Biblioteka “Gjon Gazulli”/Ambientet e reja e komode, aktivitete të shumta me lexuesit

Nga Pirusti News

 23 prilli, Dita ndërkombëtare e librit e ka gjetur bibliotekën publike “Gjon Gazulli” të Rrëshenit, në ambiente të reja dhe tepër komode. Kështu investimi i dedikuar për kompleksin shkollor të gjimnazit Rrëshen, ka krijuar mundësi dhe hapësira për bibliotekën e cila më parë ishte në kushte të pa përshtashme, në ndërtesën e vjetër. Kështu janë krijuar hapësira më të plota për lexuesit, madje janë krjuar mundësi të mira për organizimin e aktiviteteve të ndryshme sidomos me fëmijët e shkollave të qytetit. Falë edhe përvojës së gjatë dhe profesionalizmit të stafit, ambientet e Bibliotekës çdo ditë e më shumë rregjistrojnë aktivitete që kanë synim njohjen me librin, orientimin e fëmijëve drejt leximit, sa më larg internetit të pa kontrolluar.

Një panoramë më e saktë vjen nga drejtuesja e kësaj biblioteke, znj. Bardhe Pjetri, e cila thotë se në bibliotekën publike “Gjon Gazulli” Rrëshen u organizuan disa aktivitete  me nxënës të shkollave 9-vjeçare, Gjimnazi i Rreshenit, Shkolla e Mesme Profesionale “Shën Jozefi Punëtor”, shkrimtarë dhe frekuentues të bibliotekës. Aktivitetet u zhvilluan në kuadër  të “Dita ndërkombëtare të librit”

Duke vijuar më tej znj. Pjetri tha se në këto aktivitete u recituan poezi  nga nxënësit e shkollave, poezi kushtuar njeriut të letrave shqipe Dritëro Agollit, si një figurë shumdimensionale. Gjithashtu  nga punonjëset e bibliotekës u diskutua për librin “Teshtimat e Lirisë” botuar në vitin 1997. Krijimtaria e Dritero Agollit që nga vitet 1990 numëron disa tituj. Ndër to mund të përmendim romanin “Dështaku”, Pelegrini i Vonuar”, “Vjen Njeriu i Çuditshëm”, “Lypsi i kohës”,  libri me fabula “Çudira dhe marrëzira”, Biografinë poetike, “Baladë për veten dhe tim Atë”, romanin “Arka e Djallit” dhe vëllimin “Njerëz të Krisur” si dhe  romanin e shumëlexuar nga frekuentuesit e bibliotekës: “Shkëlqimi dhe Rënja e Shokut Zylo”.

Njeriu i njohur i letrave shqipe Dritëro Agolli përmes librit të tij “Teshtimat e lirisë” prezanton për të gjithë lexuesit zhvillimet demokratike në Shqipëri, që nga fillimet  e saj e deri në ditët tona. Si mjeshter i publicistikës të cilën e nisi që në rinin  e tij, Agolli përmes eseve, intervistave artikujve e referateve, pasqyron jetën shqiptare në të gjithë konfleksitetin e saj. Në këtë libër personazhet janë njerëz të thjeshtë të jetës sonë, por edhe politikanë edhe personazhe të opozitës të atëhershme dhe që tani kanë ndërruar  rolet.

Sadije Agolli, bashkëshortja e Agollit dhe redaktore e këtij libri ka thënë se “Teshtimat e Lirisë” është në të njejtën kohë ombrellë për publiçistikën shqiptare, por edhe historianet me kalimin e kohës do të kthjellohen, ndaj tek ky libër do marrin të vërtetat. Vlera e të gjithë shkrimeve të paraqitura në këtë vëllim, qëndron në faktin se ato janë shkruar në momentin e ngjarjes, “aty për aty” siç janë parë dhe ndjerë nga vetë shkrimtari. Botimi paraqitet voluminoz,  është i ndarë brenda në  libra të vegjël. Libri i parë titullohet nga autori  “Shpresa e Kafshuar” në të cilën ai përmbledh periudhen 1991-1993. Libri i dytë “Të pushtuar pa pushtues”  përmbledh vitet 1994-1995 dhe libri i tretë titullohet “Shembja e çuditshme” përmbledh vitet 1996- korrik1997.

Interesante paraqitet në këto vëllime dhe pjesa e titulluar  “Bashkë me Kolegët” ku janë vlerësuar dhe përzgjedhur  kujtime dhe mendime të kolegëve dhe të miqve të shkrimtarit D.Agolli.  Libri mbyllet me një grup aformizmash të njerëzve të shquar të huaj dhe shqiptarë, ku Agolli i ka përzgjedhur gjatë viteve që i ka përdorur gjatë punës së tij, këto aformizma mundë të shërbejnë publiçistëve të rinjë për të përmisuar fjalorin e tyre.  “Teshtimat e Lirisë” mund të konsiderohet një libër familjar. Është botuar nga familja e Dritëro Agollit. Ky libër u diskutua me nxënës të shkollave si dhe me shkrimtare dhe frekuentues të rregullt të bibliotekës publike “Gjon Gazulli” Mirditë .

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment