Opinion nga ing. Mark Zefi/ PËRSE NUK NDRYSHOI MIRDITA?

Nga Pirusti News

Duam apo nuk duam ta pranojmë, E.Hoxha e ndryshoi Mirditën vetëm në 20 vitet e para të qeverisjes së tij. E vrau, e masakroi, denigroi, çburrëroi, e ndau në pesë krahina për rreth saj, e shkulturoi, e nënshtroi plotësisht, e tjetërsoi dhe e shfrytëzoi pa mëshirë. Të gjitha këto bëma ugurzeza i realizoi nëpërmjet armës të sigurimit të shtetit, të cilin e komandonte vetëm ai. Nuk po flas për ndonjë aspekt pozitiv të periudhës së qeverisjes së tij, për të mos u zgjatur. Në vitin 1991 u deklarua rënia e regjimit të Hoxhës.

Vëndin e tij e zuri regjimi i ri, dhe fuqinë qeverisëse e mori kundërshtari i diktatorit, Sali Berisha, i cili hapur u angazhua para popullit se do ti ndreqte të gjitha padrejtësitë që kishte ba diktatura mbi popullin tonë. Mirdita i besoi, duke e votuar në mënyrë plebishitare, në votimet e muajit mars 1992.

Me Mirditën çfar ndodhi mbas fitores së PD-së, udhëhequr nga Berisha?

-U boshatis nga banorët e saj. Nga 50 mijë në fund vitin 1990, në prill 1994 ra në 25 mijë numri i tyre, duke ju vërsulur emigracionit për mbijetesë dhe kënetës së Durrësit e Bathores për kushte ma “të mira”. Bashkimi i kësaj krahine ballëndritur për vlerat e saj të veçanta në memorjen e kombit, si fole e shqiptarizmës dhe dinjitetin kombëtar, jo vetëm nuk u ba, por ndarja u thellua akoma ma tepër. Përfaqësuesit e saj legjitim, u sulmuan e denigruan ashpërsisht nga Berisha e shërbëtorët e tij. Nuk u përfill dinjiteti as vlerat e saj të pa shembullta për historinë tonë kombëtare. Pasuritë e saj natyrore, ju dhanë (dhuruan) me konçesion armikut historik të shqiptarëve, siç është Turqia. Varfëria ruajti kuotat e saj. Po të mos ishte brezi i ri, që po robtohej rrugëve të Europës, vdekja nga uria, do të shëndrohej në dukuri masive. Berisha vetëm nuk e vrau me armën sigurimit Mirditën, se këtë punë ja kishte mbaruar “kundërshtari” i tij, diktatori Hoxha.

E di se ndokush do të tregojë Rrugën e Kombit, se u ndërtua siç rëndom thuhet shpesh nga Berisha. Një absurditet qesharak ky pretendim, kur Kosova ishte në fokusin e Amerikës dhe mjetet me goma, nuk mund të fluturonin për të shkuar në atë pjesë të Shqipërisë, pa kaluar nëpër një rrugë auto e varjanti më i shkurtër i së cilës, ishte kalimi nëpër Mirditë. Vërehet ndonjë ndryshim elementar kohët e fundit, por kur vërejmë se një puntorë nëntoke në Spaç, duhet të falënderojë partinë, për një rrogë 450 euro në muaj, kur kosto e jetesës, është dukshëm me e lartë se në Gjermani, nuk ja vlen të ndalesh e t’i përmendësh ato arritje që numrohen me gishtat e njërës dorë. Këto ditë postova në profilin tim në fb, një foto me një koment të shkurtër, ku një kryetar aktual i një grup seksioni i PD-së për një degë të Tiranës, ishte shtruar për shtatë palë qefe në një bar, me një ish kryetar dege të brendëshme të kaherëshëm, gjatë regjimit të komunist. Kjo nuk do të krijonte ndonjë efekt kushedi çfar, nëqoftëse kryetari i grup seksionit të PD-së, nuk do ti drejtohej miqësisë së tij me kete citim:

 “- “Respekte për emra dhe figura të tilla kuadri, që me cilësitë e tyre intelektuale e njerzore, meritojnë të vlersohen nga të gjith ata që i kanë njohur”. (Xh. M)

– Në të vërtetë regjimi komunist edhe përse antinjerzor si ideologji, na ka dhënè shpesh edhe profile kuadrosh babaxhan e të ndershëm, ndër ta edhe sekretarë të parë të PPSH-së në rrethe e ministra dhe janë disa, por në detyrën e kryetarit të degës së brendëshme edhe Jezu Krishti po të ketë qënë, do të largohej nga ajo karrige, duke gëzuar vetëm indinjatën dhe urrejtjen e pupullit, pa le që do të ishte utopi të mendohej për respekt. Duke analizuar me ndjenjë e përgjegjësi këtë fakt, që nuk është as i vetëm, kur një thirrje e tillë vjen nga një kryetar grup seksioni i PD-së, a është me vënd të mendojmë se përsëri duhet të jetë ish sigurimi i shtetit i tretur në PD e jo vetëm në PD, që për qëllime të caktuara e ka penguar dhe vazhdon ta pengojë, ndryshimin për mirë të vëndit tonë në përgjithësi e të Mirditës në veçanti, e cila si rrallë krahinë tjetër, u përball me armë me terroristët e organizuar nga Beogradi për plot 5 vite me radhë 1945-1949, në këto gati 30 vite pas rënies së diktaturës?

– E verteta duhet demostruar me kurajë edhe kur është e hidhur, kudo qoftë fshehur ajo. Mirdita nuk e meriton nënvleftësimin, lënien mbas dore nga qeveritë qëndrore, as varfërinë, kur është krahina më e pasur në resurse natyrore, në Ballkan.

Ju mund të lexoni edhe...

Lini nje koment