Nga dr. Erenestina Halili/Kryq e tërthor në Shqipëri të Epërme. Nëpër labirinthet e Arkivës mirditase

Nga Pirusti News
769 Shikime

-Dhe më tej…e publiçistit Gjergj Marku. Një rrëfim gjysëmorësh para 7 viteve me gazetaren e shquar të TVSH-së për vite e vite, Violeta Gjoka –

 Si  fjalë  e parë-rrëfim  për  gazetarin-shkrimtar

E lind dheu  patriotin apo  patrioti bashkëlind në të njëjten  ditë, e lind gazetari pasionin apo pasioni  bën  gazetarin, qytetari ciceronin  e tokës  së  tij apo dheu  rrëfen  vetiu në gojë  e shkrim…

Këto asosacione  kam  njëmendësuar pas rreshtave të lexuar të  publicistikës  së Gjergj Markut.

Shpaloset  në gazetarinë  e tij,  ngjizur  me letërsi, i  gjithë  dimensioni  gjeografik  e  historik, rishtar  e real, njeriu në të mirë  e të keq, shteti  dhe  individi, gojëdhana  e  kronika, problemi dhe emocioni, shpaloset  Mirdita, dheu i të parëve të mi dhe mijëra grimca  të jetës  sonë  shqiptare.

Rubiku, Lura, Nënshejti, Shna Ndoj, Bulqiza, Burreli, Spaçi, Puka, Tuzi (Vitoja), Prizreni, etj., janë  gjeografi  e njohur  për  një gazetar, por pasionanti e sjell si histori të jetuar, me background e  personazh, herë si reportazh udhëtimi  e herë si reportazh  natyralist, një herë  si  artikull problemor  e tjetër herë si skicë, gjithkund në penë  është  ai, por  kurrë si vetëqëllim. Rrëfimi i  tij, si  stilistikë, priret  drej vlerës, asaj  që  nuk  duhet  humbur assesi…dhe  i bën një nder të madh fëmijës  tim, që  dëgjon  dinastinë  e  mrekullive të dheut të  gjyshit e mijëra lexuesve  të  tjerë.

Sepse gazetaria  dhe  çdo  mjeshtëri tjetër, për  mua  këtë ka alterego, të tregojë të vërtetën  siç  është, bardhë  e zi në kronikë, të ngrejë problemin  bardhë e zi në artikullin  problemor, të rrefejë  në gojë të të  tjerëve vlerën, të bardhën, të zezën, në reportazh. Marku ia mbërrin.

Përmes “Udha  e një reporteri”, Marku  hap  zemrën  si  siparin  e skenës  së  krijimtarisë, duke  bashkuar  gjithë vektorët  veprues, faktorët dhe momentet e  mëdha, që  e sollën deri  tek  libri në  duart  e publikut, miniera  si  sheshi i parë i fakteve gazetareske, Sandri-bankieri që  shpëtoi mikun nga rrisku, gazetaria në provincë (shënim i autorit), zyrtar  në Mirditë, janë koleksioni  i  artefakteve biografike të rrëfimtarit në vetë të  parë…

Virgjna e Gëziqit, i ngjan  një muzeu etnografik, historik e kulturor, rrënqethës për nga  fabula, i kahershëm për nga mosha e i përditsuar për nga mesazhi, 105 –vjecari që  ther rrugën  në këmbë për tre orë, për të marrë pensionin, personazh me jetë  në kufinj tre shekujsh, si lundra  që bashkon skajet  e maleve përkundruall njëri-tjetrit, jetëgjata  drej Ginnes, nanë Dila, që  flet uratët mu përballë kishës  së Shënapremtes, taksisti  gjerman me biçikletë rrugëve malore të Ballkanit, Gjon Mark Ndoj, si  emblemë  e vuajtjeve njerëzore, Graf, ”Krajlica e malësorëve” në  kohët  moderne, janë  personazhe  e tipare direkte, por elegante. Gazetari propozon  një pamje të vetme dhe të përqëndruar, ndërsa  shkrimtari  nën  zhguallin  e  të vërtetës, i  mbush  me  figurë  letrare , duke u futur si padashur  në qerthullin gazetar-shkrimtar.

Raste të tilla bashkëjetese  kemi parë  me Heminguejn e Balzak, Zola  e Fallaci; ndodh  që  edhe Marku t’i marrë shoqërisë “hua” lëndën  e parë, burimin  që  prej  andejmi të  nxjerrë produktin  mbushur  me  detaj. Shkrimtari ka  një qëllim,  një ide  kur  shkruan, gazetari, gjithashtu. Marku nuk i ndan të vërtetat në  dy  gjysma, por  dy  gjysmat e të vërtetat  i  bashkon  në një realitet që  shijohet  si  rregull  e parim (gazetari) dhe  katarsis  e frymëzim (letërsi). Togëfjalëshi i Markut  nuk  mban  erë  kafeje bari, mban djersë e pluhur  minatori, rrëzëllin  si paret në  qafen  e nuses  mirditore, thellon  si  rrudhat  e  flokëbardhëve që  takon rrugëve  me pluhur të krahinës  së  tij…. Ama, armën  e përbashkët të letërsisë  e gazetarisë,  ai nuk  e hedh nëpër udhëkryqe: Fjalën!

Marku  gati-gati  e nis rrëfimin  si  një  parahyrje  romani  autobiografik ose  si  një  autoskicë, autoportret, si  një monolog letrar e  si një revistë televizive për  vehten. Kjo  ndodh,  sepse ai  vjen tashmë i  sprovuar  në  fushat  e mësipërme, atje  ai  ka  mprehur fjalën dhe  e sjell tashmë  si  dëshmi të vetëdijes profesionale….momenti  kur mund të tregosh për të tjerët..

Më tej,  në  një tjetër  ndarje  ai  portretizon  njerëzit  që  i  qëlluan  bashkëbisedues  e  shënjues  të  mbresës  së  tij, më  pas  ndalet  një hop në reportazh. Në  vijë  lineare,  kupton  se  autori  mbetet  peng i autoritetit të thellë  e  të paparashikueshëm të letërsise dhe pushtetit real të gazetarisë, mes  kohëzgjatjes e përkohshmërise, mes  realitetit dhe prodhimit të botëve alternative,duke mos  transportuar  faktet apo  territoret. Është një lloj gazetarie që zhvillohet brenda fakteve,duke  shprehur sferën  e padukshme që  rrethon  një  histori, pa tradhëtuar  narracionin e duke  folur  për  stil e  kreativitet.

Marku ka gjetur vendin e mënyrën  për  t’u shprehur, kohën  e  momentin  për të treguar, metrazhin  e filmit të tij jetësor e profesional…. tani i mbetet  lexuesit….

Erenestina Halili

Dr e  Shkencave Filologjike

Tetor 2011

 

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan