I zënë në befasi, nga t’ja filloj..!

Nga Pirusti News

-Nga Kol Gjoka deputet i CDU-së, i nje Landi gjerman, te Eugent Bushpepa “star” në Eurovision. E ndërsa Kristian Prenga shpallet kampion i botës në Kickbox, gjyqtarja e lartë Vitore Tusha, shpallet e para gjyqtare e pa korruptuar. Ndërsa Adrola Dushi vijon të shkëlqejë në botën e modelingut, ekipi kombëtar i volejbollit mbështet tek vajzat e “Ariana Arapit”-

Nga: Aleksandër Ndoja

Natyrisht nuk kemi pse t’ja fillojme shumë më herët kur mirditasit e shquar si Gjon Gazulli, Ambroz Marlaska, Pashko Vasa, Gjergj Fishta, Abat Doçi etj, etj, pasi Ata dhe shumë të tjerë ndër shekuj, kanë lënë gjurmë të pashlyera në historinë e kombit. Por Mirdita si në çdo kohë, vijon të befasojë edhe sot.

Vetëm në pak kohë opinioni është “bombarduar” me emra që i bëjnë nder jo vetëm Mirditës, por janë kthyer në krenari kombëtare. Vetëm pak ditë më parë u mësua se Kol Gjoka fitoi garën për anëtar i parlametit vendor i nje landi gjerman, nga rradhët e partisë CDU të Merkelit. Ndërsa Eugent Bushpepa edhe dy ditë mban pezull një komb të tërë, teksa në natën e parë pa më të voglin diskutim kaloi në finale, ndërsa pritshmëritë janë të mëdha pasi shtypi dhe masmedia që ndjek zhvillimet muzikore në Eurovisionin e Lisbonës, e rendisin ndër më të preferuarit e këtij kompeticioni botëror të muzikës.

Ndërsa vetëm pak javë më parë, komisioni vlerësues i nivelit të pastërtisë juridike shpalli anëtaren e Gjykatës Kushtetuese znj. Vitore Tusha si gjyqtaren model dhe të pa korruptuar. Po ashtu Kristjan Prenga shpallet kampion i botës në sportin e Kick-Box, duke mposhtur sportistë të fuqishëm dhe me famë botërore si  meksikani Abraham Paskual. Listës së krenarisë mirditase që e bëjnë kombin krenar i shtohet e kombëtarja e e volejbollit për femra, ku emra të shquar si Arjola Prenga, Esmeralda Tuci, Malvina Tuci apo Fatbardha Picaku e UMB-së po nga Mirdita përbëjnë shtyllën e ku është mbështetur kombëtarja shqiptare për fitore të shumë dëshiruara. Por në këtë listë nuk mbetet pas edhe Adrola Dushi, modele e mirnjohur mirditase pjesmarrëse  konkurseve të bukurisë e cila ishte kurorëzuar Miss Universe Albania 2012. Po le të vijojmë një përshkrim të shkurtër për sejcilin prej tyre:

 Kola Gjoka, deputet i nje landi Gjerman

Lindur me 03.02.1970  ne Kullaxhi Mirdite. I martuar me Zonjen Mirela Gjoka, nje djale 10 vjecar. Ka mbaruar shkollen fillore dhe 8-vjecare ne Kullaxhi Mirditë, ne vitet 1975- 1983. Ka Mbaruar shkollen e mesme ushtarake “Skenderbej“ në Tirane ne vitet 1983 – 1987. Ka mbaruar Shkollen e Lartë te Bashkuar të Oficerëve ne vitet 1987- 1992.

Nga Shkurti 1992 deri Qershor 1992 ka punuar mësues në Gjimnazin Reps. Ka mbaruar universitetin e Shkodres per Matematikë-Fizikë ne vitet  1992 – 1995, më pas ka studiuar ne Pekin per raketat ne vitet 1993- 1994. Emeruar oficer ne Shkoder me graden “nëntoger“ ne vitin 1992. Nga viti 1992- 1996 ka sherbyer ne detyra e reparte te ndryshme ne Divizionin e Shkoders. Është larguar nga ushtria me graden “kapiten i parë” ne vitin 1996.

Nga viti 1996 deri me sot jetoj e punon ne Hamburg Gjermani ku drejton bizneset e tij private. Është Antare i Dhomes se Tregtise Gjermani – Shqiperi, ndërsa në zgjedhjet e fundit u zgjodh deputet në parlamentin vendor tte gjermanisë.

Eugent Bushpepa, këngëtar dhe favorit në Eurovison

Bushpepa lindi në Rrëshen. Filloi të këndonte qysh kur ishte fëmijë. Pasi mbaroi gjimnazin, u shpërngul në Itali. Kur u kthye në Shqipëri, filloi të punojë në Top Channel si këngëtar në një emision në vitin 2006 dhe që prej atëherë, ai ka qenë aktiv në skenën e muzikës shqiptare. Është i njohur për pjesëmarrjen e tij në Top Fest me këngën “Maska e madhështise”. Në po këtë kompeticion, mori pjesë edhe me grupin “Sunrise” ku këndoi këngën “Engjëll”. Pas suksesit që pati, ai vazhdoi të marrë pjesë edhe në konkurse e kompeticione të tjera të rëndësishme. Në festivalin e fundit në RTV fitoi çminin e parë me këngën “MALL” këngë me të cilën pati sukses në natën e parë të Eurovision në Lisbonë, ndërsa vijon konkurimin në natën finale.

Vitore TUSHA, anëtare e Gjykatës Kushtetuese

Ka lindur në Rrëshen më 26 nëntor 1960 në Tiranë, ajo u diplomua në vitin 1983 në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike, dega Drejtësi. Nga viti 1983 deri në vitin 1990 ka ushtruar detyrën e Përmbarueses Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Tiranë dhe më pas deri në vitin 1992 ushtroi profesionin e avokatit.

Në periudhën 1992-1994 ka ushtruar detyrën e gjyqtares në Gjykatën e Rrethit Tiranë dhe në vitet 1994-2001 atë të gjyqtares në Gjykatën e Kasacionit. Në vitet 1999-2001 ka qenë kryetare e Kolegjit Civil të kësaj gjykate. Në vitin 1997 merr gradën shkencore “Doktor i Shkencave Juridike”. Në vitin 2004 zgjidhet nënkryetare e Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Nga viti 1986 e në vazhdim ushtron mësimdhënien si lektore e së Drejtës Civile dhe Procedurës Civile pranë Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës. Është bashkëautore në hartimin tekstit Procedura Civile. Ka marrë pjesë me cilësinë e ekspertes ligjore në hartimin e disa projektligjeve. Në mars 2008 është emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Vitore Tusha është mes gjyqtarëve që kanë shpallur si jokushtetuese çështje me ndjeshmëri të lartë publike, sikurse marrëveshja e detit, apo ligji i lustracionit, ndërsa u rreshtua mes gjyqtarëve kushtetues që i thanë po ligjit të vettingut. Tusha është gjyqtare që i është nënshtrohet Vettingut, dhe ishte e para që e kaloi këtë testim.

Kristian Prenga, kampion i botës në Kickbox

Kristian Prenga (24.01.1991), i lindur në Orosh të Mirditës, është një sportist profesionist shqiptar i arteve të miksuara marciale. Ai është shpallur dy herë kampion i Europës në sportin e “Kickbox-it”, një herë në vitin 2016, dhe në mars të 2017 kur mbrojti titullin e fituar

Shkollën 8-vjeçare dhe gjimnazin i ka kryer në Mirditë, ndërsa më pas nisi studimet e larta në një universitet privat. Teksa vazhdonte studimet universitare, Kristiani stërvitej dhe në palestër, vendi në të cilin talenti i tij u zbulua nga boksieri shqiptar Gjetan Keta. Karriera e tij nisi në moshën 22-vjeçare, ku Kristiani vendosi që të ndiqte endrrën e tij dhe të perfeksiononte më tej aftësitë e tij në ickbox dhe arte të tjera marciale. Më pas, ai u nis drejt Gjermanisë, ku filloi të ndeshej në sportin e Kickbox, i mbështetur dhe nga familja. Gjatë gjithë ndeshjeve të zhvilluara, Kristiani regjistron vetëm një humbje. Karriera e tij kulmoi në vitin 2016, ku u shpall kampion europe në kickbox, në Tiranë, duke fituar gjerdanin e artë. Më pas, Kristiani kaloi në sportin e boksit. Kristian Prenga është tani një boksier profesionist.

Adrola Dushi, ish Mis Shqiperia konkurente e rendesishme ne fushen e modelingut

Adrola Dushi (e lindur më 1993) është modele shqiptare e konkurseve të bukurisë e cila ishte kurorëzuar Miss Universe Albania 2012. Ajo përfaqësonte vendin tonë në vitin 2012 në konkursin Miss Univers. Më pas karriera e saj në modeling ka njohur vetëm ngjtje aq sa sot renditet një ndër modelet më të suksesshme në arenën ndërkombëtare.

Volejbollistet mirditase që shkëlqenjë në sportin ndërkombëtar, por që janë grumbulluar në kombëtaren e Shqipërisë.

Ato janë Arjola Prenga, Esmeralda Tuci, Malvina Tuci apo Fatbardha Picaku e UMB-së të gjitha nga Mirdita, që fillimet e tyre i kanë pasur në Pallatin e Sportit “Arjana Arapi” në Rrëshen. Ato dhe shumë të tjera kanë pasur një karrierë të spikatur në ekipet kombëtare dhe ndërkombëtare, ndërsa dalja disa herë e “minatorit” kampion, ka talentin dhe përsosmërinë e tyre në lojë. Edhe pse luajnë në ekipe të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, ato janë grumbulluar si lojtare elitë e kombëtaren e Shqipërisë.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment