Heronjtë e policisë/Nikolin Melyshi, rënë ne krye te detyrës.

Nga Pirusti News

 Shkrimi eshte botuar me 12 janar 2008 ne gazetan Koha Jone……I dedikohet policit te vrare ne krye te detyres Nikolin Melyshi me 31 tetorit të vitit 98…..

Mirditë. Kishte kaluar viti i mbrapshtë 97 dhe në komisariatin e Rrëshenit nuk u vra asnjë polic, e kjo më së shumti për faktin se komuniteti edhe në kulmin e të ashtuquajturës “çmenduri kolektive” e pa policin si njeriun që e kishte veshur këtë rrobë vetëm për nevoja ekonomike dhe aspak politike. Fatkeqësisht sipari i këtyre ngjarjeve të rënda edhe në Mirditë, do të hapej me vrasjen e policit në atë kohë 30 vjeçar, Nikolin Melyshi. Në të gjithë historinë e policisë së Mirditës kjo ishte viktima e dytë pas vrasjes së policit Ndue Kaza në qëndrën e qytetit të Rrëshenit, në vitin 94. Ngjarja e rëndë e cila tronditi rëndë të gjithë opinionin në Mirditë, ndodhi mbrëmje n e 31 tetorit të vitit 1998. Nikolin Melyshi kishte vetëm dy vjetë në rradhët e policisë së shtetit, ndërsa për vite me rradhë ai kishte punuar i veshur me uniformën e policisë ushtarake në Mirditë. Vrasja e tij ndodhi në një mbrëmje të qetë, kur teksa ishte në krye të detyrës një plumb i dalë aksidentalisht nga pistoleta e kolegut të tij të shërbimit të asaj nate, i merr jetën vetëm pak orë pas ngjarjes. Ishte momenti kur Nikolini sapo kishte përfunduar ngritjen e një shtëpie të re në fshatin e tij në Kodër Rrëshen, ndërsa djali i tij i vetëm, Eri sapo kiste nbushur 6 vjeç.

 Rrëfen babai i Nikolinit, Dod Melyshi.

Si e mësuat për vrasjen e Nikolinit  mbrëmjen e 31 tetorit të vitit 98?

Në fakt këtë përgjigje dua të nis më një ngjarje të ndodhur 20 ditë më parë. Unë punoja në atë kohë si rojë pranë një firme private, kur në një kafe ku ndodheshim për momentin, vjen dhe ulet edhe djali im Nikolini i cili ishte në shërbim si patrullë në qytet. Baba më thotë, nesër duhet që këtyre shokëve të mi t’ju japim një kafe mirë. Unë i them kafenë apo birrat po i pijmë tani, pse nesër?. Jo, më thotë nesër unë jua kam borgj, pasi kam ditëlindjen dhe mbush 30 vjeç. Bëmë shaka si gjithnjë pa e menduar se vetëm 20 ditë më pas, ai do të mbyllte jetën tragjikisht. Ndërsa lidhur me pyetjen unë mud të saktësoj se natën e 31 tetorit kam qënë në punë tek firma ku punoja. Ka qënë ora 22 kur më ka rënë dera e zyrës ku qëndroja dhe një punonjës i zjarrfikëses nga fshati ynë, Fran Lleshi më tha të dilja jashtë se kishin plagosur rëndë Nikolinin. Unë siç isha, kam pyetur se kush e qëlloi dhe a ishte rëndë. Kujtoj se Lleshi më tha se ishte i plagosur por nuk kishte rrezik jete. Kam mbajtur frymën në spital por mjekët edhe pse po bënin të pamundurën, situata ishte e rëndë. Për këtë arsye pa e zgjatur shumë ata menjëherë e vendosën në një ambulancë me destiancion Tiranën. Por kjo u detyrua të kthehej mbrapsht sepse plaga e rëndë bëri që Nikolini të vdiste në rrugë.

      -Si precipitoi situata më pas?

Situata ishte mjaft e rëndë. Kjo vdekje shkatërroi të gjithë familjen tonë. Varrimi dhe respekti ishte në kuotat minimale. Megjithëse shteti në atë kohë sapo kishte dalë nga kriza e 97 bëri ç’ishte e mundur për familjen time.

       -Çfar për shëmbull?

Në varrim morën pjesë e gjithë policia e shtetit dhe nivlet më të larta të pushtetit ekzekutiv. Ministri i asaj kohe i rendit z. Petro Koçi qëndroi për gjatë gjithë kohës deri në lopatën e fundit  në respekt të tim biri, i cili u vra në krye të detyrës. E gjithë rruga nga shtëpia deri në varreza u bë në këmbë dhe djalin e tij Enea, policët e mbanin në krahë. Për një kohë të gjatë shtëpia e Nikolinit priste e përcillte shokë dhe bashkëpunëtorë të tij, ndërsa në çdo festë policie edhe sot e kësaj dite grupe dhe drejtues policie vijnë në shtëpinë tonë për ngushëllime dhe në kujtim të tij.

        -Po në trajtimin financiar të familjes së tij cili është kontributi i shtetit?

Që në ditën e vdekjes së tij shteti i ka lidhur familjes një pension i cili është i barabartë me rrogën që merrte Nikolini kur punonte në polici. Natyrisht kjo sasi parash prej 16 mijë lekësh, nuk ishte aspak e tillë për të përbushur nevojat dhe kërkesat e familjes së tij. Në këto kushte bashkëshortja dhe djali i tij jetojnë sëbashku me prindërit e saj në shtetin grek. Ajo çfar është e rëndësishme për ne është se djali edhe pse është larguar 7 vjeç nga fshati, për asnjë moment nuk na harron dhe është koshient se një ditë do të rrikthehet në trojet e të atit.

        -Pas djalit tuaj janë vrarë shumë policë, ju si jeni ndjerë në këto raste? 

Është një dhembje më tepër për mua dhe bashkëshorten time. Si për ato që mund t’i kem njohur si për ato që kurr nuk jua kam dëgjuar emrin. Përjetoj tmerr të vërtetë kur dëgjoj për vrasje polici si në Sarandë, Vlorë, Tiranë, Tropojë apo kudo. Është mëkat shumë herë më i madh të vrasësh një polic. Është shtresa më e varfër e shoqërisë pasi askush nuk kërkon që për qef të vishet polic. E keqja është se shoqëria jonë mëson për gjëndjen e vështirë ku gjëndet polici, “vetëm kur i hiqen petët lakrorit”, pra kur vritet një polic. Dhe pas vdekjes familja pëson një goditje të rëndë, të pa përballueshme. Ja shikoni mua. Pas vdekjes së Nikolinit kemi mbetur ne prindërit të vetëm mbi 70 vjeçarë të cilët jetojmë vetëm me dhembjen dhe kujtimin për Nikolinin. Tashmë jeta jonë nuk ka asnjë kuptim pasi në një farë mënyre ai plumb si do që aksindental shkatërroi një familje të tërë

Aleksandër Ndoja

Koha Jone 12 janar 2008

 

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment