Arkiva..7 vite me parë/Greva e Rubikut 74 vite më pare, dhe absurdi i sjelljes me minatorët e Bulqizës

Nga Pirusti News
1 326 Shikime

Nga: Aleksander NDOJA

Opinion i botuar me 15 gusht 2011 ne gazeten “Tirana Observer”

Heshtja është absurde edhe për ish ministrin e ekonomisë z. Genc Ruli i cili ka firmosur marrveshje diskriminuese për këtë minierë në ditë kur “parlamenti ka qënë me pushime”.  Ashtu si dikur bosët e medhenj të mafias ngujoheshin në manastire për tu shplarë nga mëkatet, edhe Ruli ka “zgjedhur” Ministrinë e Bujqësisë për të heshtur sa më shumë, dhe jashtë çdo vemendje”

Në fillim e muajit gusht të vitit 1937, plot 74 vite më parë, minatorët e minierës së Rubikut u hodhën në një grevë të fuqishme, në të cilën kërkonin kushte më të larta sigurie për jetën, dhe rritje të pagave. Siç tashmë është e ditur, administratori italian i kësaj miniere pas disa rezistencave burokratike detyrohet të pranojë të gjitha kushtet e vendosura nga minatorët në protestë. Një kapitullim i tillë i administratorit italian u shënua si një ngjarje historike e lëvizjes sindikaliste të Shqipërisë, dhe pikërisht për këtë ngjarje akoma në hyrje të qytetit të Rubikut ndodhet një përmendore që përkujton këtë fakt.

Po si për çudi, sot pas 74 vitesh, 14 minatorë të Bulqizës prej shumë ditësh kanë zgjedhur protestën më ekstreme të mundshme duke u ngujuar 1400 metra në thellësitë e nëntokës ku deri pak kohë më parë punonin për të nxjerrë mineralin e kromit për llogari të një kompanie të huaj, ACR-së. Ngjarja e rëndë ka tejkaluar ekstremalisht protestën e minatorëve të Rubikut, ndërkohë që admistratori i ACR-së nuk ka lëvizuar nga istikami.

Duke parë me vemendje qëndresën e ACR-së dhe talljen që u bën minatorëve të ngujuar, duke e zhvendosur debatin jo në kërkesat e minatorëve, por më shumë te vëndi se ku dhe kur duhet të bëhen negociata, del e qartë se ata kanë arritur të blejnë mbështetjen e institucioneve shtetërore ose së paku heshtjen e tyre.

Ata nuk e kanë aspak problem nëse shuhen jetët e minatorëve të ngujuar, sepse këtë provë e kaluan me sukses dy vite më pare, ku pikërisht në ato tunele vrastare humbën jetën 16 minatorë, madje disa prej tyre brenda një muaji.

Askush nuk u shqetësua për vdekjet tragjike të minatorëve  Avni Duriçi, Besnik Alliu, Zaim Hysa,  Hysen Elezi, Medi Jani, Sami Doga, Hekuran Gjata, Njazi Alliu, Përparim Haslika e Haki Kotja, Hamit Bulqiza, Ivzi Veseli, Nevruz Gjoka, Mehmet Rama, Arjan Duva etj. Këta janë emrat e minatorëve të Bulqizës të cilët humbën jetën tragjikisht për llogari të mafies së kromit në Bulqizë, ndërkohë që kanë mbetur jetimë rreth 35 fëmijë. Po ashtu edhe numri i të plagosurve rëndë të cilët kanë humbur deri edhe gjymtyrë, është edhe më i madh, ndërkohë që në këtë numër përfshihen emra grash por edhe fëmijësh. Të gjithë këta humbën jetën vetëm si rezultat i nivelit të ulët të sigurisë në punë, dhe askush nuk u muar në përgjegjësi qoftë edhe formale. Të gjithë këta janë viktima të D’Arfo-ve, ACR-ve, Rrulëve e co, ndërkohë që tashmë u mbushën plot 20 ditë nga greva e cila nëse vijon më gjatë si e tillë, do të shtojë në ekstrem listën e gjatë të të vdekurve që janë ngujuar në nivelin 14 të minierës së kromit.

Pra kjo është një arsye e fortë për të besuar që ata minatorë që janë ngujuar mund të lihen që të shuhen, dhe administratorët e minierës të mos e kenë aspak problem këtë fakt.

Të gjithë atyre që kanë interesa të forta në lidhjen e kësaj kontrate të dyshimtë me kompaninë ACR bëjnë thirrje nga ambientet me kondicionerë që minatorët të ndërpresin grevën, anipse firma analoge e 74 viteve më parë, nuk ka dhënë asnjë shënjë se do të merret vesh me minatorët, madje segmente të pushtetit sajojnë alibi dëmtimi të minierës, dhe kërkojnë që minatorët të nxirren jashtë nga vend ngujimi i tyre, duke përmendur edhe forcën.

Askush nga këta nuk guxon madje as ta përmendë firmën ACR e cila me një sjellje bastarde përpara situatave vdekje ndjellëse, guxon të përcaktojë se kush duhet të jetë pjestarë në palën kundërshtare në bisedime, duke kërkuar të mënjanojë kreun e sindikatës z. Kol Nikolli, dhe të ftojë direkt apo ndirekt si pjesë në bisedime kreun e bashkisë Bulqizë z. Roland Keta. Kaq e trashë është kjo lojë sa edhe më i pa informuari në këtë vënd e kupton se kjo bëhet për ta pasur më të lehtë për ti mashtruar minatorët si edhe herë të tjera. Kjo sepse z. Kol Nikolla është me profesion inxhinier minierash i cili ka punuar gjatë në nëntokën e Mirditës, dhe njeh mirë problematikën e minierave, por edhe si kryetar i sindikatave ka treguar se është konseguent në mbrojtjen e të drejtave të sindikalistëve.

Megjithëse opinioni zien për këtë ngjarje që zgjat më ankthin që krijon të habit heshtja e kryeministrit të vendit, ndërkohë që tellallët e websitit të kryeministrisë nuk ngurruan që në kulmin e kësaj greve të lajmëronin me entuziazëm se z. kryeministër paska thyer rekorede të reja noti, anipse shumëkush dyshon se mund të jenë segmente të gardës që sajojnë “spektakle” të tilla, ndonëse për askënd kjo nuk përbën lajm, sidmos në një situatë të tillë që prezantohet në Bulqizë.

Heshtja është absurde edhe për ish ministrin e ekonomisë z. Genc Ruli i cili ka firmosur marrveshje diskriminuese për këtë minierë në ditë kur “parlamenti 

ka qënë me pushime”.  Ashtu si dikur bosët e medhenj të mafias ngujoheshin në manastire për tu shplarë nga mëkatet, edhe Ruli ka “zgjedhur” Ministrinë e Bujqësisë për të heshtur sa më shumë, dhe jashtë çdo vemendje.

Sidoqoftë minatorët Rubikut edhe pse 74 vite më parë,  po japin një mbështetje të fortë për grevën e minatorëve të Bulqizës. Ata treguan me veprën e tyre se çdo adminstrator i vëndit apo i huaj, i cili nuk ka mbështetje të dyshimtë qeveritare dorëzohet dhe pranon kushtet që u takojnë minatorëve.

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan