Vila “LIVIO”, një resort cilësor në hyrje të Rrëshenit dhe minimatura 2018 e “Nënë Terezes”

Nga Pirusti News

Ndodhet vetëm 500 metra nga qyteti i Rrëshenit, anës rrugës që të çon për te ura e Fanit, ose jo më shumë se 50 metra nga shkolla “Shën Jozefi Punëtor”. Është fjala për resortin i njohur si “Vila Livio”, i cili është ndërtuar në një faqe kodre në formën më të mundshme piktoreske. Një sy i vëmendshëm konstaton se që nga konceptimi ideor i këtij resorti e deri në punimin realizues më të fundit, është punuar për të realizuar një ambient konfort, vetëm për evente festive e relaksuese. Ambienti nis me një vendparkim të mjeteve të klientëve. Më pas për vetë pozicionin e ndërtimit, duhet të përshkosh shkallë guri tepër cilësore dhe dizanjuar që imazhi i lokalit të preket që në hyrje, madje në çdo detaj. Përpara të shfaqet një shesh i bukur në qendër të cilit ndodhet një pishinë e acesueshme të paktën në tre stinë të vitit. I ndodhur si një ballkon, aty mund të servirin kafenë e mëngjesit dhe shërbime të tjera.

Në një ndërtesë veçmas ndodhet guzhina e cila kufizohet me xhama të hapur, ku çdo vizitor mund të “kundrojë” me sytë e tij proceset, cilësinë por edhe rregullin e pastërtinë brenda saj. Në krahun e djathtë ndodhet salla në formën e germës “L”, e kompletuar me infrastrukturë të nevojshme për një darkë festive, festë apo event tjetër, në mëyrë shumë komode dhe lirshëm. Koloriti është mjaft çlodhës ndërsa shërbimi është në kuota maksimale. Është fare thjeshtë të konstatosh se ky ambient ofron bar me panoramë, ajër të pastër, gjelbërim, restorant me ushqim tradicional, pishinë, bujtinë. Në një ndërtesë tjetër brenda kompleksit ka ambiente familjare dimërore, por edhe dhoma të kompletuara për fjetje, në kondicionet e bujtinës.

Pra nuk duhet hezituar aspak nëse do të festosh ditëlindjen, fejesën, dasmën apo promovimin e librit, artit apo cultures, për t’u drejtuar  në ambjentet e Vila Livio Event. Kontakti i drejtpërdrejtë në çdo kohë është në nr: 0673113555, për paraporosi apo informacione të tjera rreth shërbimeve që ofron ky resort.

Vila “LIVIO” dhe minimatura “Nënë Tereza” Rrëshen.

Pasditja e sotme ka qenë tejet festive në ambientet e Vila “Livio”. Janë nxënës 15 vjeçarë të shkollës “Nënë Tereza” që kanë mbyllur një etapë në mësimnxënie, ndërsa janë gati në një start tjetër, atë të shkollimit të mesëm. Probaliteti më i lartë është që një pjesë e konsiderueshme do të jenë sërish bashkë në ambientet e bukura por sfidante të gjimnazit, por jo pak prej tyre siç ndodh çdo vit, nisin shkollimin në mundësi të tjera, si në Tiranë apo edhe jashtë vendit, por edhe në shkolla profesionale të vendase apo të huaja. Ndaj rreth 60 minimaturantë djem e vajza të kësaj shkolle, e kanë vlerësuar mjaft ditën e sotme si një “point” me shumë rëndësi, në jetën shkollore.

Të shoqëruar nga drejtoresha e kësaj shkolle dhe mësuesit kujdestarë të tyre festojnë pambarimisht këtë ditë të shënuar. Nga ana e saj stafi i “Vila Event” ka marrë të gjitha masat e nevoshme deri edhe ato të sigurisë, që festa të jetë një kujtim i bukur për sejcilin nga nxënësit që tashmë kanë përfunduar klasën e 9-të.   

a.n

Aspekte nga festa e minimatures “nene Tereza” Rreshen.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment