Një ditë me Ali Podrimen në Mirditë dhjetor 2004

Nga Pirusti News
1 319 Shikime

” Ali Podrimja: Çështja jonë kombëtare do të zgjidhet atëherë kur ne të kuptojmë se në Europë duhet të shkojmë të integruar dhe jo copa-copa..

Mirditë. Ka qënë ora 12 e ditës së mërkurë të datës 1 dhjetor 2004, kur poeti i madh i Kosovës ka zbritur në qëndrën e qytetit të Rrëshenit. Vizita e tij e parë në këtë qytet, është në kuadrin e një aktiviteti me titull “Ditët e Ali Podrimes në qarkun e Lezhës” Ndërsa kureshtarë të shumtë ishin në pritje të Podrimes së përkthyer në 20 gjuhë të botës, perpara tyre shfaqet njeriu i thjeshtë jo vetëm në pamje por edhe në komunikim, i cili udhëtonte nga Kosova për në Mirditën që aq shumë kishte dije dhe informacion, por që kurrë nuk kishte mundur ta “prekte” atë.

Takimi parë është rezervuar në zyrën e krye bashkiakut z. Preng Toma. Në fjalën e mirseardhjes z. Toma tha se jam shumë i gëzuar që pres një nga korifejtë e letrave shqipe siç është Ali Podrimja. Ky i fundit u shpreh se e ndjej veten te lumtur që jam në Rrëshen. Këtu po shoh se ka diçka nga Kosova, këtu më vjen era Kosovë. Pas një kafeje mikpritje në këtë zyrë, Podrimja vijoi me një takim me intelektualët vëndas në sallën e prefekturësBardhok Pulaj, Ndue Dedaj, Viktor Gjikola dhe shumë njerëz të tjerë të artit e të kulturës vendase, kane zhvilluar një bashkëbisedim të ngrohtë me poetin Podrimja. Veçanërisht emocionues, ka qënë aktiviteti me këtë rast në sallën e madhe të qëndrës kulturore. Qindra qytetarë e nxënës shkollash kishin mbushur këtë sallë.

 I konceptuar si aktivitet shumë dimensional, takimi me karakter njohës u shëndërrua në një spektakël të vërtetë. Drejtuesi i spektaklit z. Gjergj Marku, ftoi z. Podrimja për të four për poezinë e tij, për Kosovën dhe për çështjen kombëtare në përgjithësi. Ndërsa dhjetëra poezi të Ali Podrimes janë recituar nga nxënës të shkollës së mesme. Takimin e përshëndeti kryetari i qarkut z. Bardh Rica. Mjeshtri i shquar i këngës burimore mirditore z. Mark Gjoka me grupin e tij, përshëndeti me këngën hymn “Si vëndlindja jonë nuk ka”dhe me disa këngë të tjera për Kosovën, ndërsa u duartrokit gjatë nga të pranishmit.

 Ne nje interviste realizuar ne ate kohe, ai shprehet:

Një përshtypje për vizitën tuaj të parë në Mirditë?

Unë jam tepër i lumtun që e pashë këtë pjesë të atdheut. Unë do ti lutsha kolegët e mi nga Tirana dhe nga gjithë Shqipëria, ketë cep verior të lirisë, ta vizitojnë ma shpesh. Arsyeja është se prania e krijuesve dhe artistëve nga kryeqendra, Tirana, do ti entuziasmonte krijuesit e Mirditës, qytetarët e Mirditës, për veprimtari të ma tutjeshme.

Ndonëse është hera e parë që e vizitoni Mirditën, ju thatë se e keni njohur më herët atë. Si e keni njohur Mirditën?

Unë Mirditën e kam njohur përmes babës tem. Ai ka qanë idhtar i Bajram Currit, i cili më ka spjegue gjer e gjatë për Mirditën. Baba jem shpesh ka udhtue përmes Mirditës gjer në Shkodër. Gjakova vendlindja jeme ka qenë e lidhur ngusht me Shkodrën, e  ajo ma shumë i ka takue Shqipërisë se sa ish bashkësisë së Jugosllavisë. Mirpo një politikë e fëlliqte e ndërkombëtarëve bëri që edhe qyteti im të mbetet në një zonë gri. Por unë veten e kam ndjerë në Mirditë, si në ndonjë lagje të qytetit tim të Gjakovës.

Për sa ju keni dëgjuar e studiuar, ç’vënd zë Mirdita në historinë tonë kombëtare?

Mirdita në historinë tonë kombëtare zë një vënd të merituar. Mjafton të përmendim që në kohën e sundimit otoman, Turqia shum pak ka shkelë në këto anë.

 Ju u shfaqët si një njeri jo politik ndërsa në  një studim të mirfilltë të poezisë tuaj, të veprimtarisë tuaj vihet re qartazi politika. Parë në këtë kontekst, si e mendoni zgjidhjen e çështjes sonë komëtare?

Çështja jonë kombëtare do të zgjidhet atëherë kur ne të kuptojmë se në Europë duhet të shkojmë të integruar dhe jo copa-copa.

 Njiheni si poet që keni lëvruar vetëm poezinë, ndësa së fundi shfaqeni me një libër stilistik. Pse ky ndryshim?

Mue më shqetson ç’do gjë që i bëhet me të padrejtë kombit tim, ndaj dhe reagoj shpesh ndaj padrejtësive që na ka ba Europa. Unë e shfrytëzoj edhe përmes poezisë ta shfaq atë mllefin tim, por edhe përmes tekstit diskursiv.

 Pse i qëndroni  idesë se poezia shqipe është moderne prej kohësh?

Duke lexuar Pjetër Bogdanin ka pa se as Ali Podrimja, as Ismail Kadare e as një shkrimtar në hapsirën Shqiptare nuk është rastësi. Ne kemi pasur një letërsi të madhe në shekullin e 16-të. Pra ne duhet që të studiojmë të kaluarën tonë që ta duem të ardhmen.

Ka më padrejtësi ndaj kombit shqiptar?

Duket që nuk ka. Padrejtësitë mund ti kryejmë ne ndaj vetvetes.

Kush ishte Ali Podrimja?

Ali Podrimja u lind më 28 gusht 1942 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në vendlindje, ndërsa studimet për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, në Universitetin e Prishtinës.

Në vitin 1966 zë punë në gazetën e përditshme Rilindja, në rubrikën e kulturës. Më 1976 kalon në Edicionin e Botimeve “Rilindja”, ku drejton bibliotekat: Poezia shqipe, Letërsia botërore dhe letërsitë e ish-bashkësisë jugosllave.

Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i PEN-it shqiptar, ai në vitin 1996 u zgjodh anëtar me korrespondencë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ndërsa në vitin 2000 zgjidhet anëtar i rregullt i saj.

Me shkrime filloi të merret që në shkollën e mesme. Poezinë e parë e kishte botuar në revistën “Jeta e re” në vitin 1957.

Autor i shumë librave me poezi, ai çmohej si përfaqësuesi më tipik i poezisë së sotme shqiptare. Përveç poezisë, ai njihej edhe për shkrimin e eseve dhe tregimeve që e kishin bërë fitues të shumë shpërblimeve të ndryshme letrare.

Nga Aleksandër Ndoja (KOHA JONE 01.12.2004)  

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan