“Trojet e Arbrit”, sesion shkencor në Lezhë me temë: Gjergj Kastriot-Skënderbeu, Hero Kombëtar i Shqiptarëve

Nga Pirusti News
2 200 Shikime

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj: Brenda ketij mandati, ne sheshin e Lezhes do te vendoset shtatorja e Gjergj Kastriotit-Skenderbeu.

Shoqata “Trojet e Arbrit” me qendër në Prishtinë ka zgjedhur qytetin e “Beslidhjes” Lezhën, për të mbajtur sesionin e rradhës së saj. Temë e këtij sesioni ishte “Gjergj Kasrioti-Skënderbeu- Hero Kombëtar i Shqiptarëve”. Natyrshëm një sesion i tillë erdhi në kuadër të 550 vjetorit të ndarjes nga jeta të heroit të kombit Gjergj Kastrioti. Pjesëmarrës ishin mbi 60 referues me tema të ndryshme, por edhe shumë miq dhe të ftuar. Pjesëmarrsit ishin nga e gjithë hapësira mbarkombëtare shqiptare, duke përfshirë dhe Çamërinë, por dhe klerikë të mirnjohur si Dom Anton Kçira dhe Dom Nik Ukgjini. Skena ishte dekoruar me flamuj të kombit, ku spikaste flamuri i bajrakut të Kashnjetit, ruajtur prej më shumë se një shekull nga dera e mirënjohur e Bajraktarit të Kashnjetit.  

Sesioni i XV shkencor ka nisur në ora 11 në sallën e konferencave të Hotel “Liss” me Hymnin e Falmurit Kombëtar. Si në çdo konferencë të këtij lloji është vijuar me vargjet e “Kapedan Markut”, shkruar nga Ernest Koliqi, (1903-1995) i cili ishte mësues, poet, romancier, eseist, përkthyes, gazetar, dramaturg, ministër arsimi, botues dhe pedagog. Cilësohet bashkë me Mitrush Kutelin, si bashkëthemelues i tregimit modern shqiptar sa i përket krijimtarisë.  Vargjet u recituan nga gazetari Martin Dedaj, shoqëruar me fyell nga artisti i mirënjohur Gjovalin Ndreca.

Më tej fjalën e mori kryetari i shoqatës “Trojet e Arbrit” Mr.sc. Nue Oroshi i cili fillimisht falenderoi pjesmarrësit për mbërritjen e tyre në Lezhë nga të gjitha trojet shqiptare, shumë prej tyre mërgimtarë në botën e jashtme. Duke bërë një përshkrim të shkurtër të aktivitetit të kësaj shoqate, Nue Oroshi tha se jemi mbështetur nga miq e dashamirës nga të gjitha trojet etnike, por edhe nga miq e dashamirës të shumtë nga e gjithë bota, me rastin e 550 vjetorit të kalimit në amshim të kryeheroit të të gjitha kohërave Gjergj Kastriotit. Kjo konferencë mbahet në qytetin historik të Lezhës, në nderim të prijësit të Arbrit, Epirit dhe Maqedonisë me të ftuar studiues, historian dhe albanologë nga të gjitha trojet etnike shqiptare (Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi) si dhe nga arbëreshë të Italisë etj. Nue Oroshi ka vijuar edhe me një përmbledhje të aktiviteve të mëparshme, duke e mbyllur përshëndetjen e tij me urimin për punim të mbarë të sesionit shkencor.

Përpara se të vijohej me referimet e temave shkencore, e ka marrë fjalen Kryetari i Bashkisë Lezhë z. Fran Frrokaj, i cili tha se më vjen mirë që studiuesve të devotshëm me gjak shqiptari u kujtohet të bëjnë aktivitete të tilla. Ai tha se ka shumë figura historike bota që kanë qenë të kontestuar në historinë e tyre. Këtu kam parasysh edhe Xhorxh Uashingtonin, por sot Amerika e kujton me një ndjenjë respekti të pashoqe. Edhe ne të nderuar studiues dhe shkrimtarë, përpara se të shikojmë për anët e errëta të Gjergj Kastriotit, mbi pikpyetjen dhe pikëçuditëset mbi jetën e tij, duhet të zbulojmë mbi veprën e madhe të tij. Vatikani, Stambolli dhe shumë arkiva ndërkombëtare nuk kanë foluar ende mbi Skënderbeun, kështu që është detyra juaj dhe jo vetëm e juaja të bëjmë çfar është e mundur për të zbardhur veprimtarinë e Tij. Duke garantuar se do të jetë mbështetës në maksimum të gjithë aktivitetit që do të bëni për këtë figurë kaq të shquar, z. Frrokaj tha se Bashkia që unë drejtoj, ka shpallur një iniciativë për të vendosur një shtatore të Skënderbeut në shesh, pasi është e çuditshme që shumë vende të botës apo dhe të Shqipërisë që kanë shumë më pak lidhje me Skëndërbeun se sa Lezha, e kanë një shtatore apo permendore, ndërsa Lezha nuk e ka. Unë kam marrë përsipër që brenda këtij mandati kjo shtatore do të vendoset në Lezhë, ka përfunduar z. Fran Frrokaj.  

Pas kësaj është vijuar me leximin e temave të parapregatitura nga studiues të shumtë si Gjon Berisha, Ismail Rugova, Kristiana Gjini, Besim Morina, Eugjen Merlika, Besim Morina, Paulin Zefi, Martin Dedaj, Rukie Rama, dr. Kastriot Marku, Mehmet Gjoshaj, Gjon Marku, Nikoll Loka, Vehbi Xhemali, Preng C. Lleshi, Murat Ajvazi Tom Mrijaj, Frrok Kristaj e shumë të tjerë.

Në fund është bërë vlerësimi i të gjithë aktivitetit nga veprimtari dhe bashkthemeluesi i kësaj shoqate, prof.dr Muhamet Shatri nga Prishtina. Opinioni i përgjithshëm në fund të sesionit, ishte se ky sesion shënoi një sukses të konsiderueshëm në lartësimin e mëtejmë të figurës së Gjergj Kastriotit, përkundër orvajtjeve të zërave të dështuar për ta paraqitur heroin e kombit tonë sipas orekseve të historaneve anti-shqipare, që janë rigjallëruar dukshëm kohët e fundit.

Aleksandër Ndoja

 

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan