“Larg duart” nga Matura 2018. Pse?

Nga Pirusti News
2 486 Shikime

Matura 2018 është shembull dhe do të mbetet gjatë në memorien e këtij qyteti, përtej jagravitjeve të një pjese që janë vetëm për të bërë pis çdo gjë të bukur.

Nga: Aleksandër Ndoja

Si çdo vit sheshi “Abat Doçi” i qytetit të Rrëshenit u zbukurua më shumë se kurrë me një rini sapo mbushur të 18-tat e që sëshpejti pritet ta lënë këtë vend që i lindi e i rriti, duke i përgatitur në një start të ri për jetën, drejt shkollave të larta brenda apo jashtë vendit. Të rinjtë prej kohësh natyrisht kanë menduar për këtë ditë, si një ditë që do të lejë një “shenjë” në jetën e tyre, kujtim të cilin do ta kenë të pa përsëritshëm gjatë gjithë jetës. E në diskutimet e shumta në lidhje me ecurinë e këtij procesioni të përvitshëm, në opinionin mediatik u hodh një ide interesante nga Ipeshkëvi, Imzot Gjergj Meta.

Ipeshkëvi Meta i interesuar në çdo detaj të jetës sociale në Ipeshkëvinë apo komunitetin ku shërben, padyshim përcjell një ndihmë të çmuar në këtë drejtim. Në përcjelljen e asaj çfar Ipeshkëvi shkruan në opinionin e titulluar: “Matura e Rrëshenit, prindërit, mësuesit dhe policia” është tepër me vend debati që kërkon të hapë, teksa shkruan:

“Do kisha pasur dëshirë që vitin e ardhshëm të hapej ky diskutim dhe pse jo të krijohej një forum me nxënës, prindër e mësues për ta bërë këtë festë me të vërtetë një çast festimi të së bukurës që vjen nga dija dhe jo se kush ka makinën më të bukur apo veshjen e krehjen më të pashme. Edukimi është një proces që nuk shterrohet brenda mureve të klasave, por edhe këto momente janë tregues të asaj që është dhënë në orët e mësimit”cit;+Gjergj Meta”.

Por me të dalë kjo thirrje krejt sociale e me vend, shpërthen batërdia e komentuesve në sens krejt të kundërt me atë çfar hedh për diskutim Ipeshkëvi. “Shpura” e komentuesve shpërthen në fyerje, urrejtje e tallje, ndaj 127 maturantëve, prindërve të tyre e qytetit në përgjithësi. Nuk kanë bukë me hëngër, nuk kanë stol nëpër banesa, nuk kanë, nuk kanë, nuk kanë, madje shkohet deri aty sa komentues thonë se në kohën tonë nuk kemi bërë mbrëmje mature, per mos harxhuar prindrit, por harrojnë se më vonë i hynë rrugës së narkotikëve, bixhozit e llotove aq sa shkatërruan prindrit dhe të afërmit përrreth.

Po pse ky brez maturantësh nuk duhet vënë ne “giojtinë” e aq më tepër të shërbejë për një fyreje publike ndaj tyre e familjeve të tyre??.

Sëpari si asnjëherë tjetër shpreh mirnjohjen time për këtë brez maturantësh, ndoshta brezi më normal i këtyre viteve, shumica bij e bija të familjeve të zakonshme, por edhe shumë prej tyre bij e bija të elitës së shkolluar e qytetare, bisnesit etj. Është matura më e veçantë për faktin se duke i njohur të gjithë emër për emër ata, por edhe familjet e tyre vëren se është matura më e qetë, pa asnjë konflikt apo lëvizje “jashtë standartit” drejt narkotikëve etj. Kjo u pa qartë edhe natën e e maturës, kur asnjë prej tyre nuk doli me “xhirim” gomash, rrumujshëm, askush qytetar nuk u shqetësua nga bori e tam-tame, nuk krijuan situata të pakëndshme për askënd, siç ka ndodhur në raste të tjera. Nuk mund të ndodhë ndryshe, kur të gjithë çuditërisht janë një “prerje” ekselente edukate, mirësjellje dhe respekti sa herë i takon në rrugë, në kafe apo në ambiente të tjera qytetare.

Po le të dalim të shpenzimet “marramendëse” të këtyre “pa bukësve” që paskan bërë namin.

Nuk ka nevojë të flas për një pjesë të vogël të cilët kanë mundësi pak më të mëdha, pasi kanë bisnese private etj. Por le të ndalemi te shpenzimet e një familje të zakonshme. Në një shkrim pak muaj më parë të gazetarit kuksian Petrit Palushi, kam parë se si një maturant i atij qyteti kishte ruajtur prej një viti 20 lekëshin që i jepnin prindërit çdo mëngjes. Ish bërë një turrë e madhe lekësh hekuri kryesisht, dhe me to shkon te shitësja për të blerë kostumin, duke i thënë se kaq kishte grumbulluar me forcat e tij, ndërsa diferencën do t’ja merrte prindërve. Shitësja e emocionuar i dorëzon kostumin që i pëlqeu dhe i thotë se lekët janë tamam, pa i numëruar.

Me këtë dua të them se a e din opinioni komentues, se sa nga këta maturantë punojnë prej muajsh a më shumë “part-time” nëpër bisnese të ndryshme në qytet. Janë të shumtë maturantë të këtij viti që prej muajsh na kanë shërbyer kafen e pasdites nëpër lokale të ndryshme. Por janë jo pak vajza që kanë punuar e punojnë me prindërit e tyre nëpër bisneset e vogla që kanë, apo edhe nëpër kancelari, dyqane të vogla etj. Të gjithë këta kanë mundur ta sigurojnë vetë një shumë prej 20 mijë lekësh të reja, sa ka qenë kostoja “marramendëse” e kësaj mature. Ndoshta ndokush bën llogari ndryshe, por shumë prej vajzave kanë blerë copën për fustanin e tyre dhe e kanë qepur nëpër rrobaqepësitë e qytetit, për të cilat mund të verefikohet lehtësisht se kostoja nuk ka qenë me e lartë se 7-8 mijë lekë, maksimumi në 10 mijë. Gjithashtu tualeti për vajzat nuk ka shkuar më shumë se 4-5 mijë lekë, ndërsa kostoja për tek lokali, ka qenë në total 4 mijë lekë. Nga një mbledhje e tyre nuk është se ka kaluar më shumë se 20 mijë lekë, shumë kjo e përballueshme për çdo familje, një herë në 18 vite.

Ndërsa tashme prej vitesh ndiqet një formë më lehtësuese për festa apo gëzime, por që është aplikuar edhe për maturën 2018. Shumë maturantë apo prindër të tyre kanë mësuar faktin se maturantët e viteve të tjera kanë blerë kostum, por kurrë nuk është përdorur pas mbrëmjes së maturës. Në këto kushte u janë drejtuar botiqeve që japin kostume apo fustane me qera njëditore. Kjo e ka reduktuar në maksimum koston për maturantët, të cilët natën e maturës kanë ditën e tyre të shënuar.

Ajo çfar mbetet për tu diskutuar janë makinat me të cilat kanë lëvizur nga shkolla për të resorti. Janë makina që shumëkush i kishte zgjedhur, duke ja marrë vëllait, babait, xhaxhait, nipit, dajës, shokut të vëllait etj. Këtu jemi, njerëzit i njohim, por edhe automjetet. Mund të jetë “krim” i madh ecja e maturantëve 500 apo 1000 metra me makinë, por askush nuk thotë se sa prej tyre në të vërtetë janë me patenta. Unë konfirmoj disa prej tyre. Por edhe ata që mund të ishin pa patentë, kanë qenë nën vështrimin e rreptë të prindërve 10 apo 20 metra nga makina në lëvizje, me shpejtësi tepër të reduktuar, madje disa prindër ishin brenda makinave në sejdilet e pasme, ndërsa policia ishte në krye të autokollonës, në mes e në fund. Se nuk kishte asnjë indicio negative.

Matura 2018 është shembull dhe do të mbetet gjatë në memorien e këtij qyteti, përtej jagravitjeve të një pjese që janë vetëm për të bërë pis çdo gjë të bukur.

Urime Matura 2018, paqi të gjithë suksese në rugën Tuaj jetës.

 

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan