevave Mirditore. Mirdita të paktën ka mbi dy shekuj që është në qendër të vemendjes së studiusëve të historisë së Ballkanit, për vetë faktin se paraqet një interes të veçantë, etnografik, kulturoro-fetarë dhe më kryesorja organizimi i përsosur politiko-administrativ si një model i shkëlqyer civil perendimorë, pavarësisht se teritori i Mirditës zyrtarisht ishte pjesë integrale e perandorisë turke. Mirditorët u vetëorganizuan në një principatë, nga ku për më pak se pesëdhjet vjet arritën që të gjitha ato treva që kishin, etno-folkun, dialektin e gjuhes së folur dhe shkruar, tradita dhe zakone familjare, veshjet, si të burrave ashtu dhe të grave dhe më kryesorja, me as një çmin nuk u nënshtruan, pra nuk u konvertuan në islamikë, por ruajtën me fanatizëm vazhdimësinë perendimore të besimit dhe jetesës. Në Orosh u forcua së tepërmi familja princërore e Gjomarkajve, që në atë kohë drejtohej nga Bib Doda, që ndryshe nihej si Bib Dod Pasha, (pashallarë quheshin të gjith ata njerëz që kishin një influencë të pa diskutueshëme në një teritor ku kishin fuqinë e pushtetit dhe Bib Doda në teritorin e Mirditës kishte pushtetin princërorë dhe jo pushtetin zyrtarë të Stambollit, për këtë ai mbiquhej pashë). Në kohën e Bib Dodës u bashkuan të gjith bajrakët e Mirditës, pra të dymbëdhjetët nën një union dhe nën pushtetin e princit me seli në Orosh. Oroshi edhe gjeografikisht ishte në zemër të unionit të dymbëdhjetë bajrakëve.

Mesi i shekullit të XIX e gjeti Mirditën të bashkuar gjeografikisht nën pushtetin e Derës së Gjomarkut me Seli në Orosh, me një pushtet vetëqeverisës të njohur dhe nga Stambolli zyrtarë, të imponuar nga fuqitë perendimore të prira nga Franca dhe Austro-Hungaria. Mirdita kishte të gjitha elemntët konstituiv që përbejnë një shtet të mirëfilltë. Kishte familjen princërore me seli në Orosh që drejtohej nga Princi, i njohur dhe nga Stambolli Zyrtarë, kishte konsoliduar ndarjen administrative me bazë Bajraqet, ekujvalent i komunave të sotëme. Bajraqet ishin një bashkim i shum fshatrave dhe drejtoheshin nga bajraktari që komandonte dhe nga plaku i Bajrakut, që ishte përfaqësuesi politik dhe ligjorë që bente dhe punën e gjykatës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që lindnin. Bajraqet ndaheshin në fshatëra që drejtoheshin nga kryepleqtë që përfaqësoheshin nga shtresat elitë, pra fisnikët dhe nga strapleqtë që përfaqësonin shtresat e ulta, pra mund të themi me plot gojën se mirditorët kishin konsoliduar një pushtet demokratik dhe gjithëpërfshirës, për kohën. Edhe hirearkia kishtare ishte me qendër në Orosh, ku quhej Abatcia e Oroshit, që drejtohej nga Abati, më i njohuri mbetet i madhi Abat Prend Doçi, një figurë dhe prelat i fesë, kulturës dhe letërsisë mbarëkombëtare. Abatcia e Oroshit mbulonëte të gjitha famullitë e Dymbëdhjet Bajrakëve, kjo varej direkt në dioqezën e Durrësit. Kjo dioqezë numuronte një popullësi prej afro 92000 (nëtëdhjetë e dymijë) banorësh, nga këta afro 79500 (shtëdhjëtë e nëntëmijë e pesëqind) katolikë dhe 12500 (dymbëdhjetmijë e pesëqind) mysliman.

Si ligj themelorë i principatës  nihej kanuni i Lek Dukagjinit, i cili zbatohej me fanatizëm pikë për pikë. Në rastet kur ndodhnin vrasje, vjedhëje, apo dhe mosmarrëveshje të tjera, kanuni interpretohej nga pleqesia e fshatit. Palët në konflikt zgjidhnin nga një plak për ti mbrojtur gjatë gjykimit të mosmarrëveshjeve nga kryepleqësia e fshatit, (ekujvalentë të avokatëve të sotëm). Nëqoftëse mosmarrëveshja nuk zgjidhej nga kryepleqësia e fshatit, çështja i paraqitej Plakut të Bajrakut, nqoftëse edhe këtu nuk merrte udhën e zgjidhjes, atëherë palët shkonin në selinë e princit, pra në Orosh tek Kapidani. Interpretimi që i bënte kpidani mosmarrëveshjes, me dëshirën, apo pa dëshirën e palëve konfliktuese merrte formën e prerë dhe shkelësit dënoheshin, sipas shkallës së fajësisë që ishte e përcaktuar qartë në paragrafet e Kanunit të Lek Dukagjinit. Pra gjykimi kalonte në tre shkallë, si gjykatat moderne. Që heret Mirdita ishte e mbrojtur nga taksimi, falë venomeve (lehtësirave) që gëzonte shume kohë më parë nga Porta e Lartë. Mirditorët nuk paguanin taksa as dhe derës së Gjomarkut, por në rast të ndonjë konflikti të armatosur ku mund të prekeshin drejtë për së drejti interesat e Mirditës, mirditorët me kanun derës së Gjomarkut i kishin borxh nga një djalë për shpi, ekujvalent i shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Përveç jetës shoqërore me kanun rregullohej dhe jeta ekonomike, si: Dasmat, festat fetare, festat familjare, vdekjet, si dhe të kremte të tjera. Në kanun ishin të përcaktuara qartë dhe rregullat që duheshin ndjekur, për punët publike dhe mbrojtëja e punëtorëve në punët publike. Në punët publike, (të katundit), futeshin: Vija e ujit për vaditëje, krojet e përbashkëta të fshatit apo dhe të Bajrakut, mulliri i blojës, kisha dhe varrezat, rrugët e bajrakut si dhe korijet e fshatit apo të bajrakut. Pra me kanun mbrohej dhe pasuria vetjake dhe ishte diçka e shejte dhe kush e prekëtë ndëshkohej ashpër, po kështu mbrihej dhe pasuria publike, (e katundit apo bajrakut), që bënin pjesë të lartëpërmendurat.

Më poshtë po jap disa të dhëna demografike të Mirditës së viteve 1880-të të regjistruara nga konsullata austriake me seli në Shkodër.

Distrikti, Dioqeza e Durrësit që shtrihej qe nga Tirana e Kruja e deri në Mat e Dibër, përfshi të gjith Mirditën natyrale,  numuronte një popullsi prej afro 92 000 banorësh, nga këta 79 500 katolikë dhe 12 500 myslimanë.

(A.Q. SH. Tiranë. Fondi 143, dosja 1060, fleta nr, 83-88)

At. A.P.A. XVII/38          Nr.  55-58

Nga Freiherrn Von Haymerle. Wien.  25 may 1880. Mirdita

 

Nr

   B a j r a q e t                  P o p u l l s i a  

 Gjithësej

Katolikë Mysliman Të huaj
1 Bajraku i Oroshit 1500  ———- ———-  1500
2       “      i Dibrrit 5860 ———- ———-  5860
3       “      i Fanit 3550 ———- ———-  3550
4       “      i Kushnenit 5530 ———- ———-  5530
5       “      i Spaçit 2660 ———- ———-  2660
6       “      i Selitës  

2500

 

960

 

———–

 

3460

7       “      i Kthellës (Perlatit)
8       “      i Rrazës
  Shuma  19100  960 ———–  20060

(Në këtë dokument paqyrohet popullsia e pesë bajraqeve të Mirditës së vjetër dhe tre të Ohrit, pra tetë bajraqe Mirditore).

Popullsia e përgjithëshme e Mirditës etnike e regjistruar në të dymbëdhjetë bajraqet me 27 qershor 1880 nga pushteti mirditorë me ndihmën e konsullatës Austro-Hungareze rezidente në qytetin e Shkodrës.

St.A.P.A.XVII/38. An. Freiherrn.   Skutari (Shkodër)  27 / 06 / 1880

 

Nr

   B a j r a q e t                  P o p u l l s i a  

 Gjithësej

Katolik Mysliman Të huaj
1 Bajraku i Oroshit 1500  ———- ———-  1500
2       “      i Dibrrit 5860 ———- ———-  5860
3       “      i Fandit 3550 ———- ———-  3550
4       “      i Kushnenit 5530 ———- ———-  5530
5       “      i Spaçit 2660 ———- ———-  2660
6       “      i Selitës  

2500

 

960

 

———-

 

3460

7       “       i Kthellës (Perlatit)
8       “      i Rrazës
9  “      i Manatisë  

 

5200

 

 

300

 

 

———-

 

 

5500

10  “      i Bulgrit
11  “      i Velës
12  “      i Kryezezit
  Shuma  26800     1260 ———–  28060

Siç shihet dhe në të dhënat e asaj kohe Mirdita shtrihej në një teritor të gjërë dhe kishte një popullsi afro 30000 (tridhjetëmijë) banorë, një popullsi e konsiderueshëme për kohën së cilës i referohet dokumenti në fjalë. (Në këtë dokument nuk përmendet bajraku i Rrazës por i Lurës).

     (A.Q. SH.  Tiranë.    Fondi 143,  dosja 1060,  fleta nr. 45-128)

Fillimi i shekullit të XX-të i gjeti trojet shqiptare nën sundimin politiko-ushtarak të perandorisë turke, kjo e fundit ishte në shkatërrim e sipër, por pjesa dërmuese e shqipëtarëve e nihte sundimin e Turqisë, përveç Mirditës, Dukagjinit dhe Himarës, (pjesa dërmuese e popullsisë së Himarës e ka prejardhëjen nga Mirdita, kjo lehtësisht e identifikuar, nga mbiemërat që mbajnë pjesa dërmuese e Himarjotëve, si: Gjondeda, Koka, Koleka, Ndrenika, Vërria, Gjoka etj, mosnënshtrimin ndaj të huajt, himarjotët e trshëguan nga të parët e tyre mirditorë, pavarësisht se u shëndërruan, nga të krishterë katolik në të krishterë ortodoks, pavarësisht predikimeve dhe pretendimeve të qarqeve shoviniste greke që këtë popullësi duan ta quajnë greke, kjo e iplementuar pas viteve të 90-ta), krahina këto që kishin një autonomi të gjërë dhe drejtoheshin nga prnicerit e kapedanët, si ligj ishin kanunet e tyre por më i përmenduri dhe më i kompletuari ishte kanuni i Lek Dukagjinit që sundonte Dukagjinin, Kosovën dhe krejt teritorin e Mirditës etnike. Në fund të shekullit të XIX dhe fillim të shekullit të XX-të Ballkani ra disi në një qetësi, Pjesa më e madhe e kombeve që shtriheshin në Ballkan kishin krijuar shtetet e tyre të pavarura. Nën Sundimin e perandorisë turke kishin mbetur të gjitha trojet shqiptare dhe një pjesë e vogël e Maqedonisë Greke dhe Sllave dhe një pjësë e vogël e Bullgariaë. Mirditorët pavrësisht se nuk e ndjenin drejtë për së drejt rritjen e taksave dhe të detyrimeve, por ishin të përfshirë në vorbullën e vetëshkatërrimit të perandorisë së kalbur të Turqisë.

MIRDITA PAS KRIJIMIT TË SHTETIT TË PAVARUR SHQIPTARË

Pas themelimit të shtetit të pavarur shqiptarë me 28 nëntor 1912, menjëherë u kijua dhe qeveria e kryesuar nga Ismail Qemal Bej Vlora, ku mirditorët u përfaqësuan në kabinet me portofolin e zëvëndëskryeministrit që u emërua Imzot Nikollë Kaçorri, një klerik katolik i Dioqezës së Durrësit. Pas rënjes së qeverisë së Vlorës në Shqipëri u krijuan shumë rryma dhe preferenca politike që u shëndërruan në parti politike që synonin marjen e pushtetit. Këto forca nuk ishin të mirëorganizuara dhe nuk kishin stabilitet. Menjëherë pas mbledhjes së Londrës ku u caktuan kufitë përfundimtarë të Turqisë dhe Shteteve Ballkanike, ku kombi shqiptarë u cungu gjysëm për gjysëm, nga ku gjysma e kombit u coptua në mes shteteve ballkanike, fituese të luftës kundër Turqisë, konkretisht mes shteteve të Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë. Fuqitë perendimore duke parë se në Shqipëri vetë shqiptarët nuk mund të krijonin një shtet stabil, vendosën që në shqipëri të sillnin një Princ Gjerman të quajtur Vilhem Vid, Princ Vidi siç nihej në atë kohë, Shqipërinë ta shpallnin monarki, pra një principatë nën protektorat perendimorë. Pas marrjes së këti lajmi shqiptarët i ringjallën dy rrymat kryesore, pro dhe kundra Turqisë që kishin lindur që në Lidhjen shqipëtare të Prizrenit, në pro dhe kundër ardhëjes së Princ Vidit.

Kur në shqipëri pritej të vite Princ Vidi, Durrësi u caktua si kryeqytet i Principatës monarkiste të shqiptarëve. Me mbërritjen në Durrës të Princ Vidit grupimet antagoniste, pro dhe kundër Princ Vidit u tubuan në Durrës, nga ku filluan një luftë civile. Forcat që e përkrahnin ardhjen e Princ Vidit kryesoheshin nga Princi i Mirditës Prenk Bib Doda, që ishin me orientim perendimorë. Forcat që e kundërshtonin ardhëjen në pushtet të Princ Vidit kryesoheshin nga Esat Pashë Toptani, i cili kërkonëte që Shqipëria të kishte lidhje të forta me Turqinë si kombe me besim të njëjtë, ata shkonin dhe më tej, ku kerkonin që të nihej dhe pushteti i “Baba Dovletit”, (Sulltanit nga ku edhe vete turqit nuk e preferoni). Forcat e Esatiste komandoheshin nga rebeli Haxhi Qamili nga katundet e Kavajës. Këto forca shkuan deri aty sa kërkuan haptazi “Babën”, pra pushtetin e Sulltanit. Në Turqi sundonte akoma pushteti i Sulltanit. Republika e Turqisë zyrtarisht u krijua më vonë. Pas rreth gjashtëmuajsh, pas një gjakderdhje civile, Princ Vidi u detyrua që të linte Durrësin dhe të kthehej në Gjermani. Nga kjo kohë e deri në fund të vitit 1924 në Shqipëri u krijua një vakuum qeverisës, nga ku formoheshin qeveri të ndryshëme dhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe aty ku lindëte një qeveri, këtë qytet e shpallnin kryeqytet të vendit. Në fund të vitit 1924 kur në pushtet erdhi Ahmet Zogu, Shqipëria më në fund filloj që të konsolidohej si shtet me kryeqytet Tiranën.

 

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan