Një rrëfim i pa zakontë nga Mihal Pumo, për jetën e tij në Mirditë. Si u arrestua nëna e tij profesoreshë e Universitetit të Tiranës..

Nga Pirusti News

Nga: Aleksandër Ndoja.

Ka qenë shtatori i vitit 1977, kur nisa klasën e pestë në qytetin e Rrëshenit. Kishim mësuese kujdestare Jolanda Bajramin, mësuese e gjuhës dhe letërsisë. Nxënësit shumica ishin vendas, nga qyteti dhe fshatrat përrreth ku nuk kishte shkolla 8-vjeçare. Por një pjesë e nxënësve nga qyteti vinin nga zona të tjera të vendit, prindërit e të cilëve kishin ardhur me punë të ndryshme në Rrëshen si mjekë, agronomë, inxhinierë, mësues, policë etj.

Në klasën time ndodheshin edhe dy djem të cilët njërin nga prindërit e kishin me kombësi të huaj, por që rregjimi i kishte shpallur armiq dhe i kishte arrestuar. Ata ishin shokët e mij të klasës Mihal Pumo me nënën ruse, dhe Orest Kalaj me babain me kombësi greke. Të dy ishin jetimë me prindër gjallë, por në burg. Në mendje më mbeti Mihali të cilin e kujtoj si sot, një djalë i imët, i urtë i cili mësonte jashtzakonisht mirë. Ishim të vegjël dhe nuk e dinim çfar ishte vuajtja apo persekutimi. Nëse këtë e konstatonim, mendonim se ishte normale pasi kaq dinim. Askush nga ne bashkmoshatarët e tij nuk e dinim se përtej asaj palltos ngjyrë të errët me shirita të imët si punë kadife, mbulohej një njeri që vuajtja dhe terrorizimi ekstrem i kishte filluar në moshën 8 vjeçare, kur një bandë sigurimsish i kishin hyrë në shtëpi, atje në Tiranë të Re dhe i kishin prishur gjumin fëminor, duke i përmbysur shtëpinë për kontroll. Më parë i kishin arrestuar nënën e tij profesoreshë në Universitetin e Tiranës.

I vetmi faj i Mihalit që të vuante dy internime dhe të rritej pa nënë, ishte një “mëkat” i prindërve të tij Muntazit dhe Ninës, të dy studentë të universitetit Plehanov në ish-Bashkimin Sovjetik,  në atë mbrëmje vallëzimi ku i riu student Muntaz Pumo, ishte dërguar nga shteti shqiptar për të studiuar. Ishte ajo mbrëmje që lidhi një besë mes dy të rinjve të kombësive të ndryshme. Besë që nuk u thye përmes një kalvari të pa imagjinueshëm me pikënisje vitin 1958, e që për pak ditë kurorëzon 60 vite. E ndërsa Mihali është prej vitesh në Moskë pranë familjes së ribashkuar, kujton me detaje çfar ndodhi atë mëngjes të trishtë të vitit 1978 në banesën në Tiranë e Re, e deri në fillim viteve 90-të kur rregjimet komuniste morën tatpjetën, kur liria sapo kishte trokitur.

Në një intervistë ekskluzive për pirustinews.com, Mihal Pumo rrëfen detaje të padëgjuara më parë për jetën në Mirditë, për dy internime rradhazi që kulmuan me largimin në Moskë, ndërsa tre vite më parë kishte shkuar Nina me djalin e madh, pas më shumë se 11 viteve burg në kalvarin komunist shqiptar.

Inervista me Mihal Pumon..

Ke qenë 8 vjeç në atë vit të mbarpshtë për familjne Tuaj, kur u arrestua nëna jote Nina Pumo. Si e kujtoni atë çast?

– Më është fiksuar thellë në mendje që kur isha fëmije… ishte mëngjesi herët i datës  17 tetor 1975, ishte ditë e premte dhe binte nje shi i rrëmbyeshëm. Isha duke fjetur  herët në mëngjes, kur me zgjoi vajza e xhaxhait te cilën e kishin thirrur…

Mamaja në ate kohë ishte pedagoge ne universitet ku jepte leksinone të gjuhës ruse. Shtëpia ishte plote me sigurimsa. Shtepinë e kishin përmbysur duke bërë kontroll. I shokuar si fëmije që isha, pyeta kushuriren ku ishte mamaja. Ajo për të mos u traumatizuar unë, mu përgjigj se mamaja ishte ne universitet dhe se njerezit e panjohur per mua, ishin gjoja kolegët e mamasë të cilët po kërkonin nje liber…

Por unë me naivitetin e një fëmije u thashë se pse nuk pyeten mamanë se ku ishte ai libër, por përmbysen gjithë shtëpine? Njeri prej tyre me beri nje pyetje idiote, nese dija të flisja rusisht une... Une nuk ju pergjigja se nuk dija fare.. ndjeja se diçka e keqe po ndodhte… Pastaj kushërira me çoi ne shtëpinë e xhaxhait tim, ku më thanë se mamaja ishte sëmurë dhe e kanë shtruar ne spital.... Unë u trondita akoma më shumë, Është edhe sot e vështirë të pershkruaj gjitçka që ndjeja atëhere… Pas shumë vitesh, mamaja do më tregonte ngjarjet e asaj dite nga ana e saj…

Pasi e arestuan ne universitet, rrugës për në burgun e Tiranës, me atomjet Gaz të sigurimit kaluan prane shtepisë sonë në Tirane të re, ku në atë moment unë flija paqësisht… Nje nga sigurimsat i tha mamasë – shikoje për here të fundit shtëpine tënde! Atëhere ajo as që mund ta imagjinonte qe do të kthehej pranë familjes se saj, pas me shumë se 11 vjetësh…. 

Babanë në atë kohë e kishin hequr nga Ministria e Tregtise dhe i kishin çuar në Rrëshen, si merceolog ne tregëti. Ne si shumë familje në atë kohë nuk kishim telefon ne shtëpi. Babai gjatë javës merrte ne telefon te komshija jonë çdo ditë dhe kështu flisnim me të. Atë ditë te zéze për ne, ai mori disa here ne telefon por nuk iu pergjigj askush. Ai e kuptoi që kishte ndodhur diçka e tmershme. Për prindërit nuk ishte e papritur, sepse prej muajsh që të dy prindërit ndiqeshin nga sigurimi. Ai erdhi ne 2 të natës ne Tiranë me makina rasti… Unë po flija po e degjova qe u hap dera te xhaxhai, babai me përqafoi fort dhe filloi të qante me ngashërim, po ashtu dhe unë… edhe tani me përloten sytë kur kujtoj atë skenë.

Pas sa muajsh Ju internuan në Rrëshen, a e kujtoni si ju tranferuan, me çfar mjeti i sollët plaçkat? 

Kaloi pak me shumë se një muaj kur na dëbuan nga Tirana. Per ironi te fatit në nje dokument te marrë ne Ministrinë e Brendshme thuhet qe une, Mihal Muntaz Pumo jam dëbuar nga Tirana për veprimtari armiqsore…. Imagjimoni tani çfarë veprimtarie armiqsore mund te kryeje një fëmije 8 vjeç… 

Unë dhe disa ditë pas arestimit të mamasë, nuk e dija këtë gjë. Vazhdonin të më thonin që është në spital dhe se atje gjoja nuk lejohej të shkoje. Por një ditë préj ditësh, nje préj shokëve në oborr më pyeti – pse e kane futur ne burg mamanë tënde? – Une nuk thashë asgjë, por ika me vrap ne shtëpi ku ishte gjyshja ime – qe nuk diti e shkreta çfarë të thoshte, kur i tregova ç’më thanë dhe qante bashke me mua…

Mbaj mend gjithashtu nje dite tjeter kur ishim akoma ne Tirane, kur erdhi te me merrte ne pyetje hetuesja e mamase nje fare Dolores… Asaj i thashe nder te tjerash, sa keq qe ruset nuk e dine qe me kane burgosur mamane so do te binin tanket si ne Cekosllovaki… Unë isha vetem 8 vjeç, askush nuk më kishte mësuar te flisja kështu, por unë kerkoja veçse shpëtim… Ndërsa hetuesja i tha mamasë – sa mirë qe e ke mesuar fëminë…

Pastaj na dëbuan nga Tirana me vendim nga lart. Unë atë mbrëmje  nëntori kur ngarkonin plaçkat ne një kamion zis të mbuluar, isha sëemurë me angine dhe temperature 40. Pavaresisht nga kjo, na detyruan te iknim atë natë. Kështu lamë apartamentin tonë ne Tiranë të Re, qe sot eshte kafe “Sofi” ne sheshin Willson.

Ku u punësua babai jot në Rrëshen, Muntazi?

Siç e thashë edhe më sipër, fillimisht ishte merceolog ne tregti, por pas arestimit te mamasë e bene llogaritar të thjeshtë, pavaresisht nga diploma e marre në Bashkinin Sovjetik (i derguar nga shteti shqiptar) dhe specializimi qe kishte. Biles ishte autori i nje libri per merceologjinë që mesonin studentet. Por kjo gje nuk i duhej me kujt ne ate kohe.

Si i mbanit kontaktet me mamanë tuaj Ninën, kur ishte në burg. Ku e mbaroi burgun dhe sa kohë ka qëndruar?.

Mamaja u denua me 14 vjet burg me akuze agjitacion dhe propagandë dhe tradhë ti ndaj atdheut (lind pyetja atdheut te kujt?)… Nuk dua tani te kujtoj gjithë kalvarine e tragjikomedise së gjyqit ndaj saj. Ndërsa e detyruan te pranojë që të firmoste se ishte spiune, duke e kërcenuar se do i vrisnin burrin dhe do ti çonin djemte ne jetimore. Kur mamaja pyeste hetuesen po çfare të tregoj si spiune? – hetuesja i pergjigjej: ke pare filma me spiuna?  Trego si për ata… Gjatë hetuesisë gjithashtu i thane mamase qe burri do të divorcojë dhe femijet nuk i sheh me… Ishte koha kur mamaja akoma rezistonte duke mos firmosur. Me në fund u detyrua të firmoste, por vetem pasi te shikonte djemte e saj. Ne u habitëm që pas më tepër se gjysem viti nga arrestimi, na dhanë nje leje takim për mua dhe vëllanë. Gjate atij takimi pothuajse gjithe kohës, mamaja vetem qante… Sic do me thoshte pas shume vitesh mamaja – une i kam shpëtur jeten! Ne momentin kur e pë rqafova i thashe rusisht qe ne të duam shumë. Edhe babai por atë nuk e lanë dhe po pret pas derës… Këto fjale siç me tha mamaja i dhanë forcen për të mbijetuar për ne, sepse para ketij takimi nuk donte te jetonte…!

Si mund të jetonit pa asnjë grua në shtëpi, pra si i përballonte babai juaj punët e shtëpisë me dy djem të vegjël?

Babait i detyrohemi jashtëzakonisht shume si une ashtu edhe im vëlla. Ai ishte për ne edhe nënë edhe baba. Na lante, na vishte, na ushqente, na edukonte. Gjate gjithe këtyre viteve të tmershme nuk mori asnje qindarke borxh nga askush, pavarësisht se nuk arinin lekët as për bukë me çaj nganjëhere. Sa ishte gjyshja gjallë ajo na ndihmoi shumë, por pas disa vitesh vdiq. Ne u rritëm me sakrifica të medha, por me dashuri te jashtezakonshme për njeri tjetrin. Fatkeqsisht babai vuante nga zemra, tensioni i lartë i gjakut, dhe nga veshkat (ka vetëm nje veshkë). Pavaresisht nga te gjitha rethanat mbijetuam! Unë isha i vogël nuk dija si të ndihmoja babanë sadopak me sëmundjet, kisha shume frikë të humbisja edhe atë…Unë veja mirë me mësime, dhe detyrat e shtëpise i kryeja lehtësisht. Disa shokë nga fshati e kishin më të veshtire, dhe ndoshta fizikisht kishin një jetë akoma më të veshtirë. Dikush më kërkoi qe ti bëja detyrat e shtëpise, duke me premtuar diçka nga kopshti i fshatit te vet. Unë i kërkova hudhra sepse e dija që ul tensionin. Kështu për ca kohë i sillja babait në shtepi hudhra, për ta shëruar…

A ju ndihmonte njeri, si ju trajtonin komshinjtë te pallati me tulla të bardha në krye të qytetit? A keni njeri për të falenderuar?

Nuk na mdihmoi absolutisht askush,  një pjesë e komshinjve na salutonin (ne fillim na dhanë apartament te pallati që quhej i oficerëve) ca te tjerë nuk përshendeteshin, ndoshta kishin frike. Babai gjithmonë na mësonte të mos e vinim re, se njerezit  e thjeshte nuk kane faj. Mua me ka ndodhur kur isha 9 vjeç kur nje djale komshi me tha që babai i tij e ndalonte atë të luante me mua në oborr,  sepse unë isha djali i nje spiuneje dhe armik. Qysh në atë moshë unë iu pergjigja- të kuptoj, për mua ti mgelesh shok i mire… Pallati me tulla te bardha – ishte vendi i ri ku na detyruan me force te shpernguleshim pas disa vitesh, duke na mare apartamentin dy dhoma e guzhine, për të ma dhënë një dhomë më pak…

Së për të falenderuar… nuk dua te flas ne veçanti … do të them këtë – pavarësisht nga gjithçka, do të thoja fjalët me te mira per Mirditen dhe mirditoret. Kuptohet që në atë kohë kishte shumë fuksa siç i thoshnim ne spiuneve te sigurimit. Por une e kam fjalen per njerezit e thjeshte, per djemtë që luanim ne oborr, për shumicen e mësuesve dhe shokëve te shkollës. Mirditoret jane popull i mrekullueshem, te zgjuar, bujarë, më saktë për ta ka thënë vete Noli. Pra si une dhe familja ime ka shumë respekt per Mirditen dhe mirditoret. Ne ato kohe ne gjithsesi e kuptonin qe shumices u vinte keq per ne… kaq apo thjesht nje salutim ishte i mjaftueshem per ne, per te qene mirenjohes. Gjithashtu i jemi mirenjohes halles sime ne Tirane dhe familjes se saj, qe na hapen deren per 11 vjet. Ne nuk nund te ktheheshim brenda dites dhe ishim te detyruar te ndalonim nates ne Tirane.

Ne shkonim çdo muaj tek mamaja ne kampin e Kosovës ne Dumre. Bënim pothuajse 15-16 orë rrugë me autobuza, trena dhe tre orë me këmbë vatje-ardhje nëpër ara me baltë apo me djell përvëlues 40 e kusur gradë, per te patur nje takim vetem per 15 minuta… Dhe kjo per 11 vjet rresht, Gjysma e rrogës se babait ikte per rrugen dhe ato pak ushqime qe i çonim. Gjendja ekonomike e jone ishte me te vertete tepër e rëndë por askush prej nesh nuk u ankua kurrë. Ndërsa mamaja me miellin dhe sheqerin qe i çonim te burgu na bante biskota dhe na i jepte neve mbrapsht, në takimin e ardhshëm… kështu sakrifikoheshim për njeri -tjetrin. Noshta për të gjitha këto vuajtje jeta na dha një tjeter shans me vonë…

Kur u lirua nga burgu nëna juaj unë e mbaj mend shoqëruar me vëllain tënd Ilirin që dilnin në qytet. Sa kohë qëndroi me ju, pasi dihet ajo u largua për Moskë?

Mamanë e liruan me amnisti pasi bëri 11 vjet dhe tre muaj burg. Pas nje viti e ca prindërit vendosën të përpiqen për të shpëtuar jetën tonë, timen dhe të  vëllait duke vetsakrifikuar babanë… Vendosëm që mamaja te bënte kërkese për riatdhesim ne Bashkimin Sovjetik sëbashku me dy djemtë. Lejuan vetëm mamanë me vëllanë Ilirin. Kjo ishte një tragjedi e dytë për mamanë, por babai insistoi duke i thënë e shpëto te paktën njerin prej djemve… Në ato kohë fundi i 1987 vështirë se dikush mund të imagjinonte… se pas tre vjetesh do te vinte fundi i atij rregjimi … Babai gjithsesi më thoshte kur mbetem të dy, – ti je i ri dhe një ditë do bashkohesh me ta patjetër, kurse për veten nuk kishte besim. Ndaj nesh filluan sërish perndjekjet nga sigurimi. Më ndiqnin si mua dhe babanë. Por tashmë isha “kalitur” me vuajtje dhe nuk më bënte shumë përshtypje. Biles shpesh tallesha me ta në Tirane. Ata me ndiqnin une i hypja autobuzit te unazës , ata nga brapa me automobil Aro, por i çmendja se bëja një 3-4 rreth unazës. Nganjehere u ikja me vrap si nëpër filma te rrugicat e 21 dhjetorit. Unë i ikja “bishtit tim” por babai kur takoheshim sillte kalecat e vet. Pas pak kohësh unë përsërita kërkesën për tu bashkuar me mamanë, dhe jo vetëm që me refuzuan por më çuan ushtar, dhe më tej pas një muaji e gjysëm me internuan se bashku me babanë. Besoj se kemi qenë nga faljet e fundit qe u internuam ne Shqiperi.

Gjatë kohës që ajo ishte në Moskë, si i mbanit kontaktet me gjysmën tjetër të familjes, pra me nënën tuaj dhe vëllain Ilirin?

 Kontaktet i mbanim vetem nepermjet letrave qe dergonim por jo te gjitha arrinin ne destiancion. Mund te kalonte ndonje leter sigurisht e censuruar nje here në 3-4 muaj… Per ne ky ishte gezim i jashtzakonshem. Mamaja mundohej te na ndihmonte me te gjitha mënyrat. Na dërgonte pako me rroba – por jo gjithmonë i lejonin. Vinin xhinse, bluza sportive, çorape,atletike… ishim te detyruar ti shisnim që të kishim me se te jetonim. Unë në atë kohë para internimit të dytë në Përlat, kam punuar si xhenerik në Parkun Automobilistik të Mallrave në Rrëshen. Duhet te them se kam pasur shumë shokë të mirë atje. Jo të gjithë atje e kishim biografine e mirë, prandaj atje edhe u adoptova shpejt.

Ju u internuat edhe nga Rrësheni, për në Përlat. Ku u vendosët ju, në çfar banese dhe Muntazi ku punonte. Po ti ku punoje?

Siç e përmenda më sipër, kur më çuan ushtar xhenjo ne Vlorë (ne Colaj) unë kisha bërë më parë kërkesën për të ikur në Bashkimin Sovjetik, kur mua më njoftuan se jam liruar nga ushtria vetem nje muaj e gjysem me pas. Une mendova se mu aprovua kërkesa për tu larguar në BS, por kaluan disa dite dhe mua s’po më lëviznin…atëhere vendosa te aratisesha nga reparti vetë. Unë kisha mbrapa nje spiun, por me dredhi arrita të hidhesha ne tren në vagonin e mallrave, pa më parë ai. Isha pa kapotë, kapele dhe rryp, ndonëse ishte dimër. Policia dha alarmin dhe mua filluan te më kërkonin. Me njeqind peripecira duke ndërruar trenin në Vorë arrita me pas ne Milot. Atje ishte nje polic nga Rresheni që po më priste. Ai u habit si arrita une te vija deri atje… Shkuan në Degën e Punëve të Brendshme sapo mbëritem në Rrëshen. Aty mësova se vend te lejimit të pritshëm për tu larguar për në Bashkimin Sovjetik,  më komunikuan internimin për në Përlat Epër.

Për mua sikur u përmbys gjithë bota në atë moment. Ishte shkurti i vitit 1989! Në Europen Lindore po permbyseshin rregjimet, ndërsa ketu kishte serish internime… Në këtë kohë babait i kishin thënë që djalin do ta arrestojmë dhe nuk do ta shohësh me të gjallë… Kur e pashë serish tek pragu i portës e kuptova se ne nuk do na mposhti askush asnjehere. Për të na çuar në Përlat Epër zgjodhën një ditë shiu të rrëmbyer dhe na sollen tek dera nje kamion te hapur Skoda. Komshijte shikonin nga dritaret… gjithë plaçkat e shtëpise i ngarkova unë ne kamion i vetëm nën shi. Babai vuante prej veshkave dhe nuk mbante dot pesha të rënda. Askush fare nuk erdhi të ndihmonte. Kishin frikë të gjithë. Vetëm për sobën qe peshonte mbi 100 kg, me ndihmoi shoferi.

Ne Përlat Epër na dhanë një apartament në katin e parë te pallatit të minierës.  Ne internim unë dhe babai paraqiteshim tre here ne dite, per te firmosur te zyrat e koperatives. Ne çdo lloj kohe, shi, breshër apo borë duhet te ishim atje, ndryshe përfundonim në burg. Një natë rrezikova shumë se shkova për dru në mal dhe humba rrugën e kthimit… fati duke u gdhirë dëgjova zhurmë makine larg. Pas nje ore dola ne xhade dhe arrita te kthehesha. Punë në internim si unë dhe babai nuk kishim. Nevoja më kishte bërë zanatçi. Me një zdrukth dhe dërrasa dhe komardare makinash bera nje divan, pasi divanin tim u detyruam ta shisnim për të jetuar.

A e ndjenit se ishit të survejuar dhe si ju trajtonin në Përlat. Po njerzit e thjeshtë, a ju mbështeste njeri?

Survejimi në Përlat Epër ka qenë as me shumë as më pak se ne Rrëshen. Kishte edhe fuksa por edhe njerëz te mire kishte boll. Vendasit ishin shumica njerez të mire dhe të respektueshëm. Atje ne fakt jam njohur me nje nga shokët më të shtrenjte qe kam dhe sot e kesaj dite, Martin Sulejmanin që ka qenë berber atje dhe ne gjithë ditën luanim shah. Jam krenar që në ato kohë të vështira i thoja atij që se shpejti do vijë dita kur i gjithe populli do jetë i lire dhe ne do të shohim botë tjetër me sy. Sinqerisht qysh në moshën 9 vjeçare se bashku me vëllane dhe babane dëgjonim Elez Biberajn e Zërit te Amerikës – dhe shpresa dhe urrejtja për atë rregjim na mbante gjallë… Siç ka thënë Nitshe – ajo që nuk na vret, na ben akoma me te forte.

Si e mësove se po rrëzohej komunizmi edhe në Shqipëri?

Une jam larguar nga Shqiperia se bashku me babanë me 4 tetor 1990. Pra kisha disa muaj qe isha ne BS,  kur filluan revoltat e studenteve… të them të drejtën kur pashë bustin e qoftelargut te rrëzohej, me qante zemra që nuk isha atje dhe mundësisht me ndonjë kallashnikov në dore… Është e vështirë ta përshkruash tani… te humbasesh lirinë është gjithçka, nuk krahasohet as me urinë, me sëmundjet, është shumë më e rëndë. Mund te kujtoni këngën e Albanos “Liberta” me këtë rast. Fjalët në atë tekst janë shumë domethenëse.

Kur lëvize për herë të parë në liri, dhe si e kujton largimin nga Përlati?

Neve na e hoqen internimin vetëm ne fund te prillit te vitit 1990! Për mua hapen fjalë qe kisha ndermend te arratisem. Për mua një gjë e tillë nuk ekzistonte sepse une i detyrohem shume tim ETI, të gjitha ato që ai beri per te gjithë  ne. Dhe une ta braktisja? Kurre! Kur për here te pare pas internimit i hypa trenit ne Milot – me dukej çudi që rrotull meje kishte kaq njerez, isha bërë si i eger, nuk ngopesha dot me ndienjen e lirise, që mund te levizja lirshem, që nuk duhej te firmosja te zyra e koperatives…

Ku shkuat fillimisht pasi u larguat prej Përlati?

Pas Perlatit shkuam ne Tirane ku ndenjem perkohesisht tek halla. Gjeja e pare qe beme, ishte serish kerkesa per tu larguar ne BS. Vajtem ne pritje ne ambasaden e Çekoslllovakise (qe perfaqsonte interesat e BS pasi nuk kishim mardhenie) Na priti vet ambasadori qe na beri te gjitha nderimet dhe duke na thene – sikur ta dinit sa ju kemi kerkuar, dhe sa jemi munduar t’ju lirojme… 

Me pas ne filluam te shisnim te gjitha mobiljet dhe plaçkat qe kishim, per te blere dy bileta deri ne Moske pasi nuk na lejuan qe biletat te na i blente mamaja ne BS. Ishte e dhimbshme te konstatoje qe e gjithe djersa e prinderve per pothuajse tre dekada u shnderua ne dy bileta avioni… Por kalvari im nuk perfundoi ketu…

Me 8 korrik 1990 isha duke shetitur me nje shok te kodrat e liqenit (ishin kohet e ambasadave) – dhe neve na u afrua nje furgon policie… Na kapen pa dhene asnje shpjegim…ata ishin disa sigurimsa dhe nje polic qe doli se me njihte mire. Ishte nga lagja jone ne Tirane te Re, nje fare Ben Romano qe e ka pas ne klase im vella. Pra kapja nuk ishte e rastesishme. Shokun tim pas pak e liruan ndersa mua me çuan ne burgun e Tiranes. Eshte e rende edhe sot te pershkruaj ato qe ndodhen atje… mbaj mend nje korridor te gjate ku ne cdo meter kishte nga nje sampist qe gjuanin me shkopinj dhe grushta cdo viktime qe sillnin… Pas ketij ferri me cuan ne nje dhome torturash pa cati, temperatura ishte mbi 40 grade, floket mi shkulen me duar copa copa, me godisnin me grushta ne fytyre vetem sepse u pergjigjesha pse kam rroba te jashtme sepse kam njerez jashte. Pastaj sic isha i lidhur ne karrige me goditen serish dhe une rashe me gjithe karrge dhe u godita me koke ne cimento dhe humba ndienjat… Mendoj se dhe mund te me vrisnin ate nate… besoj se nuk ua mbajti ta benin kete gje pasi ishim nen mbikqyrjen e ambasades Ceke tashme dhe do behej buje… Naten vone gjysem te vdekur me hodhen afer liqenit, ne ca shkure.

Edhe pasi morëm vizën për tu larguar, kalvari nuk kishte të sosur..

Sa kam ngelur i shtrire atje nuk e di, por ne shtepi u ktheva ne te gdhire. Pas kesaj une humba dicka qe e kisha pasur gjithmone… durimin dhe maturine. Une fillova hapur te flisja kunder rregjimit, gje qe me pare e beja me me kujdes. Por edhe ketu “aventura” jone nuk mbaroi…. ne na aprovuan ikjen, bleme biletat erdhem ne Rinas dhe ne na thane qe nuk ju lejojme te ikni sepse nuk jeni ne listen e ministrise se brendshme… Ishte e qarte qe ata talleshin dhe mundoheshin te na thyenin…avioni megjithese kishim bilete te hapur, iku pa ne. Nje jave me vone serish e njejta gje… pastaj rreth 20 minuta para nisjes , sigurimsat i thone babait – ti mund te nisesh! – Babai ua ktheu se pa djalin nuk nisem gjekundi. Kaluan edhe nja 10 minuta dhe me ne fund ata na thone – e mire mund te shkoni…. – me kujtohet si tani ajo rrugica e kuqe qe te conte tek avioni… ecja dhe mbyllja syte duke menduar – ja tani do na zbrazin kalashnikovin ne kurriz… me tej u futem ne avion -dhe kur u ngrit avioni – ishte serish fobia – po sikur ta rezojne… Pas nje ore ishim ne Budapest. Kur dolem nga avioni  instiktivisht ktheva koken prapa, per tu  bindur qe nuk kishte kalec… Vetem pas kesaj e shkeputa mendjen nga kalvari qe shkaterroi me mijera fate njerezish te pafajshem. Humba  ne ate sketerre gjithe femijerine, vitet me te bukura te rinise, por mbijetuam. Pjesa tjeter e jetes do te vazhdonte krejtesisht ndryshe. Ne rradhe te pare isha i lire!

Kur u takuat me nënën dhe vëllain. Si e kujtoni atë moment?

Po na prisnin me ankth ne aeroportin e Moskes. Ne mberitem nga Budapesti, dhe me beri pershtypje te kontrolli i pashaportave, pershendeta me gezim ushtarakun qe kontrollonte pashaporten. Ai as me ktheu pergjigje… me beri shume pershtypje ai njeri bajat... pastaj dolem dhe ishte gezim i papershkruar! Mamaja ngaqe e dinte qe i kisha shume qejf embelsirat kishte grunbulluar nje sirtar plot me cokollata te ndryshme… pas nje jave mendoja qe gjeja me e shpifur ne bote jane cokollatat… njeriu mesohet shpejt me te miren… Se shpejti fillova studimet ne Universitetin e gjuheve te huaja qe e kam pasur gjithmone pasjon, mundesi qe mu mohua ne Shqiperi. Universitetin e mbarova me nota te shkelqyera.

Tani ku jetoni më shumë dhe si e mbani lidhjen me Shqipërinë, me të afërmit këtu?

 Qysh kur ika e deri tani jetoj ne Moske. Me Shqiperine nuk i kam shkeputur lidhjet asnjehere. Bile u ktheva me 1993… dhe u zhgenjeva pa mase… ata qe na kishin torturuar dhe munduar hiqeshin tashme si demokrate… kerkova dhe gjeta ate policin qe ishte ne furgon atehere… i kerkova emrat e atyre krimineleve qe  ishin ne furgon. Ai me premtoi qe do mi jepte por te nesermen e fsheh dhe s’u duk me… Pas kesaj deshira per te vizituar Shqiperine shpesh mu venit… Kaluan edhe 17 vjet te tjere, kur një shoku im ma mbushi mendjen serish per tu kthyer ne Atdhe. Fatmiresisht  une nuk e humba nenshtetesine, pavaresisht se kur u largova ishte e detyrueshme te lije nenshtetesine shqiptare. Ndoshta me rremujen e atehershme kjo gje nuk u aplikua dhe une e rimora nenshtesine shqiptare lehtesisht. Tani vij ne Shqiperi pothuajse cdo vit dhe kam plot shoke e miq (dhe sigurisht edhe mirditore). Kam edhe kusherinj qe vete i takoj. Per me teper jam perfaqsues i dhomes se tregetise dhe industrise se Tiranes ne Moske. Ne kete epoke kur politika mbizoteron mbi ekonomine do te kisha shume deshire te kontriboja per zhvillimin ekonomik normal ne mes dy vendeve me interes reciprok, pa iu referuar konjukturave politike.

Në Rusi si e trajtuan nënë tënde sapo mbërriti në vitin 1987 dhe a u trajtua në mënyrë më njerëzore pas vuajtjeve që kishte kaluar këtu në komunizmin shqiptar?

 Mamane ne pergjithesi e trajtuan mire, per me teper ne ate kohe ishte gjalle gjyshi im qe ka qene profesor unversiteti ne Moske. Ne gjetem apartamentin tone gati ku prinderit jetojne edhe sot. Ai jetoi 96 vjet dhe arriti ta shihte kthimin e vajzes se tij te vetme ne atdhe, Fatkeqeshit gjyshja jone nga ana e mamase nuk arriti ta shihte me bijen e vet  dhe niperit dhe vdiq kur mamaja ishte akoma ne burg… Persa me perket mua, dua te them se ndonje privilegj as nuk prisja dhe as nuk u be. Ne vitet 90′ ne Rusi me ardhjen e demokracise erdhi edhe mefregizmi per gjithcka. Per hir te se vertetes, me perpjekjet e mamase u be e mundur,  qe une te filloja studimet ne universitetin me prestigjoz per gjuhet e huaja ne Rusi. Persa i perket kalvarit qe ne hoqem ne Shqiperi, asnje lloj privilegji, askush asnjehere nuk donte t’ja dinte nqs flasim per perfaqsuesit zyrtare te asaj kohe. Sic duket per ta ne ishim vetem mish per top…Per mendimin tim personal rregjimi sovjetik ka gjithashtu pergjegjesi jo dytesore per tmerret qe kaluan shtetasit e tyre. Askush asnjehere nuk u interesua per fatin e zi te grave sovjetike ne Shqiperi. Per ta kryesore ishte qe Shqiperia te mos ishte me Ameriken … kush cante koken per njerezit… Vetem ne epoken e perestrojkes gjerat filluan te ndryshojne disi. Keshtu edhe une gjithcka fillova te ndertoj nga e para! Por ama me se fundi kisha te drejten e arsimit!

Babai juaj Muntazi ku punoi pas rënies së komunizmit dhe familja juaj a është tashmë e bashkuar?

 Babai ne Moske nuk ka punuar por tani gezon pension te zakonshem ketu , dhe kjo gje jo si privilegj por si se drejte e çdo banori te Rusise. Këtë 22 maj mbushen plot 60 vjet  qe priderit e mi janë bashkë të martuar. Ata jane një krenari e vertete per mua, si simbol qendrese dhe dashurie, trimerie dhe vetmohimi!

Nga sa keni biseduar me prindrit, si u njohën ata me njëri tjetrin në Rusi dhe a kanë ndonjë mendim sot, kush jua  gatoi kalvarin, burgun, internimin?

Ata kane qene te dy studente te universitetit Plehanov dhe jane njohur gjate nje mbremje vallezimi. Babai ishte i derguar nga shteti shqiptar per te kryer studimet e larta ne Moske. Pasi u njohen prinderit u martuan, dhe me 1958 babai u kthye ne Shqiperi dhe mamaja vajti me te dashurin e saj drejt skëterres që as e imagjinonte…! Kalvarin tone e gatoi po ai qen qe gatoi kalvarin gjithe popullit shqiptar.

Cilin fajsoni për këto ngjarje kaq të rënda për familjen tuaj.

Eshte nje pyetje retorike besoj kjo…. Me e çuditshmja eshte nje ndienje qe provova dikur me 1990, para se te largohesha… Po rrija me shoket ne Tirane te Re, kur gjate pushimit te madh te gjimnazit Petro Nini Luarasi, kaloi mbesa e xhelatit Hoxha, Valbona nje ezmere shumë e bukur dhe elegante ne ate kohë... Ishte koha ca tipa filluan ta ofendonin me fjalet me te renda qe edhe mua si mashkull me vinte rende ti degjoja… meqe isha me shoke nderhyra duke iu thene ketyre tipave qe nuk behet trimeri me femrat… Me erdhi shume keq për të… s’ishte kjo? Simboli i Stokholmit? Jo! Thjeshte ne ishim dhe mbetem njerez, ndersa gjyshi i saj ishte perbindesh!

Si i kujtoni mësuesit, mësuesen tonë të përbashkët Jolnda Bajramin.

Kam ne memorje një mesuese shumë të dashur dhe te paharruar per mua ne fillore ne Tirane, Eleonora Prifti. Ajo me donte shume dhe une prej saj shkoja ne shkolle dhe mesoja me gezim te madh. Ishte nje grua e rallë. Ndoshta e mbaj mend mire edhe per faktin se ato ishin tre vite kur une isha thjeshte nje femije i lumtur… Edhe Jolanda kujtoj me dashurine me te madhe. eshte nje nga mesueset me te dashura per mua! Ishte gjithmone shume dashamirese dhe e miresjellte dhe jo vetem me mua por me te gjithe nxenesit. Per me teper ishte shume e pregatitur ne lenden e saj gjuhe – letersi. 

Nuk harroj gjithashtu nje provim me shkrim ne matematike, kur per mungese te nje presje!!! me vune noten 9, pa pasur asnje gabim tjeter… Isha mesuar asokohe kur mesuesit shpesh me vinin nota me pak se sa meritoja, sidomos kjo gje u be spikatese ne shkollen e mesme. Une e kisha te qarte pse behej kjo gje… Kishte plot mesues te ndershem apo me parimore, por kishte edhe nga ata qe ndiqnin direktivat.

Ashtu siç kujtoj me mall shokun tim me te ngushte Orestin. E ëma Muzoja me trajtonte si djalin e vet ashtu si dhe tezja e tij Dysho. Njerez te mrekullueshem dhe te shumevuajtur. U jam perjete mirenjohes. Ne na lidhte biografia “e shkelqyer” dhe urrejtja per ate regjim.

Ne ate kohe ne kishim nderin te flisnim shpesh me nje grua te madherishme sic ka qene Musine Kokalari.  Si tani e mbaj mend dhomen e saj ,  me librari ne te gjitha muret, nje tavoline shkrimi me bustin e Luixhi Pirandelos. Na keshillonte perhere te lexonim sa me shume. Edhe vete lexonte vazhdimisht. Sa ishte gjalle nuk i erdhi kush ta shihte dhe vdiq ashtu e braktisur dhe e vetmuar. Pas vdekjes pernjeheresh u gjenden ca kusherinj nga Kavaja ne mos gaboj qe i moren te gjithe librat e saj…

Per te vazhduar me tej, me mire mbaj mend shume mesues te shkolles se mesme, ku padyshim me te dashurit per mua kane qene Fatos Bejko, Merita Pelo, Vitore Leli, Pavel Dhimitri, Dardanesha Andoni, Lume Meta dhe sigurisht Ndue Gega nje mesues fenomenal me nje ndienje humori shume te mprehte, me kusht qe nje dite me pare nuk kishte humbur ne futboll Vllaznia e tij. Ne shkolle te mesme ka pasur edhe peripecira te ndryshme si nje konstante e vazhdueshme e jetes sime… Njehere dikush me provokoi duke me quajtur – revizionist dhe superfuqi… Une ia ktheva – ik or vende dhe popuj... Pernjehere bene mbledhje partie donin te me perjashtonin nga shkolla… ja hodha ate rradhe, ashtu si edhe ne nje rast tjeter me flagrant.

Une kisha nje hobi dhe beja makete ndertesash me kuti brisqesh astra te ngjitura me dyluent. Pasi ndertova nje maket hoteli, me duheshin germat siper. Ku mund ti gjeja germat? – gjeja me e thjeshte ishim parullatme germa me polistirol (ose bukepeshku) e hoxhes qe ishin gjithandej. Por kur fillova te hiqja germat me spiunuan ca te klases… imagjimoni nje “armik” qe prishte citatet e enverit… thiren nenkryetarin e deges, sekretarine partise etj. bene disa mbledhje dhe cuditerisht dikujt i erdhi keq per mua dhe ceshtjen e mbyllen pa me arestuar. Kishte edhe raste me pak dramatike por edhe disi qesharake kur ne oren e marksizmit te mesuesit me iniciale p.c meqe ishte ora e fundit degjoja ne banken e fundit hit paraden italiane me radio-tranzistor. Ky dhe disa mesues te tjere ishin shume vigjilent per te me vene nje note jo me teper se shtate, qe donte te thoshte me nonten e marksizmit poshte tetes nuk mund te vazhdoje studimet e larta. Per ironin e fatit, ne Moske ne provimin e filozofise, komisioni shteteror i universitet prestigjoz ne Moske me dha noten maksilale 5 (dmth 10 sipas shkalles shqiptare te asaj kohe) . Kjo me ben te kuptoj qe botkuptimi im nuk ishte aspak marksist ose absurditeti i asaj kohe kalonte çdo kufi…

Requiem……………………………………Ja dokumenti qe i internoi per here te dyte ne Perlat. Ishte data 3 shkurt 1989..

Dosje nr 732, viti 1989.

Vendimi nr. 2, datë 3. 2. 1989 i Komisionit Qëndror të Internimit e Dëbimit

Muntaz Pumo, i datëlindjes 1933 lindur në Gjirokastër dhe banues në qytetin e  Rrëshenit, shtresë e mesme, me arsim të lartë, merceolog, i martuar, ka dy fëmijë, i pa dënuar, me kombësi e shtetësi shqiptare.

Mihail Muntaz Pumo, i datëlindjes 1967, lindur në Tiranë e banues në qytetin e Rrëshenit,  me arsim të mesëm, pa punë, beqar, i pa dënuar, me kombësi e shtetësi shqiptare.

Muntazi ka qenë në Bashkimi Sovjetik e ka studiuar për merceologji. Gjatë kohës që kryente studimet është martuar me Nina Pumon, e cila në vitin 1975 është dënuar me 14 vite heqje lirie për spiunazh e agjitacion e propagandë armiqsore dhe në vitin 1987 është riatdhesuar në Bashkimin Sovjetik, bashkë me djalin, Ilirin.

Muntazi ka qenë me shërbim në Itali, Jugosllavi, Greqi, Austri e Kubë dhe kur është kthyer ka propoganduar jetën e “e mirë” që bëhet jashtë shtetit. Ai është shprehur: “…Shqipëria është si burg në krahasim me vendet e tjera, unë t’i shoh me litarë në fyt këta të qeverisë nuk ju a heq, pasi këta më kanë shkatërruar jetën, më kanë dënuar gruan, më kanë hequr nga Tirana e më kanë sjellë në Rrëshen ku ha puna gurë..”

Gruaja e tij Nina, në procesin hetimor ka thënë se e ka porositur zbulimi sovjetik që informatat me karakter politik do t’i merrte nëpërmjet burrit të saj, i cili punonte në Ministrinë e Tregëtisë së Jashtme. Në vitin 1987 Muntazi i ka shkruar gruas së tij në Bashkimin Sovjetik se: “..nuk është nevoja të komentosh e të na spjegosh veprimin e kryer të largimit tënd, pasi ishte i domosdoshëm dhe të këshilloj të jesh gjithmonë optimiste se ne do të takohemi përsëri…”. Gjithashtu ai nxit djalin, Mihalin për t’u arratisur në Bashkimin Sovjetik, duke i thënë të ketë kujdes.

Ndërsa Mihali i shkruan Ninës: “…Unë mendoj se duhet ta mbajmë fort njëri-tjetrin se punët kanë për t’u rregulluar avash-avash, kam besim të patundur se ne do të shihemi sëshpejti, nuk kam arsye pse të jem pesimist dhe dua që edhe ti e dashur mami të kesh këtë optimizëm..” Më vjen keq për babin që do të mbetet i vetmuar, gjthashtu peng do të më mbetet edhe vajza që njoh, nuk kam për ta harruar kurrë…

Të internohen për pesë vjet kohë në fshatin Përlat, të rrethit të Mirditës.

Afati i internimit fillon me datën 3. 2. 1989 dhe mbaron më datën 3. 2. 1994.

Vërtetohët njësimi me orgjinalin nga Drejtoria e Sistemit të arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme 

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment