“Bigmarket” hap degën e saj në qytetin e Rrëshenit, me ofertën deri në 50% zbritje për artikuj të shumtë

Nga Pirusti News

Hapja gjatë orëve të para të ditës së sotme të një ambienti mjaft komod për shërbime ndaj qytetarit, duket se do të ndikojë dukshëm në një qasje tjetër përsa i përket tregëtimit të artikujve ushqimorë, por edhe produkteve të tjera jo ushqimore. Siç ishte paralajmëruar, sot rreth orës 09 paradite në ish ambientet e Bankës Kombëtare, shtuar edhe disa ambiente të tjera të cilat janë rikonstruktuar në mënyrë bashkohore, është bërë hapja e “Bigmarket”, një  lloj shërbimi i munguar deri tani

Hapja e Bigmarketit është shënuar me një ceremoni festive organizuar nga www.bigmarket.al, ndërsa në pak minuta të gjitha ambientet janë ‘pushtuar’ me qytetarë të shumtë. Të joshur jo vetëm nga çmime “ndryshe” por edhe një cilësi tjetër shërbimi, stafi e ka pasur mjaft të vështirë të menaxhojë fluksin e njerëzve, ndaj u është dashur të bëjnë ndalesa në derë, për të shmangur konfuzionin që krijohej.

Ajo çfar binte në sy, kishte të bënte me faktin se qytetarë të shumtë janë parë duke dalë me blerje të shumta, pasi në ditën e parë është lançuar super-oferta deri në 50% zbritje, por edhe oferta të tjera si një falas në tre blerje. Ajo çfar konstatohet lehtësisht, janë çmimet e reduktuara në raport me tregun e zakonshëm.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment