127 maturantë të gjimnazit Rrëshen startojnë festën e tyre nga ambientet e shkollës për në sheshin “Abat Doçi”

Nga Pirusti News

Shenim: Klikoni mbi foto per ti pare ne rradhe.

Drejtoresha Marku: Ju jeni brezi të cilit do ti besohet e ardhmja, jeni të rinj me vlera, me forcë e vullnet për ta bërë vendin më të mirë dhe për ta ndryshuar botën.

Ka qënë ora 17.20 minuta kur zilja tradicionale e Gjimnazit Rrëshen, ka tingëlluar sot për herë të fundit për 127 maturantë të këtij gjimazi. Është drejtoresha e shkollës znj. Liliana Marku e cila ka ftuar nxënësit me një look si asnjëherë në jetën e deritashme të tyre, që të viheshin në rrjesht para shkollës dhe stafit të mësuesve, siç ka ndodhur për tre vite me rradhë.

Ceremoninë e shkurtër e ka hapur maturantja Evis Canga e cila me një përshëndetje të shkurtër ka falenderuar për pjesmarrjen në oborrin e shkollës të qytetarëve të Rrëshenit. Duke vijuar me tej, maturantja Canga tha se, ne nxënësit e maturës 2017-2018 ju përshëndesim dhe ju falenderojmë për pjesmarrjen tuaj në festën e ligjshme të kurorëzimit të tre viteve shkollore në Gjimnazin Rrëshen. Përkushtimi i ju mësuesve, dashamirësia dhe ngrohtësia e ju prindërve tingëllon më fort se kurrë për ne. Në emër të gjithë maturantëve ne ju falenderojmë për gjthçka keni bërë. Në fund maturantja Canga ka falenderuar për mbështjen e këtij aktivitei policinë e shtetit, strukturat e bashkisë dhe zyrën arsimore.

Mes duartrokitjeve të maturantëve e ka marrë fjalën drejtoresha e këtij gjimnazi znj. Liljana Marku. Në fjalën e saj ajo tha:

Përshëndetje maturantë, përshëndetje prindër, të nderuar kolegë..!

Sot është një ditë feste, ju maturantë tashmë keni marrë diplomën. Përpara tre viteve kjo tingëllontë si shumë e largët, por kjo ditë erdhi, ndaj jeni këtu plot emocion. Por kaq emocion kanë edhe prindërit, por edhe mësuesit tuaj. Gjatë këtyre tre viteve ju jeni përpjekur të arrini rezultate dhe falë bashkëpunimit mësues-prindër, dhe ja keni arritur. Ju jeni brezi të cilit do ti besohet e ardhmja, jeni të rinj me vlera, me forcë e vullnet për ta bërë vendin më të mirë, dhe për ta ndryshuar botën. Gjatë këtyre viteve ne kemi marrë satisfaksion nga ju, kemi marrë pak nga rinia juaj, por kemi dhënë edhe nga pjekuria jonë. Në këtë bashkëpunim rezultatet kanë qenë të kënaqshme. Në numrin e shumtë të maturantëve që na kanë dhënë satisfaksion do donim t’i falenderonim një e nga një, por duke qenë në një ditë feste ne e kemi shkurtuar pak, ndaj kemi veçuar tre prej tyre. Ato janë Evis Canga, Arlinda Tuci dhe Antoneta Ndoj, ka përfunduar drejtoresha Marku.

Drejtoresha Marku ka ftuar mësusen Valbona Reçi për ti dorëzuar nxënëses Evis Canga çertifikatën e vlerësimit me motivacion: “Për rezultate shumë të mira në Maturën Shtetërore 2017-2018”. Me të njëjtin motivacion janë vlerësuar edhe Arlinda Tuci dhe Antoneta Ndoj, ndërsa kësaj të fundit çertifikatën e mirënjohjes ja dorëzoi n/drejtori i shkollës z. Llesh Beqiri. Pas kësaj, nxënësit kanë parakaluar nga ambientet e shkollës në drejtim të sheshit “Abat Doçi”, nën vështrimin e qindra qytetarëve të Rrëshenit, prindër të fëmijëve dhe të afërmeve të tyre.

Policia e shtetit kishte marrë masa të rrepta për monitorimin e lëvizjes së tyre me mjete të shumta të përzgjedhura prej tyre, ndërsa nuk ka munguar edhe bashkëpunimi i prindërve, që e gjithë ceremonia të mos shënonte asnjë incident, që shpesh ndodhin në raste të tilla. Maturantët janë zhvendosur për të kaluar mbrëmjen e tyre në ambientet e resort “Kthella”, pranë qytetit të Rrëshenit.        

a.ndoja                                        

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment