Një pasdite kulturore dhe artistike, në Gjegjanin nga ku dolën artistë të shquar që i bëjnë nder kombit

Nga Pirusti News
1 707 Shikime

Dhe pse je i detyruar të shmangësh autostradën vetëm pas 15 km nga Rrësheni, rruga vijuese për në Gjegjan është mjaft komode. E rikonstruktuar disa muaj më parë, por me kthesa të shumta majë malesh e bëjnë këtë rrugë të duket mjaft panoramike. Teksa automjeti gjarpëron në kthesa të shumta, nuk ke si si të mos kujtohen ngjarje të rënda shumë vite më parë, kur si gazetar terreni kam qenë në shumë raste i detyruar të udhëtoja në ndjekje të aksioneve të policisë, madje në ndonjë rast edhe brenda automjteve të tyre, teksa kjo e fundit hidhej në aksione tepër të sukseshme nda bandave të grabitësve që u shfaqën me rënien e shtetit nga firmat piramidale. Dhe si për t’i kujtuar ato ngjarje që askush nuk do ti kujtojë, në anën e rrugës pak km pa mbërritur një Gjegjan, ndodhet një lapidar që përkujton një nënë të re, viktimë e bandave të një kohe aq të mbrapshtë që kemi kaluar.

Dhe më tej janë dhe dy apo tre kthesa, kur mali hapet si perde dhe përpara të shfaqet një pllajë e madhe ku është vendosur qendra e Gjegjanit. Shumë vite më parë teksa udhëtoja në këtë rrugë tmerri, sapo mu shfaq Gjegjani, pata shkruar dhe botuar në reportazh me titull: “Në Gjegjan ose Myzeqeja e Pukës”. Në fakt Gjegjani është i rrethuar mes maleve të larta. Edhe pse larg, aty jetohet, aty punohet, aty ka kulture, aty ka njerëz bujarë dhe të të respektuar. Nga aty dolën njerëz të shquar që i bëjnë nder kombit si Ndue Shyti e Frrok Haxhia, këta mjeshtra të të artit e kulturës mbarëkombëtare, por edhe Pal Nikoll Marku, ky hero i aviacionit shqiptar i njohur në të gjithë jugun e vendit, sidomos ne Fier e Kuçovë si  “Baca i Myzeqesë”.

Në Gjegjan.

Qendra e Gjegjanit me një numër popullsie prej 4500 banorësh ka njohur ndryshime të shumta kohët e fundit. Për herë të parë rruga kryesore shoqërohet me trotuare dhe ndriçim perfekt në një gjatësi të konsiderueshme rruge, prej 2 kilometra. Në qendër po punohet për ndërtimin e lulishteve, ndërsa janë vendosur stola për pushuesit. Qendra Kulturore e ajo Shëndetësore janë në funksion të plotë, ndërsa janë vendosur disa shërbime bazë për pagesa të ndryshme sipas parimit “pay and go”. Shkolla është institucioni më i rëndësishëm në atë pllajë, ku mësojnë rreth 250 nxënës duke filluar nga shërbimi parashkollor e deri në gjimnaz. Ndërtimi i autostradës e pati lënë këtë zonë totalisht të izoluar, si të thuash në “bisht” të rrethit të Pukës përkufi me Mirditën, por rikonstruksioni i rrugës lidhëse përmes Shpalit, i ka dhënë një frymarrje të re Gjegjanit i cili është pjesë e Mirditës etnografike apo edhe natyrale, por që prej shumë dekadash është nën juridiksionin e Pukës.

Komunikimi i parë me banorët

Sapo autobuzi me artisë të ansamblit “Mirdita” Mjeshtër i Madh dhe makina të tjera shoqëruese ndalojnë në qendër të Gjegjanit, banorë të shumtë të urojnë mirëseardhejn dhe këmbëngulin për kafe, apo elementë të tjerë të respektit dhe bujarisë. Mark Mesuli është një intelektual i mirnjohur nga kjo zonë. Është autor i dhjetra librave për njerëzit që i bëjnë nder Gjegjanit dhe Mirditës, por edhe bashkpunëtor i hershëm i shtypit shqiptar. Ka punuar gjithmonë mësues në rrethin e Pukës, drejtues shkollash. Për dy mandate ka drejtuar ish-komunën Gjegjan, ndërsa e ka mbyllur aktivitetin zyrtar duke dalë në pension, si drejtues i Shkollës së Mesme Gjegjan. Ndërsa kërkon me insistim për ti bërë një vizitë në banesë, nuk ke se si të mbetesh i mrekulluar me dy biblioteka gjigande në dy dhoma të veçuara nga njëra-tjetra. Janë libra nga më të ndryshëm të autorëve shqiptarë dhe të huaj, ndërsa shumë prej tyre janë libra që ka shkruar me dorën e tij. Në dosje pa fund ka dorëshkrime, artikuj dhe ditare të gjithë jetës së tij. Aty mund të gjejsh albumin e 50 vjetori të shpalljes së pavarësisë, por edhe albumin e 100 vjetorit.

Jo pa mburrje për zonën e tij, Marku thotë se këtu kam edhe vendimin e qeverisë shqiptare të vitit 1948, ku Gjegjani caktohej të ishte qendra e Mirditës administrative, pra qyteti kryesor i Mirditës të mos ndërtohej në (Fush-lumth) Rrëshen, ku është sot, por pikërisht në Gjegjan. Por ishte ndërhyrja e deputetit Bardhok Biba si përfaqësuesi më i lartë politik i kohës që bëri që qyteti kryesor i Mirditës të jetë pikërisht aty ku është sot, në Rrëshen, shpjegon mësuesi historian dhe intelektual, Mark Mesuli. Në të dy dhomat ka studion e tij dhe tavolinën e punës ku punon pafundësisht, orë e pa orë në renditjen e shkrimeve që kanë të bëjnë me historinë e zonës e më gjerë, ndërkohë që ka dy libra në proces.

Ora 1800, starton festa në oborrin e madh të shkollës.

Disa ditë më parë në Gjegjan, Dom dhe zona të tjera përrreth ishin bërë lajmërime se ansambli “Mirdita” mjeshtër i madh do të performonte me një koncert artistik me këngëtarë të mirnjohur si Gjin Dona, Fran Preçi, Prena Beleshi, Nikollë Preçi dhe grupi i instrumentistëve. Në hollin e shkollës “Nikoll Lleshi” ishte vendosur grupi, ndërsa përballë në karrige apo dhe në këmbë ishin vendosur qindra banorë të zonës, mësues dhe nxënës, n/kryetari i Bashkisë Pukë z. Kristian Marku, Drejtori i Arsimit Nikolin Prenga, administratorja e Gjegjanit Frange Jaku, etj.

Në fillim e ka marrë fjalën drejtori i Shkollës së Mesme “Nikoll Lleshi” z. Mark Hasani, i cili në cilësinë e organizatorit tha se duhet të ndjehemi krenar se pikërisht këtu nisi melodia e çiftelisë dhe fyellit të artistit të madh Ndue Shyti “Nderi i Kombit”, ndaj ju uroj edhe njëherë mirëseardhjen në këtë aktivitet. Nga ky podium ai ka kërkuar të përshëndesë shkrimtarin Ndue Dedaj i cili me pendën e tij ka shprehur me vargje konsideratat më të larta për zonën tonë. z. Mark Hasani ka falenderuar pa masë shoqatën “Agro Puka” me kryetar z. Sabah Djaloshi për sponsorizimin e këtij aktiviteti, si dhe sponsorizime të tjera përfshirë edhe muzeun e shkollës.

Më pas rradha ka qenë e artistëve të ansamblit, ku në fillim të aktivitetit moderator i këtij eventi, gazetari Gjergj Marku tha se është kënaqësi që jemi tani këtu në Gjegjanin e mrekullueshëm i cili është një pjesë Mirdite me asht të fortë kulturor e historik. Është nga krahina unike pa të cilat nuk mund të perceptohet as historia e Mirditës, as etnokultura e Mirditës, madje as edhe historia e Shqipërisë së Epërme. Ndaj, ardhja e një pjese të ansamblit “Mirdita është një ndër kënaqësitë më të veçanta të premtuara prej dy viteve.

Më tej ka vijuar koncerti me daljen në skenë të këngëtarit Gjin Dona, sëpari me këngën kushtuar Zef Ndoc Ndrecës së Spaçit. Në rradhë kanë dalë në skenë Fran Preçi dhe Prena Beleshi me këngën e “Kamber Loshit, por më vonë Prena Beleshi me këngën lirike “Ma ka marrë mendjen esmerja”. Dalja e instrumentistëve të ansamblit është shoqëruar me mjaft interes nga banorët e Gjegjanit, ndërkohë që vajzat vallare të Qendrës Kulturore “Abat Doçi” në Rubik dhe fëmijët valltarë të Rrëshenit e kanë ndezur në maksimum entuziasmin. Publiku i shumtë është bërë njësh me ansamblin teksa të gjithë kanë prezantuar një atmosferë festive duke kërcyer e vallëzuar masivisht në fushën e shkollës në shoqërim të këngëve të Gjin Donës e këngëtarëve të tjerë.

Nga Gjegjani: Aleksandër Ndoja

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan