Mirdita rikthen kampionet dhe synon titullin, Tuci: Kjo është shtëpia ime

Nga Pirusti News
2 423 Shikime

Malvina Tuci, për TELESPORT.

Së shpejti Mirdita do të marrë shkëlqimin e merituar duke j’u rikthyer traditës në Volejboll për femra. Pas një loje të suksseshme edicionin e kaluar kur një grup vajzash si  Fjoralba Kola, Amarda Gjini, Kiara Beleshi, Kristjana Dona, Juelda Picaku, Borana Pepa, Romina Lleshaj, Klea Ndreaj dhe Elsida Pepkolaj nën drejrimin e volejbollistes me përvojë Dalina Kolaj, arritën ta sjellin ekipin e “Mirdita-Voley” në kategorinë superiore, edicioni i ardhshëm i këtij kampionati pritet të ketë surpriza. Në fakt ekipi i “Minatorit” njeh disa kupa kombëtare, prandaj rrikthimi i kupës përsëri në Mirditë, nuk do të jetë ndonjë çudi e madhe. Garanci për këtë është rikthimi në “shtëpi” i disa prej lojtareve elitare në vend. Kjo është konfirmuar në një shkrim në faqen “Telesport” shkrim të cilin mund ta ndiqni në vijim. (shën im, a.ndoja)

Mirdita pritet të jetë kryeqendra e volejbollit shqiptar të femrave sezonin e ardhshëm sportiv 2018-2019, çka konfirmohet nga transferimi i mjaft volejbollisteve elitare. Duket se Rrësheni kërkon të rikthejë lavdinë e një dekade më parë, kur dominonte ne volejbollin shqiptar, duke nisur një tjetër cikël fitues. Transferimi i Esmeralda Tucit, Klonarda Nezaj, Malvina Tucit, Ergysa Bllokut, Xhenifer Pira, Xhozafa Sejfullai, Kejsi Matraku e mjaft volejbollisteve të tjera të skuadra mirditore tregon se investimi që po kryhet aty është i madh.

Duke folur për “Telesport.al”, volejbollistja mirditore Esmeralda Tuci shprehet për rikthimin e saj te skuadra e zemrës: “Rrësheni është ekipi mëmë, aty ku jam formuar si lojtare, ndaj nuk mund ta refuzoja këtë ofertë. Ky është një ekip dhe një qytet që gjithnjë ka patur traditë në volejbollin shqiptar, ndaj besoj se edhe sezonin e ardhshëm do të tregojmë se kjo traditë nuk ka humbur. Më vjen mirë për këtë investim, pas rikthimit të skuadrës mes më të mirave, çka tregon për mbështetjen e madhe që po jep Bashkia dhe kryetari Ndreca”, tha Tuci.

“Rikthimi te Mirdita është një vlerësim që unë dhe mjaft lojtare kemi për këtë skuadër, për traditën që ka ky ekip. Jam e lumtur, pasi do të kem si trajnere Lindita Hoxhën, me të cilën dikur te ky ekip kam luajtur në fushë dhe kemi ndarë bashkë shumë emocione, ndaj është nder dhe emocion ta kem si drejtuese”, shton Tuci, që konfirmon se skuadra ka nisur fazën përgatitore për sezonin e ardhshëm. “Pritshmëritë janë të larta, si ato të çdo ekipi që pretendon, por le t’ia lëmë fushës të vërtetën”, tha Esmeralda Tuci.

Në fund, volejbollistja mirditore kërkon edhe mbështetjen e tifozerisë, që asnjëherë nuk ka munguar, si në ndeshjet e luajtura në sallën sportive “Arjana Arapi” në Rrëshen ashtu dhe jashtë saj. “Ekipi i Mirditës gjithnjë ka patur një mbështetje të madhe nga tifozeria dhe jam e sigurt që edhe sezonin e ardhshëm ata do të vijnë të shumtë për të na ndjekur dhe mbështetur. Jo vetëm për ne që kemi ardhur por edhe për vajzat e reja mirditore që luajnë prej vitesh aty, që sezonin e fundit rikthyen ekipin në elitën e volejbollit shqiptar falë punës së madhe që kanë bërë dhe që janë e ardhmja e këtij klubi”, tha Tuci.

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan