Rubik. Qendra Kulturore “Abat Doçi” aktivitete të përditshme kulturore, në mbështetje të moshës së tretë.

Nga Pirusti News
1 943 Shikime

Cezare është profesor i lëndës së Kimisë në shtetin fqinj, por çdo verë sëbashku me bashkëshorten e tij mjeke mendojnë për pensionistët e Rubikut.

Qendra Kulturore “Abat Doçi” në Rubik, nuk është thjeshtë një kompleks sallash apo zyrash me dyer të mbyllura, që hapen siç ndodh rëndom me qendra të tjera simotra, vetëm për aktivitete vjetore. Kjo ndodh në një qendër që drejtohet nga motër Adelina e cila e ka kuptuar misionin e një qendre kulturore përtej tradicionalitetit, pra një qender ku menagjohen aktivitete kulturore, me karakter çlodhës e argëtues për kategori të ndryshme sociale.

Këtë rradhë motër Adelina prej ditësh e shfrytëzon sallën e madhe me një aktivitet kushtuar moshës së tretë, kyesisht ata që për shumë arsye sociale jetojnë të vetmuar në shtëpitë e tyre, por edhe disa të tjerë që kanë nevoja për mbështetje sociale, për shkak të prapambetjeve psikomotore nga traumat e ndryshme gjatë jetës.

Në sallën e madhe ata  janë ulur në forme rrethi, ndërsa vajza të reja nga Rubiku të cilat janë studente në degë të ndyshme në Tiranë e Shkodër, nuk rrinë kot në shtëpi gjatë pushimeve verore, por vijnë vullnetarë në mbështetje të motër Adelinës. Aty pensionistëve u shërbehet në mënyra të ndryshme, ku në dispoziocin është edhe një organo apo mjete të tjera muzikore.

Nxënësit organizojnë minikonkurse të vogla, gjëagjëza, recitime, miniteatër me tej aktiviteti ditor mbyllet me këngë dhe vallëzime të përbashkëta, pensionistë, studentë e motrat e Kishës së Rubikut.

Pjesa e fundit është një drekë e shijshme përgatitur nga një vullnetar që vjen prej 8 vitesh nga Pulja, Itali. Cezare është profesor i lëndës së Kimisë në shtetin fqinj, por çdo verë sëbashku me bashkëshorten e tij mjeke mendojnë për pensionistët e Rubikut. Cezare përllogarit dhe sjell ushqime të ndryshme të cilat nuk përton ti gatuajë dhe ti servirë vetë.

Motër Adelina thotë se Cezari është një i krishterë, një mrekulli, i përvujtë siç  e shikoni vetë. Të gjithë aktivitetin siç e shikoni na i mbulon Cezare, pra ne jemi si ato gishtat e vegjël, ndërsa ky është gjithshka. Ne jemi shumë të qetë, thjeshtë shkojmë e marrim pleqtë në shtëpi, ndërsa të gjitha shpenzimet e mbulon ky. Është si thesar, përfundon motër Adelina.

A. Ndoja

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan