Rrëshen, nisin veprimtaritë për “Festën e Arbërit 2018”

Nga Pirusti News
1 774 Shikime

Ka nisur zyrtarisht edicioni i parë i Festës së Arbërit 2018 në sheshin kryesor të qytetit Rrëshen me emrin e abatit Prend Doçi. Është një festë e përzgjedhur si festë e mbarë mirditorëve për arsyen më të fortë, atë të identitetit tonë më të spikatur si krahinë, që lidhet me Shtetin e Parë të Arbërit, me kulturën e pasur arbërore si rrallë krahinë në Shqipëri.

Festa e Arbërit ka nisur me një panair të bisneseve agropërpunuese, fermerë dhe zejtarë, etj. Morën pjesë AgroMirdita, si organizim rishtar në Mirditë; projekti i Animimit të Zhvillimit rural të komuniteve lokale në bashkinë Mirditë, zejtaret e Mirditës, QK-Mirditë, punishte Përshqefa, bimë medicinal Përshqefa, shkolla Profesionale Shën Jozefi Punëtor me një kënd të vecantë për informatikë, hidraulike dhe panele diellore; ferma Tusha etj.

Festa e Arbërit 2018, është çelur zyrtarisht nga kryetari i bashkisë Ndrec Dedaj, për të vijuar me disa përshëndetje nga pjesëmarrës në panair dhe drejtues organizatash bujqësore.

Më pas të pranishëm të shumtë vizituan eksponatet e larmishme të këtij panairi.

Pak histori për Shtetin e Arbërit:

Sipas studiuesit Nikollë Loka, historia e mbi 800 viteve na lidh me Arbërin tonë. Një histori mitike që mund ta kenë zili dhe popuj të qytetëruar. Pikërisht këtu në truallin tonë lindi dinastia arbëreshe, e përmendur për famën e saj gjërë e gjatë.  Gjetja e Stemës së Arbërit dhe gdhendjet epigrafike në mbishkrimin e Gëziqit na çojnë shumë larg në histori me emra fisesh të mëdhenj si Dukagjinët e me rradhë.

Studiues si Dhimitër Shuteriqi, Injac Zamputi, Bernardin Palaj, Aleksandër Meksi i lidhin Dukagjinët me princat e Arbërit. Arbërit, ishte bërthama e parë e emrit Dukagjin”.  Këtë linjë ndjek dhe Aleksandër Meksi, i cili thekson se “më vonë, në vitin 1281, njohim një stërnip të tyre, Gjinin Dukë, emër që e mori territori ku familja sundoi në shekuj dhe prej aty e u shtri në Mirditën e sotme, malësinë e Pultit e deri në Rrafshin e Dukagjinit në Kosovë, duke iu dhënë krahinave emrin e duke mbajtur thuajse të njëjtën stemë, atë të sundimtarëve të Arbërit që u gjet në Gëziq”.

Lidhjen e Mirditës me Dukagjinët e mbështet dhe historiani Kasem Biçoku, i cili shkruan: “… Treva e sotme e Mirditës përmendet edhe si “vendi i Dukagjinëve” në një dokument të viteve 20 të shekullit XV, që mund të lidhet me zotërimin e dikurshëm të kësaj treve prej familjes fisnike Dukagjini dhe me vendorigjinën e saj”.

Në Gëziq dhe rreth tij, ku dikur shtrihej Ndërfana mesjetare, gjenden toponime dhe rrënoja të 16 kishave, si dhe toponime të tjera domethënëse që tregojnë periudhën mesjetare për të cilën po bëjmë fjalë si: Suka Qytet, Kalaja qytet, Kalaja e Meshurdhit, Trojet e vjetra, Troje, Varri i Princit, Mretet e Lekës, Kodra me farkë dhe disa toponime që lidhen me princin Kalojan.

Numri i madh i kishave, toponimeve të tilla si “qytet”, “kala qytet”, etj tregon se dikur ishte qendër e rëndësishme në kryqëzim të disa rrugëve, që lidhin trevat shqiptare. Duke e plotësuar dhe me të dhënat arkeologjike e historike, del se Ndërfana në Mesjetë ishte një qendër urbane. Të dhënat arkeologjike të zbuluara në Gëziq dëshmojnë se në vitin 1214 ose 1215 qendra e Principatës së Arbërisë ishte shpërngulur nga Kruja e Arbanonit në Ndërfandë të Mirditës. Sot vendi ku u vendos qendra e Principatës nuk quhet Ndërfandë, por Gëziq.

Nisur dhe nga historitë dhe kulturës së lashtë, Arbëri është një linjë e fortë identiteti ndaj duhet ta trashgëojmë mot pas moti.

Pse Festa e Arbërit?

Kjo ditë e një festimi rishtar do të mbesë e shënuar në memorien e secilit prej nesh, në memorien e gjithë mirditasve dhe të atyre që e duan Mirditën, pasi ajo pritet të  përfshijë targete të shumta mirditorësh këtu dhe në vende të tjera dhe do të na identifikojë në promocionin e territorit në të cilin jetojmë bashkërisht.

Kryebashkiaku Dedaj është shprehur në fjalën e tij përshëndetëse se “Mirdita, është një nga vendet më të shënjuara sa i përket festave. Prej motesh e motesh të parët tanë, edhe pse në kushte shumë të vështira ekonomike, me pak tokë e fare pak pasuri, kane ditur të festojnë me familjet e tyre por edhe bashkërisht si krahinë e zona. Festat fetare nëpër fshatra e bajrakë, i kanë bashkuar mirditorët zonë më zonë, me miq e miqësi afër apo larg krahinës.

Është kjo arsyeja që këtë pasuri të trashëguar kulturore e historike të mos e lëmë të shuhet, por ta zhvillojmë më tej në të mirë të përmirësimit të jetës në gjithë territorin e bashkisë sonë, Mirditës mbarë dhe kudo ka mirditorë.

Me dioqezën në muajin maj kremtuam Festën e Sh’Llezhdrit, Pajtorin e kryekishës së Mirditës në Orosh, dhe kjo si festë që pritet të përbashkojë gjithë mirditorët në fe, besim dhe gëzime të hareshme.

E ndërkaq Festa e Arbërit, vjen në mënyrë të natyrshme në të njëjtën linjë historike ashtu siç  kanë ecur qëmoti  Kisha e ndritur e Arbërisë me Principatën e Arbërit.

Kjo simbiozë  historike e mbijetesës dhe krenarisë sonë, ka qenë dhe arsyeja që pas konsultash të shumta në mes studiuesve, kulturologëve, hulumtuesve, etnografëve, njerëzve të penës e të artit, Bashkia që kryesoj, ka vendosur që Festa e Arbërit të jetë dhe festa jonë e përvitshme.

Kryebashkiaku Dedaj u shpreh se ARBËRIN si festë do e çojmë edhe në Tiranë pas pak ditësh ku bashkia jonë do të jetë edhe në Panairin më të Madh te Vitit që drejtohet nga vetë Kryeministri Rama, e që ka në fokus tokën, i emërtuar “Shqipëria Punon Tokën”. Ne duhet të krenohemi që produktet tona bujqësore i kemi nga një vend i shenjtë dhe i bekuar si rrallëkush në Shqipëri, nga Toka e Arbërit.

Ne kemi dhe një patentë të forte agroperpunimi dhe turistik, që na identifikon gjithandej  jo vetëm këtu, jo vetëm në Shqipëri,  por dhe mbarë Europën e botën, Kantina e Verës që mban në etiketën e saj emrin e bukur ARBËRI sëbashku me stemën e lashtë të Principatës. Kjo e bën akoma më bindës faktin që kjo është dhe festa e duhur për mirditasit, pse jo, ne do mund të inspirojmë pjesëmarrjen e fermerëve dhe agropërpunuesve tanë edhe nëpër panaire ndërkombëtar siç mer pjesë tash sa vite Kantina e Verës Arbëri.

Në vazhdim:

Sipas drejtuesit të kulturës Gjergj Marku, Festa e Arbërit këtë javë do të shoqërohet me një sërë veprimtarishë që nga panairi i sotëm ku janë mbledhur sëbashku për të ekspozuar prodhimet e tyre autoktone, fermerë, zejtarë, agropërpunues e deri tek njerëzit e artit. Për herë të parë do të nisë daljen e parë publike në panair AgroMirdita, me një numër të kufizuar fermerësh dhe agropërpunuesish por që do vazhdojnë të zgjerohen përditë e më shumë.

Ajo që bie në sy edhe sot në panair  është pjesëmarrja e të rinjëve, ku është rritur numëri i sipërmarësve në fshat apo në zanatet e ndryshme, kësisoj më duhet të përshëndes drejtuesit e rinj të tyre, nxënësit e profesionales Shën Jozefi Punëtor që e kanë promocionuar shkollën e tyre dhe Mirditën edhe nëpër panaire  te tjera brenda e jashtë vendit; po ashtu zejtaret që na kanë dhënë emër të mirë për traditën gjithandej; projektin e Animimit Rural të komuniteteve lokale në bashkinë tonë që po jep energji pozitive në ngritjen e kapaciteve tek vetë fermerët dhe agropërpunuesit; nxënës të ndryshëm që i kanë duart e arta e që janë sot midis nesh, mbledhësit e bimëve medicinale e të tjerë, qendrat sociale etj.

Për këtë festë janë përgatit edhe studiues mirditas për të  sjellë kumtet e tyre për Mirditën në Vitin Jubilar të Skënderbeut, përmes një sesioni shkencor; po ashtu dhe artistët do të vijnë me koloninë e tyre të artit duke patur në mesin tonë dhe artistë të kalibrit të lartë kombëtar si në Shqipëri dhe nga Kosova; një film i xhiruar në Mirditë nga regjisorë të njohur për herë të parë do e ketë premierën pikërisht në Festën e Arbërit në Mirditë; po ashtu dita sportive dhe ajo e turizmit do të jenë shtegtuese të kësaj feste. Veprimtari të tilla do të mbahen edhe në zona të ndryshme, shkolla dhe institucione kulturore.

Ndërsa të dielën do të ketë një tubim sërish në këtë shesh për një përmbyllje të bukur, duke marrë jo vetëm emocionet e asaj dite, por dhe për të bërë një rezyme të gjithë javës dhe për të qenë më të inspiruar për festën e Arbërit të Vitit 2019.

Një vështrim më i zgjeruar gjatë aktivitetit të ditës së sotme

Produktet mirditase janë vendosur në forme rrethi ku në fillim kanë qenë vendosur makete dhe punime të nxënësve të Shkollës Profesionale “Shën Jozefi Punëtor”, ku spikaste imagjinata dhe realizimi i nxënësve. Të pranishmëve u ka tërhequr vemendjen disa realizimi në hidraulikë, ku nxënësit më anë tubash dhe lidhjeve të ndryshme me bërryla tubash, kanë realizuar imitime të një peshkatari, apo skema instalimesh elektrike.

Më tej ishte paraqitja e “dinastisë” Përshqefa, mjeshtra të prodhimit të instrumentave të muzikës popullore mirditase, kryesisht të çiftelisë. Në stendën “Përshqefa” ishin vendosur dhjetra çifteli nga lloje dhe përmasa nga më të ndryshme, ndërsa administratori i kësaj sipërmarrje Gëzim Përshqeva, informonte mbi prodhimin, funksioni dhe cilësinë e tyre.

Preng Doda prej disa vitesh ka ndërtuar fermën e tij bujqësore në fshatin Tenë, fshat i cili është në vijim të fshatit Kodër Rrëshen, për në Malaj. Kjo fermë ka nxjerrë pruduktet e veta cilësore në treg, ku spikat vera dhe rakia nga varietete të cilat rriten shëndetshëm në këtë fshat, falë përkujdesit ekselentë të vetë Pregës, i cili është një agronom me një përvojë të spikatur në Mirditë.

Ndërsa Preng Pepa nga Spiteni Lezhë është i mirënjohur në prodhimin e mjaltit dhe teknologjinë e rritjes dhe mbarështrimit të bletëve. Stenda e tij ka paraqitur mjaft interes për vizitorë të shumtë të cilët janë ndaluar për të marrë informacion mbi mirërritjesh dhe mbarështrimin e bletëve, mënyrën e luftimit të sëmundjeve që prek ato, por edhe rregulla të tjera për vjeljen e mjaltit dhe prodhimin e nënprodukteve të tij. Profesor Preng Pepa ka shpërndarë edhe disa botime që mbajnë autorësinë e tij, ku flitet për profesionin e bletërritësit.

Në këtë promocion nuk kanë munguar edhe produktet blektorale nga ferma blektorale “Tushaj”, e cila zhvillon aktivitetin në Prosek dhe në bjeshkët e Munellës. Të pranishmit kanë shijuar produket blektorale të ofruara nga kjo ferme e cila ka në fokus të saj prodhimin e qumshtit dhe nënprodukteve të tij, por edhe të mishit.

Pjesë e kësaj performance bujqësore ishte edhe Nikollë Përshqefa si mjeshtër i identifikimit dhe përpunimit të bimëve medicinale, por edhe Nikollë Jushi si prodhues dhe mbarështrues i pulave dhe vezëve në Mirditë.

Kantina e mirënjohur “Arbri” e verërave dhe rakisë ka përcjellë interesimin e mjaft vizitorëve, ndërsa blegtori Bushi nga fshati Kodër Rrëshen, ka paraqitur disa prodhime bujqësore të fermës së tij.

Në këtë panair janë paraqitur edhe punime të ndryshme në qëndistari, punime të ndryshme dore, etj.

a.ndoja

 

Ju mund të lexoni edhe...

takipçi al paketleri

ucuz türk takipçi

takipçi al paketleri ile tiktok yada instagram da fenomen olmak çok kolay, dünya geneli hemen fenomen ol!

ankara escort gaziantep escort bayan gaziantep escort kayseri escort gaziantep escort seks hikayeleri erotik film izle sakarya escort sakarya escort sakarya escort kuşadası escort serdivan escort hd porn konya escort konya escort bayan