Ripublikimi pas 17 vitesh i intervistës me Gjet Kadelin, vendvarrimi i katërshes drejt identifikimit. Kadeli: Neim Pashaj, mashtrim me ngritjen e flamurit.

Nga Pirusti News

“…Këta ishin të vdekur në mënyrë natyrale nga sëmundje, ndërsa 4 të pushkatuarit e revoltës Pal Zefi nga Shijaku, Skënder Daja nga Fieri, Dervish Bejko nga Devolli, Hajri Pashaj nga Mallakastra ekzekutimi i tyre është bërë jashtë territorit të burgut, varret e atyre askush nuk i di deri më sot me gjithë insistimet e herëpashershme të familjarëve..”

Pikërisht paragrafi i fundit në intervistën 17 vite më parë me Gjet Kadelin, protagonistin kryesor të ngjarjeve që çuan në revoltën në burgun e Spaçit me 21 maj 1973, i ripublikuar nga pirustinews, ka nxitur reagimin e individëve të shumtë, por edhe të një personi i cili ka dijeni indirekte për vendvarrimin e e katër të pushkatuarve të asaj dite.

Burimi konfidencial konfirmon për pirustinews se babai i tij ka qenë dëshmitar në ato ngjarje, madje ka qenë prezent në momentin e ekzekutimit të të katërtëve. Por ai vetë ka disa vite që ka ndërruar jetë, por i biri kujton se babai i ka thënë shumë vite pasi kishte hyrë demokracia se të katër personat Pal Zefi nga Shijaku, Skënder Daja nga Fieri, Dervish Bejko nga Devolli, Hajri Pashaj nga Mallakastra, janë ekzekuatuar në fshatin Gëziç, në krahun e djathtë të rrugës që zbret poshtë, në një rrugë dytësore nga ku shkonin kamionët për të marrë lëndë drusore.

Babai më ka treguar edhe mua për Hajri Pashain se ishte njeri i rregullt dhe nuk kishte asnjë informacion negativ për të, por ishte Feçor Shehu i cili kërkoi të futej në listën e të pushkatuarve, ndërsa ish drejtuesi i lartë i policisë në Mirditë z. Gjergj Zefi kishte hequr nga lista Gjet Kadelin si i involvuari kryesor në ngritjen e flamurit. Burimi sqaron se nga ana e zv/ministrit Feçor Shehu ju kërkua Gjergj Zefit të qëllonte mbi Hajri Pashain në vendin e ekzekutimit, në Gëziç. Gjergj Zefi ka kundërshtuar në mënyrë kategorike duke i thënë se: “…Unë nuk mund ti qëlloj një njeriu që e kam pasur shumë vite në kamp dhe asnjëherë nuk ka qenë shqetësim”.

Atëherë në debat është futur R. Mera ish kryetar Dege në Mirditë duke i’u drejtuar Hajri Pashait se çfar kishe me thënë….Hajriu tha se po më vrisni se shava një bashkfshatarin tim, që është “m…m..i”. Ma hiqni se nuk duroj më…Pasi e pushkatuan atë, dhe të tjerët të gjithë i varrosën aty….Pra ka që janë gjallë nga ata që ishin protagonist atë ditë…le ta tregojnë se ku janë eshtrat e të pushkatuarve..

Ndërsa Gjet Kadeli i kontaktuar nga pirustinews, pikërisht sot konfirmon se ka qenë Gjergj Zefi i cili e ka hequr nga lista e zezë e asaj dite. Kjo edhe për faktin se kishte lidhje miqësore, por gjithmonë ka qenë njeri korrekt me ligjin. Ai hedh kategorikisht poshtë faktin se ka qenë Neim Pashaj që paska ngritur flamurin, ai  as nuk është afruar aty dhe ngritja e flamurit ka qenë proces. Është marrë nga Bedri Çoku copa e kuqe te tavolina e këndit të kuq ne bibliotekë. Ka ardhur me kërkesën time Mersim Vlashi dhe ka dizenjuar shqiponjën. Sëbashku e kemi vendsur flamurin te trekëndëshi i ndërtëses së vjetër, madje i burgosur Ndrec Çoku është afruar duke qëndruar afër flamurit. Shumë kujtuan se po i  bënte roje flamurit, madje për këtë është ridënuar. Vërtetë më hoqi nga lista e zezë ish operativi Gjergj Zefi, por pak ditë më vonë erdhi një trupë sigurie në kamp dhe më tha: “Në emër të Popullit je i arrestuar”. Në fakt unë isha arresuar shumë vite më parë, por këta të arrestonin edhe në burg…Aty më kanë lidhur dhe me kanë çuar në hetuesi në Tiranë. Aty në hetuesi jam ritakuar  me Bedri Çokun, me të cilin dhe rreth 80 persona të tjerë u ridënuam. Pra, Neim Pashaj as ka pasur lidhje me këtë ngjarje jo më të ketë ngritue flamurin…Madje për ta vërtetuar më saktë, Gjet Kadeli sygjeron të lexojnë shkrimet dhe dokumentat e publikuara nga Kastriot Dervishi, ish drejtor i arkivave, në “gazetën 55” në datat 15 – 22 maj 2013, me rastin e 40 vjetorit të protestës. Por edhe arkivat e ish sigurimit të shtetit e provojnë këtë fakt.

a.ndoja

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment