Nisma e re e Marianne Graf/Sëshpejti shtigjet e rrezikshme për tek Piktogramet e Rubikut dhe Kalaja e Matrizës, do të jenë sipas standarteve ndërkombëtare.

Nga Pirusti News
1 562 Shikime

Rubiku njihet si një ndër trevat më të vjetra në zonën e Mirditës. Nëse i referohemi historianëve dhe arkivave mëson se mijëra vjet më parë, në Rubikut një lloj ndryshku i kuq shfaroste njerëzit, mbyste bagëtitë dhe dëmtonte të mbjellat. Ishte hyjnesha Robiko, ajo që i shpëtoi banorët nga kjo murtajë e kuqe. Për këtë arsye çdo pranverë, banorët e kësaj zone festojnë ditën e Shelbuemit. Presin një ka, një dash dhe i nxjerrin njeri-tjetrit verë të kuqe, për të kujtuar hyjneshën Robiko.

Dhe jo rastësisht, edhe emri Rubik i këtij vendbanimi, e ka origjinën pikërisht nga kjo perëndeshë e lashtë pagane. Majë një shkëmbi të bardhë, prej gati 900 vjetësh, banorët vendas ndërtuan një prej kishave më të mëdha të asaj kohe. E pagëzuan me emrin Shelbuem, duke i dhënë emrin e festës, në përkujtim të hyjneshës. Edhe Kisha ka legjendën e saj.

“Sipas gojëdhënave, ndërtimet që ishin bërë në një vend tjetër, prisheshin nga pëllumbat që merrnin materialet gurët, trarët dhe i sillnin në shkëmbin ku aktualisht ndodhet kalaja”, tregon një banor i zonës. Sipas historianëve, Kisha e Shelbuemit është ndër më të vjetrat në Ballkan. Ajo është aty qysh prej vitit 1162. Por, studiuesi Gjon Marku thotë se kjo godinë qëndron mbi shkëmbin e bardhë, e bukur dhe rrezatuese, qysh prej kohëve ilire, e pacënuar nga rrebeshet e shekujve.

Pikërisht për këtë arsye turizmi është fokusuar në këtë zonë me investime të shumta në luginën e Katundit të Vjetër ku gjen një larmi restorantesh tejet të frekuentuar në çdo stinë. Gjithashtu në Rubik kanë çelur dyert disa bujtina, ndërsa më kryesorja është “Bujtina Biba” në fshatin Bulshizë, pak mbi qytetin e Rubikut.

Por ajo çfar po i jep një hov të fuqishmë turizmit të kësaj zone është edhe objekti “Info-Kulla” në Rubik, ndërtuar falë një bashkëpunimi të suksesshëm mes Albania Austria Partnerschaft – Marianne Graf dhe Bashkisë Mirditë.

Çdo ditë të javës, përfshirë edhe të dielat vizitorë të shumtë depërtojnë në “labirinthet” e historisë sonë ndër shekuj,  njihen me kulturën dhe traditën nëpër të cilën ka kaluar populli ynë. Këtu shërben një staf i përgatitur, i gatshëm për të shuar çdo kuorizitet të vizitorëve të shumtë që vijnë nga të gjitha trevat shqiptare e më gjerë, kryesisht nxënës të shkollave, studentë etj.

Marianne Graf dhe Info-Kulla, një inciativë e re me fokus turizmin e zonës

Por ndërkohë që turizmi deri në këto momente është fokusuar vetëm në Info-Kulla dhe Luginën e Katundit të vjetër, përfshirë edhe Kishën e të Shëlbuemit majë gurit piktoresk, Mariane Graf dhe Info Kulla kanë nisur një tjetër inciativë e cila me finalizimin e saj, e bën këtë zonë ndër zonat më atraktive që ka Mirdita, pse jo edhe veriu në përgjithësi.

Bëhet fjalë për hapjen e “udhës” për të vizituar Kalanë e Matrizës, Piktogramet e Rubikut deri edhe Majën e Velës, ku është edhe shtatorja e Zonjës së Bekuar

Por që të mbërrish në këto vende piktoreske me histori dhe kulturë të lashtë duhen që shtigjet e vështira dhe të rrezikshme nëpër të cilat do të kalosh, të përshtaten sipas standarteve ndërkombëtare.

Sipas standarteve ndërkombëtare shtigjet duhet të markohen. Procesi i markimit konsiston në realizimin e shenjave orientuese të shtegut, duke vendosur shenja dy ngjyrëshe me bojë rezistente në vende sa më të dukshme. Gjithashtu duhet vendosur sinjalistikë orientuese dhe informuese përgjatë tij.  Në vendet me rrezikshmëri nga rrëshqitjet apo shkarkimet atmosferike ndërtohen mure mbajtës, por edhe ndërtesa prej dërrase për t’u strehuar në raste rrufeje apo të ndonjë shiu të papritur.

Më pas punohet që shtigjet të hidhen në hartë me GPS duke përcaktuar shkallën e vështirësisë së ecjes, aspektet natyrore dhe historike që mund të ndeshen gjatë rrugës. Hartat printohen dhe publikohen në Webe, Google Earth  me qëllim për tu acesuar nga kushdo i interesuar. Puna vazhdon, ndërkohë që kërkohet mbështetje e gjerë. Padyshimisht në fund të realizimit të kësaj nisme, fluksi i turistëve do të jetë i madh, për vetë emerin e mirënjohur që kanë piktogramet e Rubikut, Kalaja e Judenjve, Maja e Velës me ….

Prof. Dr. MUZAFER KORKUTI: Guva e piktogrameve në Rubik,nje ndër veprat më monumentale te artit prehistorik ne trojet shqiptare.

Përgatiti: A. Ndoja

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan