Nga NDUE DEDAJ/RRËSHENI, QYTETI “KUSHËRI” ME FANIN E VOGËL

Nga Pirusti News
3 062 Shikime

(Reportazh në dy kohë)

Botuar në një numër special “Gazeta Rrësheni” në 63 vjetorin e themelimit të qytetit Rrëshen.,

 Ky reportazh ka vetëm një personazh dhe ai është vetë qyteti. Dikur kishte shumë mjegull, nga lumenjtë jo të pakët rreth e qark, apo dhe ngaqë mjegulla mbartej për aty për tërthor, prej Liqenit të Ulzës. “Nuk i linim veglat e punës këtu poshtë, kur punonim tokat, se zinin ndryshk brenda natës prej lagështisë së madhe, po në mbrëmje i ngjisnim lart, në Kodër (t’Rrëshenit)”, kemi dëgjuar sa herë të thonë rrëshenasit e vjetër. Mund të ngjajë paradoks, që të zgjidhej për t’u banuar pikërisht një likojënajë e tillë e mjegullt, Fushë-Lumthi, ku jo rastësisht, para se të ngulej qyteti, shtëpi vendalinjsh, ishin a s’ishin sa gishtat e dorës. Po fundja kur na u ndanë ndonjëherë paradokset!

Kroi i Shna Premtes, si një stacion hyrës…

“Kroi i Shna Premtes”. Një toponim i vjetër, që lidhet me kultin e pajtores së vendit, Shën Venerandës, që kremtohet me 25 korrik. Kroi ka mbetur në periferi, kurse qyteti, dhe pse në hijen e maleve, nuk ka asnjë krua. Mirë krojet, mund të thotë dikush: po ç’është një qytet pa atë hirin e së kaluarës, monumentalitetin dhe mondanitetin mesjetar? Nëse do t’i kërkonim dhe Rrëshenit diçka historike, autentike, ai me siguri që do t’ia dilte. Vetëm 3-5 kilometra larg tij rrëzëllinte së hershmi qytetërimi i Ndërfanës, shteti paraskënderbegian i Arbrit (shekulli 12-13-të), me shenjat e tij unikale: një mbishkrim epigrafik dhe një shqiponjë njëkrenore, zbuluar në kishën e Gëziqit, e stilizuar në stemën e Bashkisë së Rrëshenit. Ai që vete sot atje, është duke u parë me një qytet veçse 63-vjeçar, që nxiton të kapë shifrën e 10 mijë banorëve e që së afërmi do të përshkohet nga rruga e re që vete për Burrel, që kishte qenë dikur rruga e vjetër e tij, para se qyteti të lindej.

(Në vitet ’30 të shekullit 20 rruga nacionale që lidhte Matin me Tiranën kalonte nëpër Rrëshen, Perlat, Urakë, Klos.) Kështu, këtij qyteti, më përpara se ai vetë, i kishin lindur banorët dhe i ishte caktuar roli që do të kishte: qendër administrative e Mirditës. Ndaj do të kishte të gjitha institucionet e duhura publike: shkolla, kopshte, çerdhe, spital, muze, bibliotekë, pallat kulture, pallat sporti, stadium etj., si dhe stacionin e trenit, që, paçka se u inaugurua me 1989 nga vetë Ramiz Alia, nuk pati udhëtarë asnjëherë. Në shkrimet e mëparshme, atë udhë të hekurt, nuk di pse e kemi krahasuar me nusen që mbeti në udhë ditën e dasmës…

 Kthella, bajraku me dy bajraktarë.

Kthella, ku gjendet Rrësheni, ishte njëri nga 12 bajrakët e Mirditës, në vllazni të ngushtë me Selitën dhe Rrazën, thënë ndryshe “Tre bajrakët e Ohrit”. Ndonjë studiues mendon se këta banorë kanë ardhur nga anët e Ohrit, ku sipas gojëdhanave deri vonë atje iu ruhej hisja e peshkut. Por nuk dihet sa e vërtetë është kjo, apo këto vende ndokur kanë qenë në varësi të sanxhakut të Ohrit? Bardhok Preng Bajraktari (Rrëshen), ndër burrat më të përmendur të kohës së Pavarësisë, ishte njëri nga dy bajraktarët e Kthellës, pasi ky flamur (bajrak) ishte i vetmi në mbi 90 bajrakë të Veriut që kishte dy bajraktarë, ku tjetri ishte Gjon Mëlyshi dhe ndeja e tij ishte në Malaj.

Mund të jetë interesante si gojëdhëna si historia, se si ky bajrak ka mbetur kështu, i prirë në beteja nga dy krerë, në mirëkuptim mes tyre. Me 1906 Baron Nopça përshkruan kishën e Kthellës, viziton familjen e Bajraktarit, duke iu bërë fotografi pjesëtarëve të saj, si dhe skicon bardhezi flamurin e Kthellës së Epërme. Kthella sendërton kësisoj kalendarin e vet historik njëqindvjeçar, të shkruar e të pashkruar. Me 1911 te Fusha e Liqenit mbahet kuvendi i tre bajrakëve, për mosdorëzimin e armëve, mospagimin e taksës në bagëti dhe mosvajtjen në ushtrinë turke, venome tradicionale të mirditase, që vinin e kulmonin në agun e Pavarësisë, si rezistenca e fundit antiosmane.

Vetëm një vit më pas, me 25 dhjetor 1912 te Kisha e Kthellës, nën kujdesin e Dom Mikel Lezhjes do të kremtohej me madhështi dita e Flamurit të ngritur në Vlorë. Tre bajrakët shkonin me Nënprefekturën e Matit deri me 1946 kur kalojnë me Mirditën. Por duket se ndër mirditorët e sotëm ka një glorifikim të bajrakëve, pasi është shkuar deri aty sa “12 Bajrakëve” t’iu ngrihet një soj obelisku hekuri në qendër të Rrëshenit, edhe pse diçka e tillë nuk duket e përligjur nga ana historike. Uniteti i Mirditës është më i hershëm se bajrakët. Do të kishte më kuptim nëse në Orosh, Fan, Spaç, Kuzhnen, Selitë, Kryezez e të tjerë të ishin bustet e Preng Marka Prengës dhe sivëllëzërve të tij.

Me apo pa bajrak, historia vazhdon nëpër ravën e saj. Dy ndër ngjarjet e shënuara të zonës janë fillimi i punës në minierën e Dervenit me 1938, ku minerali mbartej me teleferik për në Rubik dhe beteja nacionalçlirimtare e Gëziqit dhe Urës së Fanit e tetorit 1944.

 Qyteti mbi Fushën e Lumthit.

 Rrësheni si qytet u themelua me 15 prill 1949, me dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor, ndonëse puna përgatitore kishte nisur një vit më parë. Do të sakrifikohej Shpali, deri atëherë qendër Nënprefekture, që të themelohej ky, tashmë qendër rrethi. Kishte patur fillimisht një ide që qyteti i ri të ndërtohej në Sukë-Urë, sipër Urës së Fanit dhe pllajat e lisit atypari, po që kishte ngecur. Ashtu siç pati dhe një propozim utopik, të pritej rrepja (rrëpira) e kundërajrorit të Kodër-Rrëshenit dhe lumit të Fanit t’i hapej “shtegu” për t’u mbartur mbi përroin e Zmesë, me argumentin se dhe qytete të tjerë kishin lumenj përmes apo përanash; sipas të shëtiturve të saj kohe, më së shumti xhandarë në Shkodër, “shehri” e kishte të nevojshëm ujin tek këmbët që të shpëlahej. Sigurisht që Fani nuk u devijua as atëherë as më vonë, por nuk ndodhi as mrekullia si motmotit, kur qëllonte që trarët e kishës “vetëmbarteshin” natën për tek trualli tjetër, në kuptimin se ai ishte i bekuari. Rrësheni do të ishte një qytet administrativ i pas luftës së dytë botërore.

“U shkul një barakë e madhe nga Shpali dhe u vendos këtu…” Themeluesit e qytetit të ri, që po ndërtohej me punë vullnetare, qenë një dorë nëpunësish që u dyndën një mëngjes nga Shpali, hipur mbi kamiona, dhe pas një ore e panë veten në arat dhe shtëpitë e rrëshenasve. Bashkë me banorët që gjetën në Fushë-Lumth nisën të vinin në lëvizje makinën e atij që mund të quhej qytet. Vendasit ishin: Përgjetanët, Paçukët, Filopatët, Gjetkolajt, Jakajt, Kaçorrajt, Reçt, Ruçt, Përgegajt, Melysht, Haçt, Tushajt, Jushajt, Donajt, Ndojajt, Laskajt, Shtiajt, Tarazht, Mollajt, Mandreajt, Marenajt, Nokajt, Muçajt etj. Komiteti i Partisë u vendos në kullën e Dodë Prengës (ish-kryekëshilltarit të pushkatuar nga regjimi), komiteti ekzekutiv në shkollën fillore, kurse kjo e fundit u shpërnda në shtëpitë e fshatarëve, një klasë këtu e një atje, dega e brendshme në godinën njëkatshe të ish-xhandarmerisë etj. Familjet e kuadrove drejtues u strehuan në shtëpitë e banorëve të Rrëshenit dhe në baraka. Ngamot ngjiste kësisoj me qytetërimet, ata që vinin shkriheshin me ata që gjenin. Kujton Preng Pergjetani: Me gurët e kullës sonë të shembur nisi ndërimi i godinës njëkatshe të komitetit të vjetër ekzekutiv, që është godina e parë zyrtare e qytetit të ri, që sot rrezikon të shembet. Pastaj u ndërtua pallati i vjetër i kulturës, model sovjetik. Ka qenë një kohë që qyteti ishte i dashuruar me futbollin dhe të gjithë qytetarët, burra dhe gra, të dielave kalonin nëpër urën e telit dhe venin te Fusha e Sportit matanë Zmesë, ndërkohë që e para fushë e futbollit kishte qenë aty ku është sot sheshi i qytetit. Me 1959 u mor një veturë nga Kinostudioja “Shqipëria e re” dhe u shfaqen filma në të gjitha fshatrat e Mirditës; aty ku nuk hynte makina, aparaturat e filmit çoheshin me mushka. Me 1960 u ble në Tiranë bilardoja e parë për qytetin.” Qyteti ditaditës po merrte formë, prej ndërtesave, asfaltit, shkollave, gjallërisë kulturore etj.

Asokohe burrat e përmendur të Rrëshenit dhe rrethinës, mikpritësit e qytetit, ishin: Ndue Pjetri i Katundit, Bardhok Gjini, Preng Përleka, Gjon Përgega, Pal Gjok Reçi, Ndre Bardhoku, Ndue Llesh Jaku, Marka Laska, Gjergj Zef Melyshi, Bardhok Haçi etj. Ndër familjet e para të qytetit ishin ato të kuadrove drejtues të ardhur nga Shpali: Bardhok Biba, Mëhill Doçi, Gjon Gjonaj, Gjon Frroku, Preng Ndue Prenga, por dhe Bardhok Zogu, Jorgji Shuli, Zef Cara etj. Kurse familjet e nëpunësve mbanin më së shumti mbiemrat: Gjoka, Pëshqeshi, Përgjini, Përbasha, Ukaj, Cara, Koleci, Kosova, Gjinali, Gega etj. Sinjali se Rrësheni po bëhej qytet duhet të ketë qenë gjeneratori elektrik, që ndezi llampat e para, motorist i të cilit ishte Dyl Sela. U ndërtua pastaj ujësjellësi i Kulmes dhe objekte të tjera publike. Kështu u themelua dhe eci ky qytet, pa një histori shekullore, që sërish është jo plak, pa e arritur madje as moshën e “pensionit”. Prandaj është e vështirë të shkruash për një qytet që ende nuk është në moshën e banorëve të tij më të moshuar. Atij për nga mosha i bën sfidë qoftë dhe njëri nga banorët themelues, Pal Gjoka, para të cilit qyteti rri sus si një “djalosh” i bindur, ngase xha Pali është tridhjetë vjet më i madh se qyteti. Çdo qytet ka nevojë për kronikanët e tij edhe kur ata i mungojnë. Nuk është prej motesh dhe ndonjë dëshmitar i pazakontë si “Mani i Lalë Ndreut”, si t’ia ketë lënë amanet ngjarjet dramatike të pasluftës muzeut historik aty pranë.

 Sendërtimi urban i Rrëshenit në vitet ‘70

Qytetet kanë kohët e tyre, që mund të zënë fill me antikitetin, mesjetën, apo fillimet e shekulli 20, si stacione të historisë qytetëse. Kurse Rrësheni ka vetëm dy kohë, atë të fëmijërisë së vet në vitet ‘50, dhe këtë të sotmen. Qyteti mes dy përrenjve anësore dhe një tjetri në pjesën fundore (Zmesë), asokohe kishte aq pak gjëra për t’u shënuar, një rrugë kryesore, vetëm një, që tash mban emrin “Shën Vinçensi”, që niste tek Ura e Sotirit e përfundonte tek Ura e Jakajve e ku në dy anët e saj ishin: ndërmarrja tregtare dhe ajo e grumbullimit, kompleksi i dyqaneve ushqimore dhe artikujve të përzier, postë-telegrafa, komunalja, hoteli i vjetër dykatësh, restoranti, veranda verore e birrarisë, mapo-ja me artikuj të veshëmbathjes.

Ishin gjithnjë të frekuentuar: supermarketi i zarzavateve, taverna në bodrum, dyqani i artikujve me çmim të lirë (“Demodumja”), libraria, farmacia e Ndoc Zezajt, ëmbëltorja etj. Materniteti dhe klinika e parë dentare në fillim qenë vendosur në kullën e Jakajve, e cila kishte dhe pusin publik. Pra, pjesa më e madhe e shërbimeve kryheshin në atë që sot mund të quhet si e vetmja rrugë muze e qytetit. Por edhe pse qyteti ishte aq i vogël, konviktorët e vegjël, më të vegjël se ai, që vinin nga të gjitha katundet e Mirditës, “humbisnin” sapo të kalonin tri pallate më tej, nga tridhjetë sosh që i kishte apo nuk i kishte në atë kohë qyteti.

Rrësheni ndërroi pamje me 1970, kur u ndërtua sheshi që sot mban emrin e rilindasit të shquar, Abat Prend Doçit. Buldozerët e mëdhenj zunë të sheshonin “arën” ku do të konturohej sheshi, për t’u ndërtuar njëherësh dhe Pallati i ri i Kultutrës, Hoteli i Ri, godina e Bashkisë, pallati i madh gjatësor, me katin e parë shërbime (kafja e Lilos, libraria, sigurimet shoqërore etj.) Ky ishte një “bum” për Rrëshenin, që dalëngadalë po e hiqte pelerinën e fshatit për të veshur atë të qytetit.

Përmenden tre njerëz që i jepnin drejtim kësaj pune, kryetari i Komitetit Ekzekutiv, Gjon Dedë Marisesni nga Lura, Pal Marka Deda, drejtori i Ndërtimit dhe arkitekti i njohur Bujar Ferra, i biri i Konti Ferrës që rronte në Itali. Po në atë kohë u ngriten bustet dhe Rrësheni nga gazetarët nisi të quhej “Qyteti i Busteve”. Atëbotë krijoi gjelbërimin e qytetit me duart e tij një burrë i thjeshtë, Gegë Gjeçi, duke mbjellë pisha e selvi, që krahas tre burrave të sipërthënë do ta meritonte me plot gojën dhe ai titullin e Qytetarit të Nderit. Rrësheni ka patur dhe një tjetër përmasë urbane, në vitet ’80, që shpesh lidhet me emrin e kryetarit të Komitetit Ekzekutiv, Petraq Kalemi, rrugën “Gjergj Fishta”, që u zgjat nga qendra deri në lagjen Reç.

Banorët e Rrëshenit të viteve ’70 mbajnë mend se si festohej, 26 Tetori, dita e çlirimit, tashmë e vetmja festë politiko-popullore e qytetit e rrethit. Në vendin ku dikur kremtohej Shna Premtja, e matanë Fanit të Vogël dhe Shën Mëria, Shën Kolli, Shën Marku etj. Tribuna ngrihej herët në tararcën e gjimnazit, e më vonë para pallatit të kulturës. Ish-partizanët vinin nga të gjitha rrethet me shallin partizan në qafë. Ishin “pionierët” e pandërruar të një ngjarje historike kulmore, që në Mirditë identifikohej me betejen e Gëziqit, Shpalit etj. Bëhej dhe çlirimi imagjinar qytetit, ku dhe të rinjtë kishin rastin të bëheshim një ditë partizanë. Me rastin e kësaj feste qyteti tjetërsohej i tëri, ndërmarrja tregtare ngrinte kudo dyqane ambulante, prej dërrase, të cilat funksiononin vetëm për një ditë.

Në verrishtet bregut të Zmesë piqeshin cjeptë dhe deshtë e festës, sjellë me vete prej festuesve nga katundet e epra. Ishte një si ekonomi tregu njëditore. Kjo ndodhte për shkak se për në Rrëshen dyndej e gjithë Mirdita dhe ata njerëz duhej të hanin si për festë. Na kalendarin politik të qytetit do të mbahej mend sidomos 1968-a, kur në Rrëshen do të vinte Enver Hoxha, që fëmijëve të asaj kohe iu dukej si një perëndi që ecte mes qiellit dhe tokës. Nuk ishte më Shpali vendi i kuvendeve të krahinës. Nuk ishte më Abacia e Oroshit vendi i kremtimeve shpirtërore. Ishte Rrësheni, qyteti i heronjve dhe heroinave. Koha e re kishte institucionet dhe simbolikat e saj, deri në zhbimje të atyre të parave…

Qyteti, qytetarët dhe qytetaria

 Qyteti ka njohur dy popullata të tij. Atë të parën, themeluesen, nëpunësit që erdhën nga Shpali, si dhe familjet rrëshenase, që u bënë streha nistore e qytetit. Në vitet 60-70 banorët ishin më së shumti zyrtarë të administrates, mirditorë e të ardhur nga rrethet, gollobordas, meqë qyteti po ndërtohej, dhe sidomos shumë oficerë të ushtrisë e të  Sigurimit, pasi ishim në kulmin e Luftës së Ftohtë. Në jetën e qytetit ndihej roli i spitalit, me një përsonel shembullor, me mjekë të zot si Paulin Shqalshi, Mëhill Lleshi, Agim Qarri, Zef Prenga etj. Prej ndërmarrjeve shtoheshin banorët, mjaft prej tyre specialistët nga rrethe të tjera, inxhinierë, ekonomistë, teknologë etj. Ajo tregtare, e grumbullimit, e ndërtimit, e ujërave, e përpunim-drurit, komunale, pyjore, bujqësore, SMT-ja, rruga-ura, parku i mallrave, fabrika e pasurimit të bakrit, rezerva e shtetit, dega e farnave, baza e furnizimit të bujqësisë, si dhe punishtet e ndryshme, e verës, rakisë, llokumeve etj. Qyteti kishte dhe dy zonat e tij industriale, njëra te “Ura e Fanit” dhe tjera te “Grumbullimi”. Kishte po ashtu stacionin bujqësor, stacionin e trenit dhe stacionin metereologjik. E gjitha kjo krijoi zejet dhe punëtorinë e qytetit. Banorët e qytetit nuk janë ata që ishin, jo vetëm se vdesin e lindin brezni, as se ndodhin lëvizje demografike normale, por se nga 90-ta Rrëshenit i ka mbetur vetëm një bërthamë nga popullata e vjetër themeluese e tij, pasi në këtë tranzicion shumë familja kanë lëvizur e shumë të tjera kanë ardhur. Statisatika fikse nuk ka, por mundet që më shumë se gjysma kanë ndërruar në këtë ikje-ardhje, si e “kalkuluar” me laps demografisti. Nuk mund të thuhet sa kjo i ka bërë mirë qytetit në çastin e dhënë, por mund të thuhet pa frikë se i ka vlejtur fort qytetërimit shqiptar të mijëvjeçarit të ri.

Ka patur disa identitete kulturore ky vend, për mbarë Mirditën e më gjerë. Është natyrisht arsimi, shkolla e parë, që këtu është shumë më e vjetër se qyteti, hapur aty nga viti 1901 prej Dom Mark Vasës. Kur kalon këndej me 1905, inxhinieri austriak Karl Shteinmetz, përmend shkollën e Rrëshenit. Arsimtaria më vonë do kishte plot emra të spikatur: Preng Pjetër Filopati, Gegë Bardhoku, Kin Baqli, Isa Alibali, Fran Çukaj, Llukman Kosovrasti, Simon Prendi, Preng Gjok Prenga, Drane Cara, Gjelina Shkurti, Ndue Gjoka etj.

Sot prej gjimnazit të Rrëshenit dalin çdo vit 150 maturantë, që iu drejtohen universiteteve. Përsa i përket kulturës burimore, mjafton të përmendet ansambli “Mirdita”, për më shumë se dyzet e pesë vjet, ku kulmi ka qenë viti 1978 kur në Festivalin e Gjirokastrës kur ky ansambël mori flamurin kombëtar. Nëse do të ndiqnim rendin e themeluesve, aq sa do të kishte kuptim kjo fjalë, për këtë ansambël do të silleshin në vëmendje Gjok Beci, Fran Vorfi, Dorian Nini etj. Një tjetër identitet është ai sportiv, me ekipin e famshëm të volejbollit për femra, “Minatori”, kategoria e parë, me trajner Haki Halilin e shumë kontribues të tjerë në vite, ekip që ka afro dyzet vite në fushë e që vitin e kaluar fitoi Kampionatin Kombëtar, një kapitull më të vërtetë afirmues i historisë së re të Mirditës e mbarë trevave veriore. Një identitet i ri kulturor i këtij areali kulturologjik është libri, shtypi, botimet, që aq sa të munguara ishin në të kaluarën, aq të lëvruara janë sot. Dioqeza e Rrëshenit (si një ripërtërirje e Abacisë së Oroshit e me gjerë) dhe Katedralja përbëjnë selinë qëndrore kishtare të Mirditës, Matit, Bulqizës e Peshkopisë. Prej kohësh antike kishte ardhur tradita e vreshtarisë, që në kohët moderne kulmon me vreshtën e Bukmirës dhe verën “Arbri”, nga më të kërkuarat e tregut shqiptar. Ndokush mund të shënonte, krahas këtyre identiteteve, dhe qytetarinë e bakrit, zeja më e spikatur ndër mirditorë qysh nga koha ilire; porse ajo do të kishte një tjetër “kryeqytet” të vetin, Rubikun.

 Rrësheni si Mirditë dhe si vetvete

…Pas 49-ës rrethi i Mirditës për afro 20 vjet kishte 4 lokalitete: të Rrëshenit, Rubikut, Shpalit e Selitës; dhe 3 lokalitete mirditore jashtë kufijve administativë të tij: i Gjegjanit (me Pukën), i Kashnjetit (me Lezhën), i Fanit (me Kukësin). Pikëprerja që do të krijojë me Austostradën Durrës-Kukës rruga e re për Burrel do të jetë dhe si një nyje e zhvillimit të qytetit. Nuk do të jetë thjesht një qytet në anë të rrugës së kombit, por në një kryqëzim të ri infrastrukturor të Verilindjes. Progresi urban do ta nxjerrë për herë e më shumë nga përmasat e një qyteti të vogël. Me siguri që këtë e kanë kuptuar investitorët në ndërtime, zotërinjtë: Jushi, Filopati, Nikolli etj. Apo, gjatë gjithë këtij dimri, në qytet janë mbjellë aq shumë pemë dhe aty ku rriten drurët, bimët dhe lulet jeta merr blertësinë e së nesërmes.

Vite më parë, kur u pa se Mirdita po shkulej për të shkuar drejt detit, e kështu mund të vinte puna të humbej dhe emri i saj historik, që dëgjuar ndonjë zë “shpëtimtar”, më shumë si përshpërimë, që kësaj Bashkisë së Rrëshenit t’i vihej emri Bashkia e Mirditës. A thua se Rrësheni do ta pranonte këtë sakrifikim? Të humbte ai për të shpëtuar Mirdita? Asesi jo. Ashtu si dhe Mirdita nuk mund të pranonte të tkurrej në një të shtatën e vet. Fundja Rrësheni ia kishte larë “borxhin” Mirditës, kishte shërbyer si qendër rrethi dhe së voni prapë Nënprefekturë, ia kishte mbajtur asaj zyrat dhe nëpunësit, edhe kur këta të fundit kishin qenë ndonjëherë të paudhë për kah politika. Kaq mund të bënte ai, po jo dhe të “flijohej” vetë për të rrojtur Zonja Mëmë. Ama dhe ai vetë kishte përfituar nga të qenit qendër e një krahine të tërë, pasi nga një vendbanim modest në vitet ’30, falë Mirditës ishte bërë njëri nga 26 rrethet e vendit. Rrësheni për 63 vjet do të kishte historinë e tij urbane.

***

Qytetet lindin prej ëndrrës. Edhe themeluesit e Rrëshenit me 1949 kishin një ëndërr. Edhe të sotmit kanë ëndërrën e tyre për qytetin. Jo vetëm shtetarët, bashkiakët, arkitektët, por dhe banorët. Fundja qyteti ka kuptim të këtë trajtën e ëndrrës. Ke dëgjuar dikë që donte të ndërtonte në dy kodrat e Kundërajrorit, në Kodër Rrëshen apo tek Ura e Fanit, një hotel turistik, një shtëpi të moshuarish, një park, një rrugë që ta lidhë qytetin drejtpërdrejt me daljen e Autostradës, pa qenë nevoja me kalue domosdo nga “Kthesa e Lepurit” etj. Por askush nuk mund t’ia kalojë publikut përsa i përket vizionit urban. Nëse do të ishte pyetur ai, nuk do të kishim atë “hekurishten” disakëmbëshe ne mes të sheshit, që asesi nuk mund të jetë një shenjë e identitetit tonë si trevë. E kemi thënë atëherë, kur ai “monument” ende nuk ishte ngritur, po e themi dhe sot. Derisa të vijë ndonjë projekt për të qenë që ta shkulë prej aty atë gjë të ftohtë si një “oxhak fabrike”. Në vendin ku dikur nuk liheshin as veglat prej hekuri të bujqve të vjetër rrëshenas…

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan