Artur MUR/ një udhëpërshkrim nga Mirdita, në prag pavarësinë e Shqipërisë

Nga Pirusti News

-Mirdita âsht nji botë aq e çuditshme n’Europë, sá meriton me u-vrejtë me kujdes-

Prej Burgajetit, u nis kahë veriu për në zêmer t’ atdheut të Mirditës. Mati âsht krejtsisht me muhamedanë, Mirdita âsht krejtsisht me katolikë. Ndërmjet të dyjvet shtrîhet Kthella, e cila âsht e përzieme. Të huejit i duket nji diferencë shum e vogël ndryshimi ndërmjet të muhamedanvet e të kristjanvet. Grát muhamedane dalin pá perçe, edhe nuk mshehen prej njerzve. Grát kristjane e përdorin perçen për ceremoní sikurse motrat e tyne mohamedane, edhe duken përjashta përgjithsisht nji soj; kto, ndër shtëpija kan edhe odat e tyne të veçanta.

Xhamijat janë pá minare, edhe në mungesë të kompanjelave, nuk dallohen prej kishave rustike. Hakmarrje gjaqesh ká kudo, por ndërmjet të Shqiptarve në malsí, nuk ka kurrfarë grindjesh fetare. Në Kthellë, kam pá nji familje nën nji çatí, në të cilen disá ishin kristjanë e disá muhamedanë. Katolikët e Mirditës (sic!) marrin grá muhamedane prej Matit, të cilat detyrisht e pranojnë religionin e burrave të tyne. Poligamija duket dikudiku ndër muhamedanë, por praktikohet rrallë edhe morali âsht fare i mirë. Krenët feudal të Mirditës, quhen bajraktarë e kapedana. Në Mirditë, janë pêsë bajraktarë nën kryesín e të cilve, mirditasit mblidhen për me vendosë luften ase paqin. Xhelal Beu î Matit ishte probatin me të birin e kapidanit t’ Oroshit. Oroshi âsht qendra e Mirditës.

Kështu, ky kryetar muhamedan në saje të kësajë miqsije, mujtte me me kalue shëndosh n’ atdhén kristiane të Mirditës. Ky, më dha me vedi dy besnikë të vet, të cilët ishin për mue harta udhëheqese, edhe u nisa me të lemët e diellit. Dy djaloçat Gjoni dhe Aliu, ishin krejt jetp edhe shokë të ngushtë ndërmjet. Kta, për enthuzjasem, ndër kohë qitshin pushkë tue i lëkundë martinat nën krahë të majtë, ashtu që plumbat shkojshin tue fishkllue naltë pranë veshve të Bej Efendiut (të míve) të cilët me knaqsí më nderojshin me ketë çfaqje të shkathpsis së tyne, të papajtueshme për mue. Gjoni âsht kristjan, dhe mbassi jeton në Kthellë, n’a muer të gjithve në shtëpí të vet për drekë. Janë katërdhet robë në shtëpí të tij, por kjo ktu nuk kundrohet e madhe.

Në Kthellë ndollen trí kapedaní me trí bajraqe. Kjo ishte nji botë e ré, pse Kthella ende nuk e kishte pranue kushtetuten e turqve të rí. Kjo ishte shi dita e caktueme e shpalljes së kushtetuetës, edhe njerzit po mblidheshin në kuvend për ketë punë, por na ecem përpara derisa mbrritem në shtëpí të Gjonit; edhe porsá u vûme me hangër si mbas zakonit, nji qetë luftaresh si miq mirpritsë, erdhen për me marrë pjesë bashkë me né, në hospitalitetin e shtëpís.

…A jé burrë ? kje urimi që më bâni kryetari i tyne. Fatmirsisht nuk âsht nevoja të përgjegjet kjo pyetje e zakonshme për veç drejtqindrimit. Kafja e freskët u poq, edhe të gjithë muerme, edhe tue tymos në nji gjysërrethi u vûme në bisedim. Kryetari bashkë me qeten e tíj, porsá kishte mbrritë prej nji veprimit edhe n’ a tregoi ndodhín e tij. Nji ditë për para me qellim me përfitue prej kushtetuetës, njêni nuk e kishte mbytp anmiknn e vet pse ishte msheh, por shoqin e anmikut të tij ; kështu, ky miku i êm i rí bashkë me shokë, atë mëngjes, për satisfakcion i kishin djegë shtëpín edhe të gjithë gjanë e mallin.

-A ká grue e fëmí ?  e pyeta.  Po. ‘
-Çka do të bani me ata ? ”
– Do t’a ndreqim edhe hallin e tyne,  m’u pergjegji.

Të lodhun prej kësajë pune të mëgjesit të nxehtë qeta pushoj në shtepí të Gjonit, përpara se të shkote në kuvend të Kushtetutës. Dukej a thue se shqiptarët ishin çue peshë me luftue si dreqen për ketë gjâ ! Se çka donte me thanë Kushtetuëtë edhe mënyren e zbatimit të sajë nuk e dishin fare. I zoti i shtëpís së Gjonit, nji kristjan i moçem në bugjak, murmuroi për lirí të ré që kishte dhanë Sulltani. Aj e qujti ,,mbret” pse shqiptarët e kan fjalen e tyne —- mbret për sulltan. Djaloçat, thanë se Turqit e rí e kishin bâ atë punë. Por si mund të bâhet pá urdhen të mbretit? Duhet të jetë nji mbret.

,, Ky âsht ai që e ká bâ ktê ” kambëngulte plaku. Djaloçat që ishin mâ të shumtit muhamedanë, qeshen. Kta e kishin marrë vesht se Turqit e rí mujshin me e shtërngue mbretin për me veprue mbas vullnetit të popullit. Por plakun s’ mund e kuptonte që kjo gjâ mund të bâhej ashtu, pá urdhen të tij.

A jé ti konsull ? ” më pyeti kryetari. Konsulli i Shkodërs ngatrron çdogjâ në vend tonë. Më duket se kjo Kushtetutë, âsht dishka që ju e keni shterngue mbretin t’ a bâj. Mâ shum pyetje m’ u përplasen.

A bâhet kjo punë për me ná bâ me luftue nji anmik të Turkut ? ”

A kishi me luftue ? ” i thaçë. Nuk m’ u pergjegj edhe heshtja e pushtoj krejt grupin.

Çka ju duhen kto armë ? ” e pyeta. Në qoftëse jetoni në paq me shoqishoqin, nuk ju duhen tjetër.

Ah, na duhet t’ i mbajmë për me luftue kaurrin, ” tha ngutshëm. Me fjalen Kaurra, donte me thanë jo shqiptarë kristjanë, pse shqiptarët katolikë nuk quhen kaurra.

“E pse doni me i luftue kaurrat ? ” a nuk âsht mirë me jetue edhe me ta si vllazen ? po un që jam kaurrë ; a nuk jam mik me ju ? ”

,, Ah, sá për ty ndryshon puna ? Ti jé në besë t’onë. Ti ké me folë mirë për shqiptarë. Leni Shqiptarët, të bijt e Shqipes, të lirë ndër male të veta. ”

Mbas ktij bisedimit qeta u ngreh e tue më bâ nji “t u n gj a t j e t a” të përzêmert, u vû në udhë me inaugurue Kushtetueten.

Po të më ndigjohej fjala, me gëzim do të flitshe mirë për të bijtë e Shqipes. Duket se Turqve të rí, kishte me ju shkue mundimi bosh, në qoftëse vêhen me i shtrue kta malsorë mbrenda kufîve të Kushtetuetës. Se çka do të ndodhin kjoftëse Matit, Kthellës e Mirditës ju kërkohen taksa nuk e dij, por jam i lumtun që nuk jam tagërmbledhës i tyne. Në kohë të vjetër Illyria, donte me thane “Toka e të lirit ; ”edhe fjala lirija sot domethanë “lirí” në gjuhë të shqiptarvet.

Me Gjonin edhe Alín u vûme në udhë përsërí, edhe mbasi u shprazen pushkët për me celebrue nisjen t’onë, djaloçat ia krisen kangës. Kanga ishte për nderë të nji kryetarit, edhe thonte sesi gjashtë javë përpara nji djaloç kishte grabitë nji vashë nga prindët e saj, edhe ikë me’ te në mal. Të cillit kryetari bashk me pleq, i kishte djegë shtëpín e gjanë e mallin, kështu tue ahmarrë prindët edhe tue plotsue detyren e maleve. Me gjith bashkimin edhe të nji shoqnís së tjetër përcjellse, më vinte keq të rrishe pá Gjonin edhe Alin pse kta ishin për mue pasaporta mâ e mira. Shokët e mí, kur u tokojshin rrugës me udhtarë të tjerp, përqafoheshin me’ ta kryeperkrye, njiherit, tue rrokë dorë. Atë ditë Gjoni dhe Aliu, u ndeshen si qingja me shum krêna, edhe kuru – ngrys më çuene mik në kështjellë të kapidan MARKUT n’ Orosh.

Përsrí u – prita në stilin patriarkal, edhe ksaj herë u – takova shi me kryetarin e HomeritKapidan Marku kishte dalë me kryesue nji kuvend të madh, ksodore, kapidan Ndoci i vllai e robët tjerë, mëkambsit e tij të familjes mâ së famshmes së Mirditës, me priten mik në shtëpí të vet ; edhe kapidan Ndoci sikur se besnikët e tij ishte veshun si mbas zakonit të bijve të Shqipes. Në Shqipní rahatija e mikut lêhet në dorë të zotit të shtëpís, ku hospitohet. Un mbrrita naten, vonë, e i lodhun edhe mik i pápritun edhe as nji gjellë e shpejtë nuk kundrohej e mirë, që të më shtrohej me hangër. M’ u desht me pritë trí orë, derisá u prue nji qingj prej vathës së nji qifliku të largët: i therun edhe i pjekun në hellë tansisht, bukë gruni m’u poq, pse buka e ndejun mendohet se nuk âsht mjeftë e mirë për miq. M’ u vû edhe nji supë, pilaf, disá sahana me zarzavade, të gjítha fare mirë edhe mâ mirë vonë se kurr. Rrushi i njomë hahet gjith dimnit si me qenë pasterma.

Kështu, kapidan Ndoci më shtroi nji sofër mbretnore, në kështjellen e vet mbretnore të vertetë, ndersá i biri i tij dhe i biri i Markut sherbejshin si mëkambës fisnikë. Midisi i kështjellës âsht i rrênuem: pse turqit e kan prishë me artilerí tash tridhetë e sá vjetë, në kohen e famshme të Lidhjes së Shqiptarve.

Kapidan Ndoci m’ i tregoi rrénimet edhe m’ i spjegoi planet që ishte tue gatue Mirdita në rindreqje të sarajit për Kryetarin e vet t’ internuem, PRENK PASHEN, i cili do të kthehej me lêjen e Turqve të rí. Turqit, kohë mbas kohe janë përpjekë me e përmbysë sundimin e kapidanave të Mirditës, edhe me vendosë sundimtarët e vet, por gjithmonë qeveritarët e rí të tyne janë përzanë. Nji herë turqit, kishin dërgue nji Bimbash si Kajmekam, por kapidan Ndoci me dorë të vet e kishte vrá. Për ketë nji çmim âsht vû mbí krye të kapidanit edhe për njizetedy vjetë nuk ká luejtë prej Atdheut të tij, as nuk âsht ulë në Shkodër. A nuk âsht e çuditshme që njerzit me kso luftash nuk ishin merzit ende edhe dojshin me kryengritë përsërí, për m’ u shlirue prej hijes së vdekjes ?

Mirdita âsht nji botë aq e çuditshme n’Europë, sá meriton me u – vrejtë me kujdes. Përfshínë nji krahin e cila në hartë âsht thuejse tridhetë (30) milë per njizetë (2o), per në të vertetë sypërfaqja e tokës âsht mâ e madhe. Pjesa e veriut âsht e zanun me vargjet e maleve Gargjan e Mundella me nji naltsí 5000 deri 5500 kambë. Kahë lindja âsht fusha e neltë e Malit — Shêjt 4200 deri 4700 kambë. Kahë jugu edhe kah prendimi ká vetëm pranë fushave të lumejveedhe pjesa mâ e madhe âsht prozhem. Gur – mermeri e granit shifen në shum vende, edhe gur – gelqerje të Mali – Shêjtë.

Mirdita zotnon Indipendencen edhe e ká mbajtë shekuj me radhë, në saje të faktit pse ká vetëm dy udhë me hy mbrendë; prej Dibrët kahë ardha vet, së ká farë rruget.
Mund të hyhet prej Shkodret ase prej detit, por të dy rrugët zgjaten shum orë ndërmjet grykash me ana të thepisuna. Me përjashtim të nji ekspedicionit të furishëm, Mirdita e ká mbajtë Indipendencen qysh në fillim të pushtimit të Turkís, në gjysën e dytë të katërmdhetit shekull.

Mbas vdekjes së Skanderbeut në 1467 edhe të përmbysjes të Konfederatës së krenve e të vjetve ndërmjet, familja e Kont Pal Dukagjinit, sunduesja e krahinës që shtrîhet kah veriu, e cila tash quhet Mirditë, muer strehë nder kto male të Benediktinve në grykë të Shën Lleshit, afër Oroshit, e cila mbas ksah rrjedhje u – bâ qendra e qeverís edhe kryevendi i Mirditës. Emni OROSH, nuk âsht pamundsisht i rrjedhun prej fjalës sllave VAROSH, që don me thanë  “qytet” mbassi ká qenë i vetmi vend i grumbulluem me shtëpija. Thohet për Oroshin: që në fillim të perjudhës së lulzimit të tij, se me gjith saraj së ká pas mâ tepër se njiqind shtëpíja të vendosuna aq ngjitun sá mica ká mujtë me kalue mbí çatija të ndërtesave prej njênës ânë të gjytetit në tjetrën pá u nda prej majevet të tyne.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment