Drejt Munellës, malit ku strehohen katër kafshë të llojit Rrëqebull, por edhe ariu i murrmë, ujku, kaprolli e shqiponja

Nga Pirusti News
3 828 Shikime

Të udhëtosh në drejtim të malit të Munellës me lartësi 1991 metra mbi nivelin e detit, duhet të përshkosh Mirditën përmes luginës së Fanit të Vogël, për tu ndaluar në qendrën administrative të Fanit. Aty lë autostradën për të marrë një kthesë prej 90 gradësh, për të përshkuar një rrugë të re që të çon drejt Domgjonit i mirënjohur edhe prej gurrës së famshme, “Gurra e Domgjonit” por mbi të gjitha, si vendorigjina e Homerit Shqiptar Padër Gjergj Fishta. Por ajo çfar e bën mjaft intriguese vizitën në Domgjon e kuptohet në Malin e Munellës, lidhet me faktin se një specie tejet e rrallë me vetëm 40 krerë në të gjithë Ballkanin, strehohet pikërisht në këtë mal. Bëhet fjalë për katër apo pesë krerë siç është Rrëqebulli, që jetojnë e zhvillohen pikërisht vetëm këtu në këtë mal, duke llogaritur gjithë hapësirën që zë Shqipëria. Kjo tashmë është e dokumentuar prej kohësh përmes teknologjive moderne e bashkohore, ku më shumë spikasin kamerat kurth.

I shoqëruar nga Xhemal Xherri me detyrë oficer komunikimi dhe inxhinierin e pyjeve, Ilir Shyti të dy nga Qendra e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) dhe nga gazetari francez i Radio France international dhe Le Courrier des Balkans / Liberation, z. Luis Seiller, nisemi drejt Munellës, këtij mali ku Maja e Kryqit ndodhet në pikën më të lartë të tij, mal i cili formon pikën më të lartë të një vargu malor me drejtim nga Veri-Lindja në Jug-Perëndim, që duket në formë piramide. Qëllimi i kësaj vizite edhe eksploruese, ka të bëjë me faktin se (PPNEA) prej 27 vitesh është shumë e angazhur për mjedisin në vend, madje vepron fuqimisht si një organizatë mjaft aktive duke organizuar dhe marrë pjesë në një sërë aktivitetesh mjedisore në Shqipëri por dhe duke ndërmarrë projekte për probleme të ndryshme mjedisore. Ajo çfar është tashmë më e rëndësishmja për këtë shoqatë, lidhet me emplemetimin e Programit për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit (BLRP) me qëllim studimin dhe sigurimin e mbijetesës së nënllojit të rrezikuar në mënyrë kritike për zhdukje, rrëqebullit të Ballkanit (Lynx lynx balcanicus). Pra është imediate të bëhet sensibilizimi në mediat kombëtare dhe ndërkombëtare, se Mali i Munellës në Mirditë është streha e nënllojit të rrezikuar në mënyrë kritike, rrëqebullit të Ballkanit. Zgjidhja e vetme është që në mënyrë sa më shpejtë kjo zonë të marrë statusin, si Zonë e Mbrojtur.

Ajo çfar e bën tejet kurioz këtë eksplorim në këtë mal gjigand ka të bëjë me faktin se disa vite rradhazi këtu është bërë një punë mjaft e kujdesshme në identifikimin e Rrëqebullit, kësaj specie me një numër mjaft të kufizuar në ballkan. PPNEA disa herë ka vendosur kamera kurth ku janë filmuar disa ‘banorë” të këtij mali. Ing Ilir Shyti thotë se këto kamera  kanë identifikuar të njëjtin Rrëqebull në një distancë prej 100 km, por edhe rrëqebulla të tjerë. Kjo lloj kafshe ka veçori të jashtëzakonshme që nuk e braktis zonën e tij. Mund të udhëtojë kilometra të tëra pa e ndryshuar trajektoren në vajtje e ardhje, ndaj rreziku më i madh për të është rënia në lak.

Në Domgjon.

Qendra e fshatit Domgjon përbëhet nga shkolla, Kisha dhe një qendër shëndetësore, por edhe disa lokale. Sëshpejti këtu do të ndërtohet një shesh cilësor ku pritet të vendoset dhe shtatorja e atë Gjergj Fishtës. Lokalet janë të mbushur me të rinj, ndërsa duket se janë të lodhur nga festa e një dite më parë, festa e SHEN BARNABA, festë e cila në Domgjon festohet me një madhështi të jashtëzakonshme. Ndërsa pas pak minutash në këtë shesh kalojnë zhurmshmë qindra motoçikleta dhe makina të një lloji të çuditshëm, dizenjuar për të kapërcyer male, në kuadër të garave të njohura si të llojit “rreli”. Pasi konsumojmë një kafe në qendër të këtij fshati të lashtë e bartës të shumë vlerave natyrore e njerëzore, marrim rrugën tek monumenti i lashtë i natyrës, Gurra e Domgjonit.

Te gurra e lashtë

Nëse shkon në Domgjon, nuk ka asnjë arsye për tu larguar pa bërë një vizitë në Gurrën e lashtë, monument i kulturës kombëtare. Hyrja është po ajo, e ngushtë siç mund të jetë ndërtuar në fillimet e saj. Ndërsa brenda saj shkallët në formë spiraleje të çojë te lumi i nëndheshem, lumë i cili dikur furnizonte me ujë të pijshëm të gjithë banorët e Domgjonit, por ishte garanci për vaditjen në stinën e verës. Ky ujësjellës është i vetmi i këtij lloji në Shqipëri ndërsa nuk ka të ngjashëm në të gjithë Ballkanin. Së bashku me kështjellën, që në popull njihet me emrin “qytezë”, ndërtuar në antikitetin e vonë e kryesisht në shekullin VI të erës sonë, flasin për një vendbanim të rëndësishëm. Ndërtuesit kishin një traditë të shquar në punimet nëntokësore si nxjerrës të mineraleve.

Drejt Munellës, ku ende jetojnë rrëqebulli, por edhe ariu i murrmë, ujku, kaprolli e shqiponja.

Një malore shumë e fortë me sipërfaqe toke ku forca e fërkimit pothuajse nuk ekziton, është porta e parë për të livadhet e Munellës. Kësaj maloreje nuk ja përtojnë motoçikletat e rrellit,  të cilat rrëzohen njëra pas tjetrës. Një i ri heq maskën dhe na kërkon ujë. Ishte nga Çekia dhe për herë të parë ngjitej për në Munellë. Na kërkon ujë që ne për fat e kishim pothuaj në gjendje të akullt, në një nga hapësirat e automjetit. Për më shumë se 30 minuta aty zhvillohet një spektakël i vërtetë, teksa motoçikletat rrëzohen njëra pas tjetrës, ndërsa makina me pamje të çuditshme zvarriten pafundësisht për të prekur “parajsën”.

Në fakt, në finish të asaj maloreje, pas disa rrugëve më të mira na shfaqen bukuritë e livadheve të Munellës në lartësinë 1991 metra mbi nivelin e detit. Teksa eksplorojmë ato shtigje plot hijeshi dhe pamje të rralla të hapësirës tonë kombëtare, si për të na përshendetur ngrihet krenare mbi kokat tona një shqiponjë gjigande. Iliri mjaft i vemendshëm dhe një njohës i shkëlqyer i mistereve dhe pasurive të Munellës, nxjerr aparatin pë të fiksuar këto pamje që rrallëkush mund të ketë rast ti takojë.

Sëbashku me Xhemal Xherrin oficer komunikimi në PPNEA përbëjnjë një duet me një njohje ekselente të Munellës. Të vemendshëm ndaj çdo fenomeni, mund të ndërtojnë pa diskutim lëvizjet e kafshëve të egra, pasi identifikojnë gjurmë në rrugë, sidomos në vendet e laguara. Dallojnë gjurmë të ariut, apo edhe të ujkut. Me një siguri të lartë janë në gjendje të përcaktojnë llojin e kafshës, ndërsa për më shumë se një orë fotografojnë zogj të ndryshmëm, krejt të rrallë me zogjtë e zakonshëm që jemi mësuar ti njohim kudo. Përfundimisht në mënyrë të padiskutueshme, Munella është rast i veçantë në vargmalet shqiptare, përderisa aty ka vendosur të jetojë dhe të shtohet specia më e rrezikuar në zhdukje, Rrëqebulli. Ja pra pse Munella duhet me çdo kusht të shpallet zonë e mbrojtur, madje e kategorisë superiore.

Munella duhet shpëtuar nga gjahtarët jo seriozë. Munella duhet shpëtuar nga aq sa ka mbetur nga druvarët dhe motosharrat që në fakt kanë bërë namin ndër vite. E vërteta është se intensiteti i prerjeve drusore ka rënë në kuota të pa përfillshme ose ka ndaluar. Prova më e qartë janë disa makina të tonazhit të lartë të parkuara prej kohësh në qendrën e Domgjonit.

E ndërsa livadhet, majat e larta, pyjet që po rigjenerohen janë të pafundme, diku ka edhe një kufi. Në një qafë është kufiri Mirditë-Pukë. Në fakt kemi kaluar në bajrakun e Spaçit, pjesë e Mirditës etnografike, por prej një shekulli është nën juridiksionin e Pukës, në zonën Gjegjan. Ende pa zbritur në fshatin Mushtë shijojmë stane të shumta verore, njëri prej të cilëve na ndalon për të na gostitur me kos, apo produkte të tjera nga blegtoria. Jam nga Rubiku, thotë i riu i cili kujdeset për mbarëvajtjen e tufës së tij, dhe prej 8 vitesh dalim këtu gjatë sezonit të verës. E ndërsa rruga vazhdon, në kraun e djathtë diku në një “humnerë”, dallojmë Mesulin. Ecja përpara na çon në Koshaj për të përfunduar në Guth-Spaç. Rruga përmirësohet cilësisht teksa kalojmë poshtë ish-burgut të Spaçit, ndërsa për pak minuta prekim autostradën. Në pak orë kemi “prekur” qiellin përmes majës 1991 metra, kemi trazuar mbretërinë e kafshëve por edhe të shpendëve të rrallë, por kemi shijuar bukuritë e pa mata të Munellës, ndërkohë kemi parë me sytë tanë një punë mjaft precize dhe tejet frytdhënëse të Qendrës e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) dhe stafit të saj të përkushtuar.

Nga Munella: Aleksandër Ndoja

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan