Në Ranoc të Lugut të Drinit, aty ku lindi dhe u formua Dëshmori i Kombit Kol Ndrec Mirdita

Nga Pirusti News

Nga: Aleksandër Ndoja

Ishte mbrëmje e vonë dhe tejet e zymtë kur Kola del për herë të fundit nga pragu i shtëpisë, por e ndalon nëna e tij. Tenton ti vendosë një rruzare (varg me rruza) në qafë si bekim e lutje prej nëne, që djali i saj të ketë fat edhe atë natë, si shumë netë të tjera, teksa “thyente” kufirin shqiptar-shqiptar për të transportuar armët prej Qafës së Prushit në drejtim të Drenicës, ku po përgatitej të finalizohej epopeja më e lavdishme ushtrake, për lirinë e trojeve të tij. Rruzarja ishte e vogël për ta mbërthyer, ndaj nëna i jep edhe një tjetër që ti bënte bashkë.

Kola i shtërgon fort në gji dhe niset në rrugën e rrezikshme, por shumë të ëndërruar, në rrugën për liri. Për një çast ndalon në oborr. Do dhe Ai të lejë një kujtim, ndaj nxjerr stilolapsin dhe bën një nënshkrim në llamarinën e që kullon ujin nga çatia. Një nënshkrim që i ka rezistuar 20 viteve i cili duket qartë dhe sot, pasi është ruajtur me kujdes prej 20 vitesh. Kushdo që kalon aty, kur hyn në shtëpinë e Ndrec Mirditës, por edhe teksa del, nuk ka sesi aty të mos shfaqet deshmori i kombit, Kol Mirdita, me firmën e lirisë. Por edhe rruzaret me amanetin e nënës së Tij qëndruan gjatë, e ndoshta qëndrojnë të forta edhe sot. Qëndruan më shumë se dy vite në mal, sëbashku me trupin e pa jetë të heroit Kol Mirdita, pasi pikërisht atë natë, një plumb gjakatar i mori jetën për ta kaluar në pavdekësi. Ishte vetëm 22 vjeç…

Drejt fshatit Ranoc të Lugut të Drinit, aty ku fillon historia e dëshmorit të kombit Kol Ndrec Mirdita.

Një rrugë e ngushtë plot hijeshi nis nga Zllakuqani që të çon në Ranoc, fshatin e lindjes së dëshmorit të kombit Kol Mirdita dhe të shumë mirditasve të tjerë të kësaj zone. Profesor Dod Ndrecaj i Klinës, një mësues i shkëlqyer i gjeneratave të Lugut të Drinit, por edhe përkthyes dhe shoqërues i William Walker në ato ditë historike kur po vendosej fati i një pjese të kombit shqiptar, Kosovës, është udhërrëfyesi jonë për në Ranoc.

Profesor Dod Ndrecaj na thotë se Lugu i Drinit i përbërë nga fshatra në shumicë mirditase, kishte një mision kyç në luftën e Kosovës. Fshatra të tilla si Ranoci, Leskoci, Krusha e Madhe, Berkola, Pataqani, Radoci e që përmes fshatit Koshaj lidhen me Istogun, kishin një pozicion të rëndësishëm që lidhnin Dukagjinin që ishte në kufi me Shqipërinë, dhe Drenicën deri në Junik. Pra përmes Lugut të Drinit bëhej lidhja e dy pjesëve në luftë. Përmes Lugut të Drinit, pra këtyre fshtrave kalonin armët nga Shqipëria për në frontet e luftës së Drenicës, e zonave të tjera në flakë të Kosovës. Ishte mbështetja e fortë e lugdrinasve e sidomos e mirditasve të asaj zone që krijuan një zonë tampon, një rrugë sigurie që UÇK të siguronte armë, ushqime e veshmbathje.

Ishin këta djem trima bashkë me të cilët ishte Kol Mirdita që bënë historinë, përfundon Ndrecaj. E teksa rruga vazhdon, bisedën na e ndërpret Kol Zymaj me shtëpi të të hyrë të Ranocit, prej të cilit e kemi të vështirë të kalojmë për të shtëpia e heroit të kombit dalë nga ky fshat.

Në shtëpinë e dëshmorit Kol Mirdita.

Një i ri me biçikletë në rrugë duket sikur e heton qëllimin e vizitës tonë në këtë fshat. Kthehuni aty djathtas për te Ndrec Mirdita, na thotë djali i ri pasi edhe unë jam i fisit të tij. Porta është e hapur ndërsa ne ndalojmë në oborr. Agroni një djalë që sapo ka mbaruar klasën e shtatë, futet menjëherë brenda në shtëpi, për të njoftuar ardhjen tonë.

Pas pak në derë del një burrë i vjetër i cili na fton menjëherë brenda. Ju falenderoj që keni ardhur në shtëpinë e e heroit Kol Mirdita dhe jam shumë i lumtur se jeni pikërisht nga Mirdita. Unë i them se pas pak ditësh Mirdita do të dijë si ta presë dëshmorin e Kombit, dëshmorin e Lugut të Drinit, por dhe dëshmorin e saj, pra dëshmorin e Mirditës. Është Bashkia Mirditë që në bashkëpunim me Komunën e Klinës, po bashkërendojnë të gjitha masat që Kol Mirdita të pritet në Mirditën e Tij, ashtu siç duhet pritur dëshmori i kombit.

Ndrec Mirdita i cili tashmë ka mbushur të 80-tat, me një kujtesë brilante dhe tepër i qartë, por shumë i emocionuar na falenderon për vizitën, por edhe gjithë Mirditën dhe autoritetet e saj, për atë çfar kanë bërë dhe po bëjnë për martirin Kol Mirdita.

Në përgjigje të pyetjeve të mija, Ndreca thotë se kishte disa muaj që i biri organizohej me djemtë e fshatit. Me drojen e prindërit disa herë e kam pyetur dhe porositur që të ketë kujdes, por ai kishte vetëm një ëndërr që duhej ta shikonte të realizuar. Disa herë iknin për në Shqipëri nga ku me fshehtësi të plotë transportonin armë me mushka, apo me mjete të tjera rrethanore, për në frontet e luftës. Sa herë nisej për në kufirin shqiptar, e porosisja të lajmërone dhe shokët.

Por ai thoshte se unë nisem dhe nuk lajmëroj asnjë, pasi nuk dua që nga nga lajmërimi im tu vinte ndonjë e keqe, pasi rreziku ishte në çdo hap. Megjithatë shokët e tij ishin në gatishmëri dhe të gjithë bëheshin sëbashku pa u lajmëruar. Ashtu ishin edhe atë natë të zezë të datës 9 korrikut. Kanë ngarkuar armatim nga kufiri dhe janë nisur në drejtim të zonave të tyre. Teksa ecnin në një luginë në mesnatë, hëna ka ndriçuar disi. Serbët që kishin zënë majet e luginës në të dy anët e saj, kanë dyshuar dhe kanë ndezuar projektorët me drita të fuqishme. E gjithë lugina është ndriçuar thotë i moshuari Ndrecë. Serbët kanë lëshuar predha e plumba pa fund….

Kur e mësuat se Kol Mirdita ishte vrarë për liri?

Shumë vonë. Pyesim pafund, por askush nuk mund të dinte asgje. Herë thonin është në Shqipëri e herë ishte i plagosur rëndë. E kemi kërkuar pëllëmbë për pëllëmbë atë mal, por nuk gjetëm asnjë shenjë. Kaluan dy vite. Atëherë dikush kishte ndeshuar skeletin e mbetur pas dy vitesh. U lajmëruam. I pari që e identifikoi ishte Nika një bashkluftëtar i tij. U gjetën rruzaret, madje edhe bomba që e mbante gjithmonë në pjesën e përparme të xhamdanit luftarak. E sollëm në Ranoc, u bë një ceremoni madhështore për varrimin e tij.

Te lapidari.

Në Zllakuqan, aty ku rruga ndan për në Ranoc, ndodhet një lapidar që përkujton Kol Mirditën. Është në kryqëzim të rrugëve ku Kola u rrit dhe kaloi fëmijërinë, por dhe ku kaloi i mbushur me dëshirë të zjarrtë për lirinë e urrejtjen për pushtuesin shekullor. Pikërisht aty në atë vend ka përherë tufa me lule të freskëta, ndërsa kalimtarë të shumë nuk kalojnë pa kthyer kokën, për të parë portretin luftarak të djalit 22 vjeçar, dëshmorit të Kosovës dhe pjesëtarit aktiv të UÇK-së.

Kush ishte Kol Ndrec Mirdita

Lekë Mrijaj është një pendë e spikatur e Klinës, i cili është marrë gjegjësisht më evidentimin e figurave të rëndësishme të Lugut të Drinit e më gjerë. Në përcjelljen e portretit të heroi Kol Mirdita, Mrijaj thotë se: Kol Mirdita në UÇK -në u angazhua qe ne fillim te vitit 1998 ne zonën e Dukagjinit përkatësisht fshatin Shqiponjë..(ish Jabllanic e Dushkajes) me shumë djem trima bashkëluftëtar nga Lugu i Drinit, Kosova dhe trojet Shqiptare te Shqiperisë natyrale duke u betuar para flamurit te Mbretit Gjergj Kastriotit per Shqiperi te ribashkuar.

Gjatë nisjes për ne Shqiperi me shoket ne qershor me grupin prej 30-40 vetash nga Lugu i Drinit, u nis përmes grykës se fshatit Leskoc pastaj, fshatin Uzdrim, Padalisht deri ne Ujmir te Drenicës. Këtij grupi ju bashkëngjiten edhe tjerë djem nga rajoni i Lugut te Drinit ,Drenicës, si Buroja, Vojniku, Ozdrimi, Klina e Ultë dhe e Epërme etj.

Ky grup kaloi përmes fshatit Sverk, kaloi Drinin e Bardhe dhe u ndal ne fshatin Shqiponjë ish Jabllanicës, ku takohen me Shtabin e UÇK-së. Me pas kaloin ne Gllogjan nën përcjelljën nga njësiti special Shqiponjat e Zeza, dhe fillojnë depërtimin e tyre për ne kufi, i cili kontrollohej me më shumë se 1500 ushtare, prandaj ishte një depërtim zgjati më shumwë se 16 orë.

Pas daljes ne Shqipëri ku armatimi u siguronte dorë pas dore, grupi ku ndodhej Kol Mirdita prej 420 vetesh, pas dy javësh u rikthye për te hyrë ne Kosovë me armatim, me ç’rast papritmas bien ne pritë e per pasoje u zhvillua një betejë-luftë e pergjakshme dhe e rreptë prej tri orësh. Grupi legjendar i UÇK -së e theu kordonin e forcave kriminale karpatiane e depertuan dhe  u vendosën fshatin  Jasiq e me pas ne Junik. Të dhënat e pastajme nxjerrin ne pah se po atë natë Kol Mirdita është vrarë nga një granatë ne vijë te frontit, duke u radhitur ne altarin e lirisë pikërisht ne atë luftim ne mesnatën e dates 9 Korrik 1998, i cili ishte venë ne mbrojtje te grupit te disa pjestarve kolegë të UÇK -së

Pushka e Kolës u dëgjua ne shumë aksione dhe luftëra ne te gjitha trevat e Dardanisë e sidomos ato te Drenicës, Dukagjinit dhe vetë Lugut te Drinit, deri në kufirin Shqiptaro-Shqiptar …n’rras te zogut ku Kola mori pjesë ne beteja  dhe u shqua si luftëtar i i dalluar-perbetuar per atdhe dhe flamur dhe ribashkim me Shqiperinë amë. Automatiku i tij u dallua nga terë luftëtaret duke dal faqe bardh kudo ai luftoi.

Ranoc, Lugu i Drinit 24.06.2018

Te pirustinews.com, me shume per Kol Ndrec Mirditen

Nga sheshi “Abat Doçi”, “Stema e artë” për dëshmorin e kombit Kol Ndrec Mirdita.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment