Promovim: rreth profilit krijues te autorit Pjeter Cara

Nga Pirusti News
1 334 Shikime

Është organizuar një veprimtari promovuese me krijimtarinë letrare dhe studimore të autorit Pjetër Cara permes diskutimeve dhe recensioneve rreth librave ne zhanre të ndryshme te këtij autori, gershetuar me elementë artistike.

Pjeter Cara, ka lindur me 1939 ne Përlat te Epërm, i arsimuar në Pedagogjike, mësues gjuhe letërsie, drejtor shkolle dhe inspektor zone, ndërkohë që në vitin  1970 mbaron shkollën e lartë ushtarake dhe filozofi. Për disa kohë ka punuar si oficer në zona kufitare si në Kukës etj por dhe në Mirdite, Krujë dhe Durrës ku dhe jeton me familjen prej vitesh.

Veprimtaria u hap me nje kumtese te shkrimtarit dhe studiuesit Ndue Dedaj, i cili analizoi me detaje prurjen krijuese të autorit përmes prozes, konkretisht romanit Rrefimi i Fatmir Mullizit.

Shkrimtari dhe studiuesi e kritiku letrar  Fatmir Minguli, duke sintetizuar se Pjetri në poezi është stoik, në prozë “dredhon” nga pak, herë me romane, herë me shkrime kritike, herë me esse dhe herë me dramë. Është një përpjekje, është hov djaloshar për të shprehur ato që nuk janë thënë….

 Ka patur edhe një lloj letërsie që problemet e shtetit monist shqiptar i ka trajtuar të para nga brenda, pra nga strofulla ku thureshin fijet e ngatërruara të merimangës vrastare, prej atyre autorve që e kishin parë në vazhdimësi kalbëzimin e “mbretërimit” të diktaturës komuniste, theksoi ne kumtesen e tij poeti dhe studiuesi Shpendi Topollaj duke u marre me te te vertetat e hidhura ne romanet e Pjeter Cares.

Kumtesen e Ndue Shabakut nga Italia, e lexoi gazetari Aleksander Ndoja, duke theksuar nje moment: Ja si shkruan në një shënim poshtë një poeme dedikuar të dënuarve të ndërgjegjes:”Ndonëse jam përpjekur me sjelljen dhe me punën time edukative të mos lë gjurmë e kujtime të këqija në marrëdhënie me të dënuarit e asaj periudhe, kur isha caktuar të shërbeja pranë tyre, përsëri është e pamundur të mos ua kem përcjellur oshtimën e hidhur të valëve që shkaktonte dallgëzimi i egër i luftës së klasave që ndizte diktatura. Prandaj në shenjë pendese dhe kërkese për falje, shkrova këtë poemë…që të përjetësohen sakrificat e ëndrrave të pafajshme, të cilat i vrau diktatura, vetëm se mendonin ndryshe dhe se kërkonin liritë e të drejtat e tyre njerëzore.

Krijimi në të cilën del në gjithë plotësinë autoportreti dhe përkushtueshmëria e autorit, është poema me titull “I përkas gjithçkaje …”

I përkas,

patjetër, kaltërsisë së qiejve

dhe, doemos, thellësisë së ndjenjave.

Dritës së purpurtë të agimeve,

pushimit të qetë të mbrëmjeve … )

Kumtesea e Preng Cub Lleshit solli kumtet poetike te autorit rreth vendlindjes.

“Autori, siç duket, e ka njohur filozofinë e jetës dhe kredon e krijimtarisë së Adem Demaçit: “Trim është ai që fal, se sa ai që vret. Ndërsa më fatkeq është ai që shkakton, se sa ai që pëson vuajtjen.” Për autorin duket qartë, se nuk është i huaj koncepti i Gandit se “dishepull i vërtetë është ai që i njeh dhembjet e tjetrit, si të ishin të tijat…”, kumtoi me tej Fran Cara duke folur me gjate per vellimin me novela.

Pergjate ketij promovimi pati dhe lexime nga poezite e autorit si dhe pjese artistike nga kengetare dhe valltare te ansamblit Mirdita.

Aktiviteti eshte moderuar nga drejtuesi i pallatit te kultures, publicisti Gj. Marku

  1. Veprat letrare:

-Vellime poetike:

-Poezi rinore

-Nje kenge e vonuar

-Rrjedhin ujvarat

-Mos ma zer diellin

-Mos eshte cmendur koha

-Fyelli i bariut

-Replike me dashurine

  1. Vellime me proze

-Shqiponja e lirise (drame)

-U shemb nje bote. Studime

-Ta leme prapa te shkuaren. Esse

-Ankthi i lirise. skica e tregime.

-Dega e thyer. Novella

-Zemra te plagosura. Roman

-Rrefimi i Fatmir Murrizit. Roman.

-Bisede me poezine. Studime.

-Brengat e jetes. Refleksione.

-Prurjet e reja, risi vazhdimesie per zhvillimet letrare. Studime.

-Ju flet 100 vjecare mirditor. Monografi.

-Dashuria per gjuhen shqipe, rruga e vetme per letersi cilesore. -Studime,

-Ditar nga streha vorfonore. Monografi.

Përgatiti: A. Ndoja

 

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan