Dëshmori Ilir Osman Caka i Kaçanikut dhe historia e tij në shërbim të KOMBIT

Nga Pirusti News
3 763 Shikime

Nga: Aleksander Ndoja

“…E ti udhtar që rruga të bie andej përbri Lepencit. Ndale hapin e hidhe një vështrim, a një lule, aty përbri lapidarit me qindra heronj të atyre ditëve. Aty u shuan jetë për lirinë tënde, për lirinë tonë, për lirinë e kombit…”

Tragjeditë më të mëdha botërore i mbajnë mbi “shpinë” dy luftrat më anti-njerëzore, ajo e parë botërore dhe lufta e dytë. Ne mesin e vitit 1945, bota mori frymë më lirshëm, kur gjeneralët e asaj lufte të kobshme që shuajti nga faqja e dheut miliona të panumërt, me hir apo pahir nënshkruan paqen. Por edhe pse bota u qetësua dhe kombet e martirizuara nisën “luftën” për tu ringritur, një komb në zemër të Europës së qytetëruar ende ndodhej nën kthetrat e pushtuesit, ndër më kriminalët që njeh historia. Vetëm 54 vite më vonë gjeneralët më të zinj se ata të “Rajhut të tretë”, nënshkruan kapitullimin e diktuar nga lufta legjendare e një populli të etur për liri, i cili më në fund kishte fituar mbështetjen e kualicionit ndërkombëtar e anti terrorist. Në qershorin e vitit 1999, populli i vuajtur i shqipeve mori frymë lirisht. Nuk kishte më ushtri serbe, paramilitarë arkan-zez, policë apo fshatarë serbë të trimëruar nga pusht-teti famkeq, por kishte shumë varre, varre dhe histori pa fund, lotë e njerëz të humbur. Por mbi të gjitha kishte entuziazëm për tu ringritur, kur dita e shumëëndërruar kishte trokitur.

Ilir Caka dhe Mirdita

Kushdo mirditas e dëgjon këtë emër, kthen vështrimin andej nga Kthella e Mirditës, se ka emra të tillë edhe në Mirditë. Dhe në fakt nuk gabon..!. Se Ilir Caka i Kaçanikut është hero i kombit, është hero i çdo metri në hapësirën mbarëshqiptare, pra është edhe heroi i Mirditës. Se rregjimi pushtues e anti-njerëzor i shkjaut ka prekur çdo derë të Kosovës, ka masakruar çdo fshat a lagje, ka bërë krime nga më të pashembullta, aq sa çdo ditë e pushtimit ka një histori, ka nga një ngjarje a masakër, aq sa ku të “prekësh” ke çfar shkruan dhe memorizon në historinë e kombit tonë. E historia e Ilir Cakës erdhi në Mirditë në mënyrë disi më të veçantë, erdhi përmes këngës dhe vargjeve të kantautorit, Nikoll Dedaj. 

-Jam në Kosovë, në Kaçanik, më thotë Nikolli, po bëj një këngë. Sa mirë, i them..! E mendova si ndonjë kënge lirike, por….Nikolli nuk të lë kohë për hamendësime. Është këngë për një hero, për një djalë të ri, për një djalë i cili sapo kishte festuar ditëlindjen e 17-të, kur plumbat e dorës kanibale i morën jetën…

Mjafton të dëgjosh këtë pasazh fjalësh dhe ora ngec në vend. Cila mendje djallëzore i vendos pushkën fëmijës, si mund të ndodhte kjo në zemër të Ballkanit, në mes të BE-së e cila jep leksione pa fund demokracie e të drejtash njerëzore…..Po e vëreta është e vërtetë.

Kush ishte Ilir Caka!?

Ilir Caka lindi më 12.04,1982 në lagjen Cakaj, të katundit Vatë, komuna e Kaçanikut. Ishte fëmija i katërt në radhë i Osman Cakës. Iliri në moshë krejt të vogël filloi të merrej me grumbullimin e kërpudhave, si dhe punonte edhe si cigareshitës në Doganaj. Punonte shumë dhe fitonte pak, por me rëndësi që ai nuk reshti duke e ndihmuar familjen. Filloi klasën e parë me mësues Riza Elezi.  Iliri u rrit dhe mbaroi klasën e katërt dhe gjithmonë në sytë e tij shëndrisnin shkëndijat e lirisë. Kur mbushi moshën 11 vjeç, ai shkonte në Glloboçice blinte cigare afër kufirit dhe nga atje përmes maleve, bënte 18 km në këmbë, me stekat e cigare mbi supe dhe i shiste me copë. Ata që e kanë njohur tregojnë se Iliri u ba një djalë shumë i shkathët për tregëti, megjithëse nuk fitonte shumë. Mbaroi shkollën fillore me rezultate shembullore. Ëndrra e tij  ishte të vijonte studimet për mjekësi, por por për disa arsye, s’qe e thënë. Gjithësesi arsimin e konsideronte parësor për jetën e tij, prandaj edhe me insistimin e babait Osman Caka, vazhdoi gjimnazin në Kaçanik, me drejtim drejtimin shkencor-matematikor. Por deri këtu…murtaja antinjerëzore serbe, ndërpret gjithçka…

Rënia e një heroi, për të mbetur në përjetësi.

Ora 19.55 datës 24 Mars 1999 mbajti pezull frymën e miliona shqiptarëve kudo në botë, teksa nga baza ushtarake e NATOS në Aviano të Italisë u ndezën motorrët e parë të lirisë. Iliri i rritur para kohe numëronte orë e minuta, goditje dhe aksione që i shtonin emocionet të forta në pritje të lirisë së afërt.  Orët dhe minutat i linin vendin njëra-tjetrës, me shpresën se lufta të mbaronte sa më shpejt. E nëse lufta e kualicionit ndërkombëtar të paqes intensifikohej, lukunia serbe tu e pa fundin e shpejtë dhe të sigurtë kryen krime pa fund, krime çnjerëzore, nga më të pa dëgjuarat. Këtë e ndjente mirë edhe Ilir Caka, por që në asnjë moment nuk rrinte pasiv, me aq mundësi sa kishte një moshe kaq e njomë.

Ja si e kujtojnë atë ditë të zezë të 13 prillit 1999, vetëm një ditë pasi Iliri kishte mbushur 17 vjeç.

….Nana e puthi ne ballë duke i thënë se për me vdek e kemi radhën ne, e jo ti. Duke i fërkuar ballin nënës i pikuan lotët mbi trupin e tij derisa u degjua zëri i Jakupit, i cili thërriste Ilirin. Iliri u ngrit shpejt dhe doli bashkë me Jakupin duke e puthur nanën në ballë në atë errësirë. Ai dhe Jakupi e morën detyrën në orën 02-04, te mëngjesit. Aty nga ora 3.15 minuta dëgjuan se te shtëpija e Halit Kolshit po mblidheshin nga katër drejtimet forcat serbe. Kur panë se po bëhej rrethimi, Jakupi, pasi ishte më i pjekur i tha Ilirit se unë po zgjoj nga gjumi lagjën Tefikaj, ndërsa ti lagjén Cakaj.

Iliri me shpejtësi njoftonte lagjen e tij Cakaj, se serbët po rrethonin zonën… Por në ketë aksion forcat serbe e kishin rrethuar. E kishin rrethuar të riun i cili ishte betuar të mos binte i gjallë në dorë të shkjaut. Ndaj në përpjekje për të çarë rrethimin hidhet në ujrat e ftohta të lumit të “Lepenc”. Disa breshëri të zeza e shoqëruan në rrjedhat e lumit….. Duket se edhe natyra atë ditë u kishte kthyer shpinën. Binte një shi i imët  dhe i ftoftë….dhimbje dhe vetëm dhimbje..

Flet Osman Caka, babai i dëshmorit Ilir Caka

Z. Osman, Kosova ka qindra këngëtarë që kanë meritën historike që kanë përjetësur veprën e heronjve të saj. Si “zbritët” në Mirditë, për të ftuar Nikoll Dedajn, dhe sa i kënaqur jeni me interpretimin e tij?

Përgjigje: Për ansamblin “Mirdita” nuk ka shqiptar në rruzullin tokësor që nuk ka dëgjuar. Eshte një ansambël që ndër dekada ka mbajtur gjallë frymën kombëtare. Ka qenë një motiv shumë i fortë në Kosovë. Zërat e pa përsëritshëm të Fran Vorfit, Fran Preçit, Mrikë Trumshit, Nikollë Dedajt, Kol Zefit etj, etj kanë qenë pjesë e përditshmërisë sonë. Ndërsa poeti i këtij ansambli, që është më saktë poet i Kombit, Gjok Beci  mbetet një gur i çmuar në historinë e artit tonë kombëtar. Në këto kushte unë ju drejtova njërit prej antarëve të këtij ansambli Nikoll Dedajt i cili u tregua i gatshëm. Erdhi në Kosovë dhe në shkëmbimet e ndërjellta realizuam këngën e cila tashmë është bërë e njohur për të gjithë.

Ju z. Osman Caka, tash që kënga është online, si e vlerësoni realizimin e saj?

Është realizuar me profesionalizëm. Është si të thuash mbushje e një boshllëku në shpirt, pasi Iliri nuk kthehet më. Me këtë këngë e cila tashmë po bëhet gjithnjë e më shumë e njohur në hapësirën mbarshqiptare, Iliri nuk më përket vetëm mua dhe nënës së tij, por i përket kombit i cili do ta mbajë në altar sëbashku me mijëra heronj që kanë dhënë jetën për lirinë e këtij kombi.

EPILOG..!

Teksa po i jepja dorën e fundit këtij shkrimi, për ta bërë gati për botim, me vjen një ftesë e pa prituar, për të përfaqësuar Shoqërinë Kulturore Artistike “Mirdita” në një aktivitet dy ditor në Kosovë, ku pjestarë të ansamblit “Mirdita” do të jepnin koncerte në Han të Elezit dhe në Ferizaj. E në ketë mori aktivitetesh, këmbët na çojnë në vendin e mynxyrës. Ndalem anës së Lepencit, ujrat e të cilit gurgullojnë tatpjetë. Përballë vështrimt tim të dyzuar, ujrat herë më dukeshin moskokçarës e herë gurgullimat me ritmin e tyre më thonin, se “nuk patëm faj”. Iliri u hodh në krahët tanë, po ne s’mundëm ta mbronim. Djallëzia sllavozezë ishte më barbare e shtazarake. Po ne e mbajtëm në krahët tanë Ilirin, e spostuam disa qindra metra nga ajo fushëbetejë e zezë, e ruajtëm që një ditë trupi i Tij të pushojë i qetë në altrin e heronjve të kombit.

E ti udhtar që rruga të bie andej përbri Lepencit. Ndale hapin e hidhe një vështrim, a një lule, aty përbri lapidarit me qindra heronj të atyre ditëve. Aty u shuan jetë për lirinë tënde, për lirinë tonë, për lirinë e kombit.

Revista “Mirdita” nr 15. korrik 2017

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan