Fanë/“Shën Marku” mbledh qindra banorë në aktivitete festive. Mesha e Shenjtë nga Ipeshkëvi Gjergj Meta

Nga Pirusti News
2 614 Shikime

Festa e Shën Markut është festuar me madhështi ditën e sotme në zonën e Fanit në Mirditë. Qindra banorë të kësaj zone ishin mbledhur sot në oborrin e Kishës dhe më pas në ambientet e jashtme të Shkollës së mesme “Ndrec Ndue Gjoka. Mes tyre kishte shumë emigrantë që kishin ardhur për këtë festë nga Italia, Greqia, Anglia dhe shumë vende të tjera perëndimore. Gjithashtu shumë banorë të tjerë që janë shpërnguluar nga Fani e që banojnë kryesisht në Lezhë, Tiranë e Durrës i ishin kthyer vendit të origjinës, për të festuar ditën e Shën Markut

Në ora 11 ka nisur mesha e shenjtë, për të cilën Ipeshkëvi i Dioqezës Rrëshen tha se kjo meshë sot është në përkujtim dy meshtarëve që kanë shërbyer në Kishën e Fanit si Dom Zef Skana dhe Dom Nikoll Luli. Për Dom Zef Skanën, monsinjor Gjergj Meta tha se i cili ishte i doktoruar për filozofi në Romë, çka nuk ishte e zakonshme në atë kohë, dhe ka jetuar këtu derisa ka ka kaluar në amshim, më 30 mars të vitit 1943.  Ndërsa për dom Nikoll Lulin, monsinjori tha se shumë prej jush e ka njohur këtu pasi ka kaluar në amshim vonë, ndaj dhe kjo Meshë është për shpirtin e tij. Duke vijuar më tej, monsinjor Meta tha se për Mirditën tonë duhet ti lutemi Zotit të na japi djem të cilët dëshirojnë të bëhen meshtarë, për ti shërbyer kësaj zone, për ti shërbyer këtij vendi. Unë jam i angazhur personalisht edhe në bashkëpunim me autoritetet lokale, dhe jam i kënaqur që këtu në Meshë është dhe Kryetari i Bashkisë z. Ndrec Dedaj. Jam i angazhuar që këtë vend ta vlerësojmë dhe ta rivlerësojmë përsëri. Ka aq pasuri, ka aq gjëra të bukura që ne nuk mund të lejojmë që ti marrin të tjerët, por vetë mirditorët ti shfrytëzojnë. Në qoftëse duam të egzistojë Mirdita, ne duhet të bëhemi të gjithë bashkë, tu ju lut Zotit, tu u angazhuar konkretisht me edukimin e të rinjve, me edukimin e fëmijëve që nga do të shkojnë, ta kthejnë vëmendjen nga ky vend i mrekullueshëm. Zoti ju bekoftë, Gëzuar Festën e Shën Markut, Qoftë Lëvdue Jezu Krishti, ka përfundur monsinjor Gjergj Meta ligjëratën e Tij, për të vijuar me procesionin e mëtejshëm të Meshës së Shenjtë.

Pas përfundimit të Meshës së Shënjtë, banorët e Fanit janë zhvendosur në ambientet e Shkollës së Mesme “Ndrec Ndue Gjoka”, për të ndjekur një koncesrt artistik financuar nga Besnik Paci. Në fillim ka përshëndetur kryetari i Bashkisë z. Ndrec Dedaj, i cili i ka uruar banorët e Fanit për festën e Shën  Markut. Në këtë koncert artistik, nxënës të talentuar kanë performuar këndshëm nën drejtimin e mësuesit të muzikës së kësaj shkolle, z. Fran Përshqefa.  Është vlerësuar fakti se z. Përshqefa bën një punë mjaft të suksesshme më përcjelljen e traditës ndër breza.

a.n

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan