“Dhuro për bamirësi” një projekt i suksesshëm i “Nënë Tereza” në Rrëshen

Nga Pirusti News

Nxënësit e shkollave të qytetit Rrëshen kanë intensifikuar jetën artistike por edhe humanitare me afrimin e fundit të vitit shkollor. Këtë rradhë kanë qenë nxënësit e shkollës 9 vjeçare “Nënë Tereza” të cilët kanë realizuar me sukses projektin e tyre të titulluar  “DHURO PËR BAMIRËSI “ Një projekt i tillë është ideuar dhe realizuar  nga nxënësit e klasave të 8-ta me një kohështrirje  rreth një muaj (prill – maj).

Përfitues të këtij projekti kanë qenë, mësues, prindër dhe vetë komuniteti komuniteti. Sipas mësueses Kozeta Topollaj, qëllimi i kësaj nisme ka qenë sensibilizimi, kultivimi dhe  nxitja e ndjenjës së  vullnetarizmit te nxënësit dhe në  komunitet  për fëmijët në nevojë.

Përmes tij është synuar nxitja dhe promovimi te nxënësit dhe komuniteti i ndjenjës së vullnetarizmit për fëmijët në nevojë duke pasur si devisë  Të japim dhe të marrim sa më shume dashuri me njëri – tjetrin duke kaluar së bashku një ditë ndryshe.

Jetojmë në një shoqëri ku jo të gjithë  kanë mirëqenie ekonomike. Disa  me  shumë vështirësi sigurojnë të ardhura për të mbijetuar. Jo  i gjithë komuniteti arrin të ndiejë atë ç’ka përjeton një masë e madhe individësh dhe  të bëhet për ta një  fanar shprese që ndriçon rrugën e të pamundurve.

Ky indiferentizëm vjen sepse një pjesë e mirë e njerëzve nuk e kanë kuptuar mënyrën se si mund të bëhesh pjesë e dhuruesve. Nuk e kanë kuptuar se gjithsecili prej nesh ka diçka brenda vetes  të cilën mund ta dhurojë me dashuri. Rrënja e bamirësisë fillon në zemër dhe përfundon në dorën tonë.

Për realizimin e këtij projekti nxënësit janë organizuar në grupe pune duke përgatitur biletat per aktivitetin artistik, fletëpalosje, postera, materiale sensibilizuese, pako dhurimi për fëmijët në nevojë të cilët nxënësit  i kanë identifikuar drejtperdrejt  në shkollë. Janë identifikuar 24 nxënës që janë përfshirë në aktin e dhurimit.

Në këtë projekt janë realizuar disa elemetë që kanë dhënë një panoramë edhe më ndryshe mes njëri tjetrit tek fëmijët. Kështu gjatë ditës së sotme u realiazua një koncert i larmishëm artistik, me me deputues vetë nxënësit e shkollës “Pashko Vasa”. Hyrja ka qenë me biletë dhe e gjithë shuma e lekëve nga shitja e tyre është dhuruar për fëmijët më në nevojë. Gjithashtu janë mbledhur kontribute në forma të tjera, ku veçohen vetë nxënësit që në mënyrë vullnetare kanë kontribuar për shokët e tyre më në nevojë. Aktiviteti është vlerësuar me seriozitet edhe nga prindrit e fëmijëve të cilët kanë ndihmuar me forma të ndryshme.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment

Share